INTERVISTA/ I kërkuari për terrorizëm: E dua shtetin e Sheriatit, por jam i pafajshëm!

27 Mars 2014, 20:43Politika TEMA

I kërkuari për terrorizëm, Genti Pasha, flet nga Turqia për emisionin “Tonight Ilva Tare”

Përshëndetje nga studio e “Tonight Ilva Tare”, në Tiranë, ju Gerti Pasha nga flisni?

Unë për momentin flas nga Turqia, këtu ku kam qenë gjithnjë, dhe për një kohë disamujore unë ndodhem në Turqi, dhe menjëherë edhe kur janë bërë akuzat, unë e kam provuar që ndodhem në Turqi dhe nga këtu po flas.

Emri yt është i pari në listën e pesë personave të shpallur në kërkim nga policia me akuzën se ju keni ndihmuar besimtarë myslimanë për t’i çuar në luftë në Siri. Si i përgjigjeni këtyre akuzave që janë ngritur ndaj jush?

Në radhë të parë, vetë deklarimet e prokurorisë janë kontradiktore për këtë çështje. Edhe kur është bërë seanca e parë e të akuzuarve të tjerë, seanca është shtyrë për arsye të mbledhjes së provave dhe deri tani nuk është paraqitur një provë konkrete në lidhje me këtë nga ana e saj, dhe normalisht që nuk e pranoj një akuzë të tillë, porse kjo ka dy përgjigje dhe nga ana e veprimtarisë sime personale, dhe nga ana ligjore, edhe nëse dikush e ka kryer një vepër të tillë, kjo nuk është e parashikuar në ligjin shqiptar si krim.

Ju a jeni në dijeni të besimtarëve myslimanë apo të miqve, shokëve tuaj të cilët kanë shkuar për të luftuar në Siri apo më lër ta bëj pyetjen të drejtpërdrejt: A ke rekrutuar ti ndonjë mik tëndin, besimtar mysliman që të shkojë të luftojë në Siri?

Shokët e mi ndodhen të gjithë në Shqipëri dhe për këtë ma ha mendja se shteti pasi pretendon që ka futur njerëz në mesin tonë për të na hetuar dhe për të na përgjuar dhe për të na ruajtur, e vërteton më mirë.

Ti nuk ke ndihmuar dikë që të shkojë në luftë apo t’i kesh thënë që: “Po të shkosh në Siri dhe të luftosh për vëllezërit myslimanë atje, do të ishte një gjë shumë e mirë në emër të Allahut”?

Shikoni, çfarë do të thotë rekrutim njëherë se nuk e kuptoj fjalën?

Rekrutim në kuptimin që, për shembull, në shtypin shqiptar, nuk e di nëse ke patur mundësi t’i ndjekësh, është thënë që kanë shkuar besimtarë për të luftuar, dhe kundrejt shkuarjes në luftë, u janë ofruar edhe pagesa. Flitet për 150 dollarë në  muaj, kanë marrë edhe familjen, ka edhe vajza, ka edhe fëmijë.

Ai që ikën me familjen e vet, ma ha mendja se në Shqipëri rrogat janë më të larta se 150 dollarë. Është qesharake që një person të lërë një rrogë të rehatit me 2-300 mijë lekë apo 500 mijë lekë shqiptare dhe të ikë të luftojë në Siri për 150 dollarë. Kjo është…

Pra, për para nuk do ta bënin. Po për ideal, për besimin ndaj Zotit mund ta bëjnë?

Normalisht për ideal mund të shkojë çdokush, sepse çdokush në bazë të asaj që mund të besojë, qoftë për ato të cilët besojnë për demokraci, shkojnë luftojnë në shtete të ndryshme për të vendosur demokracinë, mund të ketë edhe njerëz të tjerë që mund të shkojnë për të rrëzuar një diktator dhe kjo është zgjedhje personale e çdo individi.

Ju vetë keni patur ndonjë dëshirë që të shkoni në Siri e të luftoni?

Nuk e di, edhe mund të ketë lindur, edhe mund të mos ketë lindur, por përderisa nuk kam shkuar deri tani, nuk mund të them diçka të prerë.

Nuk keni shkuar asnjëherë në Siri?

Jo, unë jam në Turqi. Shteti shqiptar ka akuzuar një shtetas, i cili ndodhet në një shtet sovran siç është Turqia, anëtar i NATO-s, që gjoja ka kryer akte terroriste apo ka thirrur për terrorizëm e të tjera me radhë, ndërkohë që këtu ka një shtet. Mund t’i bëhet një kërkesë shtetit turk për këtë gjë, a i ka ky person këto gjëra apo jo? Si i dikan gazetarët shqiptarë gjëra qesharake që filani rri në një bazë në Turqi, ça është Turqia? Turqia është vend që çdo centimetër e ka me kamera. Unë qëndroj në qytetin e Bursas.

Çfarë bën në Turqi?

Unë jam student në Teologji.

Prej sa kohe e keni filluar?

Unë e kam filluar në vitin 2004. Më shkëputën atëherë nga Turqia për arsye financiare, nuk kisha mundësi ta vazhdoja dhe për të qenë dhe më afër familjes jam regjistruar në Universitetin e Elbasanit në degën e Shkencave Sociale.

Edhe sa kohë do qëndrosh në Turqi?

Mund të zgjasë për katër vite.

Ndërkohë nuk ke ardhur fare në Shqipëri?

Unë vazhdimisht kam ardhur në Shqipëri. Katër muajt e fundit nuk kam qenë në Shqipëri, pasi kur isha herën e fundit, që erdha për në Shqipëri, më kanë ndaluar në doganën e Kapshticës, nuk e di, ato thonin jemi të anti-terrorit apo të shërbimeve sekrete, nuk e di kush ishin.

Por çfarë pyetjesh ju bënë? Në lidhje me këto akuza që ngritën aktualisht ndaj jush?

Po, edhe në autobus polici me pasaportë në dorë tha “pasaporta jote ka parregullsi”, ndërkohë unë e kuptova menjëherë që ishte diçka qesharake, pasi pasaporta ime ka kaluar në shumë vende dhe nuk ka probleme fare. Pastaj më kanë marrë brenda dhe filloi pak me shaka ai punonjësi i shërbimit sekret, “mbaroi loja” e të tjera me radhë. I kam kërkuar mandat për marrjen në pyetje, s’më kanë treguar. I kam kërkuar identitetin e tyre, s’më kanë treguar dhe pastaj më kanë thënë që ne kemi informacione që ti ke shkuar në Siri e të tjera me radhë, kemi dosjen këtu, por po të pyesim ty njëherë. I thashë “filloni nga dosja, s’keni si më pyesni mua. Nëse ju keni argumentin, vërtetojeni”. Kështu është bërë një bisedë ndërmjet tyre, gati 2 orë, 2 orë e ca dhe më kanë ofruar bashkëpunim me shërbimet sekrete, gjë që s’e kam pranuar dhe më kanë thënë që kjo bisedë të ngelë mes nesh, mos ta tregoj. I thashë që nuk ua premtoj diçka të tillë, në momentin e parë që të mundem, do t’ia tregoj njerëzve.

Megjithatë, është bërë një kontroll në banesën tuaj dhe të Altin Met’hasanit dhe janë gjetur 3 arkë me fishekë dhe 41 kapsolla detonatore, të paktën sipas njoftimit të policisë. Pse kishe armë në shtëpi?

Së pari, në njoftimin e policisë ka dalë njoftimi që unë jam arrestuar, që këtu u duk gënjeshtra, ndoshta ju mund ta verifikoni në njoftimin zyrtar që mund t’ju ketë dërguar shteti. Në media ka dalë që është arrestuar Gert Pasha, ndërkohë që Gert Pasha jeton i lirë në Turqi. E dyta e punës, në shtëpinë time ka qenë bashkëshortja ime kur është kontrolluar shtëpia dhe në mandatin që kanë paraqitur punonjësit e shtetit, është vërtetuar që në shtëpinë time nuk është gjetur asnjë gjë. Unë kam banuar në Cërrik.

Në shtëpinë tuaj në Cërrik nuk është gjetur asgjë sipas mandatit që ka bashkëshortja juaj?

Po normalisht dhe ata kanë bërë një kontroll pastaj në shtëpinë e babait, i cili thotë që nuk kanë qenë në shtëpi, kanë qenë jashtë shtëpisë, dhe kanë gjetur mbetje të ’97-ës, që nuk kanë lidhje fare me mua. Mua kush më njeh, më thërret me emrin Muhamet dhe djali im e ka emrin Muxhahit. I kam vendosur emrin  Muxhahit pasi ka qenë një nga dijetarët islamë, ka qenë shumë i shquar, sidomos në shkencën e komentimit të Kur’anit.

Pse ky emër Ebu Muxhahiti? Sa kohë ka që ti e ndjek besimin islam, që je besimtar dhe tashmë i ke hyrë edhe studimeve  teologjike?

Unë qysh i vogël, edhe si besimtar edhe si studiues. Unë nuk kam lidhje, nuk po hedh fajin mbi ata që janë arrestuar, nuk kam lidhje me ato dy xhami. Hera e fundit që mund ta kem frekuentuar atë xhami, është para 3 vitesh dhe nuk kemi lidhje organike me të. Unë kam qenë edhe anëtar i Komunitetit Mysliman para disa vitesh.

Që do të thotë që e njihni shtetin laik që është në fuqi në Shqipëri?

Islami si fe nuk e pranon konceptin e shtetit komb sepse në islam është e urryer dashuria nacionale dhe urrejtja nacionale. Prandaj edhe profeti Muhamet ka thënë që nuk ka përparësi i bardhi nga i ziu, i ziu nga i bardhi dhe normalisht nuk ka përparësi arabi nga jo arabi dhe islami nuk e ka njohur shtetin komb edhe gjatë perandorisë osmane, po ta keni vërejtur, kanë ekzistuar shumë kombe brenda asaj perandorie dhe pse ishin një shtet i vetëm. Individi mund të njohë dhe të pretendojë çfarë të dojë për veten e tij përderisa kjo nuk kthehet në një krim apo në një luftë apo në një veprimtari kundër shtetit, është e drejtë e tij. Unë kam fenë përpara dhe këtë e them me krenari dhe nuk e fsheh dot. Ai që e fsheh këtë, nuk ka lidhje me islamin.

A ke këtu një konflikt me institucionet e shtetit?

Me institucionet e shtetit mund të ketë çdo lloj lëvizje sociale, konflikt, por përderisa këto nuk kthehen në kontradiktë dhe nuk sjell luftë apo veprime konkrete, nuk mund të quhen faj.

Ti e di që Sheriati kërkon krijimin e një shteti mysliman, jo të një shteti laik dhe ne jemi një shtet laik?

Kjo është dëshira e çdo myslimani, por në Shqipëri nuk janë kushtet për një shtet Sheriati.

Por ju nuk doni që të krijohet një shtet Sheriati?

Jo, e dëshiroj. Dëshira ime është krejt ndryshe, veprimi im është krejt ndryshe.

A ke njohuri, a ke njohur në nivel personal ndonjë nga të arrestuarit që janë tashmë nën akuzë?

Unë njoh Edmond Ballën, e kam njohur më herët. Shoku im i vetëm është Edmond Balla, i cili ka mbaruar studimet e larta këtu në Turqi për Teologji në të njëjtin fakultet ku jam edhe unë dhe këtu jemi njohur me të dhe Edmondi ishte në Shqipër dhe unë në Turqi dhe Edmondi ka qenë punonjës, vërtetë siç thotë babai i tij, që punonte në rikonstruksionin e xhamisë së Nazireshës në Elbasan, tek unaza si punëtor llaçi.

Si do ta zgjidhësh këtë problem që ke me drejtësinë këtu sepse je në kërkim? Do vish së shpejti apo do presësh të mbarosh studimet 4 vjet meqë ke dhe familjen këtu?

Besoj se drejtësia shqiptare nuk ka argumenta që të më shpallë në kërkim sepse edhe vendimi i gjykatës është një vendim për ata që janë mbajtur aty, është që do të vazhdojnë hetimet. Nuk ka një akuzë të vërtetuar dhe jam akoma i akuzuar.

Si e mendon, si do përfundojë procesi ndaj personave që janë të arrestuar në gjykimin tënd?

Shpresoj që të lirohen nga shteti dhe shpresoj që edhe unë të jem njëri prej tyre që të shpallem i pafajshëm.

Mendoni se i është dëmtuar imazhi i besimtarëve myslimanë me këto arrestime, me këto ngjarje, me përflitjen për terrorizëm, për pjesëmarrje në një luftë të shenjtë?

Jo, besoj se është dëmtuar imazhi i asaj që Shqipëria synon të arrijë, demokracinë. Asnjë veprim që është bërë nuk është demokratik, ka hyrë policia në xhami me këpucë e me gjëra të tjera të kësaj natyre, që nuk ndodh në asnjë vend të botës që dikush, shteti të shkojë nëpër xhamia dhe nëpër kisha, t’i bastisi ato në mënyrë që nuk i shkon sjelljes civile dhe besoj se kjo më tepër i irriton besimtarët myslimanë dhe i bën që ta shohin shtetin si armik të tyre.

31 komente në “INTERVISTA/ I kërkuari për terrorizëm: E dua shtetin e Sheriatit, por jam i pafajshëm!”

  1. fieraku4u says:

    TI JE NJE MBETURINE E PA RECIKLUSHME ISLAMIKE RADIKALE…QE JU TE GJITHE MJEKRROSHA DUHENI MARRE NGA I PARI TEK I FUNDIT, E TJU HEDHIM NE OQEAN QE TJU HANE PESHKAQENET.

    1. PATRIOTI says:

      Perse ne Shqipetaret te jemi gjysmat hipokrita dhe gjysmat naiva. Kur vete ish kryetari i KMSH-se Selim Muca adhuron shteti e Iranit si i vetmi shtet qe mbizotron Sherihati (e jo demokracia), ky ish kryetar qe mirpritej nga qeveritar ne c’do feste Arabo-Islamike dhe qe perfaqesonte 70% te Shqipetareve (perderisa 70% jane Islamik) i kishte shprehur hapur bidjet e tije, qe jane shkendijat e para te “xhihadit”.

      Jemi nje popull torollak, i vetmi popull i Ballkanit qe kemi humbur orientimin Historik e Kulturur duke u orvatur here nga Perendimi dhe here nga Anadolli.

    2. moni says:

      me jep adresen reale tenden,nese je kaq trim e beje ate qe thua po ta mbajti tajarja

    3. timi says:

      Can I nxjerrin keto fytyra ne gazete…po na tmerrojne

  2. sync says:

    Dhe ne fund te rreshtit del konflikti ne fjalet ketij elementi ,ose me mire hipokrizia qe te pretendosh te kuptosh fjalen demokraci, kur kerkon te praktikosh sheriat,demokracia me sheriatin i ndan nje oqean .Ate qe kam kohe qe i keshilloj edhe bazarhesapit ,qe ta ndjeke kete person dhe te tjere ne habitatin e vet natyral ,nuk ka dhe nuk do kete kurre sheriat ne shqiperi

    1. Bazarhesap says:

      Ne radhe te par ne Shqiperi ska demokraci dhe sdo kete kurre se popuulit nuk i pelqen dhe e dyta varet se cfar nenkupton me demokraci dhe sheriat dhe jam shume i sigurt qe ti nuk i njef te dyjat!!!
      p.s Une jam per ligje tradicionale ?

    2. moni says:

      a e ke parasysh kur rrezet e diellit prekin token,e drita perhapet me shpejtesi e hijet e mbetura te erresires zhduken,ashtu mbaje mend mire ti dhe cdo qelbesire tjeter si ty se sheriati do vendoset ne toke,do apo sdo ti e te tjere.Dhe nuk eshte e thene qe do vendoset ketu,por ne siri e do vazhdoje te perhapet ne tere boten.E pastaj ke per ta shijuar drejtesine qe sjell ligji i Zotit

      1. -------- says:

        Tosk:
        Sa të kemë gjall Kanunë
        Sheriati të më haj munë

        Geg:
        Sa t’kem gjall Kanun
        Sheriati m’hongërt mun

        Shqipe standarte:
        Sa të kem gjall Kanunin
        Sheriati më hëngërt munin.

      2. sync says:

        I njejti koment i imi per bazarhesapin vlen edhe per ty o moni ,,,,ose prit ,,,,do te jap nje emer beteje ABU MONSHKILLU KEBER ,ju tipat keni nje menyre per te bere sheriat ne shqiperi ,,armatosuni dhe bjerini shtetit ,por kam frike se mbas nje jave do gjendeni te gjithe ne dore me pashaporta turke apo siriane duke dhene intervista si ky kolegu juaj nga 1000 kilometra larg .Sa per rrezet e diellit ne siri a qe me rref fare ,behet apo nuk behet sheriati juaj ky eshte problemi jot .

  3. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Ky djal SURAT-LESH osht me ide, shum i rrezikshem,…duket se ka kohe qe Era islamiste e Erdoganit te Turqise ka po fryn dhe ne Elbason
    Gjuha shqipe ka egzistu para se te lindte feja islame mor dallgauk,…ishte feja islame ajo qe e ndaloi gjuhen shqipe duke kriju katastrofen me te madhe ndaj kombit shqiptar nder kombet e tjera ne Ballkan.
    Qeveria socialiste duhet te marre situaten ne dore,dhe te ndaloj me ligj grupet te tilla islamiste.
    PS.
    Nji gjo se kuptoj me kto islomistat,.. Pse koqet i rrujn dhe surratin e kan mbulu me Lesh!!!!?????????

    1. Arçitas says:

      HAAHHAHAHAAHa, pse i rrujn eeee?!!

  4. Ju vazhdoni te studjoni per teollogji.nuk problem ketu.
    Gjithsekush ka zgjedhjet e tij ne jete.por qe te besosh ne nje shtet ku lignin ta beje Sheriati kjo eshte nje pikpamje teper anakronike qe nuk mund ti pershtatet nje shteti demokratik.
    Ligjet e Shehriatit jane shume te demshme per shoqerine civile.Midis te gjerave qe keto ligje predikojne eshte ajo e diskriminimit te grave dhe vajzave,qe I quan ato si sherbetore si skllave dhe qe burri mund ti perdore ato si kafshe shtepie.Kjo qe po them eshte shume e vertete sepse eshte praktikuar e praktikohet sot e kesaj dite ne boten muslimane,por pa perjashtuar ketu dhe ne disa famile tona teper patriarkale ne shqiperi,e te tjera gjera negative qe prmbajne keto ligje.une permend a vetem nje fakt.ti mund te dishe me shume se po I studjon ne shkolle.
    Ti mere student I fese duhet te fusesh thelle ne mendjet tende e ne shpirtin tend nje gje me shume rendesi per ne shqiptaret SE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

    Ne Shqiperi nuk mund te vihet feja mbi shtetin Shteti yne eshte shtet laik.Kete mbaje mend mire.

  5. 4999 qelbesira + skypion says:

    E fliska mire shqipen ky abu bakri.
    Pale qenka dhe I gojes. Brisk ma paska gihen brisk.

  6. Hmmm says:

    Ne fakt nuk do te kete askund, pasi edhe atje ku gjasme aplikohet (psh Arabi Saudite), per shkak te globalizimit dhe hapjes se shoqerise, megjithese kjo hapje me rritme te ulta, dhe te nevoja per bashkepunim nderkombetar, normativa rregulluese e shoqerise e shtetit po ndryshon.
    Kushdo qe ka studiuar legjislacionin e ketyre vendeve tashme e di se legjislacioni tregtar eshte me ngjyrime e institucione perendimore, anglo-saksone.
    Nafta nje dite do te mbaroje dhe bashke me te edhe burimi nr.1 i te ardhurave te vendeve arabe (si qendra boterore e muslimanizmit).
    Emiratet e Bashkuara e kane kuptuar prej kohesh kete, ndaj me shpejtesi kane kthyer syte nga turizmi e investimet ne teknologji.
    Me edukimin, teknologjine (vecanerisht internetin e tv) rinia e ketyre vendeve gjithmone e me shume po behet indiferente ndaj religjionit, fenomen ky i njohur heret ne perendim.
    Prania milioneshe e turisteve perendimore gjithashtu eshte nje element i jashtezakonshem emancipimi.
    Kaq sa per vete “mekat” e islamizmit, qe heret a vone do te perfundojne ne thjesht atraksione turistike.

    Sa per perplasjen mes dy kulturave e civilizimeve, atij myslimano-arab me ate perendimor, kjo eshte evidente, e parashikuar, njohur e studiuar.

    E verteta eshte qe nese keto kultura nuk mesojne te bashkejetojne, ajo me e perhapura dhe me prapavije ekonomiko ushtarake me te perparuar do ta gllaberoje tjetren, sikunder ka ndodhur historikisht. Kjo nuk do te thote qe islami do te zhduket, s’ka arsye per kete.
    Natyrisht qe pelasja do kete dhe pasojat e saj dytesore si psh terrorizmi, por si i thone nje fjale, nuk do tia dije ariu nga milingonat.

    Njeriu ka lindur i pafe, dhe kjo eshte gjendja natyrore e tij. Cdo konvencion tjeter eshte mbivendosje, kryesisht nga padija. Njeriu shpiku fene dhe pastaj iu nenshtrua asaj.

    Por natyra ben te veten. Ne dimensionin e saj edukuese (mos vrit, mos vidh, mos shko me gruan e tjetrit etj.) feja eshte e mire dhe duhet kultivuar. Edhe frika nga nje ndeshkues mbinjerezor deri diku ka pasoja pozitive.

    Sidoqofte, e theksoj, njeriu ka tendence drejt lirise, i vjen se brendshmi, eshte e pakontrolluar. Pikerisht kjo tendence na siguron se, cfaredolloj prangash ideologjike e fetare qe vijne ne kundershtim me natyralen, ose do te zhduken ose do te margjinalizohen.
    Tung

  7. Newborn says:

    Wow cfare surrati dhe cfare ideologjie paska ky cuni. Cudi e madhe nuk qenka kosovar . Cudi edhe per faktin se ju ” shqipet londineze” jeni shume kozmopolitane e te sofistikuar e si bon vaki kesi xhihadisti te mbije ne rradhet tuaja.

  8. E VERTETA HOLLOHET POR NUK KEPUTET says:

    O FIERAKU4U ti do te jesh ndonje KOKERR RRUMBULLAKU PA BYTH. Ti don ti hedhesh ne oqean por ti lutesh dhe qurravitesh Amerikes ta beje se ti dhe shoket e tu sjeni ne gjendje te kontrolloni familjet tuaja jo te besh tere ate pune. Ti dhe tani qe je perpara internetit nuk di ku ke nenen tende, motren tende, vajzen tende. I keni KOLEKTIVIZUAR neper pape , dhe hotele, per 8 marsin i keni cuar te festojne tek MUMJA.

