Ministri i Jashtem Ditmir Bushati është nisur sot për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftese të zv.Kryeministres së Parë dhe Ministres së e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Vesna Pusiç.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite Bushati do të takohet dhe zhvillojë bisedime me zv.Kryeministren dhe ministren Pusiç dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë Josip Leko.
Të dy ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë një marrëveshje në fushën e Partneritetit Evropian mes dy vendeve. Në qendër të bisedimeve mes ministrit Bushati dhe homologes së tij do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në rajon, hapat e hedhur nga Shqipëria drejt integrimit evropian, thithja e investimeve kroate, bashkëpunimi mes dy vendeve në suazë të NATO-s etj.
Ministri Bushati do të zhvillojë, gjithashtu, edhe një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Kroaci, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e ekspozitës fotografike “Kroacia dhe Shqipëria, një e ardhme e përbashkët”.
Diplomaci fantastike , Marredheniet me jashte po njohin nje tjeter dimension
Po ngrihen perseri mardheniet diplomatike edhe njeher qe per 8 vjet nuk na honepste asnje shtet.
Nje ministri qe me ne fund nuk eshte inekzistente , sic ka qene me para.
Nje marrveshje diplomatike qe do i hyje ne pune shqiptarve , shum urime te dy ministrave.
bravo qeverise aktuale qe po punon per popullin.gjeja me e mire qe duhet te beni eshte qe te vazhdoni me kete ritem dhe ti injoroni fjalet e opozites.