Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Tiranës procesi ndaj biznesmenit Arben Frroku, që akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt një vit më parë, në shkurt.
Vetë Frroku ka mohuar akuzën.
“Nuk jam çmendur që të dal si ‘Rambo’ me kallash në mes të Tiranës,” tha Frroku.
Por prokuroria thotë se ka prova të forta kundër tij, mes tyre edhe një dëshmitar, që tani është nën mbrojtje.
Në akt- akuzën e prokurorisë, të zbardhur nga gazeta Panorama, thuhet se Frroku shkoi të festonte në Greqi pas vrasjes së Lamajt.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Arben Frroku, menjëherë pas ngjarjes, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Korçës, dhe rreth orës 21:27 ka kaluar pikën e kalimit kufitar në Kapshticë për në Greqi. Nga hetimet rezulton se i pandehuri Arben është treguar entuziast duke krijuar përshtypjen se kishte përfunduar ndonjë ‘punë’ dhe duhej të festonte. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se persona të afërt me shtetasin nën hetim janë treguar të frikësuar se tashmë policia ka prova për ngatërrimin e tij në këtë ngjarje”.
Festën që festoi nuk e pashë në lajm ???
late nam, e keni mbush gazeten dhe po i beni personat e kronikave te zeza si vip, turp
ka vrare shtetin dhe policia eshte shtet.iku dhe ky.100%burgim te perjetshem
Nuk besoj se Frroku e ka kryer ate krim!Evidencat nuk jane bindese.
frroku e vrau po jo vet si duan tja ngjisin keta. frroku pagoj dhe e hoqi qafe komisarin.
Nuk besoj se e ka kry aktin personi ne fjale, por edhe nqs e ka kryer ate akt e meritojne qe ti ndodhi ashu cdo komisari sepse besoj se do ja ket bere per borxh ta ekzekutoje… Sepse nuk te vret kush kot sot , policia e shtetit esht bere shum negative , sepse shkurt nuk funksionon shteti dhe ska si t funksionoje drejtesia…