Braçe: Ja cila është paga reale e deputetëve!

27 Mars 2014, 12:38Politika TEMA

Deputeti, Erion Braçe, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, i ka konsideruar si një gënjeshtër e madhe, publikimet se deputetët tanë paguajnë vetëm 4% të pagës së tyre për pensionet.

“Ka dy ditë që ka nisur një fushatë e re denigrimi ndaj deputetit!! E gjitha ka të bëjë me pagën dhe buron nga padija e thellë deri në ligësi.

Dua të sqaroj për çdo shqiptar: Paga bruto e deputetit është 156.770 lekë. Nga kjo pagë, deputeti paguan:

Sigurime shoqërore, 9.5% e pagës maksimale të sigurimeve shoqërore (95.130 lekë), vlera e plotë 9.038 lekë.

Sigurime shëndetësore, 1.7% të pagës bruto (156.770 lekë), vlera e plotë 2.665 lekë.

Sigurime suplementare, 4% të pagës bruto (156.770 lekë), vlera e plotë 6.271 lekë.

TAP- vlera e plotë 19.157 lekë*

(tatim mbi të ardhura nga paga, progresive) (deri në 130.000 lekë, tatimi është 13.000 lekë + 23% e dif (156.770 – 130.000).

Pra, në total, deputeti paguan: Sigurime shoqërore për efekt pensioni dhe sigurime të detyrueshme shëndetësore, në menyre të posacme sigurim suplementar për efekt pensioni:

-Vlera e plotë 17.974 lekë të reja.

-Tatim mbi të ardhurat personale:

Vlera e plotë 19.157 leke të reja.

Në total, sigurime plus tatime:

Vlera e plotë 37. 131 lekë të reja.

Paga e deputetit pas këtyre: Vlera e plotë 119.639 lekë të reja”.

50 komente në “Braçe: Ja cila është paga reale e deputetëve!”

  1. Uji i ftohte says:

    Ky mund te behet menaxher i mire i minjve te fushes,mistrec apo kastravec Berati.

    1. Mira says:

      Po ky harroi “dhuratat” dhe punësimet e familjarëve…! Braçja qënka në hall të madh sepse “rron” me një rrogë lypsari….!

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Qe deputetet te mos vjedhin duhet te kene dhe nje page te pranueshme dhe te akcepueshme ne nje shoqeri ku Parlamenti eshte baza e Demokracise.
        Braçja ka hapun kartat dhe kjo osht gjo e mire.
        Njekohosisht duhet te behen publike PASURIA dhe aktivitetet e ndryshme private te deputetve si dhe fitimi nga bashkpunimi me shoqeri te ndryshme,ose partneriteti ne Biznese ekonomike.
        Duhet TRANSPARENCE e Pergjithshme.

        1. Perparim Prengasi says:

          ……pastaj nuk do vjedhin me!

          1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

            po vodhen duhet ti dergohen drejtsise,dhe jo te mblidhen si langojte ne Gjirin e Lalesit.

            1. gentian zenelaj says:

              Nje pergjigje e merituar per delenxhinjte e
              Agon Ch.Zaten SaimirKodra,nje sharlatan pa
              Din e Iman,si duket i ka hipur vetja ne qejf
              pa e ditur se eshte shperlare edhe ngaajo pike
              e fundit e yndyres njerezore.tamam sikur e ka nxjerre
              sali berisha ngaprapanica.ej cfare karagjozi,sebashku
              me sonilen nje binom me katarakt ne retinen tinzare.
              O Zot! Sa me pak qenie te tilla biologjike.

            2. Mos na cudisni shume says:

              Po Full-Hani e Full-Pini sa e ka rrogen?

              Meqenese ka edhe graden shkencore “Kalonte me mik sepse nuk merrte dot as 5-at”, prandaj eshte edhe njeriu me i paguar?

              A ka ndonje merite Full-Hani e Full-Pini pervecse merr ne pune gjithe sojin e deputeteve komuniste dhe spiune te kohes se komunizmit e diktatures?

              A nuk eshte fyerje qe nje njeri i tille, qe nuk di te lidhe dy fjale, merr ate qe u takon shqiptareve te papune prej funderrinave me pushtet nga 1990?

              Po deputetet me vila dhe makina e veshje luksi ku i gjeten parate?

              Kjo nuk e ka emrin ligesi, por e ka emrin “E VERTETA.

          2. Pjerin Cari says:

            Edhe ju ha , edhe ju djeg.
            Kur Berisha bente me koen e tij, dhe cdo gje e mbante te fshehte, ju flisnit.
            Tani qe PS po hap letrat, ju prape flisni.
            Megjithate une nuk e dija qe Kamarieri dhe Deputeti marrin rroge.

            1. maca says:

              edhe doganieret,,,,,,,,

    2. mira says:

      Spo thote gje te keqe Brace po jep vetem nje sparim per pagen e deputetve.

    3. Lani says:

      Zoti Brace jeni nje mashtrues. Te ardhurat tuaja nga puna si deputet eshte me shume se rroga juaj. Aty duhet te shtoni shperblimet si kryetar komisioni, dietat e majme qe merrni per udhetime si dhe shperblime te tjera jo-zyrtare (nga korruptimi tuaj) nga biznese te ndryshme per ndryshime ligjesh apo futje jashte radhe te draft ligjeve.
      Eshte boterisht e njohur lidhja tende me disa biznese te LSI-se pjesa me e madhe e te cilave kane kontrata te majme ne elektroenergjetike (emrat spo i permend, sot) nderkohe qe manari juaj sot drejton drejtorine e metrologjise DPM-ne e ka pergjegjesi te kontrolloje keto kompani.Vetem nga neglizhime te vogla qe ben ky institucion per kompanite qe mbikeqyr con drejt xhepit tend rryshfete te majme. Kjo zoteri sjell qe klientet te mbifaturohen nga CEZ-i pasi kompanite qe te japin leke ty nuk kryejne detyren. Keshtu qe indirekt (per te mos thene direkt) familjet shqiptare zhvaten nga CEZ se merr leke ti

  2. e verteta says:

    Mire mo Brace , po ndroni i cike ate klauzolen per pensionin se deputetet e kane 70% te roges, kurse populli e ka 70% te roges por jo me shume se 22.000 leke??????

    1. Arçitas says:

      kete nuk e dija, 70 % por jo me shume?!!!
      Dmth ta kemi rrogen sa te duam, 22.000 do marrim ne fund eee?!!
      KJo i hap rruge deklarimeve te ndershme te pages nga privati. Keta ose jane loqe ose bejne vete.

  3. Tru shkuluri says:

    Per punen qe bejne keta deputete sidomos minoranca i ka shume dhe ne pergjithesi po ta marresh ne raporte me popullsine qe jane nje miljone te pa pune si dalim pak me arithmetike te thieshte.Perse i marrin ato leke qe sipas meje eshte e barabarte me 9rroga puntori te theshte,e pra kjo nuk eshte mire kur une marr 20000 mije leke dhe ty qe te jap voten te marresh afersishte 200000mije leke.
    Me gjthe respektin qe kam Erion Braçe ti nuk mund te jeshe kurre ne gjendje te me bindesh per kete rroge,por kjo nxjerr shume te qarte ate qe ne zgjedhje deputetet bejne si qente e dehur me raki Skrapari,perse sepse edhe ketu luhet pak,pastaj ato punet e dyta e te trea,qerate ,kredite me zero %interesi,po na nje tender po na nje shok qe i ecen biznesi se ka deputetin etj,etj,etj,.qe ju i dini shume me mire se une.
    Braçe shume respekte por une dhe ata qe njohe une nuk jane kurre dakort,dhe e kunderta, po te shikonim nje parlament vertet dinamik dhe progresive populli do tu thoshte me zemer te hapur HALLALL e Paçi dhe e gezofshi me gjithe femije,keta nuk e meritojne mundet tek 70000-8oooo mine lekshi po me teper jo te tjerat te shkonin ne buxhet per te rritu standartet e jeteses se popullit.
    Pershendetje te perzemerta Erion Braçe.Do deshiroje shpirterishte nje llogari me te detajuare jo se populli nuk i di por kur i dine te gjithe gjerat me trasparence eshte me mire dhe eshte me i besuare problemi.Nuk duame te merremi me kreminelet qe duane vetem spekullim se ata ate dine te bejne dhe asgje tjeter i dashur vella Braçe.

  4. gjergji says:

    Tani po qe na sqarove se nuk na zinte gjumi.

  5. hareku says:

    Nga spjegimi qe jep deputeti jo qe nuk kuptohet asgje por te vjen keq a e ben qellimisht kete lloj spjegimi qe njerzit te vazhdojne te mos marrin vesht asgje,apo edhe ai vete nuk din te spjegohet,sepse e verteta e ketyre gjerave eshte shum shum e thjesht per ti spjeguar por ne rastin tone ndodh cudia.

    1. A""' says:

      Ai e ka shpjeguar per ata qe kuptojne.

  6. albi says:

    fitimet si gazetar alfret pezes i shkonin 7 milion te deklaruara sipas tij.me fal zoti prace po pse u largua nga gazetaria ai dhe u be deputet se kishte alergji nga leket.kete shpjegim kush do ma jape nga deputetet.ky eshte nje shembull konkret i nje deputeti me te ri te parlamentit shqiptar

    1. Arçitas says:

      7 milione te vjetra ne muaj? ca thua ore.
      Po te jete e vertete, Brace ka te drejte, per 1 milion punokan te shkretet.

  7. Dymii says:

    Ti uji ftohte me siguri je deputet qe je kaq i merzitur nga ato qe thote Bracja.

  8. kam respekt per braçen ……….
    Por po shtoje , a nuk me thua se si e justifikojne pasurine deputetet ? me kete rroge ?

  9. MahAtma says:

    Me nje rroge kaq te “ulet” pse lakmohet kaq shume politika ? Apo mendojne per atdheun e mjere qe e mjeruan. Sa ironike! Paguhen me mire, bejne me keq. Gjithkush e shikon si profesion, jo si sherbese. Mjere qe u mjeruam!

    1. Bobi says:

      Pse nuk i hetojne pasurite dhe monopolet Rama dhe Berisha?

      Sepse jane te ndershem, vijne nga familje katundaresh komuniste qe donin jashte mase shume diktatorin Enver Hoxha.

      Nje gje eshte e sigurt: Sado qe vjedhin dhe bejne krime, njerezit e kesaj kategorie vetem lumturi nuk kane. Si qen te zgjebosur jane zvarritur gjithe jeten e tyre te ndyre dhe te tille do i lene shendene kesaj bote kur t’i therrase djalli per t’i perveluar perjetesisht ne ferr.

  10. tare says:

    Brace mos qaj ore se nuk te ben mire. Ti ke qene edhe ne frontin e pare kunder korrupsionit megjithese pa sukses!!!. Me duket se ke harruar edhe pagesat e tjera qe merr deputeti si per; komisione, borde pa numur, OJQ, projekte qe vetem ju i dini, dieta brenda dhe jashte vendit, etj. etj. Ndaj beji llogarite me mire se ne gjindje “pa shkolle jemi”.

  11. xhemal says:

    deputeti merr para edhe nga sherbimet ,udhetimet jashte vendit ,karburantin ,makinen ,siguracionin e saj ,dreka ,darka neper klube e shtepi nevojtaresh ,po edhe ndonje tufe verdhushkash nen dore per pune publike nga kompani miqsh shokesh e farefisesh ,kjo nuk eshte vetem semundje shqipetare por eshte sistemi jo i persosur pastaj deputetet bejne ca ligje edhe per vete mos te na duket cudi ,ne keta qe kane ardhur ne pushtet i njohim mire dhe u themi se po punojne pak e shume ngadale

  12. fffff says:

    Perse nuk na sqaron si jane pasuruar deputete ???????
    Me keto te dhena na del ,qe qenkeni bere mos per gjynah .

  13. Arti says:

    Braçe mbasi i fut nje viz te bardh pastaj del e tregon perralla ne fb.. Po para se te marr te bardh i ben nje gojore z Velis dhe Dash Pezes pastaj i futet ne qef, e tregon barcoleta ne fb, qe as vet se do se ç’far shkruan

  14. loni says:

    po mir o parazit berati dhe 1 meleon qe merr zotrote pak te duken kur mileti nuk ka buke te haje e ti tall bythen neper fejsbukera

  15. Myslims says:

    Po shperblimet qe merrni per mbledhjet ne komisione perse nuk i ke llogaritur, po dietat, dhe te ardhurat e tjera….haha te pafytyre, si nuk ju vjen turp qe genjeni kaq hapur…..por vazhdoni se keni nje popull dele….

  16. Iremila says:

    Mir rroga po honoraret.po djetat brenda dhe jashte vendit,po tjer e tjer!Me kete rroge ju kote beni harzhime marramendes ne fushata dhe perse merziteni kur nuk u vendosin ne lista.

  17. al, paci says:

    o brace kastraveci ka arritur 2 mij lek. rrugen fier berat shko nxire ne fotografi se na caje trapin kur ishin ata te tjeret ne pushtet cdo jav na e nxirje, tani eshte me keqe eshte ber e pakalushme.

  18. Tani e kuptova , perse Sala nuk del ne pension.

  19. Shqiptari says:

    Me kto 1.2 Milione e festoi dhe Likja 45 vjetorin me 600 te ftuar??? O Brace gjalle je mo se para 23 qershorit na u bere si burri nenes duke na treguar hajdutat ne TV??

  20. Brace says:

    Thjesht rrogen sqarova. Se mua me kompesojne tom doshi, arben noka, armando prenga, gjushi i durresit. Dhe te gjithe ne kontribuam tek ditlindja e ilir metes. U kenaqa shume. Ishim bashke me mikun tim me te mire dhe deputetin me te zotin nder ne bled klosin, te cilin e admiroj. Tani do tju sqaroj dhe dietat. Rreth 1 000 000 te tjera. Rroga na shkon 2 deri ne 2.2 milion leke. Kaq

  21. Djall me brire says:

    Gjynah! Pa le sa borxh kane mare per te ndertuar ato vilat. Sidomos ato te Gjirit te Lalesit.

  22. alby says:

    po Zhelefines e Sali-qenit pse nuk i behet nje skaner i te ardhurave.Ata jane hajdutet e shqiptareve.

  23. eri says:

    More Brace me mire mos e hap kete muhabet se qelbet ere.Ne kohen e monizmit shitsat dhe nje kategori qe kishin mundesi te vidhnin pagueshim me pak se te tjeret.Kete duhet te beje Qeveria dhe per 80 perqind te deputeteve dhe jo te maarrin gati 3 rroga me shume se te tjeret.Nuk e kam fjalen per Brcen se eshte i vetmi ze qe vazhdimisht e ngre zerin per korupsion

  24. kompasi says:

    O erjon ju vetem sikur ti shtetezoni pasurite e hajduteve te saliut,qe e rropen popullin 8 vjet e nxirrni shqiperine nga kriza.Kete beni dhe mos u merrni shume me llafe.

    1. loni says:

      jooooooooooo kete nuk e bejne dot se pastaj ata qe do vine pas ketyre ja marrin ata pastaj ketyre kupton ti , prandaj. keta vetem shahen nga nena me njeri tjetrin po leket nuk ja ngasin njeri tjetrit . kane lidhur llafe burri

  25. vezhguesi says:

    Ky deputeti thote gjithcka ne kete ligjerate edhe nuk thote gje per pensionin suplementar qe merr.. Moshen 55 vjec as qe do ta kujtoj fare… po keta sjane njerez jane pushtues…

  26. Cala says:

    Lidhur me pagen e deputetve dua te them se ajo eshte e pa mjaftueshme dhe nuke justifikon aspake punen e tyre ,te cilet mbeten duke menduar per rritjen e mirqenjes se popullit si pasoje nuke kane pasur kohe te miratojne ligjin per rritjen e pagave te tyre?!

  27. lili says:

    Mire pra,tash te kontrolojme se ka dhane vertet Parlamentin ketyre,se nje trône u treguar po nuk u tua asgje per dietat,shpenzimet per telefone,shpenzimet per benzine-sa harxhon cdo député per kete pune mesatarisht.sa me bâ nje rotulim rreth botes!- etj etj
    zotni Grâce,e filluat,po jo déri ne fund!
    PS’ ku kemi mundesi online me pasur akses tek shpenzimet e Parlamentit per rrogat e deputeteve,zotni Grâce,qe te verifikojme edhe ne deklarimete tuaja?

  28. lili says:

    Re Ps’edhe tash qe kemi rrogen e vertet te deputeteve,a munden keta député me na treguar se si Kane blé gjithe ato villa? A po Zotni Grâce harroj kredite pa interes qe paguan populi per ta!

  29. i papuni says:

    Po Jozi Hajmutja sa te ardhura totale (sipas Nik Mustafaj ka marre sa eshte mbyt ne gryke spiunja e sigurimit) ka marre ne vit – rroga ka qene per cigare dhe vere per me shume po te presim z. Brace…

  30. Miri says:

    Ky eshte njeri i keq, dikur une dhe shoket e mi e vleresonim por eshte skuth dhe mosmirenjohes.

  31. beso says:

    Une do pranoja deputet edhe me 600 mije leke te vjetra,dmth sa gjysma e nje deputeti aktual.I bie qe Flamur Noka te marre rroge sa dy si puna ime,gje qe me duket skandaloze,po te mendosh se gjysma e parlamentit jane Flamur Noke.Meqe keshtu e kursej buxhetin e shtetit i bie qe Rama te me beje deputet pa kushte.Nuk tallem,nuk dua as dieta,dua vetem 600 mije leke dhe mund te flas seance per seance,qe t’u kursej frymen atyre me te shendosheve.Ligjeroj aq bukur sa Ilir Meta do harroje te me prese fjalen,edhe Saliut mund ti them shume proverba qe ti bjere terbimi me shoerthim te kontrolluar…Nuk e kuptoj pse nuk me bejne mua deputet?

  32. deputeti beri nje matematike te thjeshte te rroges dhe eshte korrekte. pastaj ju thoni a vjedhin po-jo kush edin gjykata a ka denuar deri me sot ndonjerin prej tyre ..JO a mund tidemaskojme JO. atehere perse serviloseni
    te gjithe kur vijne zgjedhjet???????? per nje vend pune? apo per ndonje tender? dhe tani beni te gjithe si profesioniste. nuk eshte rroga problemi
    as bisnesi i ndershem, problem eshte konkurenca endershme qe pothuajse nuk ekziston.. ky eshte problemi qe duhet ngritur, korrupsioni galopant, ku te gjithe per vete dh asgje per te tjeret….

  33. Albi says:

    Ky vetem per tu qethur paguan 18 mij lek tek Ardi Borova

  34. Fati Keq says:

    Te lumte o Brace trimi se qenke mjeshter i matematikes,me sqarove cdo gje. faleminderit. Tani duke perdorur vetem ate pagen neto mbas gjithe zbritjeve,ma bej te lutem nje llogari se si zoti kryetar i Kuvendit ka blere dy shtepite,nje te blloku dhe nje te gjiri Lalzit(nuk dua te te fus ne siklet te shtoje dhe te tjerat) me ate rrogen qe merr…..

  35. Gentiani says:

    Z.Brace je shume ekzakt per pagen , se per ate flitet. Por ligjet qe u bene ne kohen e Jozit deputeti paguhet plus pages edhe per keto :
    1. Pjesmarrje ne seance parlamentare,
    2. Pune ne komisione,
    3. Vatje te zgjedhesit( ska gje se nuk shkon),
    4. Paguhet telefon,
    5. Paguhet karburant me tarife te vecante,
    6. Dieta brenda e jashte shtetit,
    7. Sherbime te tjera,
    8. Pension qe 50 vjec shume te larte te parakohshem per sherbimet e medha qe i ka bere vendit te tij .
    Thoni edhe keto Z. Mero Baze se je bere pjese e pushtetit.
    Behet pyetja i mban ky vend kaq i vogel dhe kaq i varfer gjithe keto deputete ?! Pse paguhen kaq shume qe shkon per deputet ndofta pesemije dollar muaji ?! Mqns po reformohet territori , pse jo dhe numri i deputeteve dhe perfitimet e tyre ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje