Burg për ata që vjedhin energji/ 3 vjet për qytetarët, 5 për biznesmenët

25 Mars 2014, 15:35Politika TEMA

Sipërmarrësit që vjedhin energjine elektrike do të dënohet deri në 5 vjet burg.

Qeveria ka bërë gati një amendament për të ndryshuar kodin penal, i cili ashpërson fort masat për ata që vjedhin energjine elektrike, si për biznesin ashtu dhe për familjarët. Drafti që në fillim përcakton qartë se vjedhja e energjisë elektrike nuk do të konsiderohet më si kundravajtje penale, por do të quhet automatikisht krim, i cili dënohet me burgim.

Në ligjin ekzistues ky përkufizim ka qenë i paqartë, pasi në nenin përkatës dy paragrafe kundërshtonin njëri-tjetrin, ku vjedhja e energjisë, njëherë cilësohej si kundravajtje dhe një herë si vepër penale. Kjo ka bërë që shpesh gjykatat t’i interpretonin rastet e konstatuara të vjedhjes së energjisë, si kundravajtje administrative, pa dënim me burg.

Por veç këtij qartësimi përfundimtar, drafti i ri ashpërson edhe masat ndëshkuese për ata që vjedhin energji, si për familjarët ashtu edhe për biznesin. Për konsumatorët familjarë, të cilët vjedhin energjinë, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dënimi me burg është deri në tre vjet.

Ndërsa, për biznesin ai shkon automatikisht në 5 vjet, për shkak se siç argumentohet në relacion në këtë rast vjedhja e energjisë ka rrethana edhe më të rënduara, pasi kryhet për qëllime fitmprurëse tregtare dhe jo për nevoja jetike si në rastin e familjarëve.

Paralelisht me dy ndryshimet e mësipërme në ligjin e ri do të konsiderohet krim, i cili dënohet me tre vjet edhe dëmtimi i qëllimshëm i matësave, që siç shpjegon Ministria po shndërrohet në një fenomen shqetësues shumë të përhapur. Ashpërsimi i masave ndëshkuese për vjedhjen e energjisë elektrike vjen në një kohë, kur gjithë sistemi energjetik dhe veçanërisht hallka e fundit e tij në shpërndarje është në një situatë të rënduar financiare për shkak të vjedhjes masive.

Pak kohë më parë Qeveria ka ngritur dhe një task forcë të posaçme, e cila drejtohet nga zëvendëskryeministrit për t’u përballur me sistuatën emergjente të sektorit energjetik./TCH

58 komente në “Burg për ata që vjedhin energji/ 3 vjet për qytetarët, 5 për biznesmenët”

  1. arbeni says:

    Dmth kur vjedh nje bank me 10 mln euro pa dhune, denohem me maximalisht 3 vjet burg. Kurse kur vjedh 20 mij lek tw vjetra korrent se nuk mbyll dot muajin me rrogen qe kam se me ngelin femijet pa buke. Ti do me fusesh 3 vjet burg qe dhe femijet te me ngelin tamam pa buke. Ul cmimin e korrentit pra robq… se e ke nga me te lartit ne gjithe boten

    1. Argita_B says:

      Shqiperia e ka te pamundur ne gjendjen aktuale qe te uli çmimin e energjise elektrike. Ne rrjetin shqiptar sot ka mbi 46% humbje, e thene ndryshe nje ndermarje qe gati gjysma e prodhimit i humbet perpara se te dali ne treg, eshte nje ndermarje e falimentuar.
      Qeveria ka te drejte qe nxjerr ligje te tilla, pasi hajduti duhet ndeshkuar se eshte i demshem per gjithe shoqerine.
      Ajo qe duhet bere ne paralel eshte ngritja e nje organizmi per te ndihmuar shtresat e varfera, ata qe nuk kane mundesi te paguajne energjine. Problemi eshte se me cilat para do financohet pasi Shteti shqiptar eshte i zhytur ne borxhe, ekonomia eshte informale, pra nga do dalin parate kur te gjithe refuzojne te paguajne!

      1. yug says:

        Le ti marre tek FMN-ja leket Rama. Kushti qe i vune tek borxhi i pare ishte ngrirje e pagave. Kushti tek borxhi i dyte do jete: ulje e pagave ?

    2. neda says:

      Ne qofte se e denon nje qytetar per vjedhje energie psh tre vjet,ne kete forme shteti do harxhoje me shume per kete te burgosur tashme se sa vjedhja e energjise elektrike,te pakten merrni masa per te ndertuar burgje te rinje ,ndersa per matsat qe nuk jane brenda ambjenteve te baninit mendoje se qytetaret nuk kane asnje pergjegjesi, sektori i interesuar le te investoje ose ti beje me roje ,eshte pune e tij se si do e zgjidh,por qytetarin nuk mund ta besh fajtor, sic vepronte cez me mbifaturimet gjoja pse eshte prishur vula e sahatit,sukur qytetaret e paskan detyre ne nje ambjent publik te rrine roje te sahati elektrik, sepse ai psh nga kati 15 -te nuk mund te ruaj sahatet ne bodrum,une nuk e kuptoje sesi ka arsyetuar qeveria,me duket se qeveria ka humbur llogjiken per kete problem.Kompania e interesuar le te investoje ,por ajo ka gjetur kete menyre pikerisht per te vjedhur,sepse instalimet elektrike ne pallatet e reja mund te beheshin edhe ndryshe ku qytetari te kishte mundesi reale per ta ruajtur, megjithese edhe tani me nje investim shume te vogel mund te rregullohet ,qeveria nuk duhet te bjere ne kete kurth ku u dashka qe familjet te bejne roje te sahati 24 ore ne dite ne cdo dite te javes, sinqerisht me duket qesharake.ndryshe eshte kur matesine e ke brenda ambjentit dhe sigurisht qe duhet te pergjigjesh dhe te jesh vigjilent kur faturohet energjia nga faturisti se mos ndoshta te heq vulen vete punonjesi elektrikut dhe pastaj te bene mbifaturim dhe te akuzon edhe per vjedhje te energjise.

      1. Albatros says:

        Te lumte vella se kur vidhte Cezi asnje nuk u fut ne burg.Tashme CifutiRama duket se per ke punon per lobin cifut boteror.Cezi eshte prone cifuto masonike Pse nuk futen ata qe na mbifaturojne tre vjet por te futet qytetari i thjeshte.

    3. Sokrati says:

      Rilindja e diktatures.
      Burg,prokurori,shperdorime,burg,tritol.
      Vetem keto degjohen nga krymbat e rilindjes
      dhe me sa zell i shperndan Tema,
      zell qe ka hyzmeqari i bindur.
      Peqe lepe Berisha
      peqe lepe Rama.

    4. lola says:

      Une mendoje qe ligji te ashpersohet me tej,te pakten per ata persona qe elektriku u ka bere ose do tu beje mbifaturime ,tu hiqet shtetesia shqiptare dhe te nxirren jashte teritorit me force, hajde qeveri hajde, as nje ndermarje nuk menaxhon dote,u dashkan fonde te tjera tani per te ndertuar burgje, rregulloje ore gjerat qe qytetari e fshatari te mos kete asnje mundesi te vjedh e te manipuloje,une ne pallatin tim qe sote po te dua mund te shkoje me nje cekan e ti thyej sahatet elektrik,sepse ashtu jane sheshit , ti si qeveri ne vend ti thuash ndermarjes psh,vuri celesin dhe sinjalin e alarmit vendit ku ruhen sahatet,me thua mua do te te fus ne burg, po futem ore ne burg se nje pjate fasule te pakten do e kem te siguruar,problemi eshte qe nuk duhet te anojme nga diktatura.Vuri ore sahatet ne faqen anesore te pallateve ne lartesi mbi 10 m sic e ka bere greku,ku faturisti i lexon me ane te dylbive,e i lini burgjet,se nuk jeni votuar per te investuar ne shtimin e burgjeve e burgosjen e shqiptareve,e cudicme ne vend ta shiheni gabimin tek vetja,tek keqmenaxhimi ,kerkoni ta shiheni fajin tek populli.

    5. feniks says:

      Zoti Edi Rama!!1
      Kam votuar per PS-ne per 24 vjet,por kete NGRITJEN E CMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE nuk e kuptoj!!!
      Para se te nxjerresh DENIMIN PENAL PER ATA QE VJEDHIN ENERGJINE ELEKTRIKE BEJ CA GJERA TE TJERA PARAPRAKE:
      1-Vendos personel te AFTE E TE RREPTE NE CEZ!!
      2-Siguro,qe njerezit kur ankohen ne CEZ,te mos ndodhe si sot,qe NUK CAN KOKEN NJERI!!!
      Po kerkove elektricistin per te pare difektin ne KONTATOR,jo vetem qe nuk te vjen po nuk u dhe leke,por CEZ -i te denon per riparimin e sahatit po u ankove vete!!!
      3-KRYESORJA:
      JEPU ULTIMATUM TE GJITHE ATYRE QE NUK PAGUAJNE ENERGJINE ELEKTRIKE:TE PAGUAJNE BRENDA NJE KOHE TE SHKURTER,NDRYSHE T’U PRITET ENERGJIA!!!
      Sic prishni shtepite pa leje,ashtu SHKEPUTNI ENERGJINE NDAJ ATYRE QE NUK PAGUAJNE DHE TE DENOHEN PENALISHT!!!
      Edhe MOSPAGIMI I ENERGJISE TE FUTET NE DENIMET PENALE!!!
      4-PAS KETYRE RRIT CMIMIN E ENERGJISE!!!
      Ndryshe do beni krim dhe do PRISNI REAGIMIN TOTAL TE POPULLIT!!!

  2. tourkofagos says:

    po te mendosh se ne total ata qe vjedhin jane gyzele,i bie qe sipas % se madhe qe zene ne popullaten shqiptare 78%,nuk ka burgje te mjaftueshem……..!

    1. Argita_B says:

      Lopen e nxorre sot per kullote apo ishe te rradha per te mar pensionin grek! Flitet per ligje, per reforma qe shkojne ne sensin e rimekembjes se shtetit dhe te ligjit, çfare te shqeteson ty, fakti qe Shqiperia po ben ate qe duhet per tu rimekembur!!
      Ne 1970 ishin mbi 8 milione grek qe mbeten pa buke, dhe ishin shqiptaret, ata qe ti quan gjyzele qe i dhane drither per te mbijetuar.
      Ik e bridh forumeve greke apo atje te trajtojne si fshatar refugjat!

      1. tourkofagos says:

        sa ja vlen te merrem me nje bionde si ti…..!!!!!!!!
        qofsh e lumtur me perrallat qe ke mesuar se,ai grure qe i dha Shqiperia Greqise u perdor per minjte e jo popullin grek…….
        nuk te pyeta,a u kenaqe ne Moumja Club me 8 mars,se pash qe ndodheshe ne rreshtin e pare……..hahahahaha!

    2. greqofagos says:

      hajdutet me te medhenj ne shqiperi jane minoritetet me greqofagosa bashke me papin e tyre

  3. sara says:

    Bravo qeverise per vendimi shume i drejte.

    1. shkodrani londer says:

      Idiote e spanuar qenke ti Sara, si ato simpatizanet e kafshes Sali.

      Nga njera ane Masa e tille, dakord duhet qe te vesh pak rregull por puna eshte se nese nje person merr ndihme sociale 50,000 te vjetra dhe fatura i vjen 60,000 te vjetra. ku ti marri i ngrati popull. te rrije me qirinj.

      Nuk eshte ligj i keq ky por ky ligj duhet ti bashkangjitej ndonje ligji tjeter qe pensionistet dhe ato me ndihma sociale qe nuk arrijne ti paguajne ta kene cmimin e reduktuar, pastaj ligji te veproje per ato qe kane nga 3-4 rroga ne shtepi dhe prape tentojne te vjedhin energjine

    2. Rilindje says:

      Vendimi i drejte por a do te zbatohet? Nuk eshte fare veshtire ti gjesh hajdutet e energjise, nje specialist i kesaj fushe e di fare mire kete. Problemi eshte se keta hajdute jane te gjithe te lidhur me faturuesit dhe tekniket e CEZ it.

  4. Ariu nga Korabi says:

    Po për “cilësinë” e energjisë elektrike (150-170 volt, në rastin më të mirë), ndërprerjet e vazhdueshme, pa lajmërim, nga një vesë shiu, apo se “i teket” atij që ka çelsin, asnjë fjalë…???!!! Ky është “shteti i së drejtës” që po na servir, zoti Rama…???!!! Familjari që rri pa drita, që i dëmtohen paisjet elektrike etj.etj., biznesmenit që i ndërpritet apo i dëmtohet makineria e prodhimi, apo malli, në bazë të cilit ligj do ta gjejë të drejtën, apo do të dëmshpërblehet…???

    1. Nabukodonosor1 says:

      Kjo eshte shume e vertete shoku,por ti e di se ne gomarin e lidhim nga bishti.

  5. Carlos nga Valencia says:

    Po per ne katunaret ka denime ?

  6. Hajde Hajde says:

    Po mire kur ta prish komeshia Sahatin do beje burg i zoti i sahatit?
    Po nga Cezi kush do denohet qe mbi faturojne ose qe kane rritur xhirot e sahatit.

    Po vjedhjen qe eshte bere deri tani nga Cezi apo ska problemi ta haje prap populli.

    Opo ju lumte si e keni nisur ju do filloje populli te vrasi veten.

    Po i beni Shqiptaret te infektohen me SIDA si puna e Grekeve por ata te shkretet e bejne se marin ndihme ekonomike por qeveria jone nje M*T te jep.

  7. Eli says:

    kush mbane pergjegjesi per matesat qe ndodhen ne boksa jashte familjarit dhe celsin e disponon vetem faturisti i cezit?

    1. Populli says:

      E mban qeveria. Keta po kercenojne per te trembur njerezit per te marre ndonje kacidhe me teper, per financat qe vete i kane vjedh dhe po i vjedhin. Po le te na cojne ne gjyq dhe ta provojne se sa do tu vlej lekura. Ne fund te fundit ato para qe na i ka borxh Cezi dhe kerkon te rrjepe perseri, me mire do ja japim gjykatesit dhe do dalim per 24-ore. Pastaj te shikojme se ne cfare vrime fshihet ai majmun qe do beje procedimin penal.

      1. Alex says:

        Shiko kush kercenon, ky qe ben si trim prapa kompiuterit…
        O Idiot… ne te gjithe boten PAGUHET çdo sherbim.
        Nuk ka gje falas. Paguaj qe ta kesh. Ketu ku jetoj une vetem uje paguaj 600€ ne vit….

        1. Populli says:

          Po parate qe u ka CEZ njerezve, kush do ti paguaj?? Apo kur na vjedhin ata eshte e ligjshme.

        2. aldo çami says:

          Ku jeton ti mor shoku? Ve bast se rrogen se ke 200 euro,se sdo te dilnin as per tre dit sipas atyre qe shkruan

  8. Nabukodonosor1 says:

    Nga Kruja e lart te tere i ke ne burg.Po ne Kukes ku paguhet 1.2% dhe Flamur Noka thoshte na votoni dhe dhe mos paguani si do behet?

  9. Bubureci Kolorados says:

    Qejf i madh me kete punen e burgjeve. Pa e vrare mendjen shume rethoni qytetin e Tropojes dhe cdo fshat te saj me tela me gjemba,vendosni gardiane dhe filloni ti ushqeni.

  10. Populli says:

    Ne radhe te pare te futen ne burg ata qe kane rrjepur kete popull qe ne vitin 2000 (I kane ne parlament), me kufizime energjie biznesit ne deme qe shkojne me milarda Dollare, fatura energjie fiktive te fallsifikuara, tendera te masakruar dhe te vjedhur per infrastrukturen energjitike, demtime nga difekte te ndryshme te cilat ju kane kushtuar njerezve qimet e kokes per pajisje te reja. Ky kercenim nuk ka per te funksionuar! Megjithate zgjedhjet po afrojne prape (sidomos ato lokalet), do ta shikojme se sa vota do te marrin. Mos e harroni kete dhe mos e krruani me popullin se te ben gjemen. Jane rralluar delet kohet e fundit.

  11. Agr says:

    Perralla he marrezira
    KODI PENAL
    Neni 32
    Dënimi me burgim
    Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet.
    Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.

  12. soni says:

    Ore po nuk mer vesh ky popull me te bute. Duhet te denohen ca qe te marin mesim te tjeret

  13. daenko says:

    Po per Ilir kryeparlamentarin,qe kerkonte 700.000 eueo per nje dore si do i veje halli.

  14. lili says:

    E sa per ata te CEZ qe haptas vjedhin? ( nuk jane ne shqiperi ,ama harxhoj kishe energji edhe pse disjonktori eshte off!)

  15. Populli says:

    Qeveria te bej nje bilanc te bizneseve te demtuara nga mungesa e energjise dhe vjedhjet e faturisteve dhe tu kthej parate. Pastaj shohim se kush eshte debitori

  16. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Po ata qe vjedhin me miliona si puna e Like Krylopes a do te denohen?

    1. aldo çami says:

      Ata i kap ligji dridhe Like se na fike.

  17. Bubureci Kolorados says:

    Po drejtuesit e KESH me rradhe qe u bene miliardere me tenderat e energjise si Dritan Prifti, Andis Harasani, Gjergj Bojaxhi etj i ze ky ligj? Apo vetem ata qe diskutojne te blene buke per femijet apo te paguajne energjine minimale qe konsumojne?

  18. Gezimi says:

    Po per ne qe na ka vjedhur shteti duke na mbifaturuar, a do te denohet, apo do vazhdoje te na vjedhe ende?

  19. mitro says:

    Ne diktature ne ishim aq keq ekonomikisht dhe megjithate asnjerit nuk i shkonte ne mendje te vidhte energjine qe faturohej me 3 lek/kwh(te vjetra).Sot me kete “bum te madh ekonomik” dhe me kete mireqenje rreth 70% e popullit e vjedh ate.Nuk e kuptoj dot kete nonsens.Mos cmimi eshte teper i larte per xhepat e shqiptareve?.Si mund t’a paguaje energjine nje fshatar i papune familjarisht kur ai mer nga qeveria 20000 lek ( te vjetra ) ne muaj ndihme sociale.Po nje familje ne qytet kur ajo mer nga shteti 40000 lek ne muaj .Keto leke nuk ju dalin as per buke thate dhe jo me pastaj per energjine.Energjia duhet te paguhet si cdo mall e sherbim ,por shteti duhet t’ja u marre persiper kete bare familjeve pa te ardhura dhe te gjithe te paguajne ate qe konsumojne.Sot ne Shqiperi cmimi rritet per ata qe e paguajne ,te tjeret jane ne rregull.

  20. Ramy says:

    SHUME TURP PER QVERINE.
    pSE NUK FLET edhe per te drejta e konsumaTORIT ?
    pER USHQIMET qe po na prishen ne frigorifer , sepse energjia nuk eshte 220v? dhe korrenti iken e vjen sipas qejfit ?
    Patjeter duhet te bejne kontratat , dhe dritat nuk duhet te mungojne 1 sekonde.
    ç’fare i intereson popullit se ka humbje ne rrjet?
    Populli paguan leket , dhe KOMPANIA garanton 24 ore korrent pa nderprerje dhe me tension 220v.
    çmimi i energjise dyhet te jete
    me standartin e jeteses .

  21. nuk po e ben dot buxhetin ed palla dhe parashikon rritjen e tij duke futur ne burg rilindasit hallexhinj ,mor po nga gjithe ato sharje te berishes ka dicka te vertete me duket??????????????/

  22. po ne malokeve kush gjysem opinge do te na mesyje kullen

  23. Xhaja says:

    Aman se me futet gjithe lagjen ne burg ore ca beni keshtu?

  24. fieraku4u says:

    KY LIGJ DUHESH BERE ME KOHE. KY LIGJ DUHET TE ZBATOHET DHE JO TE MBETET VETEM NE LETER, SI SHUME LIGJE TE TJERA.

  25. Nino says:

    Me shume vjedhin vete punjonjesit e CEZ -it te Policise e specialist te drejtesise qe banojne ne periferi – beni kontroll gjeni forma te ndryshme dhe po e shikoni ………..

  26. Liridon says:

    Po qe sahatet jane te pakoaliduar dhe masin jo sakte sasine e energjise te konsumuar,duhet dikush te mbaje pergjegjesi.Po ligjin qe qofte privat qofte familiari ta prodhoje vete energjine pse nuk e beni mgjth keni dhe presion nga BE?Po mbrojtjen e ujrave shqiptare te cilat prodhojne energji ne impiantet e bera me djersen e ketij kombi pse kjo qeveri nuk i mbron ?

    1. caku says:

      vete shteti eshte vjedhesi me i madh. shume instiucione shtetrore nuk paguajne fare. kurse ne shtepi cdo muaj me vjedh cez.

  27. tironci says:

    meqe zRAMA kerkon evropen..ne evrop per cdo derprerje dritash demshperblehesh zotni po ne shqiperi??

    po kur faturusja me vjedh mua sa vite burg ha ajo/ai???

    apo esht vetem nji lapsus thoni ju megjithse ka nja 15 vjet qe e ben ate LAPSUS

    shtet kastrravecash

  28. gzimi says:

    ore si nuk doli nje komentues te tregoje se ky ligj ishte miratuar qe ne kohen e SALIUT. FRESHISTAT ku jane fshehur qe nuk komentojneeeeeeee.

  29. leonard says:

    po mua qe ne matesin e energjise shenohet 1207 kw dhe fatura me vjene 1948kw,kush duhet futur ne burg, dhe per me teper ka me shume se 6 muaj qe kame bere ankesen, dhe sme japin asnje pergjigje,aaaaaaa e kuptova edhe mua do me fusin ne burge se nuk kam paguar energjine. ikni mor te degjeneruar, po nje hale jeni edhe ju me ata qe iken.

  30. geno says:

    Ligj shume evropian e demokratik qenka ky, te lumte o Edvin palloshi. me kete ligj ai qe vjedh korentin ha burgun, ai vjehd shqiperine behet kryeminister e kryetar parlamenti. O sa nevoj ka patur shqiperia per ty o rilindas, shyqyr qe te solli zoti ne krye te vendit se na shpetove o te shpetoft purtha shaleve te tua te qelbura qe lahen 1 here ne kater vjet kur ka votime

  31. Ramy says:

    Shume e thjeshte :
    Fikni dritat te gjithe ne nje kohe ne darke ,
    Dhe do ta shikoni kur Edvin bojaxhiu te dale me vrap e te justifikohet.

  32. Denis says:

    Vendimi duket i drejte. Sipas asaj cka parashikohet, behet fjale per vjedhjen e energjise, pra njerez qe nuk paguajne asgje por vjedhin me lidhje te paligjshme, vjedhin me thyerje te sahateve, vjedhin sepse nuk nenshkruajne kontrate me CEZ-in. Nese qytetaret e bejne kete me shume se nje here, ne bashkepunim, atehere rrezikojne denimin deri me 3 vite burg. Per rastin e biznesit qe vjedh dhe permes vjedhjes ben leke e pret burgu 5 vjet. Ashpersimi nuk ka te beje fare me ata qe nuk paguajne faturat, pasi ata qe nuk paguajne jane debitore, jane borxhlinj dhe jo hajdute.

    Shume e qarte, ndeshkim maksimal atyre qe vjedhin energjine dhe trajtim sa me i drejte per ata qytetare te cilet nuk paguajne dot faturat per shkak se nuk e perballojne dot.

    Ata qe e paguajne energjine duhet te mbeshtesin sanksionet per ata qe vjedhin dhe mbajne shtepite private si Las Vegas plot prozhektore ne oborre e taraca. Nuk kane pse paguajne qytetaret korrekte faturen e atyre qe vjedhin. Nuk ka asnje arsye njeri te mbeshtese vjedhjen.

  33. mikel says:

    Nuk di c’te them per masen e denimit; e verteta eshte qe ata qe abuzojne bejne qe te paguaj une per ta. Por,po kaq e vertete eshte e veshtire te kontrollosh vjedhjet e energjise sepse ka metoda te sifistikura , ku ndermjet te tjerash, ne pallate behen lidhje te dyfishta qe gjate ndertimit te tyre

  34. kel ukaj says:

    E njoh shume mire kete fushe. Ne kohen e PPSH kishim veshtersi te jashtezakonshme per mbledhjen e te ardhurave nga energjia elektrike. E nuk eshte se ndodhi sot. Kur e mora Une ne dore situaten kishte Drejtore, Hetuse,Nenpunes ne Komitete, Farmaciste, Operative etj etj. Ne pikat me te dukshme te qytetit u nxora emrat e te gjithe mospaguesve dhe shumat plus interesat 100% e keta qe thashe erdhen me vrap duke mu lutur qe sa me shpejt te hiqej emri nga listat. Ne fillim te 1988 kam qene Une i pari dhe i vetmi qe kam propozuar Ministrit te Finaces se atehershme per te zgjidhur çeshtjen. Ne fakt pas nje muaj doli modifikim me Vendim te KM. Une nuk po zgjatem dhe as kam kohe te sqaroj per çfare behet fjale por na lidhje me ligjin e ri eshte nje budallek pasi ligjet ekzistuese jane te mjaftueshme dhe duhen te respektohen.

  35. Genci says:

    Te llogarisim nje biznes te vogel i cili varet nga energjia. Ne kohen e kufizimeve edhe sikur ky biznes te kishte nje humbje ditore prej 3000 lekesh, atehere te llogarisim demin qe i eshte bere ne 5 vjet. 365 dite x 3000 = 1095000 leke x 5 vite = 5475000 leke. Hajde ta pergjysojme dhe te themi 22 milione. Ku kane shkuar keto para. Po si nuk kane turp njehere dhe bejne vetem llogarite e tyre, nderkohe qe parate tona nuk vlejne.

  36. stefi says:

    Cez shperndarja,cmimin e energjise e ka vendosur cmimin energjise vete pa meratim e pa komision legjislativ,cmimi energjitik qe ka shqiperia /ME I SHTREJTI NE EUROPE/te ulet cmimi dhe te hiqet tvshja,e leshit,

  37. vini says:

    Nuk arrij dot ta kuptoj llogjiken e kesaj qeverie?? burg per kete burg per ate ne kurriz te popullit. Mos valle doni ta ktheni te gjithe shqiperine ne nje burg pa tela si ne kohen e monizmit?????? Sapo u shfaqen reminishencat e para te komunizmit
    Mjere NE

  38. Viktor Hoti says:

    Kjo politike cmimesh eshte gafe skandaloze.

    1. Cmimi i nje evenimenti ekonomik ka ligjesite e veta si kostua , shpenzimet e transportit ,detyrimet fiskale, humbjet teknike ne rrjet etj etj
    2. Difektet pergjithesisht nuk i kane ligjet e rregullat por zbatimi i tyre

    3. E vetmja rruge zgjidhje eshte ndryshimi sistemit te funizimit duke vendosur ne vend te sahateve matese, impiante te koduara qe funksionoj ne me tallon ne vlere. Ka kosto te madhe paraprake por kursimet do jete te tilla qe mbulojne kete kosto dhe e nxjerrin perfundimisht nga qorrso kaku kompanine qe adminisirion shperndarjen. Rreziku i manipulimit eshte i njejte me te sotmet, lidhjet ilegale viktor hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje