Kryetari i Komisionit parlamentar të Medias Genc Pollo akuzon mazhorancën se ka shkelur konsensusin politik në rastin e AMA-s dhe këtë e ka bërë sipas deputetit demokrat vetëm për interesa klienteliste dhe monopoliste.
“Kur prisnim që maxoranca të reagonte sic duhej kundrejt kanosjes me jetë ndaj kryetares se AMA-s Bushati nga një biznesmen i medias, në kohën kur opozita në Strasburg synonte konsensusin për një deklaratë të përbashkët konstruktive të Kuvendit e të Parlamentit Europian, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duket se urdhëron fallsifikimin e fakteve dhe mashtrimin përmes shkresave duke detyruar vartësit e tij të firmosi se “fluturon samari””, u shpreh Pollo në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, “në dy shkresa të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të pas zgjedhjeve parlamentare, e para më 30 korrik, e dyta më 14 tetor 2013 konfirmohet se kryetarja e AMA-s dhe tre anëtarë kanë mandate të plotë ndërkohë që ka dhe tre poste vakante të cilat duhen plotësuar”.
“Në shkresën e tretë të 12 marsit, javën e shkuar, ndodh zbulesa, relacioni, që AMA ka jo vetëm tre poste anëtarësh vakant por edhe se posti i kryetarit është prej vitesh vakant. Kjo shkresë i dërgohet vetëm e personalisht Kryetarit të Kuvendit, por jo sic ka ndodhur gjithmonë, Komisionit tonë. Kjo zbulesë është bërë pasi pretendohen fakte të reja, të cilat na i shpjegoi deputeti Alfred Peza dy ditë më parë në mbledhje të Komisionit”, tha Pollo.
Sipas tij, “e gjitha kjo është një përpjekje për të krijuar e konsoliduar monopole në tregun mediatik që konsmatorët të paguajnë 300 mijë lekë të vjetra një kartë abonimi digjitale që në kushtet e konkurrencës se lirë do ta blenin për vetëm 200 mijë lekë të vjetra”.
O POLLO KRYETAREN BUSHATI E KENI ZGJEDHUR JU DUKE SHKELUR CDO KONSESUS
Pasi diskutove me doktor mortjen del dhe prononcohesh ti servil? sepse ti ishe ne mbledhje dhe nuke the asnje fjale nga keto qe thua tani. Apo pasi diskutoje doktor mortja me garantin ilir kokemadhin te dha ty ca barcoleta per te na thene.