Partia Demokratike e cilëson si një hap mbrapa provimin për Shkollën e Policisë së Shtetit, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se po e kthen këtë strukturë në polici të Partisë Socialiste. Në një konferencë për mediat, deputeti Arben Ristani theksoi se Qeveria po e trajton policinë si plaçkë lufte për tu ndarë midis numëruesve, komisionerëve, militantëve, lidhjeve nepotike të pushtetarëve të rinj dhe në rastin më të keq po ndahet midis lidhjeve të krimit.
“Në Pallatin e Kongreseve, Rama dhe Tahiri mblodhën mijëra të rinj e te reja, të Forumit Rinor të Partisë Socialiste në bashkëpunim me fondacionit Qemal Stafa, si dhe shumë të tjerë që vërtet besojnë dhe duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Partia Demokratike thekson se shndërrimi i Policisë së Shtetit në Polici të Partisë Socialiste, është dëmi më i rëndë që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë së Shqiptarëve”, theksoi Ristani.
Sipas tij, mbi 170 të rinj që e kanë kaluar me sukses këtë provim, që ju po bëni sot, dhe që janë trajtuar sikur nuk ekzistojnë.
“Janë mbi 600 punonjës policie të të gjitha niveleve, me një e me dy universitete dhe me disa trajnime brenda dhe jashtë vendit, që sot janë hedhur në rrugë, por vendet e punës nuk janë hapur për Ju. Vendet e punës u hapën për ata që do ndajnë paratë e pista të trafikut të drogës me pushtetarët, vendet e punës u hapën për ata që kanë paguar shuma të mëdha për të kapur zyrat, vendet e punës u hapën për ata që duheshin shpërblyer politikisht apo për lidhjet familjare”, theksoi Ristani.
Në vijim të akuzave, ligjvënësi demokrat theksoi se skuadra Tahiri është skuadër politike, e cila në këto pak muaj veprimtari ka tronditur nga themelet rendin e sigurinë e shqiptarëve, me tritol çdo ditë, me vjedhje e grabitje monstruoze, me trafik tonelatash droge, me vrasje dhe luftë bandash.
“Komedia me daulle lufte, fjalime patetike, sulme ndaj opozitës me fjalor rruge, dhe plot gafa logjike, është larg asaj që të rinjtë tanë presin nga një qeveri e përgjegjshme. Besoj se të gjithë ndjehemi të fyer në inteligjencën tonë, kur na servirin zbulimet se bandat po nxitojnë të vrasin njëri tjetrin nga frika se Policia po bëhet gati për të dalë në punë. Kjo thënie e Edi Ramës është e denjë për një monument idiotësie, por aspak e denjë për një kryeministër normal”, theksoi Ristani.
Ore,nga c’fshat eshte ky burgaxhiu i dehur?O popull,shihini mire keto fytyra,keta askaride te jashteqitjes se Berishsumdafllakut!
Si s’ke turp o drogmen o qelbesire qe del ne flet. Dhe sikur te kesh vertet te drejte ty s’te beson njeri o te qifsha cupen e madhe.
Po c’ja fut pordhes kot dhe ky Ristani! Cfare thua mor idjot. Po te mar une e te vertetoj se shume nga ata pjesemarres jane anetare te forumit rinor te PD, jo vetem eurosocialiste.
Pse e politizon kaq shume! Kur ata qe jane pjesemarres nuk te besojne, pasi nuk e di ti kahun politik te tyre. E dine ata vete.
JU LUTEM HIQNI GOTEN NGA DORA Z. RISTANI SE S’DINE ME CFARE FLET!
Ku e pe ti? Te gota rakise eeee?
ha- ha se te ben mire.Ne gryke ju zente ato qe i ke bere ketij vedi ti plere e Sali-qenit.