Çështja Gërveni/ Nishani: Shtabi i Përgjithshëm po dëmton hierarkinë shtetërore

26 Mars 2014, 14:37Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani reagon ndaj deklaratës së një dite më parë  të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që i kërkonte kundëradmiral Kristaq Dervenit të zbatonte urdhërin për kthimin në artdhe pas përfundimit të detyrës si përfaqësues i Shqipërisë në NATO.

“Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gervenit për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në Atdhe pa dalë Dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën”, thuhet në reagimin zyrtar të Presidentit të Republikës.

Në vijim, Kreu i Shtetit thekson se “i vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës”.

“Në deklaratën për shtyp duke cituar: “…urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në Atdhe nuk cenon kompetencat e Presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit pasi Gervenit i ka mbaruar afati 3- vjeçar i qëndrimit në detyrë”, Shtabi i Përgjithshëm i FA: ka bërë një akt që nuk është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat, është bërë interpret i kompetencave të Presidentit të Republikës, që është absolutisht e palejueshme dhe është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore”, theksohet në reagimin e Presidentit.

Sipas Presidentit, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së ka ndikuar në krijimin dhe shtimin e një konfuzioni ndërinstitucional, aq të papranueshëm dhe të dëmshëm, veçanërisht në periudhën që po kalojmë, sikundër ka prodhuar propagande, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të një vendi pluralist, për më tepër anëtar i NATO-s.

“Pozicioni i shefit të përfaqësisë sonë ushtarake në NATO, është përtej pozicionit të një specialisti administrate, siç është munduar të etiketohet nga Shtabi i Përgjithshëm. Presidenti i Republikës e përcjell shqetësimin e tij në kontekstin e rrezikut të përdorimit politik të institucioneve të depolitizuara dhe departizuara, duke i kërkuar Shtabit të Përgjithshëm të angazhohet vetëm dhe tërësisht në detyrat e tij ligjore dhe kushtetuese”, theksohet në deklaratë.

28 komente në “Çështja Gërveni/ Nishani: Shtabi i Përgjithshëm po dëmton hierarkinë shtetërore”

  1. fatbardh says:

    Lere Jaro se na kujton pazarin e turpshem me detin.A e mban mend si sillej tek opinioni ?

    1. Shkodrani says:

      Jari, mjaft se u lodhe

    2. besi says:

      Kristaq Gerveni, nje oficer i paafte, nje oficer qe nuk i ben nder figures se ushtarakut e cila tashme ka rene nen nivel deti. Ai ka bere karriere vetem duhe u bere servil i drejtuesve, tani nuk i eci me.
      Ai ne NATO nuk di akoma se cfare eshte kjo aleance, se e ka mendjen vetem per pune personale. Ka mbledhur ne kohen e triumfit te tij njerezit e afert:
      1. Sekretarja e tij, (E.) eshte kusherire (bashkeshotja e kusheririt te pare te gruas se tij – apo sic e therrasin te gjithe fshatarja zhaneta). Nuk di asnje fjale anglisht dhe vetem merr rroge dhe perfitime.
      2. Financieria F.D. mban me shume se 1 vit pozicion qe kerkon nje grade me te ulet (sipas ligjit lejohet vetem 1 vit). Asgje tjeter vetem se ben fresk zhanetes.
      3. T.GJ. (forcat detare) Servil personal, i paafte
      4. H. D. (forcat detare) Kryeservili gervenit, i paafte per te mbajtur uniforme jo me te perfaqesoje vendin.
      5. H.M. (forcat ajrore) …………idiot ….mjafton

      Te gjithe keto njerez kane paguar 8-10.000 euro per emerimin e tyre.

      Sa per ate vendin ne NATO, gerveni eshte nje genjeshtar, politika e NATO per emerime eshte e thjeshte per poste politike – konsensus mes vendeve; – per vende te tjera – konkurs dhe aftesi personale.

  2. niu says:

    Po he mo president, ke per te thene gje ne lidhje me kete fakt,

    Tashme qe vet personi e pranon qe deri ne pranvere jam.

    Le nam dhe tregove qe nuk je mbi palet, por je pale.

    Turp

  3. Iremila says:

    Presideniti eshte debil!

  4. Kruja says:

    Jari Gomari c’fare pret te ktheje Gervenin?! Ka 3 muaj qe I ka mbaruar afati.

    Jari Gomari ankohet kur zbatohet ligji te cilin ky Gomar e shkel per motive te qarta politike.

    Jari Gomari jep doreheqie!

  5. Tarrasi says:

    Prape ky president gerdalla nuk la vend pa dhjere ky dhjeraman.

    Ik o president leshi ik se do mbahesh mend per presidenti me kot qe ka exzistuar ne planet.

    Ne le mut pa mbeshtetur e pa lyer turinjte turp te vije palaco njeri.

  6. PARTIZANI says:

    O SAKAT, KE QENE DHE OFICER TI? PO TIDUHEJ TA KISHE SHKARKUAR QE DITEN E PARE QE ERDHE NE ZYRE PO TE ISHE PRESIDENT DHE PO TE KISHE QENE OFICER. TI S’ISHE OFICER SE MERRESHE ME RININE DHE PRESIDENT TE BENE , CA DHE SHENDETI TE KA MARRE PER KEQ…. C’PRET NGA TY A LUMEMADH… DIL NE KEMP E RRI REHAT.

  7. web says:

    o z. president, eshte tradhtar ky palo ushtarak

  8. muzapopullore says:

    Rrota Jar Jari po punon jashte orarit :
    Fillon ne 11.00 dhe mbaron ne 13.15
    (Me pare perfundonte ne oren 13.00)

  9. Dielli mbi KORAB says:

    or Presh-ident
    Po dhe ti loje politike po ben.
    Pse del me DEKLERATA neper media dhe nuk e kerkon ne takim Shefin e shtabit te Pergjithshem qe te bisedosh dhe te sqarohesh me te???
    Ti or DORDOLEC je Komandari i Pergjithshem,MJER Ushtria Shqiptare.
    Ti or Jari i Berishes qe po e turperon ate post me shume se askush tjeter ne Historine e shtetit shqiptar,duhet te japesh sa me pare DORHEQJEN

  10. usa says:

    Gjithmone kur bie fjala per oficeret e ushtrise shqiptare me kujtohet nje ndodhi me ishministrin Zhulali. Ne vitin 1992 kur filloj reforma ne ushtri dhe po diskutohej per shkurtime drastike te personelit ne nje mbledhje ku ishte edhe ministri Zhulali gjakrat u nxehen keqas. Zhulali rrinte e degjonte duke tymosur. Mbi tavoline ishin disa lista per shkurtime per te cilat nuk po bihej dakort. Pune interesash.Me ne fund shefi I shtabit te pergjithshem pyeti ministrin:-Si mendoni ju zoti minister? Zhulali I qete iu pergjigj ushtarakut te larte:- Te gjithe ju oficeret e ushtrise jeni si shalqini, jeshil nga jashte dhe te kuq nga brenda. Shkurtoni ke te doni dhe me sillni listen ta firmos.

  11. mira10 says:

    Qeveria duhet të marreë masa sa më parë , të mos lejojë që Shqipêria të ketë dy qeveri, sepse do të shkatërrohet shteti.

  12. pipi says:

    O Komandant!
    Ty s’te duan as “ushtaret” e tu. Akoma nuk po e kupton qe ka ardhur koha qe te merresh me nje pune tjeter?

  13. . says:

    ———————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Pse kaq tolerant ?
    Pse lejon te ekzistoje kete “qeveri paralele ne hile”
    qe sakati President me urdher te kriminelit
    Ali Bisha kerkon te minoje qeverin e
    Re te dale me votat “plebishitare” te
    popullit shqiptar ne 23 Qershor 2013 ?

    ————————————————————————————————

  14. Piter says:

    Obobo, kjo idiotja qe eshte martuar me vellane e Aleksander Frangajt paska kaluar zedhenese e Presidentit tone te nderuar!!! E ndriti me turizmin tani do ta ndrise dhe me Jarin.

  15. sipas meje says:

    O te marrte muti shalet o Jaro kur quan ti instituicione te pa varura politike emerimet qe ka bere Sali Berisha.Te rren mendja se ka trapa ne kete popull qe mund te besojne ty qe Gerveni qe fali detin me urdher te Sales, Lika si spiun i Gazidedes,ato shemntirat e amas apo kontrollit te pasurive i beson kush qe jane te pa varur.Gallat Ik se je bere karagjoz fare.

  16. Kruja says:

    O Jari le nam. ‘president’ LEGEN made in aAli Legeni.
    Le nam o Gomar i sAliut.

  17. shpatar says:

    Presidenti me keto qe thote nuk eshte kerkunde ne lartesine e detyres.Nuk ka asnje raste ne bote qe Presidenti te mos degjoje propozimet e Shtabit te Pergjithshem apo te M.Mbrojtjes .Eshte turp kur lodrat e fjalve behen per te mbrojtur nje kuadro qe e ka perdhosur betimin para popullit si mbrojtes i interesave e ne sherbim te tije .
    Skandali i Detit tregon se Pd nuk luan nga istikami qe shpreh hapur nje tradheti te larte.I kemi thene e sterthene po kush duhet ti degjoje!!!!

  18. Tru shkuluri says:

    Kame qene ushtarak i mirfillte,por edhe pak kokeshkret kush me ka njohur ne detyre.Te kthehesha edhe nje here ne ushtri dhe te ishja ne shtabin e pergjithshem ty or Nishanlli 24 ore nuk te zinin kembet dhe mor qafir njeri .
    Po tani na merresh edhe me politiken me ushtrine,me institucionet etj.Po çfar eshte ky pozicion i Gerrverit more kapter nishani,more ta dishe mire ti nuk po gjeje dote nje pozicion te vetes time te quaj president,ku ta di une se si i parashikoj dhe se si jane presidentet e republikave te tjera,po ti me dukesh lolo fare more se nuk thua nje fjale qe te thuashe te verteten,po qenke çudi more nishanlli,po iku plaku mere iku more nishanlli po pastaj ku do futesh mor gazep.Nxirr more shpejt dekretin dhe ktheje ne atdhe horrin e horrave se na ka marre edhe nje sekretare te re fare atje dhe pale se ç mendje ka ajo dhe ai se ne shtepi vizitat i kishin te rregullta.

    1. ziko says:

      sikur te kishte halla koqe or kokshkulur… ik hajvan luaj domino ne ndonje cep e mos fol budallalleqe forumeve a thua se cfare perlash flet.
      ushtarak pa breke i kohes se baba qemos

  19. kerrici says:

    jari jari, ngele ko.e gomari, o pello

  20. Zoti President po kur ky I dekretuari tuaj u vetegradua si puna e Osman Gazepit pse ju qendruat sehirxhinj pa na trego dekretin tuaj per gradimin e tij apo keshtu te meson te sillesh ai qe u terheq per hunde juve dhe shume te tjere ne ate parti qe duhet te Ishte model per demokracine.Ky eshte nje turp qe mereni me nje njeri qe duhet te Ishte ne burg per ate shitje te detit si puna e shenaumit ne kohen e Zogut.Ju keni qene oficer dhe e dini mire si viheshin gradat qe nga rangu me I ulet e deri ne ato me madhoret por nuk me faj se tani ju keni hyre ne politike dhe ndoshta keni haruar shume gjera nga puna e ushtrise.

  21. shiaksi says:

    ik ti nuk je presidenti i shqiptareve,por i pd

  22. bali says:

    Gerveni duhej minimalisht te shkarkohej nga detyra per ate turp qe beri em marveshjen e detit..vetem tek ne ndodh qe per shkelje aq te renda, qe se paku treojne mungese profesionalizmi, te gradohesh.Sala ka treguar qe i mban njerzit e vet, por jo deri ketu…mgjs cfar them une.. nuk ishte Sefgjini dhe Agim Shehu te pandehur dhe vazhdonin detyra te larta shtetrore?

  23. "BALASHI" says:

    Gjunkshi u gradua gjeneral e u be Shef i madh se ndihmoi saliun ne shkaterrimin e “Partizanit”. Faji i “Partizanit” ishte se nder vite ka nderuar Atdheun. Saliu nuk e duroi dot kete dhe e shkaterroi.
    Ky Gerveni shiti detin e i doli para pa argumente, por me prepotence nje zanatçiu te fushesh siç ishte Myslim Pasha. Per kete u dergua ne Bruksel, madje dhe u vetgradua. O Zot, ç; behet keshtu. Del Jari ne mbrojtje te tij. Turp. Po nxirr dekretin. Ç’ pret? Ka kaluar e tejkaluar limitet kohore.

  24. beni says:

    Po qerojeni jete funderrine gjysmake berishiste se na hapet barkun

  25. . says:

    ———————————————————————————————-

    Z.Rama,

    KRIMINELI S-ALI BISHA DHE PRESIDENTI-SAKAT,

    JANE PERFSHIRE NE VEPREN “PENALE” TE

    “GRUSHT SHTETIT” DUKE VEPRUAR NEPERMJET

    NJE “QEVERIE HIJE PARALELE”.

    ———————————————————————————————–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje