Në një fjalim të rëndësishëm përpara 2 mijë njerëzve në një sallë koncertesh në Bruksel, Presidenti Obama përcaktoi strategjinë e tij për mënyrën se si do sillen me Rusinë për çështjen e Ukrainës.
Ai e karakterizoi krizën si një kontrast të ideve dhe besimeve mes Perëndimit dhe Rusisë. Ai tha se aneksimi i Krimesë ka shkelur besimin se e drejta ndërkombëtare ka rëndësi, ndërkohë që kufijtë nuk mund të rishkruhen.
Edhe njëherë tjetër, tha ai, Europa po përballet me ata që mendojnë se kombet e mëdha mund të detyrojnë ato më të vogla, se fuqia është e drejtë.
Presidenti tha, megjithatë, se kjo nuk është një tjetër Luftë e Ftohtë. Perëndimi do të mbizotërojë, jo duke përdorur veprimet ushtarake, por me fuqinë e vlerave të tij.
Me kalimin e kohës, Rusia do e kuptojë se forca brutale nuk mund të fitojë. Ai e lidhi me qëllim këtë krizë si një përplasje ideologjish. Por Presidenti tha se nëse lidershipi rus do të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë izolimi do thellohet, sanksionet do zgjerohen dhe ekonomia ruse do dëmtohet.
Është e paqartë megjithatë nëse zyrtarët europianë do bien dakord për zgjerimin e sanksioneve nëse Rusia nuk ndërmerr të tjera hapa ushtarakë.
Kjo vizitë synonte fillimisht të tregonte se Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë të bashkuara, por Presidenti bëri edhe disa bisedime direkte.
Ai tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për mbrojtjen kolektive.
Obama nuk e fshehu zhgënjimin e tij me europianët, që kanë shkurtuar shpenzimet për aftësitë mbrojtëse. Në një konferencë për shtyp, ai tha se ‘liria nuk është e lirë’.
Kur ai u takua me zyrtarët europianë, u tha atyre: “Ju nuk mundeni thjesht të mbështeteni tek energjia e njerëzve të tjerë, edhe nëse ajo ka disa kosto, disa dobësi”.
Ishte një referencë e qartë se Europa duhet të bëjë disa kompromise në fusha të tilla si shfrytëzimi i gazit argjilor, për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi rus.
Përpara se të largohej nga kryeqyteti belg, ai u takua edhe me zyrtarë të NATO-s. Ata ranë dakord për të rritur praninë e NATO-s në Europën Lindore mes shteteve që ndjehen të pambrojtura nga presioni rus. Do ketë më shumë stërvitje të NATO-s në këto vende.
Presidenti i SHBA duket se po e përgatit audiencën e tij për një luftë të gjatë me Rusinë.
Edhe ky, si të tjerët…”nëpunës”, zbatues urdhërash…Bravo, Amerika! Asnjëherë nuk ka treguar “forcë ushtarake, apo ekonomike”, por vetëm me “forcën e vlerave demokratike”…(???)
Vendet e natos kane vlera te larta morale dhe qyteterimi dhe nuk u duhet force per te perballur kriza, por edhe nese u duhet force ato e kane syrin te hapuer tani qe kane shqiperine ne radhet e tyre e akoma me teper kur dihet qe ushtria shqiptare eshte direkt nen kujdesin e mimi kodhelit
po ,shume mire e ka obama ‘liria nuk eshte e lire ‘ po qeflinjte europiane kerkojne tja futin njeri tjetrit dhe vetem kur u dhemb theresin ku je amerike .
Kruajeni,kruajeni me rusin se keni per ti pa hajrin ju pederastet e botes se “vlerave demokratike”.
brravo anal,
Putini nuk kapardiset.Ai eshte i detyruar te sillet ne ate menyre sepse i ben jehone ringjalljee se ekonomise ruse pra edhe nevojes per tregje e per burime energjitike etj, karakteristike per ekonomine se madhe kapitaliste sikurse eshte Rusia.A i duhet te konsumoje prodhmet ushtarake per ti hapur rruge industrise se madhe ushtarake ruse e pune miliona punonjesve te saj ,njESOJ SI AMERIKA , PRISNI CINEN SHUME SHPEJT NE TE NJEJTEN VALLE , VIKTOR HOTI
Veprimi Rusise eshte shkelje e sovranitetit te shtetit tjeter, eshte nje veprim i psikologjise se sistemit nga vjen Putini, Putini si diktator nuk mund te veproje ndryshe sepse nuk ka mundesi ta konceptoje lirine ne menyren perndimore. Bota perndimore e ndihmoje ekonomin ruse te rimbkembet dhe po bota perndimore do e coje ekonomin e rusise ne ate te viteve 90-te rusia nuk jeton dote ne liri dhe ky eshte problemi i tyre. Rusia nuk ka potenciale te hap vatra zjarri kunder perndimit sepse kjo do te jete fundi i saj dhe fundi i botes sllave.Ne situata te tilla duket se sa i rendesishem eshte roli i SHBA ne bote si garantues i lirise dhe kufijeve te shteteve te ndryshme.
Pse amerika kur sulmoi irakun ishte ne mbeshtetje te ligjeve nderkombetare?
Amerika nuk e pushtoi Irakun, as i ndryshoi kufijte.
rri o safo per kok tende se nuk merr vesh nga keto pune. mbaj kerraben drejte ate bej.
Ne natyre ne planetin Toke, eshte ligj qe peshku i madh e ha te voglin, kafsha e madhe e ha te voglen. Edhe njerezit nuk bejne perjashtim nga ky ligj, shikoni Shqiperine si eshte gllaberuar historikisht…
Gjithmonë në fund e ha i vogli të madhin; kujto mikroorganizmat e do bindesh.
Si keni mundur ju z. Viktor te beheni kaq i zgjuar?! Vrasim mendjen e nuk po e gjejme dot.
Vlerat demokratike perendimore:
– Sigurim Shendetesor vetem per klasat shfrytezuese dhe shtresen e mesme e cila po behet gjithnje me e holle
– Luks, vetem per shtresen e holle elitare 1%
– Vetevendosje, vetem per popujt qe admirojne dhe i nenshtrohen SHBA-ve
– Austeritet per klasen punetore dhe ‘Bailout’ per shtresen kapitaliste (menaxhimi i krizave sipas vlerave perendimore)
– Kthimi i prones publike ne prone private (sepse popullit i takon vetem 25% e pasurise qe i sigurohen permes taksave)
– Mbrojtja e demokracise reprezentative dhe votes se lire perpos nese ajo shkon ne favor te forcave politike anti-perendimore, ne kete rast qeveria rrezohet me puc. Rrezohen simbolet anti-fashiste dhe zevendesohen me ato te kultit te individit (krahu i djathte)
keto dhe shume vlera tjera qe ka perendimi do ta mbajne Rusine larg madje nje dite edhe do ta gjunjezojne ate. Dmth eshte fuqia morale e ketyre vlerave jo 600 miliardat qe investrohen ne Ushtri
Tere keto vite Obama ka qene me i pa duhuri president per Ameriken dhe boten.
Dhe tani ne rastin e Rusise,po sillet ne te kundert me ata qe dikton e drejta,logjika dhe demokracia.Obama vepron verber,vec Rusia te mos forcohet.Keshtu humbet dhe bota,kur demokracia trajtohet si monopol.
Nato duhet te tregoj forcen me rusin ,madje edhe me luft
GDP e Rusise eshte e barabarte me ate te Italise.Problemi qendron qe Rusia ka me shume arme berthamore se gjithe Evropa.Rusia ja futi Ukraines me paktin e Budapestit kur I mori armet berthamore duke I premtuar qe nuk do ti prekeshin kufijte.Garant doli dhe USA dhe Anglia.
Ukraina kishte arme berthamore ne territorin e saj me shume se Anglia,Franca dhe Kina te marra se bashku.
Po ti kishte ato arme Ukraina ,Rusia nuk do guxonte as ta mendonte pushtimin e Krimese!
zoti qeparo, asnje sistem ne bote nuk eshte ideal por ti kurre nuk arrin te injektosh si sistem me te mire komunizmin. vertet amerika nuk eshte ideale por eshte zgjidhja me e mire e mundshme per boten dhe qytetaret.ne amerike vleresohet puna zoteri.nese nuk punon nuk jeton ose vuan .kjo eshte normale.cfare polli komunizmi? sa per forcen usharake te amerikes nuk mund tjua shpjegoj se nuk e kuptoni dot pasi amerika e zhduk rusine e ben pluhur.dhe rusise me shume ti trembet europa se asaj ja fut putin kurva sa per ameriken i rruan lesht sepse ka perceptore te vendosur ne cdo cep te oqeanit,po kot lodhem se se kuptoni se kush eshte amerika.
Te lumte dora, Arjan!!
Të gjithë po merremi “me kalorësin që i varen këmbët”…
Kjo qe thote Obama eshte tipik retorik nga ana e tij ,e vetmja gje qe eshte i zoti te bej.
ky president e paska të veshtire qe të pranoje vullnetin politik të popujve per vetvendosje dhe flet per luft të ftoht.O Obama rusija eshte vend demokratik tani iku koha e bashkimit sovjetik po zgjohu.
Sa per imponim vullneti amerika eshte shembulli klasik i thenjes o me mua o kundra meje.
Rusia e sotme ngjan me Gjermaninë e 1938 – rritje ekonomike pas një katastrofe (1929).
Ngjashmëria smund të ishte më simetrike.
ORE AI ” MIKU ” VETEM KETE PARALAJMERIM QE PO JU BEN E KA TE DREJTE SE GJITH TE TJERAT I KA GENJESHTRA SI GJITMONE. Edhe tani po e thote se IKA ZENE RROTA BISHTIN DHE AI E DI MIRE SE CFAR PRITET dhe kjo nuk eshte shum larg. Ate rrote qe do Ti zere bishtin atij DHE GJITH BOTES, AI DHE SISTEMI I TIJ E MBOLLI , E RRITI DHE TANI DO TE KORRIM FRUTET R TIJ TE GJITHE, KUSH ME SHUM E KUSH ME PAK. Po te doni me shume kerkoni ne YOU Tube, Tring History, Tring World, Eksplore etj. KERKONI DHE PYESNI PER SIRINE, SHAMIN, AMAKEDONIA,cfar eshte thene dhe bere para qendra dhe se shpejti priten te ndodhin Inshall-llah. Obama , Putini, Izrawli, Araber, Kina i dine mire keto. SUPERFUQITE MBOLLEN FARE JO TE MIRE DHE TANI DO TE KORRIM FRYTE SHUM TE KEQIA , DUAM APO NUK DUAM NE DHE SUPERFUQITE.1-youtube.com/watch?v=a5OTnsEMsYE 2-.youtube.com/watch?v=a5OTnsEMsYE 3- .youtube.com/watch?v=a5OTnsEMsYE
Putini duhet të merret seriozisht!
Publikuar më 27.03.2014 | 12:55
2 0
Në vitin 500 para erës sonë, në librin “Arti i luftës”, Sun Tzu shkruan: “Nëse e njeh armikun dhe veten, nuk ke pse të frikësohesh nga rezultati i 100 betejave.”
Sot, në vitin 2013 është koha që presidenti rus, Vladimir Putin të merret seriozisht. Duhen zhvilluar strategji serioze për t’u marrë me një njeri serioz si ai, i cili ka qenë në krye të Rusisë që prej vitit 1999. Pa dyshim, ai është lideri më efektiv në botën e ditëve të sotme.
Anullimi i samitit të G8 në Soçi të Rusisë ditën e hënë ishte më e pakta që mund të bëhej. Padyshim që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk mund të hiqeshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Metoda simbolike dhe taktike, simbol i politikës së jashtme të qeverisë Obama, është e rrezikshme, deluzionale dhe e paaftë për të kuptuar ose për t’u përballur me një lider serioz si Putin.
Në fakt, ka një rrezik të madh se kombinimi i fjalëve të fuqishme dhe veprimeve të dobëta (thelbi i liberalizmit simbolik) do ta bëjë Putinin të besojë se mund të vazhdojë me rindërtimin e Perandorisë Ruse, duke përthithur gradualisht pjesë të ndryshme të periferisë.
Në vitin që festohet 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore, rreziku do të shtohet në mënyrë dramatike nëse Putini vendos të rrisë presionin mbi Estoninë, e cila është anëtare e NATO-s.
Largim nga bota e Disney-t
Por ka një rrezik tjetër më të madh. Liberalizmi simbolik ka logjikën e vet dhe jeton në botën e fantazisë. Ai i preferon sanksionet, pasi ato janë joushtarake dhe jo të dhunshme. Presidenti Obama dhe aleatët tani po flasin për ta vënë Putinin nën presion, përmes sanksioneve të ndryshme. Megjithatë ka tre gjëra që i bëjnë sanksionet ndaj Rusisë një lojë të rrezikshme dhe pa përfitime.
Së pari, Rusia është një shtet i madh me shumë burime natyrore. Putini mund të kompensojë çdo zyrtar të sanksionuar nga Perëndimi. Nëse amerikanët nuk tregohen të kujdesshëm, rusët do të luten për t’u sanksionuar, duke shtuar prestigjin në botën e Putinit dhe duke u shpërblyer prej tij.
Së dyti, ka shumë vende që kujdesen më tepër për të ruajtur raportet me Rusinë dhe për të nënvlerësuar Shtetet e Bashkuara. Kinezët nuk kanë shfaqur interes për t’u bashkuar me koalicionin anti-Putin (në fakt, ato mund të jenë duke studiuar manovrat e Putinit në Krime si një precedent i nevojshëm për të rimarrë territoret që pretendojnë). Kinezët, si liderët e shumë vendeve janë të lumtur t’i shohin ShBA-të të përfshirë në një luftë, që ul kredibilitetin e Amerikës, tërheq vëmendjen e liderëve amerikanë dhe nuk ka asnjë përfitim. Është shumë e vështirë të parashikohet sesi regjimi i sanksioneve do të ndikojë seriozisht Putinin.
Së treti, ka një sërë rrugësh sesi rusët mund ta vështirësojnë jetën për ShBA-të dhe aleatët e tyre. Putini ka treguar tashmë se do t’i përballojë sanksionet ndaj vizave të udhëtimit me sanksione të njëjta ndaj zyrtarëve amerikanë. Rusia ka qenë shumë mbështetëse ndaj Iranit dhe ndaj rrugës veriore të ndihmave amerikane për forcat në Afganistan. E gjitha kjo mund të përfundojë. Ka një numër të madh kompanish amerikane me investime të mëdha në Rusi. Qeveria ruse mund të bëjë shumë duke blerë dhe shitur obligacione dhe duke manipuluar tregjet e vajit dhe të gazit. Ka shumë armë ruse që mund të përfundojnë në duart e anti-amerikanëve. Mungesa e bashkëveprimit do të kthehet në një rrugë me dy korsi!
Merrni frymë thellë
Kjo nuk sugjeron që nuk duhet të bëjmë agjë, por se duhet të marrim frymë thellë dhe të kuptojmë që jemi në skajet e një problemi shumë më të madh, që nuk mund ta zgjidhë vetëm retorika simbolike dhe krizat publike. Amerikanët nuk dëshirojnë një luftë të madhe me Rusinë. As një Luftë të Ftohtë të re që i frikësohen mos e humbasin. Ata kanë nevojë të mendojnë në mënyrë strategjike, të bëjnë plane strategjike dhe të vendosin qëllime dhe mënyra për t’i arritur ato. Hapi i parë në planifikimin strategjik është njohja e kundërshtarit, siç ka thënë Sun Tzu, më tepër se 2500 vjet më parë.
/Shekulli Online/L.B./
lali mos e lodh koken me keto pune, jane njerez qe paguhen si frengu pulen per keto pune. ti dhe une jemi ushtare te veckel te nje perandorie te madhe. as ulim as ngreme peshe. shyqyr qe na ka i madhi me sy te mire e jemi gjeografikisht ne mes te europes se po te ishe ne ndonje cep te larget te botes do te ishe duke prere floket sipas modelit te liderit.
Mos fol me se e prish Sit!
O SIT_BACK_and_RELAKS per 50 vjet i preme floket sic donte LIDERI ne megjithese jemi ne mes te EUROPES por me duket se tani nuk do ti presim sic do lideri, se tani sic po duken punet DO TE NA I RRUAJNE FARE KOKAT ose do te na i leshojne lekurat perdhe nga RREZATIMI dhe RADIOAKTIVITETI.
Pyetje: Ns ne Kosove Serbia do arrinte puna te lejonte nje referendum demokratik per shkeputje, per daljen e Kosoves me vete, ne fund te viteve ’80 apo ne fillim te viteve ’90, pa arritur puna tek lufta, si do te votonin Kosovaret?
A nuk do te votonin PO per pavaresine e Kosoves gati 100% e shqiptareve? Pa dyshim.
Edhe per Krimene vlen e njejta logjike. Kur ruset thone qe Krimea veproi si Kosova, nuk mund te themi qe nuk kane kurrfare te drejte. Nje sens ka.
Mos duhet valle gjaku, dhuna dhe gjenocidi te bindin politikanet se popujt meritojne te zgjedhin te ardhmen e te jene te lire?
Mos po thone perendimoret qe prisni, se ruset e krimese nuk pesuan krime, masakra dhe shfarosje qe ne te nderhynim ne menyre qe ate te ishin te lire dhe te pavarur !
Nqs nuk i ka vrare njeri, le te rrine me Ukraininen, pavaresisht nga ajo qe duan!