Ashpërsohet Kodi Penal/ Trafikantët e lëndëve plasëse, burg deri në 20 vjet (VIDEO)

26 Mars 2014, 13:12Politika TEMA

Qeveria miraton disa ndryshime në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj atyre që vjedhin energjinë elektrike, përdorin lëndë plasëse, shesin apo rishesin karta SIM pa autorizim apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se përmes këtyre masave, Qeveria synon të ndikojë fort në parandalimin e këtyre fenomeve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për gjithë shkelësit.

“Sot qeveria me kërkesë të ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal që do i shkojnë për miratim Kuvendit sa më shpejt dhe që lidhen me çështjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ashpërsimin e masave të dënimeve që kanë të bëjnë me përdorimin e lëndëve plasëse dhe shitjen apo rishitjen e kartave SIM të telefonave në mënyrë të pautorizuar si dhe përcaktimin e kufirit minimal për shkelësit e qarkullimit rrugor. Ne synojmë që përmes këtyre masave të ndikojmë fort në parandalimin e këtyre fenomeve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për gjithë shkelësit”, tha Tahiri.

Masat për trafikimin e lëndëve plasëse: Në rrethana cilësuese deri 20 vjet burg

Ndryshimet e propozuara nga Ministri i Brendshëm lidhur me lëndët plasëse, referuar edhe shqetësimit publik për këtë çështje, vijnë si analizë e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme që jo vetëm kanë marrë në shqyrtim faktorët kriminalë, por kanë marrë në shqyrtim edhe përdorimin shpesh abuziv për qëllime civile të lëndëve plasëse.

“Për përdorimin dhe mbajtjen pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve, parashikohet që masa e dënimit të shkojë nga 5 vjet deri në 8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese, nga 15 vjet në 20 vjet burgim. Kjo është rrethana kur eksplozivi ose lëndët plasëse mbahen,transportohen, trafikohen për qëllime kriminale. Pas një kontrolli të detajshëm në të gjitha magazinat e mbajtjes së eksplozivit dhe në të gjitha subjektet e licencuara për import dhe për përdorim për qëllime civile të eksplozivit, pas shkeljeve të vërejtura, por edhe pas konstatimit që në Kodin Penal, shkelja e rregullave teknike për mbajtjen, tregtimin dhe përdorimin për qëllime civile të eksplozivit njeh sanksione fare minimale, ne kemi propozuar që sanksionet të bëhen me burg nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese deri në 10 vjet burim”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.

Masat për sigurinë rrugore: Deri në 3 vjet burg, i dehur e pa patentë

“Drejtimi i automjeteve apo i çdo mjeti tjetër të motorizuar në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë të dënohet me burgim nga 10 ditë, minimumi, deri në 3 vjet. Ne mendojmë se kjo masë do të ndikojë patjetër në rritjen e sigurisë rrugore për qytetarët, duke garantuar jetën e drejtuesve të automjeteve, por gjithashtu edhe jetën e çdo përdoruesi të rrugës”, theksoi Tahiri

Masat për rishitjen e kartave SIM: Deri në 30 ditë burg

Dënimi dysheme minimumi 15 ditë deri në 30 ditë parashikohet edhe për shitjen apo rishitjen e paautorizuar të kartave SIM telefonike. Kjo masë është përfshirë në paketën e sigurisë, lidhur me një sërë ngjarjesh që kohët e fundit.

Masat për 150 mijë pasaporta me afat vlefshmërie të pasaktë

“Konstatuam se në periudhën prill 2009-korrik 2010 janë prodhuar një numër i konsiderueshëm, mbi 150 mijë pasaporta, të cilat kanë afat vlefshmërie të pasaktë. Më duhet të bëj një sqarim, janë pasaporta të vlefshme, por me afat vlefshmërie të pasaktë. Bëhet fjalë për pasaportat e fëmijëve, të cilat sipas ligjit duhet të pajisen me pasaporta 5 vjeçare për shkak të ndryshimeve mjaft të shpejta të karakteristikave fizike të fëmijëve, por që ndërkohë janë pajisur me pasaporta 10 vjeçare. Janë pasaporta të ligjshme për nga pikëpamja  e kritereve formale, por substancialisht janë pasaporta që përmbajnë një afat të parregullt, pra, të paligjshëm. Do të lejohet zgjatja e afatit me një vit për këto pasaporta. Një vit i cili do të shërbejë për autoritet që të njoftohen qytetarët dhe të bëhet zëvendësimi i pasaportave, të cilat kanë afat të pavlefshëm, pra, kanë afat të paligjshëm”, konfirmoi Tahiri.

33 komente në “Ashpërsohet Kodi Penal/ Trafikantët e lëndëve plasëse, burg deri në 20 vjet (VIDEO)”

  1. herta says:

    Shume mire beni se na mbyten aksidentet pijn per vete e marrin te tjeret ne qafe. Mir qe po merret nje here shteti me problemet reale te njerezve se na ishte bere saliu vetem teorira na bente.

    1. Lin says:

      Ore mir ja beni atyre, mir qe nderhyri dhe nje here shteti se nuk ja dilet ndryshe se me gjoba 5 mij lekshe su arrit asgje, plus qe duhet te ndryshohet komplet policia nje here se me kto qe jane tropojanet nuk ndalohen fare.

      1. ujla says:

        jam i sigurt qe do ta uli nr e aksidenteve..njehere ta provojne birucen sdo ecin me si kafshe

    2. beni says:

      Koment shume I sakte herta, nuk kam cfare ti shtoj….falenderoj qeverine e re….po vjen era shtet me ne fund.

    3. olsi says:

      Shume mire ka propozuar dhe ministri, bravo keto jane ligje

    4. lori says:

      Vetem keshtu zene mend keta njerez,bravo Tahirit mase shum e mire.

      1. Argita_B says:

        Ajo qe mungon te ligji, apo ndofta nuk eshte preçizuar ne artikullin e mesiperm eshte perqindja e alkoolit ne gjak. Ne pjesen me te madhe te vendeve perendimore zakonish eshte 0.5gr alkool per liter gjak, qe korespondon afersisht me nje gote alkool te forte apo 2 gota vere. Ne Suedi psh toleranca eshte zero.
        Nese ligje te tilla aprovohen ne Kuvend, duhet ne te njeten kohe qe te parashikohen dhe rregulla qe i shoqerojne si qarkullimi i autobuzave ne ore me te vona te nates, taksive ne menyre qe ajo pjese popullsise qe ka deshire te argetohet naten te kete nje alternative transporti.

    5. zamira says:

      Keto lloj masash do sjellin rendin ne vend. Bravo ministrit Tahiri.

    6. mira says:

      i papare Tahiri bravo keto masa jane shume te nevojshme per situaten ne vend.

    7. Tony says:

      10 Dite deri ne 3vjet

      Qe do te thote lek i madh per avokatet dhe gjygjtaret. Qe si gjithmone ta nisin denimin 3 vjet dhe sa me shume te paguash aq me shume te ulet. Rrofte korrupsioni dhe legalizimi i tij. Bravo Cuna

    8. Sokrati says:

      Ministeri me i dobet qe ka qen ne ate dikaster.

  2. arbeni says:

    Testi jone i alkoolit eshte nje nga gjerat qe behet me keq ne bote. Mua personalisht me kane nxjerur te dehur me gjysem gote vere
    Testi nuk behet vetem me te fryre, por dyhet te behet dhe testi fizik, si sheh, ecen dot drejt , flet dot mir etj etj. PSh une dua 10 birra qe te filloj te dehem , vllai im do 1.5 birre dhe eshte dehur. Si mund te ndahet kjo gje pervecse me test fizik??? Sepse tubi na nxjerr te dy njesoj. Pervec kesaj korrupsioni denohet ne minimum me dy vjet burg… qe normalisht te gjithe gjygjtaret japin minimumin. Si llogjike dmth po piva dy birra jam me i rrezikshem shoqerisht sesa nje funksinar i administrates i korrupteshem

    1. ligji says:

      testin fizik provoje ta besh ne burg ti lali, ne gjithe boten testi i alkolit behet vetem me te fryre ne tub qe te mat nivelin e alkolit ne gjak.

      1. Luca says:

        Testi i alkolit nuk behet vetem me te fryre ne tub, qe te kuptohet niveli i alkolit ne gjak behet analiza ne Spital qe do te thote se eshte me i sakte se tubi qe i fryn. Keshtu veprohet ne vendet e perendimit,vlen edhe per ne qe duhet te kapim keto standarte.

  3. Hm... says:

    duhen denime qe zbatohen dhe njekohesisht qe nuk stonojne me krimet e tjera. Ketu shperdorohet buxheti dhe behen ‘baballare’ te kombit, abuzohet me tenderat dhe ia hedhin paq, bejne tragjedira dhe gjemb nuk u hyn ne kembe etj etj ndersa ne do futim nje shofer ne burg per tre vjet ne te njejten qeli me dike qe ka vrare, grabitur, perdhunuar, trafikuar droge etj etj.Nese ben aksident, jo tre po 13 vjet I ka pak por nese gjendet ne makine sepse ka nje emergjence apo kur limiti I alkoolit eshte ne kufi dhe I debatueshem(ka plot qe pine shume dhe nuk dehen kurre dhe te tjere qe me nje gote dhe nen limit, serisht behen tape dhe nuk jane ne gjendje te ecin, pale ngasin makine), sa kohe nuk ka ndodhur aksident, ti konfiskohet makina, ti vihet nje gjobe e majme dhe ti hiqet patenta. Kjo dhemb shume dhe ne kete rast pesimi behet mesim, ne mos per te, per te tjeret nderkohe qe evitohet burgu qe sic thote ajo komedia e Qazimit (hyn jo komunist por ne burg behesh komunist), futesh ne burg qe te cedukohesh me shume… keto ligje pastaj I bejne ata qe nuk denojne Brenda llojit dhe vete shpesh kane shofer personal…

  4. Teke U says:

    Era shtet!

    C’faj kam une kembesori se ty tu ka tek me pi nji damixhan raki?!!

    http://goo.gl/UCoctP

  5. senadi says:

    kjo eshte nje gje shume e mire per te gjithe qe te ven mend

  6. Teke U :
    Kembesori ka faj ,sepse kerkon ta kullosi Lopen ne Asfalt.
    Pse nuk denohen politikanet tane qe kane 23 vjete q

  7. Arti says:

    Po makina jote z Tahiri parkohet cdo dit kundervatje, nga shoferat e tu.. Kete e di mir dhe ti dhe nuk jep asnjeher pergjigje..dje eskorda jote kishte bllokuar rrugen tek 21 o plehr

    1. drini says:

      @Arti
      Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te fotografosh kundravajtjet e Tahirit e ti dergosh ne ndonje media. Se me ze eshte kot te ngjiresh, nuk para degjojne mire keta te rilindjes.

      1. bona says:

        Ndersa ju te kohes per ndryshim prej me shume se 20 vjetesh keni nje problem edhe me te madh. Nuk keni sy te shihni

    2. bona says:

      O arti pyet pyet verdalle se do kete plot nga ata qe e kane pare me syte e tyre eskorten e tahirit te ndaloje ne semafor apo saimirin te eci ne kembe. Shembull sic i takon te jete

    3. vangjo says:

      @Arti po ku kishit pare ju deri me sot te ndaloj eskorta ne semafor, ndaj ju duket sikur ka bllokuar rrugen, plehra

  8. liu says:

    kur te ku kujtosh raki do na kujtohet skeci i fadil hases sheqer sheqer bbbbb

  9. gesti says:

    Te paskan keqinformuar o arti se ajo qr te ben pershtypje eshte te shohesh saimir tahirin kur ecen ne kembe rrugeve te tiranes apo kur shef eskorten e tij qe ndalon ne cdo semafor

  10. tani says:

    Jo 5- 20 vjet burg kush kapet me eksploziv por duhet te rritet denimi me burgim te perjetshem kush kapet duke perdorur eksploziv,kurse po te kapet eksploziv ne makine ose shtepi te denohet me 20 vjet burg.

  11. Jo 20 te ,por 40 te vjete terroristave !

  12. bona says:

    Well done!! Mendoj qe ashpersimi i denimeve eshte i domosdoshesm duke pasur parasysh sa shpesh po degjojme per keto shperthime ?

  13. lori says:

    vetem te shpifni dini. Saimir Tahiri leviz ne kembe!

  14. dona says:

    po ku kishit pare ju deri me sot te ndaloj eskorta ne semafor, ndaj ju duket sikur ka bllokuar rrugen.

  15. ele says:

    @Arti

    Po ti tia kishe bere nje foto makines o burre. Ja une psh i kam bere foto eskortes se Saimirit kur e kisha perball ne semafor. Ndersa nje here tjeter, qe e pashe ne kembe duke ecur bera nje selfie me ministrin .

  16. megan says:

    Saimir Tahiri ne kembe, ne kete ore…wowwww. mbylleni ate gojen e mbrapshte o njerez se iku koha juaj

  17. malesori says:

    Shume dakort zoti minister me keto masa por ke harruar korrupsionin i cili ne shqiperi po bane kerdine dhe per mendimin tim eshte shkaktari nr 1 i te gjith kriminalitetit ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje