Dy gjyqtarë dhe një ambasador u paditën në organin e akuzës nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive me argumentin e konsumimit të veprës penale për mosdeklarim të pasurisë së tyre.
Mësohet se në Prokurorinë e Përgjithshme janë paditur gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela, bashkëshortë, si dhe ambasadori Agim Isaku, ish- këshilltar i ish- kryeministrit Fatos Nano.
Sipas ILDKP-së, tre zyrtarët dyshohet se kanë fshehur interesat e tyre private duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë.
Ata rrezikojnë dënim me gjobë ose deri në 3 vjet burg.
Deklarata e plotë e ILDKP
Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Agim Isaku
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Agim Isaku, me funksion Ambasador.
Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar si më poshtë:
1. Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sip.268m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.
2. Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.
3. Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 usd në Bankën Intesa San Paolo.
4. Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.
5. Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej 2.049.087 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.
6. Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.
7. Fshehje e depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.
8. Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 usd në Bankën Tirana.
9. Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.
10. Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.
11. Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.
12. Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.
13. Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.
14. Fshehje e depozites në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.
15. Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.
16. Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 usd në Bankën Credins.
17. Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sip.110,94 m2, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.
18. Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010.
Për sa më sipër, subjekti Agim Isaku ka konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Jashtëm për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Klorinda Çela
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Klorinda Çela, me funksion Gjyqtare.
Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Klorinda Çela dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar si më poshtë:
Për sa më sipër subjekti Klorinda Çela ka konsumuar elementët e veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj saj u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit te Pastrimit te Parave.
Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Ken Dhima
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Ken Dhima, me funksion Gjyqtar.
Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Ken Dhima dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar si më poshtë:
Për sa më sipër, subjekti Ken Dhima ka konsumuar elementë të veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
E me ju lumte pse vetem ULi henes do bej burg.te japin llogari
Hajde me kembe te mbare ! filloni nga koka e korrupsionit se do te gjeni xhevahire qe do te habiteni !
Ne Shtetet e Evropes keto te dhena jane te publikuara, prandaj mos kujtoni se kjo eshte nje gje qe nuk na takon ta dijme.
Shqiptaret duhet te dijne sa para kane pasur para dhe pas ushtrimit te postit Shteteror keta nepunes.
Leket e Taksapaguesve duhet te shkojne ne vrime te gjilperes.
Vetem keshtu nepunesi do e kuptoje qe karriken e ka per ti sherbyer popullit, jo familjes Berishes.
Tek pallati qe po ndertohet mbas ish Lidhjes se Shkrimtareve nje gjyqtar, avokat apo prokuror ka porositur nje kat te tere. A mund te ma thote dikush emrin?
Eshte gjyqtar/avokat/prokuror Sali Berisha.
Pergjigje e bukur
Po nuk u ndeshkuan Gjyqtaret ne shqiperi harrojeni se do te kete zhvillim rend dhe siguri ne Shqiperi, te Gjitha milionat e gjyqtareve jane te krimit i cili per hir te ketyre gjyqtareve te te gjitha gjykatave shqipetare leviz i lire neper Shqioperi dhe ben kerdine duke e bere jeten te veshtire per gjithkend por dhe per ministra e deputete.
Kjo eshte aresyeja qe krimi duhet shkulur nga rrenjet dhe rrenjet e krimit dhe te krimineleve jane tek Gjykatat, tek Gjyqtaret e shqiperise te cilet duke u korruptuar i japin jete krimit dhe krimineleve.
me gjithe keto “fakte” qe paskan keta, duke pasur parasysh edhe amnistite qe jane neper kembe, ja hane t`emen Llallit.
Zoterinj,shikoini te gjithe ambasadoret qe nga 1992 e ne vazhdim se çkane bere ku kane qene. Me vizat sidomos per te kaluar ne perendim i ropen njerezit. Shikoni nga Libia, Libani, Pakistani etj nuk dihet se çju del me miliarda leke kane bere ambasadoret. Po ai i Hungarise ku i coi 65 mije eurot ju mbyll problemi atij qerratait.
Ueeueueuueueueieueuueeiueie I BEFSHIT ILACE I BEFSHIT ISHALLAH.
HAJDUTET PO KY KEN DHIMA I VLORES ESHRE HAJDUTI ME I PAPARE I ADMINISTRATIVES..
Katastrofe e vertete! C’behet keshtu? Mendoj se keta s’jane gje hic, krahasuar me peshqit e medhenj qe vegjetojne ende ne poste te rendesishme dhe shume te rendesishme te shtetit. Keshtu mund te shpjegohet dhe varferia e tejskajshme e popullit te thjeshte, i cili vazhdon te numeroje qindarkat e fundit sa per te mbajtur frymen gjalle. Turp me te madh per nje shtet nuk besoj se ka, pasi dhe ketyre agallareve, sic ndodh rendom ne Shqiperi, asnje gjemb nuk do u futet ne kembe!
OMG CA BOHET KESHTU KU I GJETEN GJITHE ATO EURO,DOLLARE LEKE APARTAMENTE.Sigurisht jo me pune te ndershme.Konfiskojani dhe futi ne buxhetin e shtetit
Verifikoni pak pasurine e Edi Rames,se eshte i vetmi politikan dhe Kryeminister me shtepi me qira,se do jete me pabuksi nga te gjithe i shkreti.
Drini, Edi Rama eshte i vetmi politikan qe deklarimin e pasurise e ben çdo vit. I ke te dhenat gabim, Drin!
Po pse te tjeret e bejne 1 here ne 5 vjet. Problemi eshte cfare deklaron dhe cfare fsheh
@drini i vidhit car lesh Edi Rama thua ti o kufome morgu,filoserbi sali ka 23 vjet aktiv sa president+kryeminister po te futet mire ne site me ato pislleqe qe ka bere fillo me suden+naften kuntrabande ne serbi+gerdeci+ujrat me grekun e shume-shume te ndyra sa ty sta pret edhe ato 2 gram tru qe te kan ngelur,akoma nuk e keni kuptuar se kto 23 vjet skizo-psiqiku sali e ka shtrydhur barbarisht kete vend…
Si puna e ketyre jane te gjithe nepunsit e larte te shtetit dhe OJQ-te.Korrupsioni,vjedhja jane bashkeudhtare te ketyre pozicio neve ne Shqiperi
Eshte e vertete, prandaj po i shkund keto institucione te rendesishme Edi.
Te punojne te gjejne ata injorante , maskarenj qe perdoren karriken per tu pasuruar familja e Berishes, dhe ata vete.
Te behen gati keta per ne burg.
Tu sekuestrohen pasurite qe kane vene duke vjedhur gjakun e popullit
Kete popull e kete vend e kane rrembyer hajdutet. Mos kini besim se do te ndeshkohet njeri. Kjo qe eshte publikuar sot ne medja eshte genjeshtra e rradhes. Hajdutet e mbrojne hajdutin.
Lufta gjithperfshirese e shpallur nga qeverija aktuale kunder korrupsionit,eshte rrevolucioni me I goditur,dhe frut dhenes,ne
mbrojtjen e identitetit kombetar,dhe interesave ne pergjithesi te popullit pa dallim feje dhe ideja..
pa dallim feje dhe ideje..
Mire thot nje komentues: “hajde me kembe te mbare”!Paskan bere baterdine amasadori dhe gjykatesit qe gjykojne per te dhene drejtesi, po kemi nje merak se si eshte gjendja e politikaneve e sidomos atyre drejtues qe vetem flasin per liri e demokraci,e per ate te shkrete transparence,qe eshte bere kur i thone si buka me djathe…. trasparence-trasparence,po si duket paska kuptimin e fsheherences….. Ndaj ju themi ju te ILDKP hidhuni nje here andej nga kryeministria,presidenca,parlamenti e zbrisni poshte ne baze,pasi do ta kini me te lehte e do jeni me te besueshem…. JU FALEMINDERIT!
Ka Gimi i Sakajve la vjershat dhe zuri vreshtat. Zaten vlershat si jepnin bukë, vreshtat po.
Kaloni pak te pasuria e Rektoreve dhe do te shihni se disa prej tyre jane me te korruptuarit ne Shqiperi……
Te revolton edhe fakti qe °zonjat° e ketyre zotrijve bashkohen ne korrupsion…nje grua din sa e ka rrogen burri,din se ku e ka burimin ndonje shume qe hyn ekstra ne shtepi…edhe femijt… si e pranojne?
…para para para pa pike djerse.Jane cmendur.Turp!
po normale qe do vjedhin, si ti hysh asaj valleje do kercesh se sben.pse mos jan vetem kto ose thene me mire nga 100 drejtues 300 jane hajdut,se 200 rrine pas skene nxjerrin vetem budallenjte perpara.kush vjedh pak hyn ne burg ndersa kush vjedh shume ulet ne kolltuk
Fillojeni me Ramen…. ku I gjen rama leket per rrobat e shtrenjta qe nderron perdite…. vetem kaq mjafton per Ramen
“ndryshe”me vjen keq,por duket qe nuk kupton fare nga kualitetet e veshjeve…Rama nuk i ka te shtrenjta dhe nuk i ndron perdite!!!Shiko me shume te ish….ish…et!
Po Ilir Floririn pse nuk e kontrolloni?
NNN e je ne vete me kete pyeteje. Kush do e kontrolloje Ilir Muten. Bie qeveria per 24 ore. Edhe po e kontrolluan me rroge e shtyn i shkreti.
Iliri nuk ka para ai ka vetem flori pastaj ka ditlindjen ia falim te gjithe floririn qe ka marre e mos tja permendim gjithmone se ofendohet se ka shume seder…
Edhe 100 ton flori o Like!!!
Per ju paska qen kjo jete, nje tufe hajdutesh qe beni ligjin e antimafias vetem per vete.
te gjith duhet te kalojne ne site dhe te pakten ti shikoj populli qe i voton si jane me fukarallekun.
Populli ka asistenten 3 mije leke, pensinin qesharak 14.000 leke pagen ne fasone 100 euro ne muaj …. cfar behet keshtu.
Te deklarohen shpenzimet ne kuvend ku jan deputetet e zgjedhur qe ketu duhet te filloj.
Tu konfiskohet e gjithe pasuria e vene ne menyre abuzive E te ndihmohen shtresat ne nevoje si jetimet te semuret Fukarejt etj.Toleranca zero per ta.
ka 23 vjet qe e ka masakru popullin duhen futen ne ne burg qe ke firmat piramidale bertiste maloku paret e shqiptarve jan te pastra bashk me mesteqe mutin meksi
hani mut per sa kohe keni Like Krylopen mbi krie.
Konfiskim te gjithe pasurine qe nuk e Kane deklaruar,mbasi si pas tyre nuk ishe e tyre,;)!
E hengren kete popull me gjithe lecka.
Keta jane peshq te mesem
Ka humbur koncepti i parase ne Shqiperi…te korruptuarit bejne me shume korrupsion,ndersa fukarenjte nuk kane leke per buke per femijet
Mire e kan filluar punen – urime te evidentojne edhe shefat e tyre se jan shume dhe me me shume dihet -tu konfiskohet , te mos behet kjo zhurme per te fshehur peshkaqenet -…….
Keto jane per te vene “ne gjume” popullin duke thene qe po bejme diçka, por ta dije populli qe politikanet e kane bere LIGJIN per leverdi te tyre.
Shikoni “demin” qe mund ty beje ketyre LIGJI i aprovuar nga parlamenti aty:
-Ata rezikojne gjobe ose deri 3 vjet burg!..
Sa qesharake, d.m.th. 100% nje gjobe reth 100000 lek te reja p.sh por burg jo dhe jo!
Ketu ne Itali do u sekustrohej pasuria 100%.
Eshte qesharak shteti shqiptar sepse eshte ne sherbim te politikanve e ne dem te popullit!
Ju lumt zotrinj politikan ja keni nxjer fundin atij vendi aty!
KRIMINELA!
Edi Rama, mos kij meshire per keto monstra qe e kane rrjepur kete popull. Nuk ka rendesi nga e fillon nga poshte lart apo lart poshte. Perplasi te gjithe ne surratin e porkurorit Llalla. Ka 6 muaj pushtet dhe asnje nuk eshte denuar, nje mal me dpsje eshte dorezuarne prokurori. Beja te ditur amerikes dhe Europes se kush e pengon ndeshkimin e korrupsionit ne Shqiperi.Ky prokuror duhet qeruar sa me pare, dhe per kete mos kerkoni konsensus se hajdutet e PD nu kdo jua japin kurre ate sepse jane zhytur shume thelle. Sali Berisha dhe gjithe kabineti i tij, zyrtaret kryesore te kryeministrise, ministrive, sekseret e ministrave e drejtoreve,baxhanake e kuneter, femije e niper, zyrtaret e doganave e taksave, rrethi i bizneseve prane tyre, institucionet e licensave, deputetet dhe rrethi i tyre i ngushte,kryetare bashkish, ambasadoret kryesisht ne Itali e Greqi, drejtuesit e institucioneve te drejtesise, prokurorive e gjykatave, (shikoni edhe pasurite grave te tyre se te gjithe i kane bere notere, prokurore e avokate tek kristali). Mos u prapso nga rruga e nisur. Do te kesh shume pengesa nga monstra e vicidolit, por te jesh i sigurt se numrat i ke ne rritje. Vezhgo me kujdes ministrat tuaj dhe kerkoju me shume llogari. Disa ministra akoma flejne. Duhet te kuptojne se eshte koha per aksione te medha, inisiativa te guximshme pasi populli nuk duron me. Sekuestro, sekuestro,sekuestro pasurite e korrupsionit, dhe ktheja popullit pasi eshte pasuri qe i eshte grabitur atij. Kemi besim. Mos na zhgenje.