Energjia me tarifë të njësuar/ Çmimi për familjarët në Shqipëri, më i larti në rajon

22 Mars 2014, 17:33Politika TEMA

Në kohën kur është ndezur debati për çmimin e energjisë në Shqipëri, pas spekulimeve se do ketë rritje, Open Data Albania ka sjellë një seri të dhënash, që tregojnë se familjarët në Shqipëri paguajnë më shumë se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Rumanisë.

Të dhënat janë sigurar nga Eurostat.

Kështu, Eurostat vlerëson se çmimi efektiv i paguar nga familjet shqiptare për energjinë elektrike është në masën 0.116 euro për kWh për vitin 2013.

Të dhënat janë për tremujorin e parë të vitit 2013, kur konsumi i familjeve shqiptare është më i lartë se sa në verë dhe rrjedhimisht edhe çmimi mesatar i paguar është më i lartë.

Çmimet zyrtare të energjisë elektrike në vend nuk ka ndryshuar që nga viti 2008.

Në rajonin e Ballkanit vetëm Rumania ka çmim më të lartë prej 0.132 eurosh për kWh, ndërsa vendet e tjera e kanë çmimin më të ulët.

Mali i Zi e ka 0.1 euro për kWh, ndërsa familjet në Bullgari paguajnë 0.092 euro për kWh.

Në Bosnje dhe në Maqedoni gjendet çmimi më i ulët i energjisë elektrike për familjet në masën 0.08 euro për kWh.

Në Bashkimin Europian çmimi i energjisë elektrike është afërsisht 80 përqind më i lartë se sa në Shqipëri, ose 0.2 euro për kWh.

Vendi më i shtrenjtë është Danimarka, ku energjia elektrike kushton 0.3 Euro për kWh, kryesisht si pasojë e kostos së lartë të burimeve të reja të energjisë së rinovueshme si era, për të cilën Danimarka është e famshme.

Me përjashtim të vendeve të reja anëtare, Franca është një prej vendeve me çmim të ulët të energjisë për konsumatorët familjarë prej 0.147 eurosh për kWh, kryesisht si pasojë e përdorimit të lartë të energjisë bërthamore nga ky vend.

Ndërkohë Top Channel raporton se Enti Rregullator i Energjisë po merr në konsideratë heqjen e fashës së mbrojtur të konsumit deri në 300 kilovat.

Kryetari i Entit, Petrit Ahmetaj tha se orientimi është që vitin tjetër të shkohet drejt një tarife të njëhsuar për energjinë elektrike.

“Struktura e çmimit, e cila është në dy blloqe nga pikëpamja e zbatueshmërisë te kompania ka hasur probleme, sepse vlerësimi i çmimit në dy blloqe do të thotë që mekanizmi i lexiit duhet të jetë shumë korrekt që lidhet me datat e leximit, pra duhet të respektosh periudhën njëmujore. Por nuk është vetëm ky një nga faktet, sepse brenda kësaj strukture ekziston mundësi që të abuzohet me konsumatorin”, tha Ahmetaj.

Aktualisht çmimi i energjisë llogaritet me dy blloqe.

Për konsumin deri në 300 kilovat në muaj, familjarët paguajnë 7.7 lekë, ndërsa për sasinë që konsumohet mbi këtë fashë çmimi është 13.5 lekë. Gjasat janë që të shkohet drejt një çmimi të njehsuar, i cili do të jetë ndërmjet të dyve.

“Unë nuk mund të them sot një çmim të ri sepse ajo duhet të jetë në bazë të një analize, por edhe nëse do të jetë më i lartë se çmimi i fazës së mbrojtur, gjithmonë mbrojtja e konsumatorëve do të realizohet, flas për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë”, tha Ahmetaj.

Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator tregojnë se mbi 75 përqind e familjeve shqiptare kanë një konsum mujor energjie deri në 300 kilovat orë.

Njëhsimi i çmimit në një nivel më të lartë se 7.7 lekë do të sillte automatikisht rritjen e faturës mujore që ata paguajnë për energjinë.

Masa e rritjes do të varet nga çmimi i ri që do të përcaktohet. Qeveria thotë se do të mbrojë shtresat në nevojë dhe një nga variantet e përfolur është ai i kompensimit me para në dorë për 100 mijë familjet, të cilat janë në skemën e ndihmës ekonomike. Kjo është sa rreth 12 përqind e totalit të familjeve.

37 komente në “Energjia me tarifë të njësuar/ Çmimi për familjarët në Shqipëri, më i larti në rajon”

  1. mitro says:

    Nje menyre e kamufluar per te rritur cmimin e energjise elektrike per konsumatoret familjare,dhe ne nje kohe kur 75%e familjeve jane me konsumin nen 300Kwh .Eshte normale per nje shtet qe Saliu e coi ne vendin e dyte ne Europe pas Gjermanise,me siguri qe Rama do e coje ne vendin e dyte ne bote pas Amerikes.Ne kemi jo vetem cmimin me te larte ne rajon per energjine elektrike por edhe per ujin e pijshem pra jemi fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut.

    1. neda says:

      Ne energjine e prodhojme vete dhe si e till nuk ka pse mashtrohet opinioni me tarifat e bashkimit europjan, ne nuk kemi rrogat e europes,ne kemi nje sistem prodhues energjitik te ndertuar nga sistemi mepareshem ku kostua eshte l lek per kw/ore, problemi eshte tjeterkund,eshte per te varferuar me tej kete popullesi qe eshte sa nje nga qytet e vendeve perrreth,por ngritje do kete se populli yne nuk di te demostroje,nuk di te rrezoje qeveri, revoltohet kur ka divergjenca ne parlament sepse udhehiqen nga parimi “ju mos u zini se ne do bejme si te bejme”, prandaj popullata vuan ne thelb mosqyteterimin e saj.Ne se ka humbje ne rjet faji eshte i keqmenaxhimit,pra eshte i qeverise, qeveria te gjeje menyrat te punoje mire dhe te beje detyren per te cilen eshte votuar dhe ti lere perrallat me krahasimin e cmimeve se behet qesharake kur dihet qe te ardhurat dhe papunesia jane ne ato nivele qe te gjithe i dim qe nuk ka asnje vend ne planetqe te krahasohen dhe ngritja e cmimit e perkeqeson me tej situaten.

    2. itreg says:

      Shto dhe telefonatat me te shtrenjta.

      1. Al says:

        Te ardhurat me te uleta ne rajon

        Vendi me me shume burime hidrike

        Cmimet me te larta te energjise ne rajon

        A ka ndonje qe e shpjegon kete ekuacion (pervec p.. Motrave politikan)

    3. alby says:

      a c’ha mut o Mitro me gjithe Saline tend

    4. Sokrati says:

      S’keni pare akoma.
      Mire ju a bejne.

    5. reformer says:

      Njeriu i piramidave, Saliu na la nje piramide tjeter gjigande ne sektorin e energjise, por nje piramide te permbysur kokeposhte ne formen e nje grope te thelle.

      Sado llafe te tjerrim ne tani, nuk e mbushim dot gropen qe na ka lene lumemadhi.

  2. ALMA says:

    E KEMI TRASHEGIMI NGA QEVERIA “BERISHA”!

    1. Tir says:

      me vertete dhe kete e ke dhurate nga saliu ? si ka mundesi se spo kuptojme gje me? cdo gje u rrit ne vlere qe ne 1 janar te ketij viti dhe akoma saliu e ka fajin.?

    2. SK0RPIONI says:

      Alma @ ,,Saliu e ka fajin,Saliu e ka fajin,,.Jeni be te merzitshem si miza te kalit o shamikuqe.Pfffffffff Car injorance car perversiteti.

  3. pa pune says:

    nuk na hyn ne pune kush e ka fajin per çmimin e larte te energjise.
    Me rrogat qe marrim çfare duhet te bejme ? te hame apo te paguajme dritat , ujin , dhe ilaçet ?
    Me mire ne shenje proteste te gjithe te fikin dritat 24 ore , e te ndezim qirinje .

    1. @pa buksi says:

      Me keto mend qe ke i pa pune ke qene dhe i pa pune do mbetesh gjithe jeten o kuluf funksional.

      Kujdes kur te fikesh dritat, se po te kapen ripjellsit me qiri ndezur do t’a fikin ne bire te s… dhe do ulerasesh nga dhimbja.

      Ose mblidh gjithe pabuksat dhe dil ne shesh per te mbrojtur te drejtat si konsumator, ose nqs s’ke bithe qepe halene dhe vazhdo te rrish si m.. i ras.

    2. raimond vlonjati says:

      Jo, ne shenje proteste mos i paguani dritat se energjine e keni nga Enveri dhe ai e kishte falas, ndaj te mos e paguani fare,

      Ndersa , kur te ndettojne keta te sotmit Hec-et e tyre ,atehere i paguani.

      Por tani per tani energjia prodhohet nga Hec-et e Enverit,
      ndaj nuk ka asnje justifikim te paguani cmim te larte

  4. Xhaja says:

    Qe ishim mbas gjermanise e dinim por
    Qe kishim cmimin me te lire ne rajon sipas ministrit epo kjo esht tu qeesh te 14 ministrave mashtrus
    Sbehet shtet me genjeshtare e verteta triumfon ne cdo fushe te jetes

  5. Kallom Sheqeri says:

    Si shpjegohet qe pagat e punetoreve jane nga me te ultat ne rajon, kurse cmimet e konsumit nga me te lartat?

    Apo do na thoni qe edhe tani pas gjashte muajsh qeverisje te re ja u ka fajin Saliu efendiu?

    Ju qurresher qe dje shanit Nanon, sot nuk leni fjale pa share Saliun, dhe neser jam i sigurte se me keq do shani dhe Ramen.

    Trushkuluri fajin asnjehere nuk e kerkon ke vetvetja! E mbafshi me shendet “kallomin” e ripjellsave.

  6. atila says:

    A mund te na shpjegoni arsyen pse ne vendet fqinje cmimi i energjise elektrike eshte me i ulet se i yni nderkohe qe mesetarja e te ardhurave te tyre eshte me e larte se te ne ? Nuk duhet te kete asnje politike rritje cmimi perderisa vjedhjet ne rrjet arrijne 50% te konsumit.Perkundrazi nese arrihet qe te ulen ne standartet evropiane humbjet “teknike” jo vetem qe s’duhet te kete rritje cmimi por perkundrazi ulje te tij. Nese qeveria merr nje politik te tille ajo do rrezultoje e deshtuar qe ne fillim pasi do rendoje pajtimtaret qe paguajne rregullisht.

  7. wickedgame says:

    He mo se mbani ju paguani edhe per Lazaratin se jane disi dobet kete vit se nuk po e shesin mallin,fajin vashdoni se e ka Saliiiiiiiii.

  8. Gezimi says:

    Kujdes me ngritjen e cmimit te energjise, sepse ne te rregulltit, po paguajme dhe per hajdutet dhe matrapazet! Nuk vazhdohet me te luhet ne kurrizin tone! Ne se jeni te afte, verini shkelesit e ligjit (ata qe kane dhjetra vjet pa paguar) para pergjegjesise, ndryshe po beni nje krim kolosal, qe mund ti dale tymi me vone!

  9. Zana says:

    Është e vërtetë kjo që do ju tregoj: shumë vite më parë, në kohën e monizmit, në Tiranë u rrit çmimi i vezëve nga 8 lekë në 10 lekë kurse nëpër rrethet e tjera e lanë po 8 lekë. E dini se si e justfikuan kasnecët e partisë? Meqë shitëset vuajnë për të gjetur kusurin (për 8 lekshin) po e bëjmë 10 lekë, se ma kollaj kështu.

  10. SOKOLI says:

    Nje nga zhvatjet me te ndyra qe qeveria e Sali Berishes i ka bere cdo muaj pjeses qytetare te shqiptareve eshte ai me cmimin e energjise elektrike.Energjia 70% e se ciles prodhohet nga hidrocentralet me cmim vetem 14 lek/kw,i faturohet gjysmes se shqiptareve me77 dhe 135 lek/kw.Familjet qytetare shumica votues te se majtes paguajne dyfish,ate qe do t’ju takonte dhe nga nje gjobe te permuajshme per nje familje malokesh nga Lapraka e siper ku vazhdojne te harxhojne korrent lume edhe pse kane 20 vjet pa paguar kokerr leku.Edi Rama duhet ti jape fund kesaj historie perndryshe po vazhdoi ta leje malokerine te marre korent ne kurriz te votuesve te tij,as te mos shpresoje per vota ne zgjedhjet e tjera

    1. Gjergji says:

      O Sokol, o djali i Enverit, sa per dijeni emri jot eshte pak sllav, ne shqip emri jot eshte Petrit.

  11. NJERI says:

    PAGUAJM PER HAJDUTET -ISH QEVERIA E KATRANOSI SI SHUME TE CESHTJE TE TJERA .

  12. E verteta says:

    Cmimi i njehesuar do te thote qe ata qe paguajne 7.7 leke per 300 KWH, tani do te paguajne 150 leke per KWH. Dmth, do te kemi rritje cmimi i cili po justifokohet me njehesim Pra, thjesht te gjithe do te paguajne 150 Leke per KWH. Kjo shifer mund te jete edhe me e larte, varet se cfare vendos ERE per cmim njehesimi.

  13. adi says:

    Akoma me Saliun mereni? Pse nuk i kerkoni llogari Rilidjes Rama per keto gjera dhe per te tjerat, qe u mashtroi me 23 qershor. I hapi 300 mije vende pune, apo llogarit vende pune daljet e Tij dhe te Samar Tahirit neper TV.

  14. Auloniat says:

    Ti Zana dhe shoku Fatos Nano keni vuajtur shumë????!!!!!.
    E po unë vezën , nga shtatëdhjeta deri në nëntëdhjetën , në
    Vlorë , se mbaj mend ndonjëherë , nën 10 ( dhjetë ) lek.
    Sa për çmimin e energjisë , duhet më parë , ta paguajnë
    të gjithë , dhe të ulet . Mos na tregoni sa i ka Europa
    çmimet , se i dimë më mirë se ata të qeverisë.
    Me këto çmime që vendosi ”qoftëlargu” , unë paguaj në
    një muaj , më shumë se sa paguajnë , të afërmit e mi , në
    dy muaj në Itali. Këto të llogaritura në Euro .

  15. genti says:

    Sot shteti po keq menaxhon ne menyre te turpshme ate qe me pare ishte nje kompani. Ne si shqiptar duhet te na vij zor nqs e pranojme kete skandal. Me habit qe qeveria e rilindjes vetem po perkeqson situaten ne cdo aspekt.
    Si fillim ulen vjedhjet, pastaj investohet ne infrastruktur dhe me pas shikohet a ja vlen rritja ose ulja e cmimit.
    Nqs cmimi rritet sot, ai bie si barr vetem mbi ata qe paguajne dhe kujdesen te mos e kalojne 300 kwh ne muaj. kryesisht pensionist, familje te varfra e me radhe.

    Une do jem i pari ne protest, dhe do ti them edi rames, Rrot kari je ti per keto vendime qe merr.

  16. ali says:

    Kush flet per ”etike dhe moral ” ,pikerisht Sali Berisha qe per 23 vjet nuk ka lene shqiptar e te huaj pa fyer !
    Ky njeri tash i zbritur nga ‘kali i Namik Hotit” na ben moral per ”etike dhe moral” ! Ky njeri nuk paska as
    turp dhe as namuz ! Zaten kriminelet e hajnat u mungojne cdo gje e moraleshme dhe e fisnikeshme qe ka-
    ne njerezit e kesaj toke ”morali i tyre ” mbetet ”qellimi justifikon mjetin” , nje moral makiavelist qe mbi cdo
    gje ve interesin dhe leverdine personale dhe te familjes se tij ,ku perfshihen edhe sejmenet vicidolas qe per
    ”bacen japin edhe jeten,, !
    Konkluzioni pa zhdukur mafian e Sali Berishes dhe bandes se tij nuk do te kete qetesi ky vend ! Gjithemone
    rremuje e anarki deri sa banda e tij mafioze te arrije qellimet e tij diabolike !
    Nje keshille per Edi Ramen ! Kam pershtypjen se e nenvlefteson ”godfather-in” ?! Gabon, bile do te thosha
    gabon rende , duke e quajtur ”rrote jari ,, ! Ti je ne dijeni te plote qe kur ishe ne opozite ,”godfather-i ” ju ka
    bere 3-4 atentate dhe Ti u detyrove te strehoheshe ne Peze te shtepia e Babes ! Duhet, pra te nxirrni konklu-
    zione se nga mafioz i Vicidolit mund te presesh cdo gje ,pavaresisht se ne rrethanat e tanishme ju keni nje
    rreth sigurie te gjere dhe efikaz, prap se prap mafiozi mbetet kurdohere i tille me instinktet e vrasesit dhe Ai
    s’mund te rrije pa thithur gjak ashtu si. ”DRAKULA ” ! O TEMPORA O MORES ! QUO VADIS ?.

  17. ATDHEU says:

    1991 SHQIPERIA VENDI VOGEL PASURI PA FUND DHE PAK NJEREZ 2 MILION GJITHSEJ MINERALE MALE DIELL DET,UJE ,FRUTA ,ARRA GESHTENJA ,PESHK,MISH BAGTI, TOKE ,PYJE CDO GJE E VIRGJER ISHTE NJE HERE VITI 1991 KESHTU U LA SHQIERIA KETE E DI DHE BUDALLAI NGA PASURIT SI TOKE SI VEND FLAS QE KISHIN PUNUAR NJERZIT QE VET S KISHIN AS BUKE TE HANIN DHE CDO GJE TJETER E NDERTUAN ME VUJATJE ME SAKREFICA NJE SUPERMREKULLI HIDROCENTRALE PA FUND UJE PA FUND ,ENERGJI PA FUND, USHQIM PA FUND TOKE E PUNUAR PA FUND NGA CEPI NE CEP COD GJE COHEJ JASHTE PRODUKTE BUQESORE E MINERALE ME MIJRA MINIERA PA FUND PESHK I EGER BIO CDO GJE THESAR ME SHUFRA FLORI ,ARME PA FUND NAFTE PA FUND FABRIKA PA FUNDE TE GJITHA KTO PER NJE GRUSHT NJERZISH QE NE 1991 ISHIN 2 MILION
    NJERZIT VET JETON NE VARFERI POR LAN NJE SUPERPASURI NE 1991
    NGA SPECIALISTET ME TE MIRE TE BOTES DEKLAROHET SOT QE NE ATE KOHE U LA GJENDJE NE SHQIPERI NJE PASURI QE PER RRETH TRE BREZA ASNJE SHQIPTAR MOS TE PUNONTE FARE POR TE RRINTE NE SHTEPI DHE TE MERRTE PENSION PA PUNUAR FARE 2000 EURO
    MOS HARONI QE DHE SOT AJO PASURI PO HAHET KETU SE ASNJE NUK PUNON
    NE S DUHET TE KEMI FRIKE NGA REALITETI DHE FAKTET
    1991 CMIMI NAFTES 300 LEKE TE VJETRA ENRGJI ELEKTRIKE NE SHPI 90 PER QIND NUK PAGUANIN FARE KURSE ATA QE PAGUANIN PAGUANIN POTHUAJSE NJE SHUME QESHARAKE SPITALE ,MJEKSI, SHERBIM MJEKSOR QESHARAK FALAS DHE SUEPR MJEKE TE PREGATITUR U LA NJE ARMAT E TERE MJEKESH SHKOLLA SUPER TE PREGATITURA SI NGA STAFI DHE VET SHKOLLAT TE GJITHA QE JANE DHE SOT JANE TE ATIJ VITI ASNJE SHKOLL E RE S ESHTE BER PERVEC NJE KONSTRUKSINI SPITALET PO ATO ASNJE I RI SHTETEROR PERVSE ATO HIDROCENTRALET SI KOMANI FIERZA NGA ME TE MDHENJET NE EUROPE ASNJE DERI SOT TOKAT SOT DJER SI PUNON NJERI ATHERE COD CEP DHE CDO GJE COHEJ EKSPORT QE NGA SHALQIU DOMATJA E COD GJE TJETER SHTEPI T GJITH ASNJE S FLINTE JASHTE E SI BINTE NDERMEN PER SHPI NJERIU 300 MILION SI SOT POR TI LEM KETO SEPSE MUA ME INTERESON VITI 1991 QE NDERTUAN SKLLEVRIT PERSEKUTUARIT POPULLI E T GJITH STRESAT KJO PASURI QE U LA ME INTERESON? PSE SU NDA NE MENYRE TE BARABART SE QE ATY FILLON HISTORIA E HADUTERIS SHQIPTARE
    VITI 1991 U LA PASURI GJIGANDE MILIRDA THONE SPECIALISTET ME TE MIRE NJE FLOTE DETARE GJIGANDE ANIJE TRANSOQANIKE ARBERIA ,VLORA ,DURRSI, TEUTA ,SAZANI,TIRANA,SHKODRA, E MIJRA ANIJE PESHKIMI QE DHE SOT ANJE NUK KA BLER NJE ANIJE SI ARBERIA ETJ
    TI BIE SHKURT KUSH I SHKATEROI PYJET, DETET ,LIQENT ,KAFSHET ,MINIERAT FABRIKAT, TOKAT,LUMENJTE,ETJ DHE KUSH PO VAZHDON TE SHKATEROJE?
    O NJEREZ NDERGJEGJSOHUNI NUK I BERI ENVERI KETO GJERA POR SKLLEVRIT BABALLARET TANE GJITH POPULLI QE PUNOI PER 40 VJET QE NE MBARIMI I LUFET SE DYTE BOTERORE KUR SHQIPERIA DOLI ME E PRAPAMBETURA NE BOTE 98 PER QIND ANALFABET DHE INJORANT DHE 94 PER QIND E SHQIPERIS KISHTE KANDIL ME VAJ NE VEND TE DRITES QE KEMI SOT 1970 MBAROI GJITH ELEKTRIFIKIMI VENDIT DHE GJYSMA E ENRGJIS SHITEJ DHE NE KOSOV SERBI E GREQI PO KESHTU DHE MINISRAT MINERALET KROMI BAKRI HEKURNIKELI SHKONIN PER DITE JASHTE EKSPORT KETO GJERA I DI DHE NJE FEMIJE 2 VJEC
    ETJ ETJ ETJ PLOT GJERA U LA NJE ISHULL NE MES TE MESDHEUT SUPER I PASUR ME NJE SUPER PASURI ME NJE SUPER THESAR QE NGA ZHIVA E KUQE ,ANIJET USHTAREKE E COD GJE TJETER
    NJE OAZ I VERTET THJESHT PAK MANAXHIM NE 1991 TE MIRE DHE THJESHT TE TREGOHJ MIRMBAJTJE DHE TURIZEM VETEM ME TURIZEM SEPSE KLIMA, DETI, KAFSHET,UJI, MALET PYJET,LUMENJTE ,I PLOTESONIN VET TE GJITHA DHE SHQIPTARET DO JETONIN SI BOSA NE RESPEKT ME NATYREN DHE KAFSHET DHE SDO LININ KOCKAT DHE DO HARROHESHIN NE EMIGRACION.
    PRA KJO PASURI GJIGANDE QE U LA NE ATE VIT KA NDONJE NJERI TE MA SHPJEGOJ KETU QE NGA TYNELET ME FLORI ETJ ETJ EJT KU SHKOI DHE PSE NUK U NDA NE MENYRE TE BARABARTE SEPSE TE GJITH KEMI PUNUAR PER KETE SHQIPERI
    POR NDODHI QE E MORI NJE PJES PASURIN E SHQIPTARVE DHE PJESA TJETER NGELI RRUGVE
    PRA KETO JANE PASOJAT PER FAMILJARET NAFTA NGA 300 LEKE TE VJETRA 2000 LEKE LITRI ENERGJIGJA NGA GRATIS 100 MIJE NE MUAJ TANI UJI NGA GRATIS NE 20 MIJE NE MUAJ ETJ ETJ VENDI DYTE PER UJE SHQIPERIA PER FRYME DHE PER LUMENJ VJEN PAS NORVERGJISE DHE VUAN
    PSE VUAN FARE E THJESHTE ESHTE VJEDHUR QE NGA AI VIT DHE VAZHDON TE VIDHET COD GJE PO U JEPET TE HUAJVE MONOPPOL GJOJA DHE ATA BEJEN PASURIN E ATIJ BREZI TE BABALLARVE TANE QE LAN GJENDJE NE 1991 SI DUAN VET SIKUR E KANE PRONEN E TYRE LUMIN, MALIN ,PYJET,DETIN, MINERALET COD GJE E MOREN DHE AJRIN NJE DITE DO NA I MARRIN HEDHIN PLERA KUDO PRESIN PYJE VRASIN KAFSHET,PRISHIN DETIN,LUMJNJETE DHE S PYESIN FARE KETE POPULL BUDALLA NJE SUPERBARBARI QE ESHTE BER NE KETE VEND SKA LIBER TI PERSHKRUAJ KETO 23 VJET VJEDHJE MASIVE DHE ABUZIM MASIV MJAFT PRA NJEREZ ZGJOHUNI PER PASURIN TUAJ QE JU KA FAL ZOTI SI NA I LAN NE BABALLARET TANE TJA LEM BREZAVE TE TJERDHE TJU THEMI STOP TE MADHE HAJDUTVE TE SHIKOJME PAK ME LAR SE PRAGU I SHTEPISE TONE,DHE TE MBROJEM ME FARCE SHQIPERINE TOKEN TONE TE TE PARVE TANE.

  18. elidoni says:

    hidrocentralet i kon nderto i ky popull te rishikohen monopolet kontratat ne cdo ven europian kur behet dicka nga gjith populli i takon atij gratis ato vepra jan bo me pune vullnetare kur e bo privati o i gji tjeter shteti qi e kontrollon por ne rastin ne fjal kjo pasuri ujore diga hidrocentrale s kan pse shiten o posuri komtare gjyshi im ka punu n kto vepra e di c ka heq ai vet.

  19. Burri says:

    Ore lereni lloqet se Berisha mbaroi pune.Shikoni e luftoni mospagimin e energjise dhe vjedhjen e saj ate shikoni e beni.Ai qe paguan, paguan jo vetem per veten por edhe per te tjeret

  20. Mali says:

    Qeveria jo vetem te mos i leviz tarifat e tanishme por te mbaj dhe premtimin qe TVSH te jete 6%.Persa i perket humbjeve ato te regullohen sipas ligjeve duke detyruar debitoret dhe duke ulur humbjet ne rjet.

  21. Caty says:

    Tani mbajene pallen e k….. me dore juve te rilindjes dhe tundjani palles qe keni per kryeminister! Prape nuk e kuptoni ca i keni bo vetes!!

  22. @ says:

    te gjithe shqiptaret te mos paguajne energji, te bejne lidhje te ndryshme neper shtylla, gabina elektrike etj derisa qeverite te vene nje cmim te perballushem.

  23. Hajt se do ta uli FAZLLICI cmimin e energjise,sa per malok je pak rracist o SOKOL sepse edhe maloket e Kurveleshit,Kucit,Pilurit,Tepelenes, e kane faturimin 40-deri 50% dhe i pari qe i beri AMISTI hajduteve ishte Fatos Nano i cili i fali vjedhjen e 15 viteve.Harrova po ka katunar,provincial lavazhe ne Tirane e rrethe qe paguajne ujin.

  24. Hason Spata says:

    Me nje llogari te perafert nje familje (e varfer ose pak konsumatore)
    qe harxhon rreth 200 kw/ore paguan rreth 1500L me tarifen e re mund te paguaje rreth 2000L.
    Të lumtë Edi Rama.

  25. Niko says:

    eshte rrit cmiimi i ujit.

  26. lali says:

    Frike nga drita, duhet ndez qiriri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje