Ish- kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko bëri të ditur se ka në plan që të kandidojë për presidente në zgjedhjet e majit.
Tymoshenko, që ka shërbyer më parë dy herë si kryeministre dhe që garoi për presidente në vitin 2010, tha se do jetë kandidate për unitetin ukrainas.
Sipas BBC, ajo deklaroi se e ka fituar të drejtën për t’u konsideruar një kandidate, që është kundër korrupsionit.
“Fushata ime do jetë një fushatë e veprimit direkt: jo premtime, por veprime të menjëhershme, dhe më pas- brenda pak ditësh, do raportojmë se çfarë kemi bërë,” tha ajo.
Tymoshenko ishte një figurë kryesore gjatë “Revolucionit Portokalli” në vitin 2004.
Ajo u burgos në vitin 2011 për korrupsion në lidhje me një marrëveshje për furnizimin me gaz nga Rusia.
Tymoshenko ka mohuar edhe autencitetin e një bisede të përgjuar, ku ajo flet me mllef për rusët etnikë në Ukrainë, duke thënë se ata duhen vrarë.
Në garë pritet të jenë edhe ish- boksieri Vitaliy Klitschko dhe biznesmeni Petro Poroshenko.
Sondazhet tregojnë se Poroshenko, biznesmen çokollatash dhe një prej njerëzve më të pasur në vend, është kandidati më popullor.
Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 maj.
Ndërkohë më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur se ka miratuar një marrëveshje për dhënien e një kredie Ukrainës me vlerë 14 miliardë deri në 18 miliardë dollarë.
Presidenti amerikan, Barack Obama e quajti këtë marrëveshje si një hap të madh përpara.
Kongresi amerikan ka miratuar po ashtu një kredi prej 1 miliard dollarë për Ukrainën.
Në një tjetër zhvillim, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi një rezolutë, ku referendumi i Krimesë deklarohet si i paligjshëm. 100 vende votuan pro- rezolutës, tetë votuan kundër dhe 58 vende abstenuan.
Sa gjynah me vjen per popullin e UKRAHINES,qenkan fare pa fat si SHQIPTARET, ne sna u nda mostra viçidolit 20 vjet, ktyre te shkretve nuk po i ndahet kjo rrospia, po ja nxin te ardhmen kti populli qe ngjan si dy pika uji me ne, se dhe kta zgjedhin boksier ose shkojn mbas te forteve, nuk e din se te fortet jan te fort ne fizik dhe te varfer nga trut e kokes,megjithate i pafshin hajrin ksaj buçes se korruptuar qe zaptoi gazin e ukrahines dhe kti tallagjarit qe zihet me grushta.
Tabako,kjo rrospia eshte nje hajdute me licence perendimore hajduterie.
Edhe mua me vjen seriozisht keq per fatin e Popullit te Ukrahines.
Jeni plotesisht i sakte ne paralelen qe hiqni midis rrospise dhe brekedhjerit te Vicidolit.
Kjo deri dje qe ishte ne qeli, sikur ankohej sikur ishte ne nje gjendje shendetesore kritike. Madje aq kritikale, sa ishte per jete a vdekje..Kur doli nga burgu deklaroj qe nuk do merret me me politike, dhe e kuptushme..Tani qe u miratua fondi, PAPRITUR, KREJT PAPRITUR, nxorri lugen nga brezi dhe qenka gati per kandidim per kre shteti..$14-$18 miljard dollare nxirrka jashte “te semuret” nga “sanitoriumi” sic duket..
Deri ne maj shume uje do rrjedhi.
— timoshenko , ashtu si kryehajduti jone meta dhe familjaret e berishes , eshte hajdute e provuar , si pasoje ukraina do te jete ne nje tranzicion te gjate e me shume probleme te etnive …
E hengri dhe Ukraina derisa mori borxh. Disa do me kuptojne disa jo.
Who cares
Kurve
E shpif
Hajdute e talentuar
E pabese
Plus shoqe e ngushte e sali topes
Kjo nuk ka shance me per te fituar .eshte e djegur ,
Edhe Ukrahina me nje HAJDUTEEEEEE
O njerez hajdute si Sali Viçidol Berishe ndyresira, kalbesira, haleja e halese ne 100 breza. Mos u besoni haleve
Hajdute miliardere e sprovuar, “ulokja” e burgosur, Julia Timoshenko, me kulturë rrugësh, e “përkëdhelura” e “vlerave demokratike” perëndimore, alla Nelson Mandella. Edhe ukrainasit, po e provojnë se janë një popull “sylesh”, më keq se shqiptarët që mbajtën dhe faktikisht mbajnë në qafë, shpellarin e Viçidolit bashkë me bandën e tij, sepse kështu duan “miqtë” tanë “të mëdhenj”…Shumë shpejt, do të shijojnë “ndihmën” e FMN-së, si dhe “ndihmën astronomike” të amerikanëve, duke patur në kurriz karrocën e “ulokes”, apo “boksierin…Ha,ha,ha,…paska dhe më keq se neve…!
Duan të vën kryhajduten për presidents njësoj siç zgjodhëm ne ate që u kap me video për korupsion dhe e vum kryetar parlamenti.
Cfar sistemi demokratrik eshte ky ne bote. Ketu te ne vetem Berisha Nano Meta. Ne Greqi Papandreu Karamalis Micotaqi. Ne Amerike Bushi prap Bushi dhe pastaj prap Bushi. Ne Rusi Putin -Medvedjev Medvedjev-Putin.
Kto jane mbreteri e paster o njerez ose me mire o skllever.