Kryeministri Edi Rama premton heqjen e kufirit për sipërmarrjen mes dy vendeve, ndërsa ftoi bizneset e Kosovës që të investojnë në Shqipëri nëpërmjet nismës së shpallur që u jep objektet shtetërore me qira 1 euro.
Gjatë vizitës së zhvilluar në Pejë, ku u takua me sipërmarrës vendas, Rama ka propozuar ngritjen e një Dhome Tregtare Kombëtare, e cila do të jetë pala e përbashkët që do të mbrojë interesat e biznesit këtej dhe andej kufirit.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare, bëri të ditur edhe projektet e diskutuara në takimin e zhvilluar sot me Kryetaren e Komunës së Gjakovës.
“Angazhimi ynë është që kufirin ta bëjmë mundësi, të heqim tatimin e dyfishtë”, tha Rama, ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt ministrat e Financave të Kosovës, dhe Shqipërisë do firmosin marrëveshjen për këtë.
Ai shprehu besimin se shkëmbimi pa pengesa e çdo gjëje që është e shkruar shqip, libër apo gazeta është me një rëndësi të madhe për të dy anët e kufirit.
“Ne do e trajtojmë edhe javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë, do futet skema e përjashtimi të TVSH-së për tubat e çelikut, kërkesë e drejtuar nga kompani të huaja prej shumë vitesh dhe ne e gjetëm aty sikurse dhe një mal me letra ankesa dhe kërkesa, dhe kur e imagjionon sa shumë e kanë pësuar ata që s’kanë marrë përgjigje”.
Rama bëri të ditur më tej se grupi i përbashkët i punës për eleminimin e barrierave jotarifore po funksionon më së miri dhe po punon për harmonizimin e legjislacionit.
Ai tha se në fund të prillit “do bëjmë një vlerësim të përbashkët dhe do jetë publik, lidhur me procedurat doganore”.
“Ne duam që me çdo kusht të reduktojmë ditët e tranzitit në orë, dhe çdo kompanie që është edhe këtu edhe atje, t’ia bëjmë kufirin të padukshëm dhe praktikisht të jetojë në të njëjtën hapësirë pavarësisht që ka dy qeveri. Kush prodhon në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk do ketë ansjë lloj kufiri”, deklaroi kryeministri.
Sipas tij, “nuk kemi kohë për të humbur, siç humbëm kohë me interkonjeksionin” dhe për këtë shtoi se “disponojmë burime të mjaftueshme ujore, Shqipëria është vendi i dytë pas Norvegjisë, por ky potencial duhet të jetë në dispozicion të dy vendeve”.
Në vijim, kreu i qeverisë u ndal më tej tek oferta turistike e përbashkët.
“Kur unë fillova punë, gjeta një ide aty të saposkicuar për një projekt për Alpet e Shqipërisë. Nuk ka kuptim që mos të jetë i përbashkët me Kosovën. Alpet t’i trajtojmë bashkë dhe turistët e kalojnë kufirin vetë”, nënvizoi Rama.
Sipas tij, politika dhe politikanët sado qëllime dhe vullnet të mirë të kenë, nuk kanë të mundësi të bëjnë për bizneset atë që vetë biznesi mund të bëjnë.
Në përfundim, kryeministri Rama e konsideroi me rëndësi vënien e pasurisë së sipërmarrjes në shërbim të investimeve për të luftuar varfërinë.
Ndërkaq, ministri i Financave të Kosovës Besim Beqaj, theksoi se së shpejti do të ketë një takim me doganat e tatimet e dy palëve për të bërë të mundur çlirimin e barrierave dhe unifikimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.
“Ky është një takim i rëndësishëm që kërkon të shkoqisë problemet reale të dy shteteve dhe të një kombi që do të ketë një ekonomi dhe na mundëson të dalim bashkë në tregje”, deklaroi Beqaj.
Përfaqësuesit e biznesit të Kosovës kanë deklaruar se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të duhet të marrin masa më të ndjeshme për të unifikuar tregun dhe për të promovuar prodhimin e Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrë që të krijohet një treg i përbashkët.
derri rama paska shkuar te kukulla e pacollit-pacovit te putinit .pacovi dhender rus.dhe kjo kusarja po i bene buste Fadil hogjes kriminielit titiste staliniste qe denoi me vrasje demonstruesit shqiptare me 1981.e paskan gjet veten komunistet dhe hajnat.
Po ca flet mor idiot mor felliqesire, po me siguri ti do jesh ndonje nga ato serbet e kosovarizuar qe ke kto paranojat e pacollit dhe putinit etj etj, po per te bashkuar 1 komb te ndare ne 2 shtete si do tja arrish pervecse duke i fuqizuar te dy deri ne ate pik ku te jen te afte te marrin vendime, e mos te qeverisen akoma nga forca nderkombetare.
Po ka lezet keshtu nje kryeminister shqipetare qe pervec shqiperise ndihmon dhe vellezerit tone kosovare me cte mundet kjo eshte super dhe duhet vleresuar.
te ktheje pronat te i zoti , pastaj te fusi kosovaret se do vritemi me keq se cjemi baterdisur
Mendo njeher per ne o kryeminister pastaj per kosovaret
Po per ju po mendon, se investimet kosovare jane si investimet e huaja, apo leket e turisteve kosovare jane njelloj si leket e cdo turisti te huaj. Se Kosova dhe Shqiperia skane banke te perbashket kombetare.
Po ku i le fobia shqiptaret minoritar te shohin me larg se hunda e tyre.
Ja nje shembull tjeter: Gjermania dhe Greqia skane dogane per produktet qe shkembejne vete, dmth cdo produkt i prodhuar ne Greqi futet pa dogane ne GJermani dhe anasjelltas.
Ne kete rast GJermani ja fut sa krahu Grekut se greku ska fuqi te prodhoje aq lire dhe me aq cilesi sa gjermani, keshtu qe grekut i ngelet te eksportoje vetem djathin feta.
Ne te njejten gje po ben dhe Rama, vetem me ndryshimin qe si Kosova dhe Shqiperia kane te njejtin nivel ekonomik, dmth qe produktet e secilit vend do futen pa dogane.
Keshtu ti Ilir disa Produkte qe i importon nga BE por prodhohen me lire ne Kosove, do vijne pas marreveshjes nga Kosova.
Pra mendoi per ty! Shko pi kafen tani te zgjohesh te kuptosh.
Me vend e ka Rama.Nese per gjashte muaj nuk beri gje,tani ka thene mire.Ky po e shef se Shqiperia e ka veshire te behet shtet me kete strukture te popullesise qe ka.Vrasje,krime,ngecje ne zhvillim etj.dhe per kete eshte demoralizuar Kryeministri.Ky qetesine e gjene ne Kosove dhe per kete do bashkim kulturore,aresimore,ekonomik etj.Kosovaret,mund te jene promotore te jetes zhvillimore ekonomike.Keshtu kane bere edhe shtetet e Beneluksit,Gjermania,Franca dhe gjithe Europa.Perse mos te bejme edhe ne?Ne Bruksel duhet shkuar te zhvilluar dhe bashkarishte me te gjitha shtetet ballkanike,pamarreparasysh perkatesine etnike,fetare dhe politike.Mjafte me me luftera dhe percarje te tjera te demshme per njerezimin.
Oh cfare flitet ne keto komente.. Ne vend qe ti pershendesni keto plane qe na bashkojne si popull gjeni gjithmone menyren per te share.. Kosovaret jane shqiptare.. dhe n.q.s ata vijne tek ne edhe ne shkojme tek ata.. shkembejme , ne nje hapesire me te gjere duke pasur mundesi me shume per zhvillim… Cfare jeni ju qe flisni keshtu?? Serb!!!!!!!!!!!Apo Greke ANTISHQIPTARE.. Ky lajm eshte i mire, por nuk ju mjafton.. do ti gjeni bishta!
Ore po kjo eshte skandal me placin syte –Po ne te dytet edhe ne uje hahahahahaha
Ai Sala nuk e ka nxjer kot llafin qe ne jemi te dytet –Po tani ne qenkemi edhe ne uje te dytet, ne ekonomi po te dytet , se e ka thene Sala,
ne futboll jemi te dytet , por nga fundi -…
KE KALUAR HENDEKUN E BEGUT
Ne viziten ne Gjakove, nga ku e kane edhe prejardhjen shumica e vlleherve qe jane shperngulur ne Shqiperi, Edi AuNirthte Rama, u premtoi gjakovareve dhe kosovareve ne pergjithesi, shpartallim te shtetit shqiptar, te kufirit, te doganave, te turizmit, te pasurive ujore dhe tokesore e nen tokesore.
Ai e beri kete pa marre parasysh, ndjeshmerine, aspiratat, kendveshtrimin, perceptimin gjate-shekullor te keqedashesise se kosovareve ndaj shqiptareve, e beri pa marre parasysh vullnetin e popullit sovran qe i dhuroi votat, e beri duke tradhetuar si asnje here fisnikerine, burrerine, krenarine, besnikerine e shqiptareve.
Shqiptaret nuk i duan kosovaret si bashke qytetare, nuk i duan as edhe si biznesmene, si kulture shites skadente, si votues potenciale te mbeturinave serbo-malazeze ne Shqiperi, si perhapes, financiatore e rekrutues te shqiptareve per te mbushur rradhet e al-qaedisteve kudo ne bote, si atentatore kriminale te fshehur pas pasaportave shqiptare te dhuruara enkas nga serbo-malazezi i tyre Sali Ram Shiqere Berisha, si hajdute, droge e arme shites kriminale, si te degjeneruar morale, si shoviniste politike, si ekstremiste te hitlerianizuar.
Nje referendum mbare shqiptar do ishte pergjigja me e mire ndaj Edi AuNirthte Rames e keshilltareve te tij serbo-vllahore, per ti thene nje here e pergjithmone JO bastardhimit komb-shkaterrues aq shume te desheruar nga antishqiptare te dukshem e jo.
Ne nuk mund ti durojme me kosovaret te nderhyjne ne jeten tone, te peshtirezojne qytetet e fshatrat tona, ti blejne ata me parate e ndyra te riçiklimit te droges, hordhekut, spiunllekut, armeshitjes, korrupsiuonit e shumave te paguara nga serbo-malezezet per te zhdukur Shqiperine.
Askush nuk te dha te drejten ty Edi AuNirthte Rama, biri plan prishes i Kristaqit, te zhdukesh sovranitetin e shqiptareve e te Shqiperise se banuar prej tyre. Ne se do te ndihmosh Kosoven dhe kosovaret, beje pa shkaterruar Shqiperine. Ne jemi dy kombe, jemi dy shtete, jemi dy mentalitete te mire ndare nga historia mijera vjeçare e ketyre trojeve, paçka se flasim te njejten baze gjuhesore: shqipen.
Makiavelizmi “carpe diem” (perfito nga rasti) qe ti po perdor si justifikim per keto bema antishqiptare, duke u shprehur “.. kemi pak kohe..”, çon uje ne mullirin helm-prodhues antishqiptar te serbo-malazezo-frankofoneve te te gjitha ngjyrave. Po ketu nuk behet fjale per ngjyrat e shkarravinave tuaja, ketu flitet per te ardhmen e Shqiperise e te shqiptareve per te cilen, ndryshe nga sa mendon e vepron ti, ata (neve) ne kete sens, te kane dhene vetem çelesat e kashtes.
Qe je nje hipokrit i sharlatinizuar, e tregove ne Kuvend me ato fjalet e rrugaçit te vete ngritur me premtime mashtruese ne fronin me te larte te shqiptareve. Edhe nje fare Ahmet Zogu e beri dekada me pare, edhe nje pusht si Sali Ram Shiqere Berisha e beri deri pak vite me pare.
Kthehu mbrapa nga hendeku qe hodhe Begu i Rame Vllahoreve. Nuk eshte asnjehere vone, edhe per ty.
Keto hapjet keshtu nuk me pelqejne …kosovaret jane te gjithe kengetare dhe nuk ja thone per pune se falen 5 here ne dite.
Ne kemi 1000 probleme me pronat,me informalitetin,me vjedhjen e energjise,me…
Shqiptar po nuk u bashkuam, kurr nuk do te ecim perpara me sukses, Bashkimi ben fuqin nga te gjitha ante, Rrofte Shqiperia etnika
Nga fjalet ne vepra,z.Rama.Ju lutem qe cdo veprim qe ndermeret,te afatizohet dhe te kryhet me perpikeri dhe ndergjegje te plote.Vetem ne kete menyre do behet nje bum i zhvillimit ekonomik ne te dy shtetet tona.Askush nuk do vij te na beje punet tona,poqese ne vet nuk bejme asgje.Perse une te kem pengesa,per blerje te ndonje biznesi,banese,shtepie etj.ne Shqiperi ose anasjelltas?Natyrisht,se edhe Brukseli do bashkepunim te ndersjelle ekonomik me qellim zbutje te papunesise,vareferise dhe pengimin e migrimeve ilegale jashte trojeve tona.Pozitat gjeografike te dy vendeve tona jane nder me te mirat ne rajon dhe me gjere.Ti shfrytezojme ato qe na i ka dhuru natyra, per te miren e dy shteteve dhe turizmit ne teresi.Uroi z.Rama qe te jeni i pari qe do eliminoni barierat doganore mes dy vendeve tona.