Ish- kancelari Schmidt mbron Putinin/ SHBA dhe BE: Sanksione të tjera nëse Rusia nuk ndalet

26 Mars 2014, 19:08Politika TEMA

Ish- kancelari gjerman, Helmut Schmidt, mbron politikën që ka ndjekur presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me çështjen e Krimesë.

Ai tha në një intervistë për gazetën javore “Die Zeit”, botues i të cilës është edhe vetë, se qasja e presidentit rus ndaj Krimesë është e kuptueshme.

Schmidt i quan sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë si një marrëzi.

Ai theksoi se sanksionet shtesë nuk kanë kuptim, pasi e prekin Perëndimin njësoj si Rusinë.

Kritikat e tij vijnë pas atyre të ish- kancelarit tjetër, Gerhard Schroeder.

Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë deklaruar se do ketë të tjera sanksione ndaj Rusisë, në rast se ata vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë si në Krime, me pjesë të tjera të Ukrainës.

Këtë e bëri të ditur presidenti Barack Obama, në një konferencë për shtyp me liderët e BE, Herman van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, Berlini ka shprehur qartësisht zemërimin ndaj tërbimit të Julia Tymoshenko-s, e cila është përgjuar duke folur me mllef ndaj Rusisë.

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se ajo po kalon kufijtë.

Më herët ishte raportuar se Merkel nuk e mirëpret faktin që ajo do garojë për presidente e Ukrainës.

18 komente në “Ish- kancelari Schmidt mbron Putinin/ SHBA dhe BE: Sanksione të tjera nëse Rusia nuk ndalet”

  1. plaku says:

    Dy njerez te medhenj kane thene :
    Ish kryeministria e Anglise, Thacer :
    “Baza e funksjonimit te nje miqesie midis dy shteteve eshte interesi. Nuk ka miqesi te perjeteshme por interesa te perjeteshme.

    Shkrimtari dhe regjizori i madh gjerman Berthold Brecht ka thene :
    ” Ndergjegja flet,interesi ulerin”.

    Rusia dhe Gjermania jane lidhur shume ngushte ekonomikisht me njeri tjetrin. Rusia shet sasira kolosale gazi ne Gjermani dhe fiton shume devize me te cilen paguajne blerjet e medha teknologjike gjermane.
    Gjermanet marrin sasira te medha gazi nga Rusia dhe nga ana tjeter eksportojne ne sasira gjigande teknologji ne Rusi dhe shume investitore te medhenj gjermane kane bere investime kolosale ne Rusi.
    Pra ne loje jane interesa shume te medha. Ne fakt Amerika dhe vendet e tjera te BE nuk kane kaq interesa te medha ne Rusi.
    Shume specialiste thone, se mos ndoshta amerikanet kane interesa qe ata vete te shesin gaz ne Gjermani dhe Europe, sepse ata kane sasira te medha te lira gazi per eksport. Eshte fakt, se prodhimi i gazit me teknologjine e Fracking ka kosto dy here me te vogel se sa kostua e prodhimit te gazit rus. Mos valle Amerika do te heqi nga tregu i gazit Rusine ?
    Mua me pelqen shume thenja tironase, sipas te ciles edhe nona qe eshte None nuk ja jep babes pa interes.
    Jesus Krishti nuk ka vend ne gjeopolitike ndersa interesi po.
    Une mendoj, se Krimeja me te drejte i perket Rusise dhe se Rusia nuk do te pushtoje edhe pjesen lindore te Ukrahines dhe me kohe cdo gje do rregullohet. Francezet thone : Chaque miracle, duree trois jours. Cdo mrekulli zgjat tre dite.

    1. yug says:

      Interesa SHBA-ja? Joooo kur kshu? Thjesht punon per te miren e demokracise dhe trajon njelloj si Ukrainen edhe Turqine psh ?

    2. Wendy-B says:

      Plaku.. per mendimin tim ndergjegjja nuk flet, Hesht.
      Mendoj qe Krimea i takon Rusise , jo vetem per interesa ekonomike. Me vone mund te dalin arsyet edhe me qarte.
      Pershendetje .

      1. beso says:

        Plaku, Brecht e kish ne dore te shkonte ne Rfgj,por shkoi ne Lindje per bindjet e majta.Nje vjershe me tri rreshta :”U perballa me luanet, me tigrat U perlesha, por me hengren tartabiqet”.Une mendoj se shtrirja e Nato do sjelle probleme me serioze, nga ana tjeter oreksi i Perendimit shikon me zili tokat e pafundme ruse, lufterat jane bere gjithmone per territore.

  2. Dielli mbi KORAB says:

    Helmut Schmidt eshte pa dyshim
    FILOZOFI dhe POLITIKANI me KOMPETENTi ketij shekulli.
    Kthjelltesia dhe logjika e tij eshte BRILANTE.
    Mos harroni se ai eshte SOCIALIST me shpirt,zemer dhe mendje.

    1. liqeni says:

      Social-demokrat dhe jo SOCIALIST shqiptar ose rilindas!eshte nje ndryshim i madh!

  3. qytetari says:

    Schmidt ka shume te drejte qe perkrah Putinin,por duhet thene se qenja ne pension ja ben atij te lehte te jape nje mendim i nisur vetem nga logjika,por po te ish aktiv ne politike ai do kish plot arsye te tjera te bente ate qe po ben sot qeveria e koalicionit gjerman ku ben pjese dhe partia e tij.Nje arsye p.sh eshte USA.

  4. gegetoske says:

    Helmud Shmid nuk eshte Helmud Kol dhe asd Merkel nga tre here te zgjedhur Kancelare te Gjermanise! Mendje brilante eshte per ty! Mbaje me shendet! Tung!

  5. Une says:

    O usta si shume poshtersi paska te kjo lufte qe po behet, natyrisht pa viktima.
    Gjermania ka interesin e vet tek Rusia,sepse eshte nje nga tregjet qe Gjermania eksporton shume
    dhe prej ketij tregu Gjermania ka siguruar nevojat per gas (gas kundrejt mercedes thone ne Gjermani).
    Nuk do harroj fjalet e nje bisnezmeni te madh ne Gjermani, i cili thoshtene lidhje ne tregtin
    boterore,-tregu kinez po rritet shpejt po ashtu edhe ai indian e pra nese ne duam nje Europe te
    forte me kete nivel jetese duhet te kemi ne krah edhe Rusine na pelqen apo s’na pelqen.Pastaj ka edhe disa faktore te tjere ne kete mesele te cilet eshte shume veshtire per tu shpjeguar dhe po aq veshtire per tu besuar.Per te gjetur te verteten duhet te lexojme shtypin nga te dyja anet dhe diku aty ne mes gjendet dhe e verteta (e hidhur).

  6. 4999 qelbesira + skypion says:

    Ndoshta ca komentues ketu, jo te gjithe kuptohet, do ta kuptojne sa injorant jane dhe cfare komente idiote shkroajn.
    Lexoni dhe xh. Karterin cfare thoshte 2_3 dite mebpare

  7. Treviso says:

    Jane gabimet e politikes se Bashkimit Europian dhe te SH.B.A.se qe merren keto vendime kunder Rusise. Keto vendime nuk peshojne vetem ne popullin rus por dhe te Bashkimit Europian dhe te Amerikes. Gjermania mban vendin e pare per eksport te industrise ne Rusi. Italia vjen pas Gjermanise per eksport te industrise. Po te respektohen vendimet e marra, Italia perfundon me keq se Greqia nga ana ekonomike. Nuk ka kafshe qe nuk zbutet,edhe Ariu i bardhe do ishte zbutur po tu bente nje politike e drejte dhe pa nderprerje. Gabimet e politikaneve i paguan gjithmone populli. Nje gje te kihet parasyshe se, Rusia nuk e demton shume Europen me burimet e saje, por eshte Europa qe ka nevoje qe te eksportoje atje.

  8. Shqiperia says:

    Interesat jane jo vetem Gjermani -Rusi ,por jane dhe shume shtete
    te tjera Europiane. Sanksionet nuk mund te vendosen me
    shkop magjik ,sepse shume shtete kane bere kontrata. afategjate
    dhe prishja e tyre demton shume ekonomine e tyre .Prandaj keto
    jane fjale sa per ti bere qehfin Ukraines ,qe do ta shkatarojme Putin.
    Asgje nuk do te ndodhe ,per arsye se derisa kontratat te prishen ky
    muhabet harrohet.

    1. labi says:

      jo vetem aq sa the,por do te kujtoja dhe rastin e Sirise(ku disa budall shkojne dhe lene kockat) USA+BE folen dhe bene trimin,por ne fund bene ate qe deshi Rusi,thene ndryshe moren per te shkaterruar armet kimike Ruse te magazinuara ne Siri

  9. Klimax says:

    E drejta e krahines autonome te Krimese per vetvendosje?
    Frika ndaj arushes se urritur dhe gjigande te zgjuar nga gjumi dimeror?
    Interesat perendimoreve nga gazi rus, nga turizmi rus si dhe te ardhurat e tyre nga investimet ne Rusi?
    Mos-besimi ndaj pushtet-rrembyesve nazista te Ukraines si nje rrezik per stabilitetin dhe bashkegzistencen paqesore ne vend?
    Respektimi i vijes se kuqe midis Perendimit e Lindjes?
    Frika e shperthimit te nje lufte ne zemer te Europes me permasa katastrofike ne te gjithe boten?
    Kushdo qe te jene arsyet dhe ndoshta te gjitha se bashku bejne qe europianet dhe me pak amerikanet, te cilet jane larg zones se nxehte si dhe te pa-varur energjikisht nga Rusia, ndodhen akoma te pergjumur nga kjo shpejtesi e ngjarjeve qe solli fitoren e ruseve te nje territori gati sa Shqiperia pa nje te shtene arme dhe me nje rendesi te madhe gjeo-strategjike.
    Por ne qoftese do te vazhdohet ti jepet te drejte presidentit Putin per keto veprime shoviniste te tij, atehere i ndizet drita jeshile per te vazhduar edhe me ne thellesi te Ukraines, edhe ne Moldavi, edhe ne vendet baltike, ndoshta edhe ne Poloni dhe ndoshta …… A nuk na kujton kjo gje historine e viteve 1930 me marrjen e Austrise nga Hitleri, te Cekosllovakise e me pas te Polonise, e me pas…..
    Perendimi dhe SHBA-ja kan interesat dhe problematiken e tyre, por ajo qe i dallon dhe i bene superior nga te tjeret, sigurisht edhe nga Rusia, eshte se nuk lozin me demokracine dhe lirine e popujve te tyre! Kjo eshte edhe diferenca midis dy blloqeve, midis dy sistemeve!

  10. E VERTETA HOLLOHET POR NUK KEPUTET says:

    Një gazetar Gjerman pyeti Pierre Vogel për lidhjet mes Islamit dhe Terrorizmit dhe ai u përgjigjë:
    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

    -Kush e filloi Luftën e Parë Botërore, muslimanët?
    -Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore? Muslimanët?
    -Kush ka vrarë 20 milion anëtarë Australiane? Muslimanët?
    -Kush hedhin një bombë bërthamore në Nagasaki dhe Hirosihma? Muslimanët?
    -Kush ka vrarë më shumë se 100 milionë indianë në Amerikën e Veriut? Muslimanët?
    -Kush ka vrarë më shumë se 50 milionë indianët në Amerikën e Jugut? Muslimanët?
    -Kush u kap me 180 milion afrikanë, nga të cilat 88% vdiq dhe u hodh në Oqeanin Atlantik? Muslimanët?

    • Jo, ata nuk ishin Muslimanë! •

    Së pari, duhet ta dish kuptimin e fjalës ‘terrorizm’.

    Kur një jo-Musliman bën një krim ajo konsiderohet si një krim, por kur një Musliman e bën at krim të njejtë, atë e quajnë terrorist.

    Gjithmonë shiko me të njejtin sy të realitetit dhe argumentit dhe do ta shohesh se kush është terrorist!
    Po luften e tret qe po duket ne sfond kush po e pregatit Muslimanet ??

  11. Une says:

    Nuk shoh ndonje gje te keqe kur diskutohet ne menyre njerzore per cdo lloj ceshtje qofte ajo boterore.

  12. atila says:

    Evropa Perndimore dhe SHBA pas viteve 90-te avancuan drejt terrtoreve me influence Sovjetike pertej kufijve te menduar. Prandaj edhe reagimi i Rusise ne kete menyre eshte i pritshem.Kur Bashkimi Sovjetik u shperbe shume mire Rusia mund te rivendikonte gjithe territoret e banuara nga rusofone dhe qe i kishte lene administrativisht brendaish ish Republikave Sovjetike. Por ne ato kohe Rusia per vete marrdheniet dhe lidhjet rracore dhe vllazerore me keto republika arriti marrveshje qe te respektonte kufijte e tyre administrative si kufij shteterore pas shkeputjes me kushtin e trajtimit me te mire te bashkombasve te saj ne keto republika. Ne rastet kur trajtimi i tyre dhe politikat e disa prej ketyre ish Republikave kane tejkaluar marrveshjet dhe strategjine e Rusise per sigurine e saj atehere ka ndodhur nderhyrja e saj si psh. ne rastine Gjeorgjise dhe Ukraines. Kufiri i fundit i NATOS janr Republikat Balltike dhe Polonia por pa te drejten e vendosjes se sistemeve reketore te drejtuara Rusise. Nese kalohen keto caqe atehere eshte i pritshem reagimi i Rusise dhe nuk mund ti vihet faji asaj per kete gje. Per Ukrainen dhe rasti e Krimese mund te them qe faji ishte i gjithi i Opozites se terhequr nga ndjenja antiruse dhe nga ekstremi i djathte gje qe i erdhi per shtat edhe interesave te Pernedimit per te avancuar me ne lindje por qe rezultoi nje deshtim dhe rrezikim i sigurise dhe paqes boterore. Rusia e beri nje lufte fitimtare ndaj boshtit fashist ne 1944-en dhe se ka per gje te triumfoje perseri ndaj hijeve naziste ne Ukraine. Nese pushteti i palegjetimuar ukrainas vazhdon me acarim te situates atehere do humbe gjysmen e territorit te saj perfundimisht.

  13. zamo says:

    Eshte idjotesi kjo qe ben usa dhe be.
    ego e semure .krimeja u shpreh demokratikisht se do të shkeputet .
    perse e ka usa të veshtire ta pranoj vullnetin e nje entiteti politik.
    çduhet të bente usa dhe be eshte qe të perdori njohjen e krimes si anagjogji per rusin të njohi kosoven.
    kjo na intereson ne shqiptarve por usa dhe be nuk ua ni per interesat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje