Vorpsi: Rama ia besoi Portin e Durrësit të dënuarit për trafik heroine (VIDEO)

24 Mars 2014, 10:23Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon sërish qeverinë Rama në lidhje me emërimet e bëra në krye të institucioneve të personave me precedent penalë.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, përmes një konference për mediat, denoncoi emërimin në krye të shërbimeve të Portit të Durrësit të Fisnik Myrtezajt, i dënuar në 2011, me 3 vite e gjysëm burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Edi Rama ia ka besuar shërbimet më të rëndësishme të portit më të madh në vend, një personi që në janarin e vitit 2011 u arrestua nga policia për trafik kokaine. Gjykata e Durrësit, 3 vite më parë, e ka shpallur Fisnik Myrtezajn fajtor me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke e dënuar me tre vite e gjysëm burg.  Po kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ta bëjë atë drejtor të shërbimeve mbështetëse në Portin e Durrësit”, tha Vorpsi.

Sipas saj, rilindja e Edi Ramës është një dështim i madh, dhe po rezulton çdo ditë një flluskë elektorale.

“E kemi parë Edi Ramën të shfaqet shpesh në portin e Durrësit, me doganierë e konsulentë, duke folur për projekte dhe për të ardhmen, por asnjëherë ai nuk tha se përse një të dënuar me 3 vite e gjysëm burg për trafik kokaine, e ka vënë në krye të shërbimeve të portës hyrëse të Shqipërisë në Adriatik. Këtë ndryshim ka pasur ai parasysh, kur ka thënë se do të bëjë për Durrësin, aq sa nuk është bërë në këto 23 vite. Faktet tregojnë të kundërtën. Dhe fakti më i fundit është alarmant, për sigurinë e portit të Durrësit, për sigurinë e kufijve tanë, dhe është një akuzë e drejtpërdrejtë për kriteret që vë në zbatim Edi Rama teksa emëron rilindasit e tij. Çdo orë që kalon me heshtjen e kryeministrit, e rëndon edhe më shumë dhe e bën edhe më përgjegjës Edi Ramën për inkrimimin e posteve kyçe të administratës shqiptare”, theksoi Vorpsi në emër të Partisë Demokratike.

18 komente në “Vorpsi: Rama ia besoi Portin e Durrësit të dënuarit për trafik heroine (VIDEO)”

  1. Kritiku says:

    Ore shpellare te PD-se, kur do te mesoni qe te flisni dhe te veproni sic duhet? Nese ju “vertetoni” qe dikush ka shkelur ligjin, perse nuk iu drejtoheni organeve perkatese, por mbetet vetem duke llomotitur si plakat e keqija? Jua kam thene edhe nje here, Prokuroria dhe gjykatat jane akoma ne duart e juaja, perse atehere ju nuk veproni me keto organe? Perse Prokuroria nuk kerkon qe ky person i cili sipas jush na qenka i denuar nga gjykata, te shkoje ne burg? Eshte denuar ne kohen qe ju ishit ne pushtet, atehere perse nuk eshte ne burg ky person? Detyroje Prokurorine qe te nxjerre nje urdher arresti per kete person qe qenka i denuar dhe na qenka i lire dhe pastaj te shikojme nese policia bashkepunon apo jo me te(Prokurorine). Dhe pastaj ju do te keni goje te demaskoni mosfunksionimin e ligjit. Por te dalesh perdite dhe te thuash gjera idiote nuk ju ngre lart, por ju demaskon akoma per njerez shpellare qe nuk mesuan nje here se si funksionon nje shoqeri civile me ligjet dhe rregullat e saja.

    1. Unitet says:

      Shoku Krritik! Je i sakte ne nderhyrjen tende. Sa mire! Te forrrcojme Unitetin perrballe Rrreaksionit! Lufte shfaqjeve te huaja! Rrofte Llumi i PD DHE PS- LSI, me soj e sorrrollop!

      1. Kritiku says:

        I ke pire ilaçet për sot? Ate bëj dhe përpara se të komentosh diçka vëre pak trurin në punë sepse nuk të bën keq.

        1. Pilo Lala says:

          Keta vazhdojne te kujtojne qe ne poste do vendosen Tropojane, sic ka ndodhur 24 vjet.
          Po ju kujtojme, mbaroi epoka e Shpellareve!!!!
          Ka ardhur koha qe qytetaret te drejtojne kete vend, dhe ti japin respektin qe i takon.

          1. greiss says:

            llafe llafe pafund, nese vertet do te ishit interesuar per tu bere gjerat sic duhet, denoncojini ne Prokurori, i gjithe sistemi gjyqesor eshte i varur nga ju dhe do te benit drejtesi po te donit dhe nese do te kishte ndonje gje te vertete ne kete mes.

          2. holta says:

            po keni bere me gjyqesorin cfare ju ka dashur qejfi e tani doni te lani duart nga paaftesia juaj.
            Po s’ka per tu bere shtet pa u shkermoqur pushteti juaj mbi gjyqesorin.

    2. Qyteterimi nga Salaria e Tepelenes says:

      Nga je ti more qe i quan shpellare PD-ne? Nga fushat e Parisit apo Brukselit? Ti je nje morracak qe te vjen era ‘kake’se ke 10 vjet qe s’lahesh. Ordiner i shitur te greku. I pa bese. Ordiner si Mero Baze dhe e gjithe kjo gazete plehrash.Funderrina te shoqerise qe fshiheni pas kompjuterit dhe shani geget. A thua se poshte shkumbinit ka vetem fusha….Koqe!Lat nam.Po beni ju me shume propaganti antishqiptare se mediat serbe. Po fajin u ka ai koke bolja qe keni pronar. TURP te kini. Turp dhe ju qe moderoni komentet se dhe ju jeni te shitur. Doni vorio epirin…Po ikni se su mban njeri me zor. Ikni bashke me Meron se sna ngelet hatri, por mos guxoni me te fyeni dhe te lejoni fyerje te tilla ne faqen tuaj o felliqesira.

      1. Kritiku says:

        Me duket se nuk qenke pastruar akoma nga morrat dhe pleshtat, prandaj po kruhesh. E ndjeve veten te thirrur qe u ngrite ne kembe “qe te prostestosh? Me thuaj ku eshte gabimi i asaj qe kam shkruajtur me siper mbi ate qe ju pedeistat nuk mesuat nje here si behen punet ne nje shtet me ligje dhe rregulla?
        Jeni shpellare e shkuar shpellarit qe nuk u bete nje here ne jete njerez te qyteteruar, ashtu si edhe “komandanti ” i juaj Berisha qe edhe pse pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar ne Tirane, por prape nuk arriti te qyteterohej, por duket sikur ka ardhur dje nga shpella. Si ai jeni te gjithe ju qe zbritet nga shpellat dhe e keni bere jeten ne Tirane te padurueshme.
        Te jesh akoma pjestar i PD-se do te thote qe te jesh shpellar dhe kaluar shpellarit, sepse nje njeri me pak tru ne koke do ti kishte kthyer me kohe kurrizin kesaj bande cubash mali, qe eshte quajtur parti dhe ajo qe eshte me paradokse, e quan vete parti demokratike(?!?!).

  2. ? says:

    Kush i ofron Edi Rames kandidaturat ai eshte personi sabotatotr!

  3. Celo Picari says:

    Ahahahahaha kete Lauren e njofton vete LSI per ndonje vend qe se mer dot.
    Bum Laura vrap LSI ti zere vendin atij qe eshte i perfolur

  4. itreg says:

    Paska pervoje Pune ky pse protestojne kta te pd

  5. BERTO says:

    o kritik cikriku:sa shpejt u merzite duke degjuar lauren !balla ,brace,shalsi lehen per 8 vite pa pushim o kritik karabushi.

  6. Tosun Baçi says:

    po pse or bert pordha, çfare ka qe nuk shkon ? Personi ne fjale, sipas PeDe’se na paska qene 3 vjet i denuar ne 2011 ( regjimi i sali rumpalles ). Cne ky qe livadhis rrugeve ?
    E keqja eshte se tere dhjaret, maloket e te degjeneruarit me 8 klase shkolle kishin zene poste me PeDe’ne per 8 vjet e kusur. Tani ju duket vetja se jane te mencur dhe perpiqen te shesin injorancen e tyre per te drejten.
    Bajga qe jeni perhapur si plasja ne are

  7. Po kjo ... says:

    Epo Edvinua per kokaine e hashish i duhen kudo,
    Ça prisni ju…
    Ky qe qeka dënu me 3 vite e gjysëm burg për trafik kokaine,
    e ka vertetu qe eshte i kokaines, keshtuqe doemos në krye të shërbimeve të portës hyrëse të Shqipërisë në Adriatik
    do e vinte….hahaha Rilindje!

  8. futja kot says:

    ti shkojne deputetet ti bejne nje vizite ne burg

  9. Siguria says:

    Kujdes pak per kokaine eshte denuar keta na duhen,apo jo?

  10. ari says:

    tosun-veq droga ty te ndihmone se paske mbaru-te dhimset nje i droguar o kodoshe kokepalare.

    1. Tosun Baci i vertete says:

      meso njehere shqip o ari-cari, pastaj do te kesh mundesine qe te kuptosh me mire ato qe ka shkruar Tosun Baci me lart.
      koqellar i pagdhendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje