VIDEO LAJM/ Në flakë heroinë, kokainë dhe 1.6 ton hashash

21 Mars 2014, 14:21Politika TEMA

Ishin destinuar për në tregun vendas dhe në vendet e BE-së, por Policia e Shtetit ka asgjësuar përmes djegies sasi të konsiderueshme të drogave të forta, heroinë dhe kokainë, si edhe rreth 1.6 ton hashash.

Vlera e gjithë lëndës së shkatërruar, llogaritet mbi 2 milion euro.

Lënda narkotike ishte kapur në Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë.

Pas goditjes së trafikantëve dhe dhënies së dënimit në formë të prerë, komisioni nën drejtimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e 23 vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Sasitë e provave materiale që u asgjësuan:

• Heroinë 8 kg 132 gram.

• Kokainë 1 kg e 290 gram.

• Kanabis sativa 1570 kg.

Veç djegies në krematorium të heroinës dhe kokainës, sasia tjetër është asgjësuar në luginën e lumit Erzen, larg zonave të banuara.

Por veç këtyre sasive të asgjësuara, në depot e policisë ruhen rreth 50 ton hashash, të kapur gjatë operacioneve.

11 komente në “VIDEO LAJM/ Në flakë heroinë, kokainë dhe 1.6 ton hashash”

  1. riza says:

    Bravo policia e shtetit ? super aksion

    1. Sokrati says:

      Vetem ne nje aksion deklaruan qe kapem 2 ton hashash,llogarite bejini vetehttp://grid.al/read/news/157478129/6357410/vlore-sekuestrohen-2-ton-hashash

  2. Arti says:

    Kush i beson keto genjeshtra, ato perfundojn ne tregjet europjane .. Rama – Meta do nxjerrin miljonat € qe kan harxhuar gjat fushates elektorale

  3. sh q i p says:

    ah moj “policia e tahirit). ah ç’na preve krahet. po si do beje shkelzeni tani? le qe kish marre dhe paradhenie per dergesen e radhes. na more . na more zotrinj te policise, meshire se diktorit po i del shkume nga goja. degjo , kur digjni ate helmin fusni ne mes edhe ndonje nga keta te doktor horrorit. jo per gje, po pastrohet disi ajri. pergezime djema. ashtu, lufte pa kompromis kunder kusareve te pedes.

    1. ari says:

      shqip -ke ti koken krejte droge si rama.rama ka nderruar Drogen ka Futur sheqer.shkoni dhe verifikoni.

      1. sh q i p says:

        ari, te fala doktorit. jepini ilaçet se po iken nga duart.

  4. Qinomadhja says:

    Dhe tani , ky problem u zgjith ,
    Bravo , tani ska me droge.

  5. ed says:

    Kujdes mos t’ju kapë tymi! ?

  6. petrit zela says:

    Policija e shtetit,eshte catija e kombit.Rrespektin me te madh,per policine e shtetit.Angazhimi I te ciles nuk len shtek per kontestime..
    Personalisht,vlersoi maksimalisht perkushtimin e Z Sajmir Tahirit si
    minister I puneve te brendeshme,qe po demostron nje lloj angazhimi te
    papare e te pa degjuar ndonjehere gjate ketyre 70-vjeteve ne vendin tone..Vetem ky djale,qe cliron energji te pashtershme mundet ti rikthej qetesine shpirterore ketij populli fakir fukaraji,qe prej 23-vjetesh-ku mijra nena,gra,dhe motra jane veshur me te zeza..

  7. guerrilas says:

    Bravo Tahiri,paske djegur heroinen dhe hashashin,me vjen keq per ata te mjere qe e besojne se e ke bere vertet kete gje,shkurret e Tepelenes po ato mund te djegesh ti,se edhe vete preardhjen nga shkurret e ke,po drogen ta merr shefi ty se do te laje borxhet qe shpenzoj per fushate,une se kuptoj turp nga vetja nuk ke,kur shikohesh ne pasqyre,nuk te vret cik sedren fytyra jote e qelbur,o fytyre mi,o bajge tepelene, o injorant I ardhur nga malet plot gure te tepelenes se as bimesi nuk ka atje,o servil spiun e legen,qe I dhe shkelmin e fundit edhe asaj te shkrete qe quhej polici e mbetur nga kasapana e Sali malokut,qe po zgerdhiesh kur dita dites njerzit po te vriten si dele ne rruge,o njeri I lig dhe I pazoti qe mire vete qe je nje plehre e injorante,po ke mbushur dhe policine me cobane si vetja,te shikosh fytyrat e tyre te tere duken qe Jane bazhibozuke,cobane e hajdute,kaq kisha per te thene une per ty o fytyra me e qelbur e qeverise Rama.

  8. bledi says:

    Shpresoj mos kene qene las loqe sa ta kene djegur me verte! Shite e fut nai lek ne arken e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje