Diktatori arreston të bijën/ Gulnara: Më kanë rrahur

25 Mars 2014, 12:10Politika TEMA

Gulnara Karimova, vajza e presidentit të Uzbekistanit, ka qenë një nga njerëzit më të fuqishëm në Azinë Qendrore. Vitin e shkuar ajo e humbi këtë pushtet- por mbeti aktive online deri përpara pesë javësh. Që prej atëherësh, ajo ka heshtur

Nga Natalia Antelava, BBC

 

Letra e gjatë në inbox-in tim është e mbushur me të dhëna shqetësuese.

“Jam nën presion të rëndë psikologjik. Më kanë rrahur, shenjat në krahët e mi e tregojnë këtë,” thuhet në një rresht.

Një tjetër paragraf përshkruan se si është jeta në arrest shtëpie, me kërcënime të përditshme dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave dhe policisë.

Letra është dërguar nga Uzbekistani, një prej vendeve më të izoluara dhe një nga shtetet më shtypës në botë. Ajo është dërguar nga një person anonim, që e përshkruan veten si dikush që po përpiqet që të rikthejë drejtësinë. Dërguesi thotë se letra është shkruar ditët e fundit dhe i është dërguar tinëz atij, por nuk jep më shumë detaje.

Letra nuk ka ndonjë firmë, por niveli i detajeve dhe të dhënave, stili dhe shkrimi i dorës, të bëjnë të besosh se nuk është ndonjë disident, por vetë Gulnara Karimova, dikur e përfolur si pasuesja e mundeshme e babait të saj, presidentit uzbek, Islam Karimov.

“Sa naive isha që besoja se në këtë vend ekziston sundimi i ligjit,” thuhet në letër.

Një analizë e shkrimit të dorës, me shkrime të tjera nga Karimova, arrin në përfundimin se ajo është shkruar me një probabilitet të lartë (75 përqind) nga ajo.

Letra hedh dritë mbi rënien spektakolare të një prej figurave me më shumë ndikim në Uzbekistan dhe betejën e saj kundër anëtarëve kryesorë të regjimit, që është zhvilluar në sytë e mbarë botës përmes rrjetit social, Twitter.

Për 14 muajt e fundit, Karimova, të cilën një kabllogram amerikan dikur e quante si “baronesha hajdute” dhe “personi më i urryer në Uzbekistan”, ka dërguar mesazhë në Twitter në lidhje me përplasjet me babain e saj dhe pasojat, mbyllja e bizneseve të saj dhe stacioneve televizive, mbyllja e fondacionit të saj të bamirësisë dhe arrestimin e mbështetësve të saj.

Ndërsa perandoria e saj po shembej, ajo u bë kritike e hapur e figurave kyçe të regjimit, dhe veçanërisht ndaj Rustam Innoyatov, njeriut kryesor për sigurinë në vend, të cilin e akuzon se po përpiqet që të fitojë pushtetin.

Prej kohësh unë dhe ajo kemi shkëmbyer mesazhe në Twitter.

Në një vend ku interneti dhe media është e censuruar, adresa e saj në Twitter të ofronte një pamje të paprecedent në ngjarje, për të cilat më parë vetëm supozohej. Por më 16 shkurt, ajo heshti. Adresa e saj në Twitter është pezulluar prej atëherë.

Mesazhi i saj i fundit ishte pikërisht në ditën kur policia uzbeke bastisi një apartament luksoz në kryeqytetin Tashkent, duke arrestuar një grup njerëzish, të cilët më parë asnjë oficer i policisë nuk do i prekte me dorë.

Letra ofron informacion të dorës së parë për këtë operacion policor dhe pasojat.

“Ajo që e bën më të rëndë këtë, është se nuk mund të jetosh si njeri kur të vëzhgojnë me kamera, kur njerëz të armatosur janë kudo dhe kur ti je e depresionuar nga ajo që sheh: forca speciale që kërcejnë nga çatia, gjërat e tua rrëmujë, dritare dhe dyer të thyera dhe mbi të gjitha, një person me sytë e lidhur, që tërhiqet zvarrë në dysheme,” thuhet në letër.

Personi me sytë e lidhur duket se është Rustam Madumarov, partneri në biznes i Karimova-s, dhe, siç raportohet, i dashuri i saj, që u arrestua atë natë së bashku me disa njerëz të afërt të tij. Atë ditë tre persona u akuzuan për përvetësim, mashtrim me taksat, zotërim të paligjshëm të valutës së huaj dhe pastrim parash.

Karimova përshkruan në letër se si kohët e fundit, qindra, në mos mijëra mbështetës të saj janë kërcënuar e arrestuar.

Një burim në Tashkent, pranë Karimova-s, konfirmon se ajo është aktualisht në arrest shtëpie, dhe vajza e saj 16- vjeçare, Iman, po qëndron bashkë me të. Personi, që nuk do të identifikohet, thotë se stafi i ambasadës amerikane ka vizituar vajzën, Iman, që thuhet se ka nënshtetësi amerikane. Babai i saj është ish- bashkëshorti i Karimova-s, Mansur Maqsudi, një amerikan me origjinë afgane.

Ambasada amerikane në Tashkent ka refuzuar që të konfirmojë vizitën duke thënë se e ka të pamundur të komentojë për këtë çështje.

Në letër, Karimova hedh akuza ndaj nënës, motrës dhe disa prej aleatëve të afërt të babait të saj. Ajo i akuzon për kërcënime, shantazh dhe torturë.

“Arsyeja për këtë persekutim të tipit Pinochet është se unë kam guxuar që të flas, ndërsa miliona të tjerë heshtin,” shkruan ajo.

Por për shumë njerëz, këto sulme të Karimov për familjen e saj dhe të tjerët janë një hipokrizi. Gulnara, siç e quajnë uzbekët, ka qenë fytyra e bukur e regjimit, të cilin e kritikon tani. Ajo ka pasur një perandori biznesi, u bë një këngëtare e muzikës pop dhe kishte një linjë veshjesh, parfumi dhe dizajni. Arriti të ishte edhe filantropistja kryesore në vend dhe u caktua ambasadore në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Përgjatë viteve kam takuar shumë njerëz që kanë humbur pasurinë e tyre për shkak të gjobëvënësve që veprojnë në emër të saj.

Në vitin 2012, një grup gazetarësh suedezë zbuloi prova se një firmë suedezo- finlandeze, TeliaSenora, kishte paguar 300 milionë dollarë ryshfet në vitin 2008 për të hyrë në tregun fitimprurës uzbek të telefonisë celulare. Paratë u transferuan në një kompani offshore në Gjibraltar, në pronësi të 25- vjeçares Gayane Avakyan, që ishte një nga dy ndihmëset femra të të dashurit të Karimova-s dhe yllit të muzikës pop, Rustam Madumarov.

Që prej atëherë, ky është rasti më i madh korruptiv në historinë e Suedisë dhe të hënën Gulnara Karimova u bë zyrtarisht e dyshuar.

Hetimi ka përfshirë dhjetë vende të Europës dhe SHBA. Dy javë më parë, autoritetet zvicerane thanë se kanë nisur një hetim për pastrim parash ndaj Karimova-s.

Gulnara i ka mohuar këto akuza. Ajo thotë se fushata kundër saj është nxitur nga shefi i sigurisë i babait të saj, Innoyatov.

“Ajo e përshkruan veten si viktimë dhe babain e saj si dikush, që është manipuluar,” thotë Daniil Kislov, redaktor i faqes Ferghana.ru.

Kislov thotë se askush përveç babait të saj nuk mund të ketë dhënë urdhër që ajo të vihet në arrest shtëpiak. Ai shton se babai po e ndëshkon të bijën për stilin e tepruar të jetesës.

“15 vitet e fundit kanë treguar se Karimov nuk e çan kokën për kritikat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Uzbekistan, për torturën dhe burgjet, sterilizimin e detyruar apo fëmijët që punojnë në fushat e pambukut,” thotë Kislov.

Por ajo që e shqetëson Karimov, thotë Kislov, është dëmi që i ka bërë Gulnara aftësisë së Uzbekistanit për të tërhequr investime të huaja, të cilat duket se i kishte monopolizuar.

Arrestimi i saj, shton Kislov, është një mënyrë për të treguar se kush është njëshi.

Pavarësisht se ka një dekadë që spekulohet se Karimov vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse, 76- vjeçari dukej në formë dhe energjik kur mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Sochi.

Por a është vendimi për arrestimin e Gulnarës një shenjë e dobësisë së tij?

Sigurisht që kjo tregon se ai është i shqetësuar për dëmin që po bën vajza e tij.

Por pavarësisht faktit se Gulnara nuk ka internet, ajo sërish ia del që zëri i saj të dëgjohet. Që kur ajo më dërgoi mua mesazh, të tjera letra kanë dalë në median uzbeke, ku ajo i kërkon babait që ta lërë të dalë për kurim jashtë vendit.
“Nuk e mendoja kurrë se kjo do ndodhte në një vend të civilizuar, siç e përshkruan veten Uzbekistani,” shkruan ajo.

“Por një vështrim më afër, tregon se kjo shëmti ka ndodhur prej shumë kohësh”.

Edhe pse shumë pak uzbekë besojnë te transformimi i Karimova-s në një mbrojtëse të të drejtave të tyre, mesazhi i saj do rezonojë me shumë.

8 komente në “Diktatori arreston të bijën/ Gulnara: Më kanë rrahur”

  1. tourkofagos says:

    eh mor Izlam c’na bere…………

  2. elinor says:

    Budallaqe! Ty te kane futur ne BB Uzbekistan; prit se edhe pak do te bashkohesh me konkurrente te tjere. Jep maksimumin, hahah!

  3. Ariu nga Korabi says:

    Një “mut”, si baba dhe e bija…

  4. A says:

    Sa keq me vjen qe per SULLTAN SALI RAM SHEQERE BERISHA, Shqiperia nuk ndodhet ne keto zona gjeografike te botes ku ndodhet UZBEKISTANI dhe
    SHQIPERIA do te quhej ALBANIASTAN.
    Qejf ka bere SULLTAN SAAALI edhe ne Shqiperi, por qejf he qerrata do te bente pa kursim ne ALBANIASTAN, ku rrumpalla, shperdorimi etj jane VIRTYTE.
    SULLTAN SALI RAM SHEQERE BERISHA eshte i gatshem qe te behet nismetar dhe anetar i ndonje Organizate Nderkombetare me e emertimin Organizata e Vendeve Staniste, ku njerezit jane si bagetia, ku te perfshihen vende si Kazikistan, Uzbekistan, Pakistan, Afganistan etj. Kete pune beri kur u be me perkujdesjen e tij Shqiperia anetare e Organizates se Vendeve Islamike. Ne themi jemi Evrope dhe duam te behemi si Evropa, por jo ku te le SULLTAN SAALI kerkon vende vetem nga Azia, Arabia, Lindja e Mesme etj, aty e ka zemren, mendjen dhe shpirtin.

  5. AISHA says:

    ka disa gjera te perbashketa me GITEN kjo e Uzbekistanit.

  6. vloraku says:

    Re nga kali i babait dhe theve zverkun. Tani qe po te vjen menopauza tu hapen syte per te pare vuajtjet e nje populli, qe shkaktari numer nje eshte babai jot dhe ti ke qene me vite zellenesja e perkedhelur e tij. Por ne diktature mund te biesh nga fiku brenda dites por edhe mbas shume kohesh ,varet si e dredh me te LARTIN. Po fundi eshte i sigurte….shkulje dhembesh e thonjsh. Uroj qe ta provosh ne kurizin tend…plehre.

  7. AvniRystemi says:

    Argita berish ka mbi dy muaj qe ndodhet ne arrest shtepie dhe ka postuar disa shkrime ne twiter, me te cilat spekullon se babai I saj eshte ai qe ka urdheruar arrestimin.
    Ajo shprehet se eshte nje turture psikologjike qe te ruhet gjate gjithe kohes nga forcat speciale pa patur asnje sekonde privatesie dhe shton se eshte akoma me e dhimshme te shikosh dy persona qe mbahen te shtrire ne dysheme me sy te lidhur. Sipas shkrimeve te ardites, dyshohet se personat qe mbahen te shtrire per toke dhe me sy te lidhur jane sokol dhe ilir hoxha, dy vellezerit e familjes hoxha qe kane qene bashkpartnere te argites ne perandorine e bizneseve me fitimprurese te vendid.
    Flitet se urdherin e arrestimit te treshes e ka dhene vet ishkryeministri berisha pasi eshte gjendur ne presjon te vazhdueshem disamujor nga e shoqja e tij qe kerkon te hakmerret ndaj argites sper arsye xhelozie dhe larje hesapesh per stilin e tepruar te jeteses qe targita ka bere.
    Gjithashtu flitet se ishkryeministrit berisha I ka ikur mendja dhe ka vendosur qe se kshpejti te dale me nje deklarate publike ku do te denoncoj vajzen e tij dhe dyshen hoxha per te gjitha vjedhjet dhe zhvatjet qe I kane bere vendit pas shpines se tije keto 24 vjet. Ai pritet qe te kerkoj nga qeverria rama qe te sekuestroj cdo pasuri qe vqjza e tij dhe vellezerit hoxha kane vene mbi kurriz te popullit dhe tia kaloi ato arkes se shtetit por ky o fundit mendohet se nuk mund ta beje nje gje te tille pasi e pengon ndergjegjja dhe keqardhja per te arresuarit.
    Nese rama permbush kerkesen e berishes ne kete rast dhe ia kalon pasurite e argita berishes dhe vellezerve hoxha arkes se shtetit atehere per here te pare ne historine e shqiperise buxheti I shtetit kaln me nje serplus mbi 500%.

  8. ramiu says:

    ore po nuk esht ai i big brotherit te kjo video me vajzen e ktij karimovit?
    http://youtu.be/RvDind_9eYM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje