PD “kujtohet” të sulmojë edhe Ilir Metën: Është përgjegjës për kapjen e institucioneve

21 Mars 2014, 16:44Politika TEMA

Që prej ardhjes së të majtëve në pushtet, Partia Demokratike ka sulmuar ashpër PS-në, por është treguar e kujdesshme me Ilir Metën. Por, duket se periudha e “paqes” mes PD-së dhe Iilir Metës ka përfunduar.

Gjatë një konference për shtyp, deputeti demokrat Arben Ristani, ka akuzuar ashpër Ilir Metën. Sipas tij, Meta është përgjegjës për kapjen e institucioneve.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është bashkëpërgjegjës për degradimin e demokracisë, për sulmin dhe shkatërrimin e institucioneve të pavarura, për reduktimin e hapësirës së debatit në Kuvend për opozitën, për kthimin e seancave plenare në vula noteriale të akteve anti-ligjore të qeverisë, për shkeljen e përsëritur të rregullores së Kuvendit.

Pas toneve dhe thirrjeve kinse të moderuara, fshihet Ilir Meta i vërtetë, iniciator dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH.

Përtej fjalëve të dala boje, fshihet Ilir Meta i vërtetë, i cili ka interesat e tij klienteliste për kapjen e institucioneve dhe forcimin e pushtetit të tij personal.

Ilir Meta është njësoj bashkëpërgjegjës me Edi Ramën për situatën konfliktuale në vend, për tensionin në parlament që shkarkohet nga gurra e pashterur e provokimeve dhe e fyerjeve të Kryeministrit ndaj opozitës, për luftën që mazhoranca i ka hapur çdo institucioni në vend.

Ilir Meta është drejtpërdrejt bashkëpërgjegjës për shkeljen e konsensusit me opozitën, është përgjegjës për mijëra të larguar nga puna, për shkak të shtyrjes së ligjit të nëpunësit civil, dhe ju e mbani mend se si Meta valëviste në majin e vitit të kaluar flamurin e miratimit me pëlqimin mbarëpolitik të tre ligjeve, mes të cilëve edhe ai i nëpunësit civil.

Ilir Meta e shpallte veten heroin e 3 ligjeve, ndërsa nga ana tjetër drejtoi dhe dirigjoi së bashku me Edi Ramën, terrorin ndaj administratës, ndaj mijëra burrave e grave, të rinjve e të rejave që u flakën në rrugë padrejtësisht.

Ilir Meta, njësoj si Edi Rama është përgjegjës për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Europian në dhjetor.

Në vend që të bëjë babaxhanin sa për sy e faqe në ekran, ne i sugjerojmë Kryetarit të Kuvendit të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij, dhe ta nisë këtë duke e pajisur kryeministrin e vendit, me një palë mbathje për gojën e tij, për të ndaluar epideminë ndotëse që Rama po përhap nga aula e parlamentit”, tha Ristani.

12 komente në “PD “kujtohet” të sulmojë edhe Ilir Metën: Është përgjegjës për kapjen e institucioneve”

  1. qerosi says:

    Këtij kokë shinikes mirë t’ia bëjnë, se shumë ia ka krehur bishtin PD-së.

    1. o jeros,o herodotis! says:

      E forte kjo qyrravitje e Ristankes.

      Tani po e kuptojne qe,per tu ndier te masakruar si opozite,kerkojne te kene sherr me te gjitha forcat e mazhorances.

      Sa me shume llogore te hapura lufte te kene ne parlament,aq me kollaj e kane te qajne neper Evrope se gjoja po jetojne jeten e terrorit parlamentar.

      Ky Ristanka nje cop KQZ kishte nen hyqem dhe ja mbylli gojen te gjitheve,derisa i detyroi te largoheshin me doreheqje dhe prap vazhdonte te drejtonte institucionin me menyren me antikushtetuese te mundeshme.

  2. england says:

    Sa bastarde jane keta te partise blu!jane te gjithe njesoj,a thua se I ka nxjerre Saliu nga bytha pa perjashtim.

  3. sipas meje says:

    Ristani nje pianec ordiner,nje qefli qe i la paret duke ja dhene kurvave.Yt sorre pa bisht.

    1. sit _ back _ and _ relaks says:

      Eshte dreqi, i ka ca vese, po ku ka njeri perfekt sot? Te pakten pijanecet dhe kurvaret ndjehen te perfaqesuar nga ristani ne parlament, kjo eshte pozitive per demokracine dhe e shendosh ate. Mund te themi se sot cdo ves qe ka shoqeria jone ka perfaqesuesin apo perfaqesuesit e tij ne parlamentin tone. a nuk eshte kjo nje prove qe tek ne demokracia funskionon?

  4. Vetetima says:

    E verteta eshte se ishin disa ministra te PD qe filluan te aplikojne korrupsionin ne disa ministri.

    Por e vereta e madhe eshte se, qe kur disa ministri u kapen nga LSI, filloi hapur korrupsioni me dy qellime a) te marrim sa te marrim dhe b) te deskrititojme PD dhe qeverrine Berisha, deri sa me ne fund, ministrat e LSI hapur fare dhe publikisht e kundershtonin Berishen.

    Ai bente sikur nuk kuptonte, per te mos humbut pushtetin, tashme te deskritituar.

    Natyrisht, ne krye te LSI ishte kryetari por personi apo mesuesi/mentori i tij i perhershmem ka qene Z.Spartak/Braho, apo “prokurori i perjetshem” sic e quajti Iliri apo ai qe ” nuk ka burre ta pergjoje Spartak Brahon” sic eshte shprehur vet Spartaku, me eufori per vetveten.

    Ministrin e Ekonomise njeri pas tjetrit e drejtuan ministrat e LSI Dritan Prifti, Ilir Meta dhe pas gjemes se bobines te Dritanit dhe largimit te Ilirit, Nasip Naci dhe Haxhinasto.

    Vecanerisht, ne kohen qe drejtonte, Nasipi ne kafene gjysem te erret te Ministrise se Ekonomise dhe Energjitikes, ne nje tavoline ne qoshe te saj qendronte Spartak Braho. Ishte hera e pare qe e shikoja, vec televizionit dhe me thane, e shikon ate eshte filani, nderkaq ai bisedonte me persona qe vinin e iknin ne tavoline.
    Ne kohen e bashkrahinorit skrapalli, Nasipit, jane dhene lejet me te shumta joligjore.
    Disa leje te paligjshme te asja periudhe, ministri aktual, sipas shtypit i ka revokuar.

    Mbetet te zbardhen situatat e mesiperme.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet te habitemi,kur nje dite te shikojme “Sheqeren” te shahet rrenje e dege,pse Saliun e lindi ne tetor !
    Per pushtetin personal nuk kursen as Liria me Argiten e Shkelzenin.
    Brenda vendit nuk ka mbetur politikan qe ka kundershtuar politiken berishjane,te mos mallkohet dhe ofendohet deri ne tre breza.
    Kjo eshte ideollogjia berishjane e PD-s.

  6. vasili says:

    Shko digji fletet e votimit dhe tjeterso rezultatin perseri,ne qofte se vini perseri ne pushtet.Burgu eshte pak per ty dhe fryhesh si gjel.PERPARA.

  7. BASHA DHE BERISHA I TRITOLIT LARGOHU, KURSE DO TE ISHTE VETEVRASJE PER C'DO SHQIPTAR PO TE DEGJONIN BERISHEN. says:

    Shqiperia ne proteste? Ha ha ha jo mo jo, jeni ju te opozites ne proteste qe nuk ju afrohet njeri. Kurigjojeni ate parrudhe sepse nuk eshte Shqiperia ne proteste, duket kjarte se si genjen opozita kriminal. Vendosini opozita ne proteste dhe jo Shqiperia ne proteste, pastaj mund te kundershtoni.

  8. Viktor hoti says:

    Dalja e Ristanit dhe sidomos torite e sulmet e tij antikorrupsion jane efektove per faktin se Ristani e ka me certifikate penaliteti korrupsio nin . Ky eshte argumnent se ka trima te paturpeshem ne kete bote , Viktor Hoti

  9. Arber says:

    Mos e kruni me liken se njeher e arrestoi berishen. Nje ok nga likja e sdel me sala aq po presin ata te tjeret….. po sdo likja i ka dhen fjalen.

  10. interpoli says:

    Mos u beni naive, Ilir Koklopa i ka kerkuar Saliut qe ta shaje pak, per arsye se aksionet e tij politike spo rriten, …… edhe pse po mundohet “te moderoje” ne parlament, hajdut se hajdut i ngeli. Sapo shfaqet ne tv edhe vete Lefter Koka me Nasipin buzeqeshin dhe mermerisin “hajduti me bllok ne dore” … thuhet se dhe Monika keshtu e perkedhel “kara-hajduti im” kur del nga wc- ja ne mengjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje