Ministrja e Inovacionit dhe të Administratës Publike Milena Harito i ka kthyer përgjigje grupit të deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së për lëvizjet në administratë.
Në përgjigjen e saj dërguar dërguar Kuvendit, ministrja Harito thotë se objektivi i qeverisë në këtë 4-vjeçar është qeverisja eficente dhe transparente. Në letrën e saj që i është drejtuar grupit parlamentar të PD-së dhe Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Harito shkruan se nga data 16 shtator 2013 deri në 16 shkurt 2014 janë eliminuan hallkat e tepërta, strukturat e panevojshme.
Sipas saj, është pakësuar numri i punonjësve në administratë me 15 %. Harito shkruan se, gjatë kësaj periudhe “Ministria e Integrimit rriti me 20% numrin e punonjësve.” Gjithashtu është bërë edhe planifikim strategjik, rrjet kundër korrupsionit në çdo ministri. Sipas saj, lëvizjet në administratë janë bërë në mënyrë autonome nga institucionet. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike thotë se, pas 9 vitesh vendosëm në funksion Regjistrin Qendror të Personelit.
Ministre e inovacionit,por vetem per inovacion nuk ka folur asnjehere.Me duket portofol me kot i ksaj qeverie,sikur vete per te bere Hariton ministre.Do bente mire qe po te shkurtohejqe te kursehej akoma ne administrate.
Pse keto po kerkon Xhozi apo Sala , ai e do administraten sic ishe para 23 qershorit se edhe vete nuk ka ikur …….