Agim Isaku: Nuk kam fshehur asnjë pasuri, do vë në vend dinjitetin tim

25 Mars 2014, 15:46Politika TEMA
Agim Isaku: Nuk kam fshehur asnjë pasuri, do vë në vend

Ambasadori Agim Isaku ka reaguar pas padisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, e cila e akuzon atë se ka fshehur pasurinë. Isaku thotë se nuk ka fshehur asnjë pasuri. Ai shprehet se do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë në vend dinjitetin e vet.

“Dje u njoha përmes mediave me njoftimin e ILDKP në lidhje me deklarimin e pasurisë nga ana ime. Mënyra e hartimit të këtij njoftimi i dha hov kuptueshëm fantazive dhe spekulimeve të rastit. Si funksionar shtetëror jam në komunikim me ministrinë dhe institucionet, ndërsa si qytetar e ndjej për detyrë t’i bëj me dije opinionit publik se jam i befasuar nga lajmi në fjalë, për të cilin nuk kam asnjë dijeni paraprake me gojë, ose me shkrim. Duke konfirmuar se i kam përmbushur detyrimet e mia ligjore për deklarimet e pasurisë, në një moment të dyte do të jap sqarime të tjera. Ndërkaq, do të ndjek rrugën ligjore për vënien në vend të dinjitetit tim, si dhe të qartësimit deri në fund të kësaj situate”, shprehet Isaku.

28 komente në “Agim Isaku: Nuk kam fshehur asnjë pasuri, do vë në vend dinjitetin tim”

  1. Ariu nga Korabi says:

    Zoti Isaku, dua të të kujtoj, se nuk akuzohesh “në hava”, por me shifra e fakte konkrete…Këtu ke gjë për të thënë…???

    1. Velo partizani says:

      Agim Isaku po paguan shkrimet kunder Edi Rames. Nuk besoj se ka vjedhur me shume se Shkelzen Berisha, Argita Berisha, Ilir Meta dhe ca tipa te tjere si keta…

  2. tigri says:

    O lum madh ti kujton se ta kane bere , kjo absolutisht nuk eshte e vertet por te gjitha bemat duhet ti paguani sepse ju kujtoni se u be deti kos inspektoriati i deklarimit te pasurise jam i sigurt qe nuk genjen , nuk ka si tegenjej nje institucion kaq i rendesishem prokuroria dhe gjukatat kan per detyre konfiskim malli dhe asgje tjeter zoti abashador .

  3. geno says:

    Po ku i gjete pasurite ti mos sharlatan ish spiun sigurimi ne tre dege te brendshme ne Korce kur ishe pioner, ne Lezhe me Precin e Remzi Lanin, Sandrin, Nikollen e Frano Kullin dhe ne Tirane me Besniki Mustafajn e PD, ti ke qen vetem nje dalazots i Tos bixhozxchiut dhe cuditerisht edhe ambasdor i shpelles Saliut. Su u bere miliarder me nje rroge diplomati per 4 vjet dhe me 200 lloagri bankare e 30 pale shtepi??????????? Kaq te kane zbuluar deri tani.

    1. qerosi says:

      Po paret e Sorosit ku i çove.Ti dhe të tjerët soroista kanë ba kërdinë me paratë që akordonte për ndihmë Xh.Sorosi përmes fondacioni të tij.

    2. arsen says:

      Italianet i quajne prestanome.
      Eurot jane te Fatosit, por i mjeri ky! Shef kabineti i Tosit. Shok i ngushte i tij.
      Ben mire te shkoje vete ne polici, para se ta gjene “me infarkt miokardi” ne ndonje lokal, apo edhe ne shtepi.
      Bishti qenit nuk drejtohet.
      I shkreti Fatos Isaku! Iku i ri nga kjo Bote….

    3. CAKMAKU says:

      hajd mos u merzi gimo
      ti ke gelltit ofendime me te medha nga nono per drejtoreshen.
      apo e harove??

  4. zelka says:

    Mjafton qe te pranosh te gjitha llogarite bankare qe ke dhe qe te jan bere te ditura nga ILKDP, dhe nuk eshte nevoja te deklarosh mor “zoteri”…

    Miliona euro/$ te “fituara” si????!!!!. Por, une dhe mijra shqiptare te tjere, jemi te bindur se do t’ja kalosh pa u lagur edhe ti si qindra “bisnesmene te sukseshm” si ti….

  5. ambasadori says:

    I kam fituar me djersen e ba ba ballit more…….me falni te bythes desha te them,,,,,ja e mesuat sekretin tim tani. me kane palluar vence ata te Natos dhe me paguanin mire per kete….o i ziu une qe sma beson kush !!!!

  6. atila says:

    Keto raste duhet te publikohen dhe te procedohen penalisht pasi kane abuzuar me parate e taksapaguesve. Konfiskimi dhe kthimi i pasurive te vena me korrupsion dhe abuzim duhet te behet praktike ne menyre qe dora e korrupsionit te shkurtohet. Vetem keshtu do kemi shprese te integrohemi ne familjen evropiane.

  7. Soros-i, ai duhej flakur... says:

    Agim isaku, sipas meje, ka qene djale i mire, intelektual,
    poet i bukur dhe qytetar…deri ne ’90-en.

    Me pas plasen Dosjet dhe efekti i tyre ne orientimet politike.
    Remzi Lani, ai qafir i di ca gjera te asaj kohe, te Lezhes ne vecanti!

    Thone qe Leshjanet u porositen te mesynin Tiranen dhe ashtu bene: Nkoll Lesi i Dolf Markut ishte batareja masive, ku u grumbulluan tere internacionalet e Lezhes…

    Nje poet i madh i Tiranes se asokohshme, qe u zhvendos djathtas, sidosi, pat paralajmeruar: Ata zbriten ne Tirane qe te marrin Letrat e pastaj Politiken e pastaj Shtetin!

    Por Agimi ishte ndryshe prej tyre.
    Kam vetem nje medyshje, nje merak e kam per te: A i rezistoi dot Parase se madhe te Sorosit?
    Pothuaj te tere ata qe moren para (te madhe) nga Sorosi, qe ishte paraja e Lindjes zhvendosur ne Perendim taktikisht, mbeten ne loje e s’dalin dot me prej andej…

    Lemzi Rani i di ca gjera: ka nje institut qe ben ndermjetsin ai dhe po ta pyesni me delikatese, ai eshte gati t’i thote ca gjera.

    1. kastrioti says:

      nga kush do ta mernin shtetin lezhjanet dhe ku do ta çonin ore injorant?? A eshte Lezha pjese e Shqiperise, po lezhjanet a jane shqipetare???

  8. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Ah qelbanik qe je ti Agim Isaku.
    Hajdut ordiner.
    Mjere ky popull per keta ambasadore e politikane.
    Ne djall vafshi te gjithe ju rrace e poshter.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Jo vetem Isakut,por dhe gjyqtarve,ju kane hyre ne hak,nuk kane “fshehur” por kane vjedhur,aq sa pasuria e tyre eshte marramende.
    A do kete vend ne burgje,per te gjithe?!

  10. dimensioni i ri i politikes. says:

    Mjer ky popull per keta ambasadore. Kane vjedhur sa kane dashur. Shikoni te gjithe ambasadoret te cilet bejne si gjynafqare. Kane vjedhur edhe korrupsion kane bere. Ai i pakistanit ne vitet 1994-97 ka marre nga 50 mije $ ne dite sa ka mbytur ai ne det e oqean, njerzit shpresonin paguanin e hop hidheshin ne det. Ata perseri hop ne kembe bien. Jane me pasuri marramendese. Por nuk do i gezojne mallkimi i popullit do bjere mbi ta.

  11. astrit says:

    Ku i gjete gjith keta para ti plehre e Fatos Nanos.

  12. drejt says:

    Me te qelbur se Agim Isaku nuk gjen. E njohim se cfare pisi eshte. Karuc i Fatos Nanos.

  13. Iluministi says:

    Agim isakun e njoh aty nga vitet 99 dhe kishte shume qejf bixhozin, luante tek fashion ose sot sharmi ke sheratoni. Agimi shpesh vinte me besnikun e kompanise TRIS. Agim se mbase I lexon dhe qe te kuptosh qe nuk genjej; flas per kazinone e alban zenelit bixhozxhiut me fame sot deputet, I kishe shume qejf mega jack te kujtohet besoj. Burre kurve ke qene ne ato kohera.

  14. "BALASHI" says:

    asnje nuk ka vjedhur nga keta. si s’ doli nje burre e te thote me hetoni e gjykoni. Nje futbollist ishte Uli Henes dhe u pre drejt.

  15. 1* says:

    Ti ishe i frikshem ne kohen e Enverit si gazetar, pasi kur hyje ne cdo qytet per te shkruar per gazeten, se pari takoje ish kryetarin e deges se brendeshme e qe aty i telefonoje edhe sekretarit ta pare e kryetarit te komitetit. Merrje te dhena te bolleshme nga operativet e sigurimit per ecurine e ndermarjeve e ish kooperativave bujqesore,duke pyetur sa andej ketej e beje shkimin . Ne demokraci u bere “demokrat” i flaket, e sot ambasador. Perseri mbetesh i frikshem pasi kudo ” me dy gisht uje di te besh not” , e te dalesh i fituar duke fundosur kedo qe te pengon.Jepi Agim, se edhe kete rradhe si dhe per gjithe te tjeret, eshte vetem nje show, qe nuk zgjat mbi tre dite.

  16. Milua says:

    “do ve ne vend dinjitetin!” Mund ta vesh, po te kesh… Mendimi i pergjithshem eshte se nuk ke… Lere ate perralle pra, d
    he beji nje tel Fatosit. 43 eshte prefiksi!

  17. Ariu nga Korabi says:

    Asnjë nuk do të futet në burg, as do të paguajë…Të gjitha këto janë “shashka tymi”, për të gënjyer e për të “ngopur” me lugë të zbrazët, popullin fukara…Ishalla, dal “gënjeshtar”…

  18. Siguria says:

    Lexova nje shkrim te Kastriot Myftarit ne fb lidhur me kete ceshtje,te jene te verteta thua?

    1. lexues says:

      Sapo e kam lexuar edhe une… tmerr :-((

    2. Epirioti II says:

      Kastriot Myftari eshte nje spekulant i rrjedhur nga trute dhe nuk duhet marre kurre seriozisht.

      Sa per Agim Isakun, eshte kaq super plehre dhe i ka sherbyer Fatos Nanos me keq se Flamur Noka i sherben Berishes, sa qe do ishte dicka e shkelqyer sikur ky maskara do denohej. Do ishte leksion per shume te tjere qe mos te behen vegla qorre te shefave mafioz. Po qe se ajo llogaria e fshehte qe i eshte kapur eshte llogari bixhozi e Fatos Nanos, aq me e rendesishme behet denimi dhe konfiskimi.

  19. titbeci says:

    po ky i gjeti ky magjyp kaq pare/ duke bere vjersha e duke ia recituar Nanos apo duke e zhytur doren mire te paret e popullit. s’ka turp, flet edhe per dinjitet.

  20. aqifi says:

    inspektoriati i larte i rilindjes sapo eshte kthyer ne nje pisqolle me barut te lagur,e filloi me luften brenda llojit dhe do vazhdoi dhe me krahun tjeter,nje pyetje kam une ky inspektori i ri nga marsi vjen apo kishte nja 10 vjet inspektor i larte aty?cka bere ky keta 10 vjet?e gjitha eshte nje demagogji,sidomos per te kenaqur komentuesit truthare te temes.

    1. Epirioti II says:

      Mund te kesh te drejte, por je shume heret per te dhene verdiktin qe eshte e gjitha demagogji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje