“As vetë nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur. Unë isha bashkë me bashkëshorten për të dërguar djalin në çerdhe. Kisha parkuar makinën diku aty në zonën e Bllokut dhe po prisja bashkëshorten, e cila kishte çuar djalin në çerdhe. Në këtë moment pashë që një motor po vinte drejt meje dhe njëri prej tyre qëlloi në drejtimin tim. Ata qëlluan vetëm një herë dhe u larguan. Në këtë moment unë dola me shpejtësi nga makina”.
Kështu e ka rrëfyer ngjarjen 35-vjeçari Alban Dokushi, asistent ligjor i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
“Jam shumë i sigurt që detyra ime nuk ka lidhje me atentatin. Unë jam vetëm një këshilltar i thjeshtë, nuk kam gjë në dorë. Por, dyshoj se mund të ketë lidhje edhe me biznesin e babait, pasi ai operon në tregun e karburanteve. Dyshojmë se ndoshta ishte edhe një paralajmërim për babain”.
Dokushi shprehet për GSH se nuk ka mundur të fiksojë asnjërin prej atentatorëve, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje e përshkruajnë kështu momentin e atentatit të djeshëm.
“Isha duke çuar vajzën për në çerdhe. Pranë meje ishte edhe bashkëshortja e Albanit. Dëgjova atë që bërtiti me të madhe: ‘Alban, çfarë të ndodhi?’. Ktheva kokën dhe pashë që ishin dy persona me skafandra, të cilët u larguan me shpejtësi. Pashë edhe atë djalin, Albanin, i cili doli me vrap nga makina dhe u fut në një prej rrugicave, si duket për t’u shpëtuar plumbave. Ndërsa motori u largua në drejtim të kundërt me të. Nëse ata personat do të donin ta vrisnin, e kishin mundësinë. Por, me sa pashë, kuptova se ata vetë nuk donin që ta vrisnin. Autorët qëlluan vetëm një herë dhe u larguan,” shprehet dëshmitarja.
Ajo shton se këshilltarin e kishte fiksuar si fytyrë, pasi çdo ditë e shikonte duke sjellë djalin në çerdhe.
Më pas, N.D. dëshmon se e gjithë skena ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa pohon se motori i kishte zënë pritë makinës së këshilltarit, Alban Dokushi.
“Ata i kishin zënë pritë, dhe pasi panë që nga makina zbritën bashkëshortja dhe djali i tij, motori iu afrua makinës,” shton dëshmitarja.
Ate vendin si ndihmes babi si grosist karburanti ta ka gjetur besoj.
Po keshilltar ne presidence tek Bamiri me konkurs u fute besoj.
Mos i genje njerezit duke u mare pare se do i marresh voten pro gjyqtarit ku punon.
Në foto duket pak si gango ky Arnauti…!
Ky ne foto eshte tjeter person dhe nuk eshte gango sic thua ti. Eshte dhe arnaut ortodoks i paster
Mos na u bej si i ndershem se te gjithe e dime se pazaret e gjyqtareve i beni ju keshilltaret , edhe ti si bir biznesmeni qe je e ke ne gjak biznesin e ceshtjeve te relatorit tend.
Nuk donim te te vrisnin per ti treguar Mondit si e ka ai rradhen heren tjeter , te kete kujdes !!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk ka bere vaki ndonjehere, qe te qellojne dhe tjetri ngel i shokuar se nuk di pse e qelluan. Vetem shteti amerikan kishte futur njerin kot ne burg per 30 e sa vjet, por e pranoi qe ishte kot, se ishte bere gabim. Mos edhe ndaj ketij eshte bere gabim dhe del pas 30 vjetesh. Te presim
Po nuk hurdha, nuk te qelbet goja, mor djale, prandaj me mire “rrefehu” diku…
Me falni s harrova “hongre” me lart…
Fytyre Al -qaid-e duket gjyzeli,ja hodhe kete rradhe paçin nishan heres tjeter se plera si ju sduhet te bejne hije.
babai biznesmen karburantesh, i biri keshilltar ne gjykat te larte. sa bukur e keni regulluar jeten. familje e lumtur. por si te gjithe edhe ju lumturine e keni ngritur mbi fatkeqesi, mbi dhimjen e dikujt qe se ze gjumi. nuk kane shpjegim tjeter plumbat cuno. shfaqesohu sa te duash, genje veten, se te tilla histori kemi 24 vjete po shikojme perdite. te gjithe te ndershem ju, po milionat si i vute? …??????????
S’jeni kaq te kulluar ju te gjykates se larte,
silleni sikur te jeni te rene nga qielli , do ti kesh hyre dikujt ne hak.Nje shoku jot shofer aty ne gjykaten e larte para ndonje viti shtypi nje plak te rruga Hoxha Tasim dhe e plasi trupin ne spital per 6 ore pa lajmeruar shtepine e tij deri sa rregulloi letrat me policine .
viktima ndrroi jete pas nja 1 muaji ndersa ai vrasesi vazhdon te jete shofer ne institucionin qe duhet te beje drejtesine.
Por drejtesise hyjnare nuk do ti shpetoje dot kurre.
anton
Mendoj qe eshte aksion ekzekutimi i pa ralizuar nga rrethanat, pra atentat mafioz i mirfillte ,sulmi eshte mbroltje me e mire.Ti mbase e di mire se kush mund te jete por nuk e verteton dot, kjo eshte nje dileme ,mbase duan te marin edhe vendin e punes,analizen duhet ta beshe me analiste e prefesioniste me eksperjence .Po seçkam nje parandjenje qe jane nga Torrpoja…
Shoshiti ne mendje sa veteve u ke premtuar ti mbarosh pune ne gjykaten e larte, kujt i ke mare ndonje shume te madhe paradhenje. Kujt nuk i ke mbaruar pune dhe nuk i ke kethyer leket, hiq nga lista Permetaret, Gjirokastritet dhe Korcaret dhe ekuacioni eshte i zgjidhur. Pas kesaj ketheji leket dhe jep doreheqjen nga puna ne gjykaten e larte. Tani ti quhesh “sekser i dekospiruar” dhe asnje shef nga ata te virgjerit e gjykates nuk do te doje te mare “keshilla” nga ty. Te fala babes.