Zhduken 16 deklarata pasurie, mes tyre e Llallës dhe Xhukës

22 Mars 2014, 09:32Politika TEMA

16 dosje të kontrollit të plotë të pasurive janë zhdukur nga arkivi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Mes tyre janë dosjet e kontrollit të plotë të ish-kryeinspektorëve, Adriatik Lalla dhe Zana Xhuka, dy paraardhësit e kryeinspektorit, Shkëlqim Ganaj.

Burime nga ky institucion pohojnë për Shekullin se konkluzionet janë nxjerrë në përfundim të fazës së parë të kontrollit të dosjeve në arkiv e protokoll.

Në përfundim të këtij procesi, janë sistemuar e kontrolluar nga e para rreth 16.000 deklarata pasurie, 30.000 fletë kontrolli aritmetik e logjik dhe 5500 dosje të kontrollit të plotë, nga viti 2004 deri më sot.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të nisë dhe faza e dytë, që ka të bëjë me kontrollin e dokumentacionit të dosjeve, proces ky që është edhe më delikat dhe që kërkon më shumë kohë.

Të njëjtat burime pohojnë se për një transparencë të plotë, Inspektori i Përgjithshëm ka përshirë në këtë proces shumë të vështirë, i cili ka nisur që ditën e parë kur Ganaj ka marrë detyrën, të 50-të punonjësit e ILDKPKI-së.

11 komente në “Zhduken 16 deklarata pasurie, mes tyre e Llallës dhe Xhukës”

  1. Neorealizmi says:

    Do te me thoni paragjykues, por nuk mund te besoj se kjo fytyre ne foto eshte njeri i mire!!!

  2. Gezimi says:

    Ne kete rast, pergjegjesia dhe penaliteti i kesaj zonje duhet te rritet ndjeshem, pasi ka vepruar me ndergjegje te plote per te mbrojtur vehten dhe te tjeret rreth saj! Ne si komb kemi shume rruge te gjate per te bere!

  3. indrit says:

    shikoni fytyrat e ndyra dhe falangat e filoserbit sali,23 vjet te shkuara dem te hedhura ne plera sic eshte edhe vete skizo-psiqiku sali…

  4. Xhaja says:

    Po gjete nje person te vetem te kete respekt per kete fytyren qe flet ti
    Bingo

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Alo Çimi,si mire e ka filluar punen ky adashi yt!
    – Si,nuk ka filluar akoma,pse ?!
    – Po sistemon,puna fillon me denoncimin e fakteve ne Prokurori.

  6. zelka says:

    Rrofte rilindja!. Jam i bindur qe kjo heshtje per te mos bere asnje reforme ne gjyqesor, biles as per te diskutuar per kete reforme, do ta coje kete qeveri aty ku ishte shume shpejt…njerzit qe i besuan perallave te Edi Rames i sheh sot me te zhgenjyer se kurre….

  7. .Tru shkuluri says:

    Ne çdo pjese te trupit ta kapesh kjo te vret, aq e veshtire eshte.

  8. bato says:

    Doemos qe do t’i zhdukte dosjet e vetes dhe te atyre qe e vune ne ate detyre kjo Xhukja, ndaj partia komuniste e Sales po cjerr bythen me thonje per te mbrojtur me cdo kusht kriminelen!Por do vije nje dite… dhe nuk do jete e larget qe Xhukja dhe Berishja e Lulka do te japin llogari. Tmerri i tyre qe tani po shfaqt se e shikojne fundin e humneres ku do te perfundojne. Ndyresirat e kombit!

  9. Pall K. says:

    Pas librit “Kurani” duket se do ta kete radhen “Kurbani” ?

  10. Bubureci Kolorados says:

    Kjo Xhukja po te lahet dhe te regullohet pak behet e mire. Hyn ne tipin e grave qeflesha.

  11. Leone-53 says:

    Duhen bere ndryshime ne ligjin perkates te I.D.K.P. ku ne raste se te ardhurat ne vite nuk perputhen me pasurin reale te personit ti sekuestrohet pasuria “e tepert” e ti shkoj buxhetit per popullin sepse atij i eshte mare pa te drejt ne rruge te ndryshme koruptive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje