Misioni amerikan ICITAP, një program i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, që asiston policinë shqiptare, ka përgatitur një raport në shkurt të këtij viti në lidhje me kushtet e punës të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Studimi u krye në përgjigje të një kërkese nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policia e Shtetit, si dhe përbën një pjesë të asistencës së vazhdueshme të ICITAP-it ndaj programit të reformës policore në Shqipëri.
Përfundimet janë të rënda. Policia është në gjendje të mjeruar, çka pengon kryerjen me efektivitet të punës së saj.
Më poshtë pjesë nga raporti.
Gjetje në lidhje me ndërtesat dhe ambientet e policisë
-Studimi ka nxjerrë në pah një tablo të përzier përsa i përket gjendjes së përgjithshme të pronave të patundshme të PSH-së. Megjithëse mbi 50% e ambienteve të vizituara ishin në gjendje të pranueshme apo më mirë, 46% u vlerësuan si në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Në disa raste u vu re një faktor i përbashkët, në formën e ndërtesave të amortizuara, të pamjaftueshme dhe të pa-mirëmbajtura. Megjithëse kushtet e brendshme të shumë ndërtesave policore tregonin një menaxhim dhe përkujdesje më të mirë, në pothuajse të gjitha rastet personeli ankohej për mangësi në hapësira dhe ambiente. Pjesa më e madhe e pronave të patundshme të policisë janë ndërtuar për një kohë dhe stil policimi shumë të ndryshëm, ose janë përshtatur nga ambiente për përdorim publik të mëparshëm (p.sh. spital apo repart ushtarak) në ambiente për përdorim policor.
-Disa prej ndërtesave policore që vizituam ishin ndërtuar që në kohën e pushtimit italian (fillimvitet 1940) apo më vonë, dhe të papërshtatshme për nevojat e policimit modern në Shqipëri. Shumë prej tyre janë të vështira të ngrohen në dimër, kanë hapësira të dizenjuara në mënyrë të papërshtatshme për zyra, si dhe hapësira të pamjaftueshme për parkim. Disa prej tipareve të këtyre ndërtesave policore janë shkak për shqetësim të madh, përsa i përket motivimit të personelit por edhe dinjitetit të tyre njerëzor. Mbi 65% e tualeteve ishin në kushte të dobëta ose shumë të dobëta; më shumë se 76% e ambienteve kanë ngrohje nën standardet e duhura, dhe vetëm 16% kanë ajër të kondicionuar në nivel të pranueshëm apo të mirë. Këto faktorë të rëndësishëm të jetës në ambientet e PSH-së nuk ndikojnë vetëm në moralin dhe vetëvlerësimin e personelit, por kanë një ndikim shumë real edhe tek qytetarët që vizitojnë këto stacione në rolin e viktimave apo dëshmitarëve të një krimi.
-Në shumë raste nuk ka tualete të veçanta për femrat, fakt për të cilin dikush mund të thotë se është një tregues i prekshëm i një organizate që ende nuk e ka përqafuar realitetin e barazisë gjinore në vendin e punës. Ky përfundim përforcohet edhe nga mungesa e hapësirave të përshtatshme për të veshur/hequr uniformën dhe ku mund të ruhen sendet personale gjatë turnit të punës.
-Megjithëse mobiljet në përgjithësi u vlerësuan si të pranueshme (81% të pranueshme apo më mirë), kushtet e dollapeve për uniformat apo ambientet e posaçme në të cilat punonjësit e të dyja gjinive mund të ndërrohen e të lënë uniformat është shumë larg standardit të pranueshëm. Me përjashtim të një rasti, në të gjitha stacionet ose nuk kishte dollape për uniforma, ose ato ishin të një standardi nën normalen. Kjo gjendje ia bën të pamundur personelit të zbatojë urdhërin për të mos mbajtur veshur uniformën gjatë udhëtimit për në punë apo gjatë largimit nga vendi i punës. Gjithashtu, ICITAP-i gjeti vetëm në një stacion një zonë të përshtatshme në të cilën personeli i PSH-së mund të ulej e të konsumonte ushqimin e pijet e sjella vetë, gjatë pushimit të ngrënies, larg syve të publikut. Në 87% të ambienteve të vizituara, sallat e mensave ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Mungesa e këtyre ambienteve jo vetëm ka një ndikim të drejtpërdrejtë e të konsiderueshëm në motivimin e personelit, por gjithashtu rrit mundësinë që punonjësit të shihen në ambiente publike teksa hanë e pijnë.
-Pjesa më e madhe e ndërtesave nuk kanë as hapësira zyrash të mjaftueshme për të përballuar nevojat në rritje të regjistrimit të krimeve dhe të hetimit, si psh intervistimi i të dyshuarve dhe dëshmitarëve, regjistrimi i sendeve të sekuestruara dhe plotësimi i formularëve dhe dokumentacioneve të tjera. Një problem që u vu re në pothuajse të gjithë komisariatet ishte mungesa e hapësirës së mjaftueshme për specialistët që kryejnë punë hetimore penale. Mbipopullimi ishte problem në shumë vende të vizituara, po ashtu edhe mungesa apo papërshtatshmëria e hapësirave për magazinimin e provave dhe sendeve të tjera të sekuestruara nga policia. Në shumë raste ambientet dhe parkimet rreth ndërtesave të policisë ishin të zëna nga një larmi automjetesh të aksidentuara e të sekuestruara. Kjo pamje prej “varreze automjetesh” lë një përshtypje të keqe të PSH-së tek vizitorët, dhe sjell nevojën për një rishikim të gjerë të akteve ligjore e nënligjore që kanë lidhje me automjetet e sekuestruara e të bllokuara.
Gjetjet në lidhje me automjetet e policisë
-Ky studim nxori në pah shumë probleme shqetësuese në lidhje me furnizimin me automjete për punën operacionale policore. U zbulua se në pothuajse 70% të njësive policore të vizituara, automjetet e patrullës (veturat) ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët; dhe në 82% të rasteve furgonat, fuoristradat dhe automjetet e tjera për transportin e personelit ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Asnjë prej automjeteve të kontrolluara nuk ishte më pak se 5 vjet i vjetër, dhe shumë prej automjeteve të tjera ishin më shumë se 15 vjeçare. Ky është një autopark policor i vjetëruar dhe pa shpresë i pamjaftueshëm.
-“Kali i punës” kryesor në autoparkun e PSH-së është automjeti i markës Chevrolet Aveo, me një motorr benzine 1,600 Ç, i cili përdoret për të gjithë gamën e funksioneve policore, ku përfshihen: patrullat e qarkullimit rrugor, patrulla e përgjithshme, shoqërimi i të ndaluarve si dhe puna hetimore penale. Këto automjete janë blerë kryesisht në vitin 2009. Megjithëse janë detyruar të luajnë role të ndryshme, këto automjete kanë dhënë prova në shumë mënyra që janë të papërshtatshme. Kjo makinë nuk është ekonomike në konsum karburanti, nuk ka elemente sigurie si dhe hapësirë ngarkese të nevojshme për një automjet policie moderne. Gjithashtu, ndenjësja e pasme është larg kërkesave për përdorim të shpeshtë për transportim personash të ndaluar/arrestuar. Përveç automjeteve Chevrolet, PSH-ja përdor edhe disa vetura Volksëagen Polo, disa fuoristrada Mitsubishi Pajero, si dhe minibusa e furgonë të ndryshëm. Këto automjete janë 10 – 15 vjeçare dhe kanë arritur fundin e jetës së tyre të dobishme.
-Në pjesën më të madhe të stacioneve të vizituara, personeli u ankua për mungesën e mjeteve të transportit për personelin policor (psh autobuzë apo minibusë) si dhe për transportin e të ndaluarve/arrestuarve. Ata u ankuan edhe për mungesën e automjeteve për patrullim si dhe të karburantit të mjaftueshëm. Shpesh mungesa e karburantit të mjaftueshëm bënte që disa automjete patrullash të mos përdoreshin në një turn, ose të vendoseshin në pozicione statike në vend që të patrullonin. Në një sërë rastesh punonjësit e policisë gjyqësore kanë përdorur automjetet e tyre private (me shpenzimet e tyre) për të kryer operacionet. Si përfundim, ICITAP vuri re se në shumë njësi policore të vizituara, mungesa e investimeve në automjete policore dhe karburant ka sjellë një ndikim negativ, që sa vjen e rritet, në efikasitetin e punës së PSH-së. Flota e vjetëruar dhe e pamjaftueshme e automjeteve është shumë poshtë një standardi të pranueshëm dhe nuk mund të përmbushë kërkesat e policimit modern në një shoqëri në të cilën kriminelët kanë mundësi përdorimi të mjeteve shumë më të mira të transportit.
Gjetjet në lidhje me pajisjet dhe uniformat policore
-Shqetësim të madh përbëjnë edhe përdorimi dhe besueshmëria e armëve të brezit. Me përjashtim të disa funksioneve drejtuese, të cilët janë të pajisur me pistoleta Beretta, pjesa më e madhe e personelit kanë pistoleta TT (Tokarev) 54. Këto armë janë prodhuar në vitet 1950 dhe kanë probleme që sa vijnë e shtohen, në lidhje me sigurinë e tyre, pavarësisht një regjimi mirëmbajtjeje të organizuar mirë. Tokarev është armë ushtarake e dizenjuar në periudhën e pas-Luftës II Botërore, dhe nuk është e përshtatshme të përdoret si pistoletë policore moderne, për shkak të peshës, besueshmërisë dhe kapacitetit të krehërit. Në çdo Komisariat ka një numër të caktuar armësh automatike AK 47 (Kallashnikov), të cilat u shpërndahen punonjësve për operacionet ku mund të lindë nevoja për këtë lloj arme. Këto armë zjarri variojnë në moshë, nga 14-48 vjet, dhe zakonisht shihen si të dalë kohe dhe të papërshtatshme për përdorim policor. Në më shumë se 30% të stacioneve të vizituara, ICITAP zbuloi se armët e përdorura nga PSH-ja ishin në gjendje të dobët ose shumë të dobët.
Shumë i kanë dhe këto barkdërrat. T’u ndërtojmë dhe godina të reja tani që kur të hanë fara t’i pastrojnë me fshesë më lehtë..!
Edhe po të bësh diçka për disa godina moderne, prapë,shumica e barkdërrave do të rrinë klubeve të cilat janë ndërtuar pranë këtyre godinave të “vjetra” dhe zotërohen nga Komisarët e Barkdërrësisë!
Me kete “studim” vriten 2 zogj me nje gur, justifikohet rritja e kriminalitetit me logjistiken e infrastrukturen e dobet, si dhe u hapet rruga tenderave te rinj. Shume vende te rajonit i kane makinat e policise me te vjetra se tonat por shume me te mirmbajtura. Policise i duhen rritur rrogat qe te motivohen dhe me pas tu kerkohet llogari per efektivitetin e punes. Ne shqiperi ka 25 vjet qe firojne miliona ne studime, projekte e trajnime dhe ngelemi prape ne vend numero.
Edhe ti i “vrave” dy barkdërra me një farë…!
Po edhe ministrite dhe kryeministria qe ne kohen e italianit
Kjo gjendje ka qene nder vite nuk erdhi menjehere,jam dakort me kritikun qe duhen justifikuar ca fonde.Hysa e mori pjesen e tij me uniformat dhe me chevroleteat qe ishin prodhim civil pa asnje paisje policore si radio,feneline mbishkrim policia.Le qe tre persona nuk futen dot mbrapa.Me emergjente eshte letra dhe boja e printerave,kompjuterat se po punojne me te tyret private oficeret e policise.Per mjetet jane mare masat se ka vajtur Vaiti te parku e njeh mire aksin Gjirokaster-Tepelene-Kuc-Karaburun.
Hysniut shyqyr qe si merrnin dhe rrogen thuaj,ndersa tenderat ishin te agron nemozhe kulicajt,te nje ushtari te mafias i cili n’a u katapultua cuditerisht ne hierakerine drejtuese te psh,i cili me kalimin e kohes u shendrrua ne gjobvenes te krimineleve
————————————————————————————————
Ja cfare policie ka patur krimineli-shpellar
Ali Bisha, qe sot akuzon dhe shan qeverine.
Si mund te mbahet shteti me kete lloj policie ?
————————————————————————————————-