Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskuton nen për nen projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”.
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit, ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi.
Relatorja e çështjes, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi propozoi disa ndryshime në projektligjin e paraqitur nga qeveria, duke kërkuar një rregullim në përpjestimin e kohës së lirë me atë të ajrosjes, në favor të kohës së lirë.
“Koha e ajrosjes nuk duhet ngatërruar me kohën ku i burgosuri merret me aktivitete kulturore. Të burgosurit duhet të kenë jo vetëm të drejtë, por edhe mundësi për të ndjekur shkollën, kjo sipas dispozitave, që do të thotë me kohë të pjesshme”, tha ligjvënësja socialiste.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto gjatë argumentimit të neneve në fjalë theksoi se ky projektligj jep më në fund mundësinë për të ndarë qartësisht kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e institucioneve përkatëse dhe vetë të burgosurit, pa pasur mbivendosje të kompetencave.
“Ky ligj vjen dhe në nevojë të projektligjit tjetër të cilin po diskutohet në kuvend që ka të bëjë me policinë e burgjeve, si një hallkë e rëndësishme e sistemit penitenciar. Ky projektligji i hap rrugën modernizimit të mardhënieve mes të burgosurit apo paraburgosurit dhe institucioneve penitenciare në vend,duke e përafruar legjislacionin me standardet e BE-së”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Po mësoni njëherë deputetët ju dhe pastaj futjuni burgjeve…! Sa socialistë dhe demokratë ka me 8vjeçare…!?
-Po e ktheni burgun ne parajse??..shenomeni dhe…