Presidenti Nishani dekreton ligjin për amnistinë

25 Mars 2014, 20:05Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani dekreton ligjin e miratuar në Kuvend për  ‘Dhënien e amnistisë’. Ligji u miratua me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës gjatë diskutimeve në Komisionet parlamentare, por në seancë deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm për shkak të marrëdhënieve të kushtëzuara që PD ka vendosur me Kuvendin.

Synimi i ligjit është një reformë në raport me dënimin penal, e orientuar drejt një drejtësie korrigjuese dhe restauruese shoqërore. Sipas relacionit shpjegues të ligjir, përzgjedhja e kategorive të personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. Në të gjitha rastet në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.

Kategoritë përfituese nga kjo amnisti janë si më poshtë:

a) personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo me një nga alternativat e dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht nga masa e gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, më datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

d) të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.

Kategoritē qē nuk pērfitojnē

Neni 4 i ligjit parashikon shprehimisht: “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë”, që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë. Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74 e 75 të Kodit Penal;

krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76 , 77, 78, 78/a,  dhe 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81 të Kodit Penal dhe vrasje e mbetur në tentativë, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak;

vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, paragrafi i dytë i nenit 88, dhe 89/a të Kodit Penal;

krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106, 107/a,108 e 108/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 109/b, 109/c, paragrafi i dytë, i nenit 110, 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;

vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114, në paragrafin e dytë dhe në paragrafin e tretë të nenit 117 të Kodit Penal;

vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e tretë të nenit 124/b, nenet 128/a, 128/b e 130/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, paragrafi i dytë i nenit 137/a, paragrafi i dytë i nenit 138, 138/a, 139, 140, 141, paragrafi i dytë i nenit 141/a, paragrafi i dytë i nenit 143, 143/a, 144/a, paragrafi i tretë i nenit 152, 175, në paragrafin e dytë dhe në  paragrafin e tretë të nenit 180 të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak, e në nenin 186 të Kodit Penal;

vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenin 206/b të Kodit Penal;

krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225 të Kodit Penal;

krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal;

vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, e 232/b, 233, 234, 234/a e 234/b të Kodit Penal;

krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 250, 258, 259, 259/a, 260, 265, 266, 270, paragrafi i parë dhe i katërt i nenit 278, 278/a, paragrafi i dytë i nenit 279, paragrafi i dytë i nenit 282, 282/a, 283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 286, 287, 287/a, 288, paragrafi i dytë i nenit 289, 290, si dhe paragrafët e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 298 të Kodit Penal dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;

vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh e 319/e të Kodit Penal;

vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 329, 330, 330/a, 331 dhe 332 të Kodit Penal;

vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.

 

1 komente në “Presidenti Nishani dekreton ligjin për amnistinë”

  1. Berti says:

    Aman nje dekret per te shpetuar gjytrymin e Republikes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje