LETRA/ Basha i përgjigjet Ramës: Takohemi nëse reforma territoriale votohet me konsensus në Kuvend

24 Mars 2014, 09:13Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit të vendit, Edi Rama, pas letrës së dërguar nga ky i fundit një ditë më parë në lidhje me reformën territoriale.

Basha i ka bërë të ditur kryeministrit se ai është i gatshëm të takohet për të diskutuar në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit, por edhe për reformën administrative-territoriale.

“Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithpërfshirje të publikut.

Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.

Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar.

Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetë e katër deputetësh.

Në vizionin tonë si opozitë, reforma administrative- territoriale para se të jetë një rivizatim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, ka qenë dhe është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standardet më të përparuara europiane.

Është e trishtueshme që sjellja në rendin e ditës e kësaj reforme përkon me bllokimin e shumëfishtë dhe të përsëritur të pushtetit vendor nga qeveria juaj. Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomisë vendore në Shqipërinë e sotme i komprometon rëndë dhe i vë në dyshim tundimin dhe qëllimet e shumicës suaj për të miratuar në mënyrë të njëanshme këtë reformë.

Megjithatë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike dhe unë i qëndrojmë e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.

Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrative-territoriale.

Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.

Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht”.

24 komente në “LETRA/ Basha i përgjigjet Ramës: Takohemi nëse reforma territoriale votohet me konsensus në Kuvend”

  1. Balenti says:

    luli ta po vjen che ska me ba kurrgja

    1. Pilo Lala says:

      Luli,
      Edi ta ka futur topin per shalesh.
      Ai e di qe ti je nje manekin, prandaj po te zbulon edhe fustanin qe te ka veshur Berisha.
      Shqiperia nuk ka nevoje per pionere, por per Leader, dhe i vetmi i tille deri sot, eshte Edi Rama.

      1. greiss says:

        Duhet vleresuar gadishmeria e kreut te qeverise per te kerkuar bashkepunimin e opozites, gje qe nuk eshte pare asnjehere nga qeverite e shkuara, sidomos duke pasur parasysh faktin se i ka te gjitha numrat per te bere vete c’ti doje qejfi.

      2. arjoni says:

        Do te shohim nese realisht Basha do pranoje te bashkepunoje per te cuar para reformat e rendesishme te vendit, apo i ka thjesht llafe.
        Pergezime Rames qe po perpiqet te vendose nje standart te ri ne politikeberje, dhe po te mendosh ka 84 deputete e s’ka nevoje fare per konsensusin e bashes.

      3. Rustemi says:

        Basha nuk mund te flase per vota te ndershme e vota te vjedhura, pasi eshte Kryetar Bashkie dhe Kryetar Partie me vota te vjedhura.

        TURP

        1. Elsa says:

          Nese PD do kishte patur 84 vota, as qe do e kerkonte konsensusin me opoziten. Per 8 vjet, pa patur 84 vota por vetem 73, PD nuk e pranoi kurre konsensusin me opoziten, as per integrimin.

          1. Desara says:

            Reforma eshte per te miren e shqiptareve, mos te bej politiken me fatet e vendit.

            1. Andi says:

              Si ka goje e flet ky hajdut. Si i fitoi zgjedhjet ne 2009 ky? PO ne 2011 si e mori bashkine.

              te kene pushtet keta te shkelin em kembe, por skane faj se eshet Rama tolerant e bashkepunues ndaj

              1. Urani says:

                Keto ajen refoma qe i sherbejne vendit por luli sdo. E di mire populli se kush eshte luli pa merak

                1. Naimi says:

                  po te kishte pushett luli te shtypte.. ehhh, lul DEMBELI

                  1. Olsi says:

                    ahaahhhaaha, luli i ngrate. Se kupton luli qe po i japin shume me kaq. Se ne kohen e tij ste falte saliu. Me 73 depuett bente namin

  2. bato says:

    ZOTI BASHA! JU THONI SE NUK I KENI MARRE VOTAT DREJTPERDREJT PER 84 MANDATE. PO PARTIA JUAJ I VODHI ME 2009, NUK I HAPI KUTITE SE I DILNIN KOMISIONET E RUZHDIES. I DOGJI DUKE INJORUAR KERKESEN PARIMORE PER TRANSPARENCE. JU VODHET HAPUR ZGJEDHJET E BASHKISE SE TIRANES. VRATE 4 VETE NE MES TE BULEVARDIT, SHITET DETIN, VODHET 200 MILION EURO NGA PARATE E KETYRE QYTETAREVE QE TANI U QAN SHPIRTI PER TA… DHE KENI KURAJO TE KRITIKONI KETE QEVERI DHE RAMEN QE KA 6 MUAJ E U SHTRIN DOREN E BASHKEPUNIMIT? Qenkeni politikani me i pacipe e me i pamoral ne shqiperi!

    1. dulla says:

      Bato,mos harro ilir meten ??????????

      1. bato says:

        Dulla! Ajo puna e Ilir Metes me ate bllokun, eshte padyshim imorale, por krahasuar me krimet kombetare e llahtaren e ketyre qe sot “qajne” per drejtesi, transparence dhe per popullin qe per 8 vjtete e futen ne sketerre, eshte nje pike uje ne oqean.

  3. Alidemsi says:

    Edhe njehere tjeter foli goja e ketij legeni me gjuhen e kriminelit.Atij i ka dhene urdher kryetari defakto qe te mos e votoje kurre reformen teritoriale dhe ky adoleshent politik nuk mund t’ja prishi qefin ustait. EDI Rama, mos ju lut me ketyre kavjeve por vepro dhe reformo shoqerine shqiptare ne te gjitha qelizat e saj, voten plebishitare e ke, perdore ate, te garanton Kushtetuta. Ata kurre nuk do te votojne per asnje ligj apo reformene dobi te Shqiperise. Leri vetem te llomotitin dhe te jetojne ne llumin e familjes se tyre politike.

  4. Une habitem cfar dialogu kerkon Rama me kete opozit destruktive dialogun e ka vendosur votuesi shqiptare ne 23 Qershor me 84 mandate ne sistem propocional le te ishte mazhoritar do ishin 100 deputet te mazhorances.

  5. Mire shume says:

    Do te takohen,do te takohen.Do te takohen per ti dhene te kuptoi Edit se sa force ka Iliri e ne kete mes rezulton se duke qene loje e Ilirit,Edi ka bere leter te sforcuar e Luli ka bere leter per tu argetuar.
    Kete Iliri e ka bere,pra ndermjetesine per ti dhene te kuptoje Edit se me 20 deputete e tije qysh neser e ben hatane po deshi.
    Dhe pse rezultati i bisedimeve do te jete do te jete zero.

  6. agron says:

    O LUL, ULU NE TRYEZE E BASHKEPUNO PER REFORMEN, MOS DEGJO SALIUN. SALIU DO BOJKOTIN E PARLAMENTIT, DO BOJKOTIN E CDO GJEJE, POR MOS E DEGJO, SE KRYETARI JE TI, JO SALIU. PO VAZHDOVE TE MERRESH ME SALIUN, VETEM HUMBJE DO SHOHESH.

    PO TE ISHE TI NE VEND TE RAMES, PO TE KISHE PATUR TI 84 VOTA NE PARLAMENT, AS QE DO E KISHE MENDUAR TA FTOJE OPOZITEN. KURSE RAMA PO TE FTON, EDHE PSE I KA 84 VOTAT. TY NUK TE SHKON TE FLASESH PER VOTA, SE TI JE KRYETAR BASHKIE DHE KRYETAR PARTIE ME VOTA TE VJEDHURA. NDAJ PRANOJE KONSENSUSIN DHE MOS U BEJ PENGESE PER INTEGRIMIN.

  7. arif says:

    ne rast se behet penges lulushi per integrm api proqest se ka vjedh 200 miljon euro ke vrar njerz te pa fajshem

  8. . says:

    Tama, stili i kriminelit Ali Bisha,

    qe ben sikur pranon konsensum, por ne fakt nuk eshte dakort.

  9. Kruja says:

    O lul shalgjati, ti je per burg jo per konsensus o pallosh. ti do te tallesh me komisionet dhe kuvendin, do lojra politike per te ardhur ne pushtet qe te vrasesh shqiptare te tjere dhe per te vjedhur pasurine publike.

    O pall, konsunsusi ne komision nuk ka perse te mos votohet ne kuvend, o palle. Kete e kupton cdo injorant I PD-se dhe jo me shqiptaret e tjere. Po ti luan lojen e sAli Babajt dhe 40 hajduteve te klanit berisha. Ti kerkon shesh te besh pershesh sikurse bere me shqiptaret per vite me rradhe o palle duke vrare e vjedhur sipas qefit.

    Shko or palle ne komision por ke frike se kjo forcon shtetin I cili do te te fute ne burg ty dhe sAliun. Ke frike palle prandaj po lufton per te rrezuar qeverine. Ky eshte halli yt dhe I sAli Babajt, ju keni hallin e burgut qe ju pret.

    Prandaj konsensus me kanditate per burg nuk mund te kete o zoti Kryemnisiter! Une e kuptoj qe ju doni te mbyllni gojen ketyre haleve te PD-se dhe nderkombetareve se mundesite ju dhane opozites. POR MOS HARO SE OPOZITA NUK ESHTE VETEM PD-ja.

  10. Cr says:

    Fol njehere me zemren e mendjen tende or Lul. Le qe me bemat e tua ne postet qe ke patur e ke, dyshoj se ke zemer e mendje per te miren e vendit.

  11. shqipetaret e vertete says:

    Pushtimi i pare i brendshem i zogut, pushtimi i dyte i brendshem i enver hoxhes dhe pushtimi i trete fashist i hajduterise te sali berishes do ta lere kombin shqipetar edhe 600 vjet te tjera ne robri.Ne qofte se Rama eshte shqipetar i vertete te djegi te gjalle hajduterine e sali berishes ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit.Parlamenti shqipetar te vendosi sot sepse neser do jete shume vone.

  12. Mali says:

    Nuk mund ta kuptosh kete qendrim te kryetarucit Lulezime qe kerkon te barazoj forcen e opozites me mazhorancen.Sipas ketij lolojepopulli ka votuar kot se per te qeverisur qenka shpellari.PS e mazhoranca duhet te veprojne me te drejten legjitime qe i dha populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje