“Elbasani është një qark me një nivel papunësie shumë të lartë, një papunësi që rëndohet edhe nga kthimi në vijimësi i emigrantëve dhe që e bën qarkun e Elbasanit zyrtarisht të renditet i treti përsa i përket numrit të papunëve, si dhe të renditet i treti në Shqipëri përsa i përket ndihmës ekonomike”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në ceremoninë e çeljes së zyrës së Punës në këtë qytet. i shoqëruar nga ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Qazim Sejdini, Rama theksoi se “Zyra e Punës nuk është një çelës magjik për të hapur rrugën e punësimit për të gjithë, por është një mundësi e re dhe është një pikë takimi e munguar për të bërë të mundur komunikimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, veçanerisht në sektorin privat”.
“Zyra e Punës është një mjet për të realizuar strategjinë tonë të rritjes së punësimit dhe të punësimit real. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që arsimi profesional të transformohet një orë e më parë në një instrument të rëndësishëm për punësimin e të rinjve”, theksoi Rama. Duke u ndalur tek marrëdhëniet me biznesin, Kreu i Qeverisë u shpreh se “biznesi është partner në rrugën e mirëqënies, në rrugën e rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit real”.
“Këto zyra i ofrojnë biznesit mundësinë për të gjetur sipas cilësive të kërkuara njerëzit e nevojshëm për vende të caktuara pune. Ato ofrojnë në tërësi shërbime të rëndësishme për punëkërkuesit”, tha ai.
Në vijim Rama u ndal edhe tek disa shifra, që i ka cilësuar të rëndësishme. Në këtë kuadër ai tha se sot në portalin kombëtar të punësimit kemi arritur në 4000 kërkesa që janë aktualisht nga ana e biznesit dhe që kërkojnë punonjes me profile të ndryshme.
“Në vetëm pak javë në regjistrin elektronik kanë mbërritur nga ana e biznesit tre herë më shumë kërkesa per njerëz që janë në dispozicion për të punuar se sa gjithë vitin e shkuar në të gjithë rrjetin kombëtar të punësimit. Mesatarja mujore e pritjes së punëkërkuesve në 2013 ishte 3898, ndërsa gjatë vitit 2014 është dyfishuar është 6389 dhe vetëm përmes katër zyrash pune të ripërtërira. Janë pesë zyra të reja modene të punësimit, me një staf të trajnuar sipas standardeve dhe që krijojnë mundësi reale për të gjithë ata që realisht kërkojnë punë dhe që janë të interesuar që të fitojnë përmes punës. Mesatarja mujore e vendeve të lira të punës të shpallura për vitin 2013 ishte 1348, ndërkohë që vetëm në muajt e fundit është 2508 dhe është me tendencë për t’u rritur”, theksoi kryeministri Rama.
Kryeministri ka falenderuar Biznes Albanian për këtë proces transformues të rrjetit të Zyrave të Punësimit, Kompaninë Turke “Kurum”, “ Alb Crome”, Bashkinë e Elbasanit, si edhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale, qe bënë të mundur hapjen e kësaj Zyre të re pune.
“Shteti nuk mund të jetë punëdhënësi më i madh, pasi kërkesa e madhe për punësim nuk mund të plotësohet me vende pune në shtet. Shteti duhet të jetë një nxitës i madh i punësimit përmes nxitjes së sipërmarrjes, rritjes së sektorit privat, përmes transformimit të biznesit në një partner të pandashëm strategjik dhe përmes krijimit të kushteve që mes sipërmarrjes dhe punëkërkuesve të vendoset komunikimi. Këtë e bën të mundur Zyra e Punës, pasi kemi provuar se këto zyra pune janë një mjet jashtëzakonisht efikas për rritjen e punësimit”, tha kryeministri Rama.
o Edo, le nom he burr, u bone i bajat me kto zyrat e punes, na u bone si Saliu me rruget..
Mos u merzit se do ket ne cdo qytet kshuqe ke akoma per te degjuar po nuk ka pik lidhje me rruget, se kto jane gjera qe duhet te ishin bere qe 15 vjet me pare e ne mos me shume, dhe duhen reklamuar me te madhe qe po behen.
Bravo kryeministrit, zyrat e reja qe kryeministri po inaguron jane te verteta mund te shkosh ta provosh, ndersa per rruget qe inaguronte Berisha ishin rrge qe sa ndertoheshin prisheshin pas nje jave.
Qeveria Rama bravo per punen qe keni realizuar deri tani,
Kjo eshte pune konkrete dhe duket qe qeveria po con perpara premtimin qe mbajti ne lidhje me punesimin
Keq te inagurohen zyrat e punes e keq te mos inagurohen. Kjo qe po ben Rama nuk ka lidhje fare me rruget e lena pergjysem te Berishes.
Bravo Kryeministrit
Pune shume e mire nga ana e qeverise vazhdoni keshtu, populli ju mbeshtet per te tilla iniciativa. Bravo
Qeveria po ben nje pune fantastike per punesimin e qytetareve. Kete Saliu nuk e beri ne tete vjet, Rama po e realizon per nje periudhe te shkurter kohore. Bravo qeverise
Ja dhe nje tjeter sukses i qeverise, ju lumte , per qytetaret keto zyrat jane shumne te nevojshme.
Kryeminstri bravo po be nje pune shume te mire
po te kerkosh pune si njeri te pritesh si njeri dhe shteti te dije sa jane punesuar sa jane ta papune keto jane fillesa te punes se mbare mor djale lere salen se ishjte rrumpalle
A e pyete mire drejtorin se mos ka qene mare me pare,me trafiqe,te ndryshme,se deri me sot,po ti maresh mire te dhenat,deputetet e tu keta njerez kane gjetur.Na injoruat.Rugaçe deputete,rugaçe drejtoret.Nuk ka patur kuadro me te dobet,nga intelekti,nga kultura,nga arsimi se sa po i vendosni ju te “RINGJALLJES”
ec mor legen, na inaguron zyra pune sot ti? ca inaguron mo pallosh mure bosh pa asnje lloj funksioni? Ku qenkan keto vendet e punes??
O Mero pse e hoqe artikullin per darken e Likes??? Aha mos u mundo ta fshehesh, se ato qe duhet ta merrnin vesh e moren!!!!!!!!!!!!!!!!!
Si mure bosh mor ti idiot, po ca kujton ti se si do behen kto vendet e punes apo ta mushim venin me polica e doktorra sic boni ai idioti qe kishe ti perpara, duhet te ndryshoj komplet sistemi e jo vetem menyra e punesimit, nqs dhe bisneset do ishin bashkpunus kjo do ishte zgjidhja e problemeve te punesimit dhe jo vetem, po dhe te ndihmave sociale e shendetsore etj etj.
Ne fillim zyrat, pastaj punen. Mos u beni te paduruar. Skemi bere akoma 300 dite. Duroni dhe 2 muaj e do shihni mrekullite e rilindjes. Te paren e pate dje nga gjiri i Lalzit.
lavirja e bulevardit artikulli nuk osht heq, e ke ketu:
http://www.gazetatema.net/web/2014/03/24/foto-lajmmeta-feston-45-vjetorin-stafi-i-kuvendit-pergatit-torten/
kokepalari rama dhe griselda erion jasteku.po lyajne me boje-13 perqind ishte papunsia-tash u be 17 perqinde.4 zyra hapi dhe ne qdo zyre te re humben nga 1 perqind vende pune.rilindje nga prapa kesaj i thone-prap ne barke te negjmijes-140 perqind e tejkalojne kokepalaret normen por popullit as patatae nuk i japin.me koqe a me rrote kari me ble a.
shyqyr qe u hap kjo zyre me vlla se per pak I harrum fare po librezen kur do ta marrim vetem mos ne I jepni me vise te kuqe po flete rrufete kur do fillojne
Kopja me e shemtuar e Saliut je bo mo Edo. Po u vjen njerezve ne maj te hundes me shpejt se ce prisje. Persa i perket zyrave te punes, pervec punesimit te nja 10 veteve ne keto zyra nuk kryejne me asnje funksion EDOOOOO. Inovacion EDOOO inovacion… e di cfare eshte???? ( qe i papuni mos te shkoj fare te zyra e punes e para dhe e dyta kurse leket per ndonje pune me te rendesishme jo per te lyer fasadat e zyrave te punes dhe veshjjet e dhjete punonjesve apo paisjeve koti… se ke dhe ERION dhe Milenen shume te zgjuar prandaj po hap zyra pune… Trendelin moj trendelin tha… Keshtu vazhdo se mire e ke…
kerkoj pun
jam inxhiniere ndertimi kerkoj pun