PD braktis mbledhjen e Ligjeve, shkak shtyrja e amendamenteve për Kodin Penal (VIDEO)

26 Mars 2014, 11:43Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike braktisin mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, pas heqjes nga rendi i ditës të amendamenteve për Kodin Penal.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj theksoi se heqja e amendamenteve u bë për shkak se Komisionet e tjera parlamentare nuk kanë sjellë mendimet e tyre në lidhje me draftin.

Por Nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se është e papranueshme të shtyhen amendamentet e Kodit Penal, ndërkohë që sillet në axhendë një çështje pa u konsultuar.

“Është e disata herë që thyeni rregulloren, dhe rasti më flagrant i thyerjes së rregullores është shkarkimi i Xhukës”, theksoi Bylykbashi.

Në vijim ai kërkoi që të shtyhet mbledhja, por pas rrëzimit të kërkesës nga mazhoranca, opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi kreun e Komisionit parlamentar të Ligjeve se ka ndryshuar rendin e ditës pa një njofim të përshtatshëm dhe në kohë për anëtarët e komisionit për avancim në axhendë të çështjes të shqyrtimit të kandidaturave për komisionerë të Avokatit të Popullit.

“Në aspektin procedural kjo është një thyerje e vazhdueshme e fundit në radhë e cila në vetvete nënkupton një shembull dhe një provë të arrogancës të maxhorancës të cilës nuk i intereson procedura, nuk i intereson rregullorja. Mesa duket, më kot u ankuan vite rresht për hapësirë të munguar për opozitën në Parlament nga maxhoranca sepse pikërisht ditën që mori pushtetin, edhe pse kemi rregullore të ndryshuar tashmë me konsensus, kjo maxhorancë nuk e respektoi. Nuk e respektoi në rastin e ILDKP-së ku nuk u la nen i rregullores pa u thyer nga Komisioni i Ligjeve dhe nga seanca plenare, nuk u respektua në rastin e AMA-s ku në mënyrë të rrufeshme u kalua në këtë komision me një ndryshim që shkel çdo lloj standardi. Pra nuk është gjë tjetër veçse një ngushtim arrogant i hapësirave që opozita duhet të ketë në Parlament”, theksoi Bylykbashi.

I pyetur për shtyrjen që iu bë ligjit për Nënpunësin Civil, ligjvënësi demokrat tha se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një thyerje të procedurës.

“Në fakt Komisioni i Ligjeve nuk e kishte për asnjë moment në kalendarin e miratuar pardje, këtë çështje. Kjo është një shkelje flagrante dhe nga ana tjetër Edi Rama përpiqet që ta shesë si një si konsensus ose si një kartë mirëbesimi në pritje të diskutimeve konsensuale. Edhe në këtë rast i intereson mesazhi fals që i japin publikut por ndërkohë që e vërteta është krejt e ndryshme. Në lidhje me çështjen e nëpunësit civil, i vetmi konsensus që vlen është ai i datës 30 maj 2013. Çdo gjë tjetër është thyerje e saj. Ishte thyerje antikushtetuese akti normativ por edhe ky projektligj është thyerje, sepse ringjall aktin normativ në lidhje me shtyrjen e hyrjes në fuqi”, theksoi ai.

3 komente në “PD braktis mbledhjen e Ligjeve, shkak shtyrja e amendamenteve për Kodin Penal (VIDEO)”

  1. Viktor Hoti says:

    Ky Oerdi mos eshte nga Kongua. Apo mos kujton se meqe ka mbiemrin duhet te sillet si bylykbash, thuaj pasatj se Sala nuk eshte qenbirqeni qe gjen te tille perfaqesues/ Viktor Hoti

  2. anonim says:

    Duhet t’i jepet fund nje here e mire kesaj rrugaçerie. Maxhoranca duhet te vendose vete pa çare koken per keta kastravece qe pandehin se bejne politike me ndyresite qe ju meson ati i tyre shpirteror.

    Na çane koken me konsensus keta qe kur kishin dy vota te qelbura me shume, nuk lane poshtersi pa bere deri tek zgjedhja e President mavrise per te mos folur per te tjerat.

    Eshte bere Zan Xhuka sikur eshte shkarkuar Shen Maria. Vetem per fytyren qe ka nuk e meriton te punesohet ne administraten publike se ju kall daten njerezve

    Po nëse çdo gje duhet vendosur me konsensus dhe jo me vote, perse behen votimet? Apo thjesht per kuriozitet, kush ka me shume mbeshtetes PS apo PD. Hajde pike e zeze hajde.

    1. pjeshka says:

      Ore kto jane ato qe sdo benin bojkot e sdo braktisnin salla e mbledhje, po qe do ngrenin zerin fort per qytetaret, kto e dijne qe kane 30 deputet se kastriot islami smund te quhet kurr deputet i PD e prap bejne sikur kane shtetin ne dore, jetojn akoma ne enderrat qe shihnin neper apartamentet e ndertuara ne ministrite perkatese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje