Rreth 23 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkelejda Lapa, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëri prej tyre nuk është zbatuar.
Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lirë.
Lirimi i vrasësit të vajzës së re, që u masakrua me 8 thika, ka revoltuar familjen Lapa.
Vetëm dy ditë më parë, familjarët e viktimës kanë mësuar nga organet kompetente se është bërë një rigjykim i çështjes (sipas tyre në fshehtësi), i cili ka sjellë lirimin e ekzekutorit.
“Enkelejda ka qenë në punë pasdite në rrobaqepësi dhe në orën 6, duke zbritur për në katin e parë bashku me 20 vajza të tjera, janë fikur dritat. Për një moment afrohet dikush, që më pas nga dëshmitë e shoqeve doli se ishte Skënder Dine, dhe qëllon motrën me 8 thika. Pasi kësaj vrasësi është hedhur nga dritarja e katit të dytë duke thyer xhamin e saj dhe sipas dëshmitarëve është larguar me një ‘Xhip’ ushtarak. Enkelejda vdiq rrugës për në spital. Ajo ishte dhe vrasja e parë gjatë kohës së eksodit dhe Skënderi e kishte organizuar mirë”, shprehet vëllai i 23-vjeçares, Petrit Lapa për GSH-në, ndërsa thotë se fillimisht vrasësi u dënua me 20 vite burg.
Ndërkohë, ai u bën apel organeve të drejtësisë që të hetohet rigjykimi i çështjes dhe autori të vuajë dënimin fillestar.
“Kërkojmë nga ana e ministrit të Drejtësisë, Presidentit, Kryeministrit Rama, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe çdo lloj institucioni tjetër, të verifikojë rigjykimin e bërë ndaj vrasësit të motrës sime dhe ta kthejë në burg. Jo se do na kthejë në jetë motrën tonë, e cila u vra në mënyrë barbare, por do lehtësojë sadopak dhimbjen tonë dhe të nënës, e cila i lan me lot ditët e jetës që i kanë mbetur. Vrasësi nuk bëri vite burg as sa numri i thikave që goditi mbi Enkelejdën”, thekson i vëllai.
Ja,ne keto raste vihet ne jete “Ligji” i Vetegjyqesise,sic e kemi pare e degjuar shpesh here…
Nuk dua te behem nxites vetegjyqesie me kete qe shkrova,por kam nje propozim konkret per Ministrine e Drejtesise:
Le te hartohet nje Ligj ku,te saktesohet:Sa here te kete krime me Vetegjyqesi,te rikontrollohen Vendimet Gjyqesore per ate problem duke pare me “lente” objektivitetin e Gjykimit…
E ne rast se verifikohen shenja korrupsioni te merren masa te menjehershme kunder gjykatesve…