Pas më shumë se 90 minutash debati parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla e Kuvendit, duke ripërsëritur të njëjtat skena si edhe në seancat e fundit të Kuvendit të Shqipërisë. Pas një ndërprerjeje 10 minutëshe të punimeve të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka bëri të ditur largimin e deputetëve të opozitës nga séance. Sipas Palokës, opozita do ta braktisë këtë sallë deri sa ajo t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë
. “Ne si opozitë kemi një qëndrim të qartë, ua kemi bërë të qartë, e dini shumë mirë se ky parlament përveç batutave të kryeministrit nuk po bën asnjë gjë tjetër. Nuk mund të pranojmë që ju të vazhdoni të shkelni ligjin, të shkelni Kushtetutën. Tërhiquni nga të gjitha shkeljet, nga çdo hap i pamatur, nga sulmet ndaj Presidentit, nga misioni antikushtetues, nga sulmi ndaj Kryetarit të SHISH, pastaj hajde t’i kthejmë kushtetutshmërinë këtij Kuvendi. Kthehuni në rrugën e Kushtetutshmërisë. Do jemi bashkë me shqiptarët, që të na jepni ato që na takojnë me ligj dhe me të drejtën e zotit. Do largohemi nga Kuvendi, që ju të bindeni dhe të tregoni vullnet, që të jeni të përgjegjshëm. Qeveria duhet të punojë për popullin”, theksoi Paloka.
Në vijim ai e cilësoi edhe letrën që Kryeministri i ka drejtuar Kreut të PD-së Lulzim Basha për një takim si një show.
“Na drejtoni një letër për takim, kur javën e ardhshme do të ikni në Gjermani për të takuar Angela Merkel. Shkoni dhe takoni Merkelin dhe i thoni ato fjalët që na thatë edhe neve në Kuvend se të gjithë të djathtët janë budallenj. Për ccfarë e doni takimin tani, për te treguar se ja të gjitha gjërat shkojnë normalisht në këtë vend”, iu drejtua Paloka Kryeministrit Rama.
mbahu Paloqke.
NA PLA BY!
MOS U KTHENI MO ?
http://goo.gl/EXSGwy
Si ka goje e permen zotin ky Paloka ne Kuvend!! Ky eshte njeri qe ka patur shpesh lidhje me gra te martuara, kalonte jeten duke bredhur klubeve te nates duke pire alkool dhe tani flet ne emer te zotit!!
Paloqe,po vazhduat te mungoni ne seancat Parlamentare,do mbetij dhe pa leke…
Si te doni…
Rrugaçët, imoralët, hajdutët, injorantët, u bënë deputetë…O Zot…!
Ma mire jashte se per dialog nuk jane. te pakten mos te vijne e te bejne cazino