Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e banorëve të cilët preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike Sharrë dhe Tufinë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa e cilësoi debatin për këtë çështje si të panevojshëm fajësoi Bashkinë e Tiranës për papërgjegjshmëri dhe zvarritje të shpronësimeve për varrezat.
“Sot përfundojmë një debat plotësisht të panevojshëm aspak të shëndoshë dhe mbi të gjitha ndikoi padrejtësisht mbi sigurinë e qytetarëve. Ne gjykojmë se kjo ishte një papaërgjegjshmëri dhe zvarritje e panevojshme nga ana e bashkisë së Tiranës dhe pushtetit vendor. Fondi për kompesimin e pronarëve do të përballohet nga buxheti i miratuar nga bashkia e Tiranës. Miratimi i këtij projektvendimi mundëson zgjidhjen njëherë e mirë e situatës dhe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar nga bashkia e Tiranës, mundëson lekujdimin e pronarëve si dhe mundëson realizimin e investimit të kërkuar në të dy varrezat” , tha Tahiri.
Vendimi parashikon shpronësimet e 36 mijë metra katrorë tokë. “Në rast se qeveria e kaluar do të kishte vëmendje për të zgjidhur problemet me shumë gjasë kjo çështje nuk do të mbërrinte deri këtu”, tha Tahiri.
Gjithashtu ministri Tahiri njoftoi edhe vendimin e qeverisë që fëmijët e punonjësve të vrarë në krye të detyrës të hyjnë në akademinë e policisë pa konkurs. “
Sot qeveria për ti dhënë qytetarëve më shumë siguri, inovacion dhe progres miratoi dy vendime mjaft të rëndësishme në fushën e sigurisë. Hapja e procesit të konkurimit për 10 mijë të rinj dhe të rejave në shkollën e policisë vendosi sot që fëmijët e punonjësve të vrarë në krye të detyrës, do hyjnë në akademinë e policisë pa kaluar në procedurat standarte”, tha Tahiri.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi se qeveria ka miratuar edhe fondin për maternitetin e Luginës së Preshevës.
“Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për transportimin e fondit të komunës së Preshevës për nevojat e funksionimit normal të maternitetit të Preshevës. Është një zotim yni për të mbështetur shqiptarët në Luginë, është një detyrim edhe nga vendimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës që u zhvillua në fillim të janarit”, tha Beqja.
Po kështu, Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën. Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se marrëveshja është në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se ajo është në dobi të biznesve të të dy vendeve.
“Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitet në të dy vendet, rritet besimi dhe siguria. Marrëveshja lejon që personat që ushtrojë aktivitet ekonomik në të dy vendet, në Kosovë dhe Shqipëri, të tatohen vetëm në njërin vend, sa i takon tatimit mbi të ardhurat e kapitalin”, informoi ministri Cani.
Kjo marrëveshje, tha ai, është në kuadër të zotimeve që kemi marrë lidhur me integrimin e ekonomive të dy vendeve, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prizren.
shum zhurme per asgje , llafe nga ana e bashkise dhe pune nga ana e qeverise.
pergezime qeverise edhe ministrise se shendetesise per fondin per krijimin e martenitetit ne luginen e presheves.
Ore pse se paguan erdogani sulltani ate maternitet se vete tha qe aty eshte turqi ?
Flm Denada që na iluminove me komentin tënd!
Rroftë Komiteti Qendror me shokun Edi Rama në krie!
kete do gjeni ne varreza
http://www.youtube.com/watch?v=1GoVDzb3KFI
Marreveshja per eleminimin e tatimit te dyfishte me kosoven eshte ne fuqi qe nga koha e qeverise Nano !!! Nuk e kuptoj ca marreveshje kane miratuar sot keta
O ADI, si duket do e ket hequr Saliu yt prandaj e kan bere prape marveshjen nese eshte e vertete ajo qe thua. Kane filluar salistat te komentojne tek Tema per diversion dhe kujtojne se do na mbushin mendjen se keta qenkan te kqinj dhe nuk jane me mire se ata tjere. Ju doni ti hidhni plyhur syve njerezve, jeni me te vertete parti spijunesh dhe diversantesh, pupupu mjere shqiperi me opoziten qe ka. Sa te jete saliu gjadhe ju nuk beni hajer. po edhe kur te vdesi, do ju kete radikalizuar mendimet e tij prej shpirtligu e antishqiptari.