ERE: Çmimi i energjisë drejt rritjes

21 Mars 2014, 17:19Politika TEMA

Të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Konfirmimi vjen nga vetë kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, i cili gjatë një interviste për Vizion Plus shprehet se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja. Ajo që është e sigurtë sipas Petrit Ahmetit, është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik.

Por, sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike? ERE thotë se akoma nuk është finalizuar vlera e re, por le të nënkuptohet që tarifat e reja do të favorizojnë kompaninë “CEZ”. Por, njëkohësisht me këto masa, a duhet që “CEZ” të përmirësojë edhe administrimin, pra të luftojë sa më shumë debitorët dhe vjedhësit e energjisë?

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha, pra nën 300 kilovat orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat orë më tepër paguhet me 13.5. Në fakt vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kanë rekomanduar Shqipërisë që të bëjë një reformë në këtë fushe edhe përsa i përket tarifave të energjisë, pasi në shumë raste abuzohet nga faturuesit e kompanisë që bën shpërndarjen. Por, ajo që mbetet për t’u parë është se sa do t’i peshojë xhepave të qytetarëve ky vendim?

23 komente në “ERE: Çmimi i energjisë drejt rritjes”

  1. ZIgu says:

    He mo….Edhe energjine do e rrisni…..Nafta po, energjia po, pune ska, vende pune spo hapen fare, asgje rruge spo nderohet me, taksat u rriten, biznesit ju mor fryma, shendetesine e pordhet fare ska ilace, borxhin e ka mare Edi per qef. Hajde qeveri hajde. Me mire ishte Vicidolsi sesa ky palla.

    1. ujla says:

      besoj se ne fund nuk do kete nje rritje cmimi. ahmetaj e tha qe jo

      1. raimond vlonjati says:

        Ahmetaj e ka thene me shaka …. se ai esht shakator i madh

    2. Urimi Kukes says:

      He mo Ziu mos bej ashtu, vetem 10 lek u rrit nafta. Korenti do te rritet ene ma pak, te jesh i sigurte!!!!!!!!!

    3. maksi says:

      jan genjeshtra !! sdo rriten dritat !! keshtu ka then Arben Ahmetaj !!

    4. keno says:

      se besoj se do ndodhi nje gje e tille !! un besoj te arben ahmetaj !! ai do e mbaj premtimin e tij !!

    5. Petrit Laska says:

      Pika ne qeverine e re dhe ne kte vend qe qelbet!
      Rroga mesatare 300€/muaj, po paguajme tani nga 100€ per energjine elektrike ne muaj se maloket se paguajne. Po pas qershorit, nga 150€/muaji?
      Mos te pafsha gjalle o Edvin Rama!

    6. Hajdar says:

      Rriteni cmimin e enrgjise dhe mos pyesni fare. Keshtu i jepni argumentin me te forte Cekut per te fituar gjyqin per CEZ-in, me Shqiperine. Keshtu ndoshta kthehet ceku prap se sado i keq , prap ishte me i mire se keta qe po drejtojne sot…

  2. sit _ back _ and _ relaks says:

    Ja kajtet loken. Nuk kuptoj nje gje, cmimi i nje produkti ngrihet nqs ngrihet kosto e prodhimit e atij produkti dhe ngritja e cmimit duhet te reflektoje ngritjen e kostos. Tani mund te na sqaroje qeveria se ku eshte ngritur kosto e prodhimit te energjise? Nqs ne kosto futen dhe humbjet nga vjedhjet kjo nuk eshte faji i atij qe paguan por i atij qe nuk paguan dhe qe nuk i mbledh pagesat dhe nuk ka pse mban barren e kesaj kosto ai qe paguan rregullisht. Nqs futen humbjet ne rrjet nga amortizimi dhe rrjeti duhet permiresuar ath qeveria mos te rrisi cmimin por te rrisi arketimet. Nuk ka kuptim cdo 3 vjet te rritet cmimi kur asgje nuk ndryshon ne infrastrukutre dhe sherbim. Heren e fundit u rrit cmimi me premtimin per investime ne rrjet dhe rritjen e faturimeve, instalimin e sahateve te rinj etj etj. A u plotesuan keto objektiva? Apo per po te njetet objektiva do justifikojne prape rritjen e cmimit. Kjo eshte vjedhje me lejen e shtetit dhe problemi eshte se ketu kemi situate monopol pasi nuk ka nje operator tjeter konkurent ne treg qe te shesi energjine tek kosumatori. Opozota mos merret me bolet e kryeministrit por te kerkoje interpelanca dhe sqarime per keto gjera.

  3. Gezimi says:

    ERE, ki shume kujdes nga rritje e cmimit te energjise, se po demton shume vetem paguesit e rregullt! Qeveria t’i vere gishtin kokes, se pas rritjes se ketij cmimi, vjen cmimi i tjeter qe eshte ai i qeverisjes. Atehere nuk do kete me kohe. Ta dini mire, se te vetmit qe duartrokasin nga ky veprim jane hajdutet dhe mashtruesit me energjise. Nuk e kuptoj se ku do te dilni me keto rritje te perviteshme, bejini llogarite mire, ose disiplinoni konsumatoret e paprgjegjshem, qe te paguajne ate qe harxhojne, ose STOP menjehere me keto veprime arrogante!

  4. sit _ back _ and _ relaks says:

    Dhe a ka mundesi kjo ERE keto analizat, konsultimet dhe konkluzionet ti beje te hapura duke ftuar median qe njerezit te dine se si arsyetohet per keto ceshtje

  5. Sokrat says:

    Zoterinje te gazetes tema. Ceshte kjo cmenduri prej rreth 10 vjetesh. Nuk kan tup thone nen 300 kwh cmimi eshte 7.7 leke per kwh e mbi 300 kwh eshte 13.5 leke per kwh.
    Zoterinje shikoni cdo fature te CEZ per abonentet cmimi eshte si me poshte : ( Shembull )
    Shpenzimi 300 kwh x 7.7 leke/kwh = 2.310 leke
    Shpenzimi 520 kwh x 13.5 leke/kwh = 7.020 ”
    _____________________________________________
    Shuma 9.330 leke
    Shtohet tvsh 20% = 1.866 ”
    _________________________________________________
    Shuma per tu paguar eshte = 11.196 leke.
    Atehere zoterinje pse genjeni popullin se cmimi eshte 7.7 per pjesen e pare. Jo ai eshte 9.24 leke per kwh dhe per pjesen tjeter cmimi eshte 16.2 leke per kwh. Eshte me i shtrejti ne rajon.
    Zoterinje te gazetes Tema dhe vete Z. Mero Baze ta shikoni me vemendje kete ceshtje se eshte nje mashtrim i hapur.
    Ne cmim pershihet kosto, fitimi, marzhi tregtar, tvsh. Ta zeme futesh ne dyqan nje kostum kushton me cmim 20.000 leke. Vjen pagesa te thote shitesia duhet 24.000 leke se eshte tvsh plus. Po jo nuk ishte ne cmim. Atehere ne cmim nuk eshte as ne faturen e CEZ por ta mban. Pra sipas cmimit te CEZ une do te vete ne Gjykate pasi cmimi i ERE nuk ka perputhje, se CEZ shton nga cmimi qe i vendos ERE edhe 20% qe duhet te jete jo mbi cmimin e ERE por pjese e tij.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Tek ne nuk jane problem “fashat” por vjedhjet brenda ne KESH dhe jashte tij.
    Firmat private vjedhin ne bashkepunim me punonjesit e KESH,duke ju dhene lek nen dore dhe futur neper bordero e firmave,rruget ja u tregojne ata se si te vjedhin.
    Ngritja e çmimit do jete nje vjedhje tjeter mbi njerzit e ndershem qe paguajne,per te kompesuar “humbjet ne rrjet” si dhe shpenzimet kolosale ne institucionet shtetrore,ku ne mjafte raste faturohen shuma te majme ne favor te KESH.

  7. wickedgame says:

    Kush harxhon me shume ,pagon me pak ec aty Rilindja kaja shqipe.

  8. nili says:

    une them qe duhet te ikim sa me pare ne amerike , urgjentisht , shqiptare futjani llotarise amerikane sa me shume .

  9. Arif Gjongjini says:

    ERE-dmth në këtë rast qeveria, nuk ka të drejtë të ngrerë çmimin e energjisë pa i detyruar të tërë konsumatorët të paguajnë energjinë e përdorur. Vetëm pasi të bëhet kjo lind e drejta e diskutimit. Përveç kësaj, të mos na nxjerrin ca tellallë të shpifut e të na thonë se në rajonin e Ballkanit vetëm ne e kemi energjinë me çmim më të ulët. Pse më këtë do na mbushin mendjen? Me mashtrime? Të bëjnë detyrën për vjeljen e faturave sipas konsumit real. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të përmirësuar rrënjësisht situatën financiare të CEZ e të mos lëshohen si hijena mbi konsumatorët e rregullt. Përveç sa më sipër do ishte mirë të na thonë se ç’rroga marrin ata specialistët e ERE-s dhe nëse i kanë paguar vetë faturat e energjisë rregullisht, se mesa po shohim e dëgjojmë janë të shumtë ata si lloji i tyre që kanë miljona pa paguar, se vetëm të kamurit ia ditkan kimenë parasë (vjedhjes), ndërsa të pangopurit e durojnë urinë meqë janë mësuar e familjarizuar me të, prandaj rrinë edhe më gjatë pa ngrënë për të mos u katandisur edhe ata si hajdutët e pushteteve.

  10. Xhaja says:

    Mos u keqkuptoni o shqiptar
    Ere do tu fus vetem koken
    Damian gjiknuri 1/4
    Arben ahmetaj 2/4
    Fmn vetem 3/4
    Dhe rama me gjithe bole brenda
    Jeni popull I vdekur komplet I doni partite me shume se femijet
    Protesta vetem protesta e zgjidh kete shtet
    Te ngresh cmimin vetem inflacioni e ka te drejten por keta e ngrene per koncesionet qe po paguhen te mafia
    Cheers

  11. E verteta says:

    Ky Ahmetaj sikur doli dhe tha se nuk do te kete rritje te energjise dhe taksava.

    Ahmetaj mashtron! Qeveria e re per te cilen te gjithe kemi votuar ti thote te verteten Shqiptareve, sepse borxhi i FMN-se duhet shlyer dhe ata para do te dalin nga njerezit nepermjet taksave ose sherbimeve. Nuk eshte faji e qeverise Shqiptare qe Sali Berisha ju la varur torben me milionat e borxhit, por edhe ky gazep qe te dalin dhe te mashtrojne nepermjet ketij Ahmetaj, nuk durohet! Ne dime shume mire qe te gjitha do te rriten, sepse nuk ka menyre tjeter nga do te dalin parate. Politika sa me e sinqerte qe te jete me problemet qe ka vend, aq me mire do te kete mundesi qe ti manaxhoj ato. Njerezve ju duhet thene e verteta, sepse ata e dine me mire ate, nga keta politikane qe paguhen nga xhepat tane. Zoteria Ahmetaj te dale dhe te thote te verteten, se dite me te veshtira po vijne dhe te mos shese konsum politik apo mediatik, si Sali Berisha qe thoshte jemi ekonomia me dyte pas Gjermanise.

  12. FMN dhe BB nuk janë organe qeveritare por thjesht institute bankare, te cilat fuqinë e tyre financiare ja dedikojnë përfitimit të interesave përmes kredidhënies, e si të tilla s’ka arësye që atyre t’u dëgjohen “rekomandimet” nga një “shtet”.

    Rekomandimet një shtet mund t’i marrë nga përfaqesues të një shteti tjetër, nga unione shtetërore si pshm. BE dhe USA, si dhe nga organizma ndërkombëtare të të njëjtit nivel, dhe jo nga institucione biznesi, interesi i të cilëve është të shtojnë sa më shumë kapitalin e tyre përmes ofrimit të “ndihmave financiare” kundrejt disa vendeve të varfra që shkojnë drejt kalbëzimit, apo atyre që ndodhen në zhvillim.

    “Borxhlinjve” tanë, të cilëve fati për momentin u ka dhënë të drejtën të flasin në emër të një shteti, sigurisht që u shijon kredia qindra miljonçe, se me to mund të kollondrisen mirë e bukur të paktën për vitet që do të kenë të drejtën e administrimit të huasë bankare, pa qënë nevoja të kenë frikë se prej keqmenaxhimit apo përvetësimit të borxheve shtetërore mund t’u prishet sadopak rehatia personale, apo në rastin më flagrant t’u përdridhen para syve edhe ato dy byzylyçkat e kromuara.

    Në një kohë ku numri i ndëshkimeve të zyrtarëve të lartë qeveritarë për vjedhje dhe korrupsion është zero, fuqizimi personal i “biznesmenëve borxhlinj” të veshur me pushtet do të kishte padyshim prioritet të shkallës së parë, me dijeni të plotë se kur t’u kërkohet nga huadhënësi shlyerja e borxheve, barrën e rëndë do t’ja këpusin mbi kurriz taksapaguesve dhe konsumatorëve shqiptarë.

    Lexoni pak me kujdes, se sa pa lidhje është shpjegimi i mëposhtëm

    “FMN-ja dhe BB-ja i kanë rekomanduar Shqipërisë që të bëjë një reformë përsa i përket tarifave të energjisë, pasi në shumë raste abuzohet nga faturuesit e kompanisë që bën shpërndarjen…”

    Me pak fjalë, huadhënësi jep rekomandime se si duhet të mblidhet paraja nga kredimarrësi… dhe e justifikon këtë thënie duke arësye´tuar me llogjikën e gamorit. Nëse punonjësit e CEZ-it kanë bërë abuzime me faturat, kjo do të thotë se nuk e kanë fajin tarifat, kështu që s’ka pse të bëhet rishikimi i tyre.

    Sipas një llogjike të thjeshtë, çmimi i energjisë i bie që duhet ulur, sepse sipas konstatimit nuk na e paskan patur fajin konsumatoret, por vetë menaxherët që kanë punuar “me duar të pastra”.

    Lexoni pak edhe komentin e z.Sokrat diku më lart, që të bideni se skërbythjet duan t’ua hollojnë lëkurën më keq se ç’ju është bërë. Po nuk e ngritët zërin do t’a hani në birë të s…. kallamin e sheqerit.

    Kush nuk dëgjon, pëson!

  13. gjon says:

    Unifikimi i cmimit te energjise Elektrike ben qe Faturiste sigurisht te komanduar nga eprorette mos kene shume mundesi te abuzojne si me pare me dy cmime.E rendesishme do te ishte ulja e TVSHse nga 20% NE 10%

    1. Tir says:

      po mire mo servil i rilindjes pse nuk e unifikojne te gjithin me 7.7 leke sa eshte tani po do e unifikojne duke e ngritur apo???
      se ju sorrosianet te lemerisni me budallaleqet tuaja , jeni ju hajvaner e kujtoni dhe se mileti eshte i vafer dhe o burra dhe keta hajvaner jane .
      beni qejf sa te arrini dhe ju piken e vdekjes se historia e ka treguar keto 23 vite se kur ngrihet mileti me mire ik se e di vete ku perfundon .

  14. benseven11 says:

    Akt pa tru i qeverise dhe partise se Edi Rames.Rritja e cmimit do te thote ulje e kualitetit te jeteses se qytetareve te thjeshte
    dhe uljen e fuqise blerese.Kjo do ndikoje negativisht jo vetem ne qytetaret por edhe ne biznese te tregetise qe do shesin me pak si rezultat i renies se fuqise blerese.Me pak shitje nga tregetia do te thote me pak taksa do grumbulloje shteti ngaa bizneset.(taksat llogariten si perqindje ndaj volumit te shitjeve ne euro—-me pak volum shitjesh,do te thote me pak taksa te paguara, do te thote me pak para ne buxhet
    “”congratulations”” idiota.
    Nqs rritet cmimi i dritave,qytetaret nuk do votojne me per Edi Ramen,
    pa folur per vjedhjet e elektrikut ne mase,mos pagese faturash etj.

  15. Niko says:

    patjeter duhet me u rrit eshte shtrenjtu cmimi ujit.Vazhdoni se mban ky popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje