Basha-Ramës: Konfliktualiteti rrezikon statusin. Hiq dorë nga bllokimet, do përballesh me pasojat

21 Mars 2014, 12:02Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga politikat bllokuese, pasi në të kundërt do të përballet me qytetarët. Sipas Bashës, vendimi më i fundit i Ramës për të bllokuar projektin e Bulevardit të ri të Tiranës, është një veprim që bëhet kundër interesave të qytetarëve, të cilët dinë ti japin përgjigjen që meriton këtyre politikave.

“I kthej përgjigje Ramës, jo si kryebashkiak, as si kreu i PD, por në emër të qytetarëve, të heqë dorë nga lufta politike dhe nga bllokimi i punës së Bashkisë së Tiranës sa nuk është vonë, në të kundërt, krerët e bashkive të gjithë Shqipërisë do të dinë t’ijapin kryeministrit atë që meriton”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se “ndonëse situata e krijuar nga mazhoranca e re nuk është aspak në përputhje me standardet europiane, kam insistuar pranë vendimmarrësve europianë, se etapa e statusit duhet përmbyllur sa më pare”. “Nuk kam reshtur përpjekjet e mia në këtë samit, sikundër para dy javësh në Dublin gjatë kongresit me kryetarët e partive dhe qeverive simotra, për të kërkuar mbështetjen e tyre për çështjen e statusit, duke argumentuar se puna e kryer ndër vite nga qeverisja e Partisë Demokratike meritoi një rekomandim pozitiv të Komisionit dhe se pavarësisht prej situatës së nderë që mazhoranca e re ka krijuar në raport me kriteret e Kopenhagenit, etapa e statusit duhet përmbyllur dhe duke insistuar që etapa tjetër e rëndësishme, ajo e negociatave, duhet të hapet sa më pare”, deklaroi Basha.

Ai ka theksuar se mazhoranca ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj dhe me sulmin ndaj institucioneve kushtetuese, çka ka rritur dyshimin e ndërkombëtarëve tek qeveria.

“Pavarësisht kësaj problematike që po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese për partnerët europianë, shpreh me vendosmëri se dhënia e statusit do t’u japë më shumë mundësi, më shumë fokus, më shumë energji çështjeve themelore të demokracisë, të shtetit ligjor, të kushtetueshmërisë që po kthehen nga kjo mazhorancë, si pjesë e problemit dhe dosjes problematike të vendit”, theksoi Basha.

Sipas tij, nuk ka dyshim që nëse situata do të kishte qenë e favorshme, Shqipëria do ta kishte marrë tashmë statusin. “Situata nuk ka qenë e favorshme 3 muajt e parë të qeverisjes, kjo qeveri vazhdon të krijojë dyshime. Jemi në situatë paradoksale, që qeveria me dy fjalë nuk çan kokën për statusin, i është përveshur me një revansh antikushtetues, antiligjor dhe anti-institucional standardeve europiane të krijuara e aq më pak të bëjë punën e vet, por po zhbën edhe punën e bërë tashmë në arritjen e këtyre standardeve. Nga ana tjetër, kemi një opozitë e cila edhe në mbrojtje të trashëgimisë tonë pozitive, për sa i përket integrimit europian të vendit thotë: ”Po! Le të ecim përpara, Shqipëria e meriton statusin, shqiptarët e meritojnë statusin!”. Është e vërtetë që kjo mazhorancë ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj, por pa injoruar problematikën e krijuar nga kjo mazhorancë, dhënia e statusit, do u japë më shumë mundësi, më shumë fokus, më shumë energji çështjeve themelore të demokracisë, të shtetit ligjor, të kushtetueshmërisë që po kthehen nga kjo mazhorancë, si pjesë e problemit dhe dosjes problematike të vendit“, tha Basha.

Këto deklarime, kryebashkiaku i bëri pas përurimit të rrugës së “Kokonozëve”. “Kjo rrugë përfundoi. Kjo është një rruga është me standarde evropiane, e cila  do të shërbejë si shëtitore. Institucionit tonë i është shpallur një luftë politike nga qeveria. Rama do të bllokojë punën e institucionit tonë i cili është një instistucion që i shërben qytetarëve. Ndërsa qytetarët duan punë, Rama po i shkatërron vendet e punës. Rama krijon konflikte si brenda dhe jashtë Parlamentit. Qytetarët duan siguri, ndërsa Rama ka krijuar pasiguri, ndërsa qytarët duan mirëqënie, ai ka rritur taksat. Dhe të gjitha këto ndodhin, sepse qeveria e Ramës është një qeveri me bilanc zero”, u shpreh Basha.

13 komente në “Basha-Ramës: Konfliktualiteti rrezikon statusin. Hiq dorë nga bllokimet, do përballesh me pasojat”

  1. Jasmina says:

    Flet dembeli per keto gjera . ik o lul, ik se se ben nje lek per asgje o i shkrete

    1. Gerti says:

      Po cthua o derezi. Po je ne metro apo jo? Po ku ka opozite sot ne shqiperi more i marre?

      Opozita eshte ajo qe shan ne parlament me ci ze goja?

      TURP

      1. Andi says:

        FOli ky..hahahahaha, ky qe dhe kur i thua eja te jemi me te drejta te barabarta ne komisione thote JO,. Dhe pastaj aj ka fajin Rama ketij cunakut te saliut

        1. Elsa says:

          ik o lul pash zotin, ik se na je bere lolo e shkuar lolos

          1. yllka says:

            Gje e trashe tere jeten luli. dembel klasik.

            1. Tigri says:

              aaahhahahahaha, ketij si flet njeri ne PPE. Thone kush eshte ky cunaku i vogel

              1. Ina Muca says:

                uaaaaaaaaaaaaa, po ky qe si ka thene njeri pune e mbare ndonjehere c dreqin ka qe llap lart e poshte kunder statusit

      2. sh q i p says:

        ky bashari eshte debil i lindur. po ç’popull flet mor gomar. kush po bllokon ne te vertete njerzit jane ne gjendje ta dallojne. po kur ben edhe te fortin se do ngreje bashkite ne kembe. ky eshte fare idiot. per ke bashki e ke fjalen o lule, per milotin apo bathoren. sa here qe mundohen te demostrojne diçka nuk behen dot 500 vete edhe me ata te sjellurit nga bjeshket e namuna. nje ansambel karikature. me ca qe edhe shqipen mezi e flasin.

      3. kotisikoti says:

        Cfar do bej Luli metro, po sikur tha tramvaj?

    2. Lulzim Gjelbrimi says:

      Po ku ke bythe ti mor shalngjit.
      Ta ka bo kunoti 8 me 2

      Ha ha ha

      http://goo.gl/1qPyTu

  2. beni says:

    MOS E NXIRRNI ME NE GAZETE KETE HAJDUT DHE VRASES

  3. PUF LALA says:

    o lul berisha ik more zwerf hond more smerlap i qelbur vrases ste vjen marre

  4. Semanjaku says:

    Flet per statusin ky derdimen, ky gjino, qe smerr vesh se cbehet dhe thot ato qe i dikton saliu. Po a nuk eshte ky qe ka marre rrugen per evrope, qe tu beje me dije atyre se ne kete vend mazhoranca po ben namin , e ndaj nuk duhet te na pranojne ne BE ?. Turp ketyre sojsezeve, qe vetem te keqia i kane sjelle ketij vendi. Turp te na vije edhe neve, qe nuk e kuptuam me shpejte se cdjall kishim ne krye per keto 20 vjet te shkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje