Më 22 mars 1992, 22 vjet më parë, Partia Demokratike erdhi në pushtet duke i dhënë fund regjimit komunist.
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon se ku bashkohen dhe ku ndahen 22 marsi i ‘92-shit me 23 qershorin e vitit 2013.
“Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e 23 qershorit me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël, nëse do të realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshimin, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen në votë kundër. Zgjedhjet e vitit 1992, siç kam thënë gjetkë, sollën me 2/3 e votave përmbysjen dhe ndryshimin e një sistemi socialist botëror dhe fillimin e periudhës së tranzicionit për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti të ri demokratik, që po rezulton i vështirë dhe me zigzage e shmangie, që erdhën duke u shtuar në kohë, që ngarkojnë me përgjegjësi klasën politike dhe jo vetëm atë. Ndërsa zgjedhjet e 2013 paraqesin përmbysjen, me votën masive të votuesve, të një qeverisjeje që kishte tjetërsuar arritjet në ekonominë e tregut të lirë, në shtetin ligjor e të drejtat e njeriut, një rrugë e filluar përpara saj, me pasoja për të ardhmen e vendit”, shprehet Meksi për gazetën Dita.
I pyetur për analizën e humbjes së PD-së në zgjedhje, Meksi shprehet: “Nuk është hera e parë që Sali Berisha dështimin nuk e analizon, por e kalon duke “reformuar” PD-në me klanin e vet e duke larguar kundërshtarët (qoftë edhe të sajuar). Kjo ndodhi në 1997 me grupin e 27-tëve, që ne e patëm quajtur “fillimi i bolshevizmit të PD-së”. Këtë e bëri me dorëheqjen e tij formale duke zgjedhur (emëruar ai) me një anëtar- një votë (si kryetarin), një rregull demokratik i mohuar vazhdimisht me kryeneçësi nga ai dhe partia e tij, dhe që nuk përfshihet për këtë rast në statut”.
Përsa i përket qeverisë Rama, Meksi deklaron se: “Është qeveri me mandat të mjaftueshëm për reforma, por është ende larg pritshmërive të saj. Ky vend ka nevojë për përparim dhe sa më shpejt”.
Te gjithe kur dalin nga “stani” i Saliut,behen demokrate te vertet,ju kujtohen zotimet e 1992-it!
Por..dhe mua me kujtohet skeçi i te madhit Aleko Prodani,kur ulej ne karrigen e pushtetarit bente si ujk i terbuar.
Edhe ti je nje fytyre e poshter qe duhet te ishe ne burg…por ky eshte vend muti, prandaj bej qejf….
Te lumte Leka,kush eshte intelektual i mirfillte duhet te distancohet nga krimineli Sali Berisha,vendi i tij eshte burgu.
pd eshte nje force e marre fund me nje kryetar kukull. kishin nje shans si parti, e humben!
Me mire vone se kurre, keshtu dhe puna jote,
Nuk i thonë kot se pleqëria të leton. Do ketë parë ëndrra me dygishtorë i shkreti.
Në vend të fjalës “shpresë” ka përdorur fjalën “fund”.
Mos e shani se donte të thoshte: “Partia Demokratike erdhi në pushtet duke i dhënë shpresë regjimit komunist…”
Pali je gjigand
Makinave te vjetra jua kane rrite taksen, nuk e di pse nuk vendosin takse edhe par pordhat e ketyre matufeve.
Mos shkruani kot kunder Zotit Meksi, se ai ka thene gjithmon te verteten.Pd-ke ka humbur shume kredibilitetin e saj vetem nga Sali Berisha.Nqs Saliu nuk do te ishte ne krye te saj,ajo edhe sote do ishte ne udheheqje.Saliu eshte bere shqipetari me i urryer.Goja e felliqur e tij,qe bje era kerme me kilometra larg,ka bere shume anetar dhe simpatizantet e saj te largohen.Prandaj Aleksander Meksi ka te drejte pasi nuk do qe te jete keshtu pd-ke.por me nje pristigj te madhe dhe te besueshem.
More Jupiter por kur e ka patur PD-ja prestigjin e madh? Kur? Ne 1991-shin dhe ne vazhdim ajo nuk u udhehoq nga parimet demokratike per shtetin e se drejtes, drejtesine sociale, dhe zhvillimin ekonomik. Perkundrazi!!! Koha tregoi se ajo parti ishte nje grupim njerezish me interesa te perbashketa ne kundershtim me interesat e populli.
PD-ja rezultoi fatkeqesi per shqiptaret. Ate e krijoi dhe e drejtoi nje ish-komunist qe ne bulevardin Deshmoret e Kombit u thosh njerezve te aferm te klanit te tij, te cilet i kujtonin se ishte koha per tu pasuruar… Dale se eshte pak shpejt por aty do te dalim!
Kjo nuk ishte parti me parime por nje klan i etur per pasuri dhe pushtet. Jo rastesisht aty e gjeten veten pinjolle te ballit dhe legalitetit qe shikonin te kjo parti realizmin e endrrave te tyre per pasuri dhe pushtet te pakufizuar ne kurriz te popullit.
PD nuk ishte nje NISMETARE por thjesht nje reagim i vonuar pas dorezimit te pushtetit nga PPSH-ja.
Se ku e kame pare kete fytyre po po eshte ai qe kishte hipur ne fik dhe ra pa u thyer kemba,ooooooooooo hajdut oooooo legen sa pasuri vure kur ishe ne fik.prokuroria duhe tu sekuestroje te gjithe ketyre larove dhe femijeve pasurine e pa ligjeshme qe kane vene keto 23 vjet
I duhet bere hetimi me pare??? U ja kane bere kater hera keta te ps me sa mbaj mend une. Po juve ju duhet hetuar njehere truri pastaj tju jepet e drejta me fol. Shife njehere posht te tema ne fund qe thote nga kush eshte e mundesuar dhe beji nje search asaj firmes se ne emer te kujt eshte
Ky mustaqe misri qe flet pas pliafit se sa ishte me saliun edhe per te bere pordhen merrte leje me shkrim tek vicidolsi, ben mire te gezoj miliradat qe vodhi nga piramidat dhe beri pallate luksoze, se per demokracien nuk flet dot mbasi ky e mbushi qeverine e vitit 1992 me spiuna, komunista, hetues dhe hajduta ordinera te dikatures komuniste