Qeveria nuk rinovon moratoriumin, sistem GPS për çdo mjet detar

26 Mars 2014, 19:33Politika TEMA

Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të mos rinovojë moratoriumin për mjetet lundruese, një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Sali Berisha që ndalonte apo kufizonte në maksimum lëvizjen e mjeteve detare. Moratoriumi i mjeteve lundruese, ishte një masë e ndërmarrë nga ish-Qeveria rreth 7 vite më parë, me synim ndalimin e trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike nga territori shqiptar në drejtim të vendeve fqinje.

Ky vendim është shfuqizuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, ndërsa ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri bëri të ditur se nëpërmjet ndryshimeve të propozuara dhe miratuara kemi rregulluar, disiplinuar dhe rritur sanksionet lidhur me trafikun detar, veçanërisht për qëllime turistike.

“Kështu, me ndryshimet e propozuara nga Ministri i Brendshëm, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8663, për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 tonë, kemi propozuar së pari, riklasifikimin e mjeteve lundruese, duke përfshirë të gjitha mjetet që përdoren për çdo lloj qëllimi, përfshirë këtu edhe motorët e detit apo edhe mjete të tjera, të cilat deri dje nuk ishin të klasifikuara në ligj. Me anë të këtij riklasifikimi zgjerojmë bazën e mjeteve të cilat do të njohin këtë rregullim, sipas ndryshimit që ne propozojmë në ligj”, theksoi Tahiri.

Sipas ndryshimeve të miratuara, shkelja e detyrimeve të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 50 000  lekë dhe me sekuestrim të mjetit. Gjykata vendos për konfiskimin e mjetit, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.

Shkelja e rregullave për sigurinë e pushuesve në plazhet publike dhe jopublike, në bregdet apo në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, sipas nenit 15/a, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, si dhe me sekuestrim të mjetit. Gjykata vendos për konfiskimin e mjetit, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.

Shkelja e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të rregullt e të sigurt me mjetet lundruese e për mënyrën e përdorimit të tyre për qëllime argëtimi e sportive sipas nenit 15/a përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me sekuestrim të mjetit lundrues.

Gjykata vendos për konfiskimin e mjetit, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. Ndaj masave administrative të marra në bazë të këtij ligji, kundërvajtësi mund të bëjë ankim brenda pesë ditëve te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vendos brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga data e paraqitjes së ankimit.

8 komente në “Qeveria nuk rinovon moratoriumin, sistem GPS për çdo mjet detar”

  1. ALBA RILINDËSE says:

    O PLEHRA PËR NJË GOTË BIRRË TË FUSNI NË BURG NDËRSA TONELATAT ME DROGË KALOJNË SI TI DOJË PIÇKA SAJMIRES!

  2. fieraku4u says:

    BRAVO EDI RAMES DHE KESAJ QEVERIJE. BOLL U PRIVUAN SHQIPTARET NGA E DREJTA DETARE.

    TE SHFRYTEZOJM DETIN ME VARKAT TONA PER PUSHIME ASHTU SIC NA TAKON.

    KA PLOT ITALIAN EDHE GREK QE TRANSPORTOJN DROGE ME SKAFE APO GOMONE, POR NUK SHIKOJM QEVERIN ITALIANE APO GREKE TE NDALOJ LUNDRIMIT E SKAFEVE APO VARKAVE.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Me gjithe bllokimin e mjeteve lundruse,droga shenoi rritje ne prodhim dhe “eksport” gjate qeverise Berisha!
    Shqiperia ne mjetet lundruse ka mbetur nder vendet me te varfera ne rajon.
    Me nje fjale,nuk e kishin fajin mjetet lundruse,por puna e dobet parandaluse per mbjelljen dhe shitjen e droges.

  4. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    E gjeten zgjidhjet keta qorrat e Rilindjes.
    Kapot e droges e dine marifetin – GPS ne shtepi, gomonja ne Itali.
    Ec aty Rilindja…

  5. soni says:

    ALBA RILINDESE pse i quan plera o partiak partie o militant i partis meme pd na vdiqet ju militantet qe cdo gje doni ta politizoni prandaj s ecen shqiperia perpara nga ju militantet se kemi nje shqipeir te dyte ne det a ka vend ne europe te mos shfrytezonj detin e vet ? na thuaj ti o alba ku ke ke par kete ligj qe ndalon skafet motorat varkat etj ne nje shqiperi te dyte se aq i bie ku e ke pa ti ne itali angli greqi kroaci ku pra na i thuaj o njeri i zgjuar o europian? edhe atje ka droge me shuem se ketu ne itali hollande e kudo por si ndalon njeri lundrimin ne detet e tyre te njerzve lexo shiko dhe na kthe pergjigje ku ke par ne europe nje vend te pakten njeeeeeeeeeeeeeee dhe na i thuaj dhe ne
    s keni par akoma det me sy o njerez sja keni haberin e detit keni shkuar a s keni shkuar deri ne durres dhe jo me larg dhe te jepni dhe ide dhe mend ky eshte kulmi katunari hesapi s i ve faj.
    deti ka bukuri dhe pasuri prallore kush e njeh detin e di .
    ajo qe ndodhi tek ne ishte nje krim i permasave boterore dhe ne nje ved si ne europian per 23 vjet u mbajt peng deti dhe populli i thjeshte nuk e shijonte
    PLUS qe njerzit te mos shikonin se cfar ndodhte me detin shqiptar dhe ta kontrollonin pak njerez dhe te ishte pa sy e vesh deti yne ku anijet e huaja kan derdhur tonela te tera pislleqe dhe si ka ndaluar e pare njeri ku kane marre te mira materiale nga detet tona dhe nuk kemi pare asgje se na ndalonte ligji famshem qe ne fakt lejonte kete grup njerzish te pasurohesh ne menyra fantastiek duke ber miliarda se askush nuk i shikonte pra ligji ishte vemte per popullin por jo per ca te tjere atyre u duhej ky ligj dhe e shfrytezuan mire per vetne e tyre nuk dihet akoma as maja e aisberugut cka ndodh me peshkun me boten ujore e co gje tjeter gjoja qe i ndalonte ligji dhe ketej behej kerdia me njerez te paligjshem qe kan ber cdo gje si kan dash vet e asnje si ka penguar se ishte ligjiiiiiiiiiiiiiiii ligji nuk ishteper ata por per kundershtaret e tyre pra te mos kishin konkurenc pra populli qe ne kete rast do ishte vigjilent gazetaret,organizat,vullnetaret,et etj etj etj s kishte sy e vesh se i kishin pak persona vesh e sy dhe per leke kane kaluar drogen sipas qejfit dhe anijet e huaja kan ber si kan dashur vet se ne nuk sikonim asgje eshte ndryshe kur shikojne pak veta c behet dhe ndryshe kur shikojne shume veta nje popull i tere c ndodh me ujrat tona njerzit ndergjegjsohen
    deti ne kohen e sales ishte monopol se ashtu ju interonste atyre te kalonin drogen rehat pak persona dhe askush mos ti shikonte e plot pazare te pista.
    mjetet lundruese jane si makinat ne toke te ndalon policia e shikon qe ti zbaton ligjin ke patent detare ke cdo gje ne rregull dhe kur hap bagazhin shikon qe ti je ne rregull ok vazhdo qejfin po te gjeti gje pergjigjesh e njeta gje dhe si ne toke cfar ka ketu qe nuk shkon? pse nuk u be me kohe?
    ne s njohim mrekullit e ujrave tona nje krim kemi nje shqiperi te dyte ne det dhe se njohim per shkak se u mbajt peng nga nje ligj qe se kishin as vendet e botes se trete i pakupitme totalishttttttttttttttttttttttttttttttttt duhet te jesh injorant te mos ta kuptosh qe cdo gje eshte ber me qellim qe dikush te perfitonte dhe te bente me detin si donte vete pra gomonet me droge mos ti benin shuem veta se do kishte kokunrence dhe ti benin vet ata qe kishin interes kjo ishte e gjitha sdo shume mend ta kuptosh edhe me peshkun te gjuanin ne det ata qe kishin qejt keta persona dhe te tjeret te mos gjuanin asnje peshk e keshu me radhe plot pazare pa fund sidomos me boten ujore ku jane zhdukur miliarda.

  6. Pirro54 says:

    Llogjika eshte e thjeshte: Moratoriumi ju hiqte te drejten e perdorimit vetem pronareve te rregullt te mjeteve te lundrimit. Te parregulltit dhe trafikantet as i regjistronin mjetet dhe as trembeshin nga moratorjumi. Ata i perdoren mjetet sipas qejfit. Pra moratoriumi ishte shprehja e dobesise te qeverise Berisha per moskontrollin e detit dhe kaprico e saj. Vetem zbatimi i ligjit eshte rruga e drejte per kontrollin e aktivitetit ne det. GPS apo mjetet e komunikimit jane domosdoshmeri per sigurine e jetes ne det. Me mjete detare mund te tentohet a te behet prape kontrabande apo trafik po fajin nuk e ka deti apo mjeti po perdoruesi i tij dhe per kete ka ligje qe duhen zbatuar. Kodi detar, qe fatmiresisht e kemi me nivele boterore, rregullon aktivitetin ne det. Ka te drejtat dhe detyrimet si dhe sanksionet perkatese ndaj atyre qe e shkelin. I uroj qeverise Rama suksese ne zbatimin e ligjit ne det dhe Zoti e mrojte nga budallalleqet e tipit berisha!

  7. shpatar says:

    Vendimi eshte i drejte por infrastruktura per monitorimin e mjeteve turistike detare te tonazheve nen 20 tone nuk egziston .Vendimi duhet te hyje ne fuqi per mjetet me flamur shqiptare kur te plotesohen disa kritere qe jane teper te domozdoshem .Per kete nevojitet nje studim nga specialiste te fushes se Detarise qe te percaktojne me hollesi sesi do te funksjonoje ky sherbim ne ujrat e R.Shqiperise e me teje .Ajo qe ka rendesi nuk jane mjetet qe do perdoren por kapacitetet profesjonale e teknike per ti vene ne sherbim sipas regullave e te Drejtes Nderkombetare ne dete.
    Deri me sote keto mjete jane perdorur ne menyre amatore duke mos plotesuar te gjitha deryrimet per te lundruar .Ajo qe e ka demtuar shume kete aktivitet jane qendrimet politike qe nga 91 e deri me sot qe i mbyllem rrugen dhe prespektiven e zhvillimit te transportit Detar turistike ne Shqiperi .Aktualishte Shqiperia eshte e pa afte ta organizoje e ta zhvilloje kete sherbim pa u shoqeruar jo vetem me ligje por dhe me infrastrukturen e plote .Zgjidhje ka por kerkon nje sforcim per te sjelle gjithcka qe na mungon .
    Per te ndihme nese ka te interesuar per kete sherbim :
    1- Ngritja ne qytetet bregdetare te shkollave ku te pergatiten kuadrot civile per te drejtuar keto mjete .Ne keto shkolla te percaktohet koha e nevojshme dhe programi qe perputhet me kopetencen per te drejtuar mjetet detare nen 20 ton.Egziston e plote literatura dhe laboratoret qe nevojiten per te pergatitur drejtuesit e mjeteve te vogla nen 20 ton. Kurst te mos jene me pak se 3 muaj teori e praktike .Shkollat te kene te drejten e dhejnes se licenses mbi bazen e rezultateve te cdo kursanti. Vartesite e shkollave per kete sherbim te jete nga Universiteti Politeknik qe mbulone dhe kuadrot e larte te Detarise .Personeli i shkollave qe pergatit kursantet te jete i paisur me license e te kete mbaruar shkollen e larte te Detarise.Personeli tekike te jete i kualifikuar dhe njohes i mire i teknikes se mjeteve detare nen 20 ton.
    2-Te drejten per tu perdorur ne dete te mjeteve turistike nen 20 ton ta kene ne kopetence Kapitenerite e Porteve Detare qe jane njekohesishte dhe monitoruesit e tyre . Ata pecaktojne nbi bazen e te dhena teknike regullat e perdorimit te mjeteve ne teritorin Shqiptare e ne ujrat nderkombetare si dhe detyrimet qe duhet te plotesojne per te lundruar.
    3-Te percaktohen vendet ku mjeret duhen te ankorohen dhe detyrimet qe rrjedhin nga sherbimet qe ju behen .
    4-Bazat e riparimeve dhe sherbimeve te shoqeruar me gjithe dokumentacjonin e nevojshem .
    Pa plotsimin e ketyre ( qe mund te kete dhe te tjera qe duhen percaktuar ) ky sherbim nuk duhet te funksjonoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje