Biznesmeni italian: Do garoj për poste drejtuese në PD (por i ka ca rezerva për shqiptarët)

21 Mars 2014, 09:26Politika TEMA
Biznesmeni italian: Do garoj për poste drejtuese në PD (por i ka ca

Një biznesmen italian garon për një post drejtues brenda PD-së. Roberto Caparrota është vendosur në Shqipëri që prej 20 vitesh, ku jeton me nusen e tij korçare dhe djalin.

Aktualisht ai punon si drejtor i marrëdhënieve me jashtë i “InfoCall”.

Përgjatë një interviste për GSH-në, ai shfaq ambiciet e tij politike dhe lidhjen e ngushtë me PD-në.

“Politika e qeverisë “Berisha” ishte favorizuese per biznesin dhe ka bërë shumë punë. Duke parë këto ndryshime në kohën që qeveriste z.Berisha, jam apasionuar pas PD-së”, shprehet ai teksa thekson se është edhe anëtar në këtë parti.

“Jam anëtar i PD-së prej vitesh. Angazhimin tim në PD e kam nisur në  vitin 2004. Jam pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kam qenë koordinator i FRPD-së”, tregon ai.

Teksa thekson marrëdhëniet e mira me z.Basha dhe z.Berisha, Caparrota shprehet i gatshëm për të marrë ndonjë post në parti.

“Nëse PD-ja mendon se ka nevojë për kontributin tim në mënyrë zyrtare, unë jam gati të hyj në garë”, thekson ai.

Në faqen e tij në Facebook, përveç fotove personale, ai poston edhe disa foto të Sali Berishës, disa mesazhe politike si ai për ndalimin e armëve kimike apo edhe për çështjen e blerjes së votave në Korçë.

Së fundmi, ai duket i irrituar me faktin se si shqiptarët e kanë festuar Ditën e Verës, sidomos me malin e plehrave që u la pas festimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje