KQZ: Ekspertët kontabël të shprehin interesin për auditimin e fondeve të partive

24 Mars 2014, 12:59Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses Drilona Hoxha i ka bërë apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike. “Kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike”, thekson KQZ në deklaratën për mediat..

Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA) përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas publikimit të këtij njoftimi edhe në median e shkruar e ripërsërit këtë ftesë të interesuarit, që të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 01.04.2014, këtë dokumentacion:

1-            Kërkesë aplikimi;

2-            Deklaratë e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje