Plaku: Në 18 vite si kryekomunar, s’kam pasur konflikte/ Ekspertët: Predha s'shpërtheu plotësisht

26 Mars 2014, 09:43Politika TEMA

Kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku rrëfen sulmin me predhë ndaj shtëpisë së tij.

“Ka qenë ora 02:00 e mëngjesit, ose rreth kësaj ore, se nuk e mbaj mend fiks, kur dëgjova një zhurmë të fuqishme. Ne të gjithë ishim në gjumë dhe dolëm për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dola jashtë, pashë se muri rrethues ishte dëmtuar nga shpërthimi dhe se murin e shtëpisë sime e kishte goditur një predhë. Predha ka ardhur nga një distancë prej 100 metrash dhe është qëlluar nga përballë xhamisë”, shprehet ai.

Plaku ka sqaruar se nuk ka pasur konflikte gjatë pesë mandateve të tij.

“Nuk kam asnjë dyshim. Nuk kam asnjë problem pune, asgjë personale. Kam 18 vjet kryetar komune dhe ky është mandati i 5-të. Nuk kam pasur as konflikte, asgjë. Në këtë banesë kam afro 2 vjet e gjysmë dhe nuk kam pasur asnjë problem më parë”, shprehet ai për GSH-në.

Banesa e kryekomunarit të Farkës është goditur me antitank. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se predha është gjetur e ngulur në mur, pasi ka çarë dy faqe muri dhe ka ngelur mes murit të jashtëm dhe korridorit, pa mundur që të hyjë në brendësi të banesës. Mësohet se autorët e kanë goditur banesën duke shfrytëzuar relievin e pjerrët që ofrohej nga zona, pranë një xhamie të vogël që ndodhet përballë banesës së kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku.

Ekspertët e policisë shkencore kanë arritur në konkluzionin se këto lloj predhash kanë dy dhoma baruti.

Njëra dhomë është më e vogël dhe ka të bëjë me ndezësin dhe që vendos në lëvizje predhën.

Ndërsa dhoma e dytë ka në përbërje 400 gramë eksploziv dhe është programuar për t’u aktivizuar në momentin që predha godet objektivin.

Por, në rastin e goditjes që është bërë në banesën e kryekomunarit, burime policore bëjnë me dije se predha është aktivizuar vetëm me ndezësin dhe nuk është kryer shpërthimi i fazës së dytë.

17 komente në “Plaku: Në 18 vite si kryekomunar, s’kam pasur konflikte/ Ekspertët: Predha s’shpërtheu plotësisht”

  1. garip says:

    Normal se vjedhja e tokes nuk quhet konflikt ne shqiperi. madje edhe lejohet me ligj (ne e quajme legalizim :)). Kurse po te kishte vjedh pak fare korrent ky tipi atehere po!

    1. lola says:

      Te jesh 18 vjet kryekomunar ne nje zone te le pershtypjen se ti ore zoteri kushedi se sa padrejtesira ke bere,po pse ajo zone nuk paska burra e gra te tjera qe u dashka qe ti ne kete detyre te rrish 18 vjet? Ti je kryekomunar apo shkencetar dhe qenke i pazvendesueshem? Kote askush nuk harxhon lek dhe te rrezikoje pa patur te drejte, pershtypja ime eshte se ti je per ne burg, por ju talleni se ne shqiperi nuk ka as sherbim informativ shteteror ,as prekurori,as gjykate dhe keto struktura jo pa qellim u shkaterruan qe me fillimin e ndryshimit te sistemit, por kujdes se populli ka filluat e zgjohet.

    2. Arçitas says:

      E keni pare liqenin se si eshte katandisur? Ky burri ka 18 Vjet qe e betonizon ngadale-ngadale. Tani kane futur Romet per ti perzene shpejt e per te bere ca vila apo pallate 16 kate aty, varjant i vjeter ky. Ja pate vilen qe kishte? Tani do ta ndertoje me material anti-tank. Ky duhet ta dije mire se nga e ka, dhe me sa kuptoj une nuk paska qene as per paralajmerim…

  2. Mira says:

    5 mandate janë si shumë o katunar…! Mos duhet parë dhe kufizimi i mandateve…!?

    1. Argita_B says:

      Pikerisht te kesh mandate si kryetar komune ne nje vend si Shqiperia qe njeh konflkte skandaloze per pronen edhe Nene Tereza nuk do kishte dal pa lagur e jo me ky qe kerkonte te ndertonte pallatre 8 kateshe ne Farke…

    2. ari says:

      mira -me mire se ti qe i lepive bythen negjmijes dhe djalit te saj rame kokepalarit 65 vite.po durresi,vlora dhe tjera qe udhehiqen nga kokepalare nga 25 vite dhe jane hajna qfare thua.oj lop e negjmijes 70 vite Enver ne vlore te doken pak e ne fier e korqe kurse 16 vite Shum.ta paska bere enveri Vaginen dhe trute shpelle ku hidhen qelbesirat.

  3. plaku says:

    Problemi i ketij zoterise qendron qe tek titulli i artikullit. “Ne 18 vite kryekomunar…” thote. Po celesat babai ia la ketij kryekomunarit 18 vjecar. Dilni shihni saukun, liqenin, zonen afer kopshtit zoologjik per te kuptuar a ka pas apo jo probleme ky kryekomu.ari

    1. beso says:

      Plaku,edhe une mendoj se zullumi do ta haje,5 here kryetar komune eshte cmenduri elektorale.Ekspertet,hahahaaaaa,paskan thene qe shtimja e nje ghlkt paska dy dhoma baruti,hahahaaaa,qenkemi kthyer 100 vjet prapa.Ne fakt ato jane projektuar te shkrijne celik blindi,murit s’kane cfare ti shkrijne.Ti do ishe komandant tanku,po shiko se paska me keq se niveli i zboristeve,hahaaa,te pershendes

  4. Ariu nga Korabi says:

    Një “ëngjëll” kryekomunar 18-vjeçar…Ja “pjellat” e Saliut.

    1. ari says:

      ariu nga korabi-ja rrofsh bythen negjmijes se ja paske hanger mutin rames e enverit ne korqe,vlore,fier e tjera70 vjet .lop e gjalle 70 vite nuk te pengojne por 16 vite.kokepaklare dhe tru mut.

  5. qytetari says:

    S ´kam konflikt thote legeni.
    Ky katunar ,komunar 18 vjecar, me supervile te blinduar dhe nga te 4 anet me kamera ka konflikt me 9o% te shqiptareve.

    1. Arçitas says:

      Te drejte ke Qyteter, edhe dy liqene qe kishte Tirana i thau, ky ka konfink me gjithe Tironen. Nje park qe kishim iku per lesh.

  6. sh q i p says:

    ç’te thuash. ky eshte degradimi i ketij shteti e ketyre perverseve katunaropedian. ne te gjitha opsionet e mundshme sulmi eshte i justifikuar. mos me keqkuptoni, eshte vetem lapsus per te vene gishtin mbi plage. mendoj se rasti nuk duhet izoluar. strukturat perkatese krahas punes per zbardhjen e ketij akti , duhet te fillojne te hetojne pasurite e ketij bandillit ketu. se me ç’po duket ketu ja kalojne edhe boseve te karteleve ne meksike , kolumbi , apo ballkan e rusi se bashku. nese doni vertete ti shpetoni keta krye komunare (pronare), merrini ne mbrojtje duke i sekuestruar pasurite e pa ligjshme. bile para se dikushi qe e ka ngrene sa krahu te hidhet ne veprime hakmarrje, rekomandoj tia vere shteti tritolin siç beri me pallatin ne vlore. keshtu do kurseheshin jete njerezish e para te tjera, si investigime, arrestime, shpenzime gjyqesh e burgjesh etj. ne fakt kjo do ulte ndjeshem psikozen e vetegjyqesise . do degjoheshin me pak te shtena e shperthime. po kryesorja do kishim me pak plera neper zyrat e shtetit. sa per deklarimet prej karagjozi se nuk paska konflikte, e se baruti na ishte i lagur, ky plaku duhet te deklaroje se me ç’para te ndyra e ka bere tere ate vile. jo se jemi kundra vilave, po ne rastet ne fjale jane pasqyra e ketij degradimi moral te shoqerise. pra te vjen tjetri e te thote se une punoj, puno edhe ti e ti besh. atehere o miq kjo tallje e kjo hipokrizi nuk ka si kalon pa shperthime te brendshme (te shpirtit), e shperthimeve te jashtme ( te tritolit).

  7. ALIU says:

    18 vite ……. Kryetar Komune?????

    Edhe ju kerkoni te hyni ne Evrope… dhe te luftoni krimin e organizuar? Po mos prisni te gjeni ndonje mafioz si Toto Riina, qe se njeh njeri qe te thoni VUALA e kapem. Po ja ore keto si ky jane..

    Po, po po po ky qenkerka te q… Salen, Tosin etj, etj,. Domethene ky ja kalon edhe presidentit te Uzbek!!!!!

  8. Re'i says:

    Nuk ka dashur te te vrasi o Bardh ,jo.se ato jane arme me shenjester dhe vila jote me sa pash , mund te strehoj brenda jo nje tank, por nje kompani Po te ishin terrorrist sic thua ti , nuk e kane patur te veshtire te shinjstronin VILEN.Kundershtari kushdo qofte ka dashur te te trembe apo ti therrasish mendjes te heqesh dore nga ndonje ndyresirellek .Nuk ka inskenim me te trash.Nuk e ha njeri kete o Bardh.

  9. beso says:

    18 vite kryekomunar o zot na ruaj ku kemi perfunduar

  10. tiio says:

    kur zdo,ske c`bo,provo prap lalo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje