FOTOT/ Instituti i të Përndjekurve si birucat e diktaturës. PD flet për arritje

20 Mars 2014, 18:00Politika TEMA
FOTOT/ Instituti i të Përndjekurve si birucat e diktaturës. PD

Edhe pse Partia Demokratike pretendon se flet në emër të të përndjekurve politikë, ajo e braktisi seancën e sotme ku diskutohej për Institutin e të Përndjekurve.

I vetmi anëtar i opozitës në seancë, Fatmir Mediu, foli për arritjet e pushtetit të kaluar në mbështetje të të përndjekurve dhe ish- pronarëve.

Por ka reaguar menjëherë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj:

“Në 8 vjet PD kompensoi më pak të përndjekurit se PS në vitin e saj të parë. PD përcaktoi 10 mln USD në 2008-ën, kur i filloi ajo kompensimet, ndërsa Qeveria e re ka buxhetuar 18 mln USD në vitin e saj të parë – 80% më shumë. Plot 2,027 dosje nuk kanë marrë as këstin e parë, ndërkohë që disa kanë marrë dhe të dytin. Kjo është e padrejtë, brenda dy javësh nisin pagesat për ata që s’kanë marrë ende asgjë.”

Më tej, Veliaj publikoi fotot se si e gjeti MMSR institutin e të përndjekurve.

“Kish të drejtë Bedri Blloshmi kur thosh se Saliu e ka kthyer në birucë institutin, për të na kujtuar nga ç’vuajtje kemi ardhur e si na la sistemi i tij komunist”.

Ndërkohë, ministri deklaroi se brenda pak ditësh përfundon rikonstruksioni i selisë së të përndjekurve për t’ju rikthyer dinjitetin në institucionin që i përfaqëson.

18 komente në “FOTOT/ Instituti i të Përndjekurve si birucat e diktaturës. PD flet për arritje”

  1. Rustemi says:

    Bravo VEliaj.

    1. Tiku says:

      Kjo eshte qeveria qe nuk i ndan ne te nenes dhe te njerkes por mundohet te zgjidh problemet e mbare shoqerise shqiptare

      1. Panajoti says:

        Kjoq qe po beni eshte fantastike. Ska me mire per kete kategori te cilen e ka genjyer pafund sali serbi

        1. Ina Muca says:

          VEliaj i papare. premtimet e mbajtura qenken fjala e kesaj qeverie. Smund ta besoj qe PS eshte kaq e hapur per te gjithe

          1. Matea says:

            Me vjen mire qe po i jepet vemendje kesaj kategorie me ne fund

  2. Cani says:

    Turp i madh! Kta jane plehra fare si e kane katandisur kete institucion!! Bravo Veliaj me ne fund nje njeri i sakte qe i bie ndermend per keto gjera!!

  3. alba says:

    Duke filluar nga me i mjeri dhe deri tek me i pasuri qeveria vazhdon ti zgjidhi problemet e tyre ne menyre te barabarte..bravo

  4. Miri says:

    Me ne fund nje qeveri qe po meret rrenjesisht me kete popull duke u munduar te beje me te miren per te gjithe!!

  5. meri says:

    Te tille jane anetaret e partise demokratike. Flasin per te drejtat e te perndjekureve kur ne te vertete sot e braktisen seancen parlamentare .

  6. alba says:

    eshte gjynaf ta shofesh kete institucion ne kete gjendje,me ne fund me institucionin e ri dhe ish te perndjekurit do te ndihen me te barabarte

  7. beni says:

    duket si vendi i grumbullimit te plehrave dhe jo si nje institucion,mjer ne per qeverine qe kemi pasur

  8. Besimi says:

    po shyqyr qe doli te hajrit keto qe kemi votuar te pakten.nuk ishin thjesht premtime elektorale sic kane ndodhur si gjithmone deri tani.nje bravo te madhe qeverise qe po punon per popullin

  9. mbesa says:

    edhe une do ti thosha bravo Veliajt se e meriton vertet por, duhet te hedhe vetem nje firme te largoje nga institute si drejtor SPIUNIN E VELLAIT TE TIJ Bedri Blloshmi, po e beri dhe kete e siguroj se shume te perndjekur do ti kete votues shtese sepse thjesht do te largoje nje dallkauk me 6 klase dhe hajdut ordiner pasi per kete ka rene ne burg ku dhe u be spiun I sigurimit dhe mori pseudonimin QYSQIA

  10. petrit zela says:

    Fatmir Mediu eshte mashtrusi me I madh pas Sali Berishes.Mediut nuk I vjen turp,nga mashtrimet ne pafundesi qe I kabere ish pronareve legjitim.PR-ja dhe PD-eja ne saj te burgosurve politik,dhe ish pronareve legjitim kane mujtur te mbijetojn si mazhorance. Por 23-qershori 2013-tes ja dha pergjigjen perfundimtare,ketyre dy partive mashtruse qe prej 23-vjetesh kane luajtur si kane dashur,me interest e popullit dhe atdheut..Dhe sot qe jane ne opozite,bejne sikur po derdhin lot krokodili,kur dihet se ketyre nuk u hapet barku,as per familjet e tyre jo me per ish pronaret legjitim..Jam me se I sigurte,se keta dy mashtrus,sidoemos Fatmir Mediu ka hallin e vet,se
    me kete pastrim rradikal qe po ben Kryeministri ne tere vijen bregdetare mund ta kete nxjerre -rru e qeth-mashtrusin Mediu..Prandaj po uleret me shum sot qe eshte ne opozite,per ish pronat e bregdetit,
    se sa kur ishte ne maxhorance…Ju do benit mire zoteri mos te ju degjohet zeri juaj me nuance hipokrizije,gjoja per tu ardhe ne ndime ish pronareve legjitim
    pronareve legjitim…

  11. Duket qarte qe grupi i bandes se vjedhjeve me te medha te historise se Shqiperise ,pozicionuar dhe te zgjedhur koker me kokernga kryehajduti dhe antishqiptari i Vicidolit ka si qellim vetem destabilizim e vendit dhe jane ne parlament vetem te mbrojne vjedhjet dhe abuzimet monstruoze qe i kane bere ketij populli.Ka dhe disa deputete te ndershem ne anen e tyre si Dash Shehu,Ylli Shehu dhe disa te rinje te cilet duhet te distancohen nga ky llom i rrezikshem i shoqerise sone qe vetem pasiguri dhe terror kerkojne te krijojne me falangat e tyre fashiste te mbetura akoma ne pushtetet e varura nga klani mafjoz berishist. Qeveri te vazhdoj reformat me vendosmerine dhe me shpejtesi duke spastruar dhe qeruar qeverine ne hije qe banda e krimit ngriti dhe krijoje per futur shkopa nen rrota qeverise qe populi e zgjodhi me vota plebishitare.Peshendetje qeverise te pare demokratike pas dorezimit te komunizmit dhe te permbysjes te fashizmit berishist.

  12. filat elmazi says:

    keshtu jane shumica e zyrave te shtetit shqiptar, 90% e tyre. cuditeni sikur ka ndodhur hataja. kaq para ka ky shtet. behuni me gjaktohte e lerini budallalleqet. nuk jetojne ne luks e nuk kemi aq para sa imgjinoni.

  13. Kalaja says:

    Shtyllasi, fshati i internuar edhe në demokraci

    http://dielli.al/lajme.php?id=57742&k=71

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje