Vendet vakante në Gjykatën e Lartë/ Nishani hap procedurat për kandidatët

21 Mars 2014, 15:09Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani hap procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Institucioni i Presidentit bëri të ditur se në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000” “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8395 dhe nr. 8396, datë 22 nëntor 2013, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në vijim të procedurave (të cilat filluan më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët e rinj fillon ditën e hënë, datë 24 mars 2014  dhe përfundon ditën e premte, datë 4 prill 2014.

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1-     Kërkesë me shkrim;

2-     Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);

3-     Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.

4-     Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Shënim: Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në shpalljen e parë (10 tetor 2013) për këto 2 vende vakante, emrat e të cilëve  janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit me njoftimin e datës 28 tetor 2013, është i vlefshëm.

3 komente në “Vendet vakante në Gjykatën e Lartë/ Nishani hap procedurat për kandidatët”

  1. adi_köln says:

    Ti mer kamarier m… do zgjedhesh anetaret e gjykates se larte????!!!!!!!

  2. Shkodrani says:

    Ti mor pordhac don me na ba Gjykaten e Nalte?

  3. NjeQytetarOptimist says:

    P’se nuk e bere kete qe rradhen e pare o Jari..?!?! Apo fute shkopinjte ne rrota njehere dhe te dali ku te dali the..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje