Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama t’i japë fund luftës politike me këtë institucion dhe të ndalë dëmin e pallogaritshëm që kjo luftë u shkakton interesave të qytetarëve të Tiranës, pa dallim bindjesh politike.
“Dua të shpreh keqardhjen që buxheti i Bashkisë së Tiranës vazhdon të mbetet i bllokuar. Bllokimi i buxhetit dëmton drejtpërdrejt interesat e qytetarëve të Tiranës. Bllokimi i buxhetit pamundëson financimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të 69 shkollave të mesme, çerdheve dhe kopshteve për vogëlushët e Tiranës, të laboratorëve të rinj dhe palestrave të reja, të instalimit të ngrohjes në 100% të çerdheve dhe kopshteve dhe 90% të shkollave të mesme, deri në fund të këtij vitit; bllokon financimin e ndërtimit të 82 km rrugë të reja dhe 128 mijë m² sipërfaqe e gjelbër”, theksoi Bozdo në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, me bllokimin e buxhetit është pamundësuar financimi i shpronësimit të tokës për varreza dhe projektit të rehabilitimit të tyre, financimin e të rinjve të Tiranës për të nisur biznesin e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune, financimin e nxitjes së sipërmarrjes dhe punësimin e qytetarëve të Tiranës.
“Bllokimi i buxhetit ka pamundësuar financimin e qendrave sociale, ku marrin mbështetje më shumë se 2300 qytetarë në nevojë, financimin e projekteve kulturore të Tiranës, mbështetjen për artistët e rinj, për piktorët, fotografët, muzikantët, mbështetjen për sportin dhe të gjitha veprimtaritë e shumta sportive që Bashkia organizon përgjatë një viti. Bllokimi i buxhetit pamundëson financimin e shpronësimit dhe kostot lokale për veprat e mëdha publike të Tiranës, si bulevardi i ri, lumi i Tiranës, linjën e tramit Kombinat- Kinostudio, stacionin multimodal të pasagjerëve apo dhe projekti për zgjidhjen përfundimtare të mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve në Tiranë”, theksoi Bozdo.
Sec me kujton nje kohe ky diskutim. Para ca vitesh kur e kishte bashkine Rama!!!
haha gallata eshre qe ju i keni kaluar fondet..ju vetem spunoni o ennnno
Ore po pa fonde fare jeni mo, as kto te komunales skane marre fonde, te pakten pastroni plerat e lani rruget se na ka hyre dheu ne shtepi kati 7 jemi e pluhur dynjaja. Pastaj buxhet keni po jo te mjaftushem sa te mbani me lek dhe qytetin e tiranes dhe ujqerit e PD.
Po se kur i kishit fondet ju, ne fakt i perdoret per Bashkine e per qytetaret e Tiranes…
Ju duhet te filloni njehere me projekte e plane konkrete per Bashkine e Tiranes dhe pastaj t’ju aprovohen fondet. Se ju doni fonde, po i doni per xhepat tuaj.
Keta s’kane projekte konkrete per Tiranen, po duan fonde e leke per pasurimin e tyre, por jo, kesaj radhe u ka ngecur sharra ne gozhde…
dhe dalin vetem llafe, llafe dhe asgje konkrete…
Se po ti kishin ato leke keta do benin namin, asgje nk kane bere kane mbjelle ca lule neper Tirane edhe aq.
E sakte, nuk duhet harruar gjithashtu historia e mbikalimit te Zogu i Zi, ku u prish ai qe ishte projektuar dhe ndertuar nga Beshkia e asaj kohe dhe u ndertua nje rreth rrutullame qe krijon amulli ne te gjithe trafikun e hyrjes ne Tirane!
Bozgo, kur ka qene adoleshent harron se ka ndejtur te stolat e parkut Rinia dhe bente xhiro bulevardit nga Skenderbeu deri te Universiteti…harron lulishten e bukur te projektuar e ndertuar nga arkitektet italijane ne fillim te shekullit te kaluar qe perbente monument kulture per Kryeqytetin. Harron se kjo lulishte u shnderrua ne nje fushe me bare qe duket si kullote per bagetine nga Kryebashkiaku aktual Basha ku dhe vete Bozgo eshte ne kryetar bashkie!
Per dike qe ka lindur, ka kaluar rinine e tij ne Tirane shkaterrimi i kesaj lulishte eshte e barabarte me fshirjen e nje pjese te kujtimeve te jetes se tij. Keta per para shesin dhe familjet e tyre.
Po,pooooo…! Sa gjera do të kishin bërë këta more…,por ai “pisi”, Rama, po i bllokon (???!!!)Ky “surratpatatja”, me kë kërkon të tallet…???!!! Yyyyyyyysht, farë e keqe!!!
Per ca gjrash po flet more aman. Sa kishin Berishen ne pushtet qe kkishin fonde e te gjitha nuk bene asgje dhe ato 2 rruge qe shtruan neper tirane jane bere copash.Keta edhe kur kishin nuk bene ndonje gje te papare.
Sa per lulishte nuk ka me sepse i kane zaptuar me aktivitete private miqte e Llulit.
———————————————————————————————-
O fytyre “Qen-Bulldok”, Ti nuk je kryetar Bashkie ….
thirr ate shale-thatin faqe-torve Lul Bishen
qe vodhi voten per t’u bere kryetar dhe
tani ka lene Bashkine per faqe te zeze.
———————————————————————————————