Prefektura e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e Bashkisë së Tiranës në lidhje me bulevardin e ri.
Sipas një deklarate të Prefekturës, “pjesa e përcaktuar në program- buxhet në fq 129 te tij tek shpronësimet në interes publik (kompensimi i pronarëve që përdoren për interes publik si për ndërtimin e rrugëve, shkollave etj) me vlerë (580,955,290 lekë për vitin 2014), në të cilën nuk është pasqyruar saktë vlera e dëmshpërblimit për shpronësimet e qytetarëve sipas VKM nr 752 dt 05.09.2013 “Për shpronësimin në interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe rehabilitimi të lumit të Tiranës, faza e parë, në Bashkinë e Tiranës” nuk konfirmohet.
Në këtë VKM përcaktohet qartë vlera e plotë e shpronësimit prej 1’757’476’521 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e një lekë) që do të përballohet nga Bashkia Tiranë, detyrim ky i cili duhet të ishte parashikuar i plotë dhe jo i copëzuar nga ana e Këshillit Bashkiak, në detajimin e buxhetit për vitin 2014”.
Prefekti përmes bazës ligjore të sipërpërmendur, i është drejtuar me një shkresë për “Konfirmimin e ligjshmërisë”, Këshillit Bashkiak, konform kompetencave dhe detyrimeve që i ngarkon ligji, thuhet në deklaratë.
“Në lidhje me reagimin e sotëm të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Prefekti i Qarkut Tiranë shpreh habinë e tij në lidhje me këtë reagim, pasi me një shkrësë të datës 18.03.2014, z. Bozdo i është drejtuar Prefektit duke e falënderuar sa i përket “Konfirmimit të ligjshmërisë”.
Nga ana tjetër, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon të bëjë me dije se “Konfirmimi i ligjshmërisë” nuk i është drejtuar administratës së Bashkisë, por Këshillit Bashkiak, i cili merr edhe vendimet në lidhje me buxhetin vjetor.
Gjithashtu, Prefekti i Qarkut Tiranë distancohet nga akuzat me karakter politik, që e cilësojnë këtë veprim ligjor si një “bllokim” dhe kërkon t’ju vërë në dijeni se “Konfirmimi i ligjshmërisë” i është dërguar Këshillit Bashkiak më datë 17.03.2014, më nr Prot. 1028, përpara zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative në lidhje me procesin INUK – Bashkia e Tiranës”, mbyllet deklarata.
aman mo burre sikur se njohim ne lul bashen. u deshe ti me na e tregu qe mashtro
bashkia e tiranes po mundohet te krijoje nje konflikt qe ne fakt seshte real. qeveria asnjehere sdo jete penguese dhe eshte bujare me buxhetet edhe per bashkite e djathta.
Sikur ta guxonin në Gjermani…
Intervistë – Mero Baze
http://goo.gl/niQqnB
Bozdua u be boze. Viktor Hoti
ky konflikiti qe do te krijoj bashkia eshte shume absurd prandaj i kerkoket nga populli te ul koken edhe te punoj per te miren e qytetarve te tiranes , edhe i kerkohet qe kryetari te kthehet ne bashki se po e cojm te aida shtino per ta gjetur nga punonjsit e bashkise
kta zedhensat e bashkise tjeter bejn edhe tjeter thone ktej dergojn ftese per falenderim ktej dalin dalin neper konferenca per per shtyp edhe shprehin te kundren e asaj qe kane thene.
perfekt i dirigjuar si kukull me pull.turp perfekt kane keta me bllok dhe droge ne dore do bllokojme qdo investore.
Ari, paske harruar nje “k” te emri ?
Iku koha kur Prefektin s’e njihte askush. Sot ka institucione vella, sic ia ngarkon ligji detyren.
8 vjet Saliu dhe s’u mor vesh kush ishin Prefektet e cfare benin.
Sa per qendrimin e Prefektit Vorpsi, hallall ta befte zoti qe u bere me popullin dhe nuk i le ne balte ato fatkeq qe duan t’ua marrin pronen si kulakeve dikur.
hasn kalbesina-mos njollos emra si Hasan prishtina.ti je nje nga nje milon ndyresirat.kokepalare je edhe emrim mshef.
Lulkes si vjen mire qe fondet per projektin si percakton ai ku do shkojne..Asgje nuk eshte bllokuar..Zhurme qe fondet te administrohen nga Bashkia dhe jo nga Keshilli Bashkiak..
He Lulke cdo na thuash tani??? U do na genjesh se prefekti eshte rilindas.
Lulke prandaj me ben gau-giu se ske me menyra per te xhvatur ndonje extra ne xhepat e tu. Ah do na behesh kurban zotrote si qingji i inagurimit te bashkise.