  9. Ramy says:

    Nuk duket shqiptare, eshte grekofil I konvertuar pisi

  10. tironci ke rruga bardhyl says:

    ho me mos u tremni se shqipnia s’bohet noiher shtet. mos u lodh kot o majmun !

  11. landi says:

    vazhdoj prej shume kohesh te ndihem i fyer dhe i indinjuar nga ca antishqiptare shqipfoles qe ne menyre te dhunshme dhe te perseritur kerkojne ti presin ketij kombi 2 kembet mbi te cilat ai eshte ngritur 1.gjuhen historine kulturen dhe 2.tolerancen midis feve.e drejta e cdo njeriu per te besuar ne cfardo lloj dogme nuk ju jep te drejten te me mohohoni dhe te tentoni te me inpononi mua dhe miliona si une per te besuar te kombi te shqiperia.zoterinj mjekra:kombi dhe gjuha shqipe ka egzistuar para se ne bote te lindnin fete e medha dhe si nje vlere autoktone europiane qe ju ka rezistuar shekujve une besoj dhe shpresoj qe do ta kaloje edhe kete dallge dumbabse.zoterinj mjekra nese ka fe qe gjuha shqipe duhet te perqaset eshte feja e krishtere se per kete fe shqipja ka shkruajtur fjalet e para librat e pare shkollat e para dhe luftrat e para per fe!megjithate edhe kjo nuk mjafton se shqipja eshte shume me e vjeter se kaq!”””zoterinj mjekra kombi eshte si nena dhe baba feja eshte si dashnorja buce!!!!!””.per kete komb e per kete gjuhe kane dhene jeten mijra e mijra shqiptare myslimane e te krishtere dhe nuk e besoj se ka shqiptar normal te shkeli mbi kete gjak shqipari.
    p.s. fenomeni i marjes se familjeve dhe sidomos femijeve ne lufte ju kompromenton dhe ju nxjer zbuluar ne perversitetin me te madh ne historine e njrezimit!!!!!! nuk ka ndodhur kurre po kurre ne histori qe njerez te ikin nga paqja ne lufte me femije te vegjel kjo eshte me e rende se pedofilia dhe gjithe perversitet njerezore te cosh femijen tend ne lufte nuk e ben as luani as miu as hiena as zhaba as zogu eshte nje perversitet ne emer te fese qe nuk e bejne as kafshet.shqiptare normale qe beheni gati te shkoni me pushime kete vere a do pyesni per vendin ku do coni femijet tuaj? zoterinj mjekra mos na e ndyni shqipen me punet tuaja.

  12. Shkodrani says:

    Nje hu ne prapanice kodoshit

  13. Shaba says:

    Me nje ushtarak te sherbimit te fshehet te KOmandes Supreme Islamike, si Zotria e Tij Genti Pasha, nuk mund te bisedohet per te nxjerre sekretet e ushtrimit te detyres duke zbatuar urdherat per reaalizimin e misionit ne menyre sekrete.

  14. Wendy-B says:

    Shpresoj qe dhe bazerhesapit ti hapen syte nje dite o sync, sepse eshte cun inteligjent. Sherihati eshte prapambetje dhe injorance e thelle, e kurresesi nuk do vendoset ne Shqiperi.

  15. Dandaramanda says:

    Jam i bindur se shqiptaret qe nga Saranda deri ne Shkoder nuk kan dashte me ja dite se ca eshte:”lufta ne Siri” “sherihati”,”xhihadi”,”muxhahedizmi”,”Pranvera arabe”,”vllazeria myslimane” etj.te tilla terma te importuara ne Shqiperi nga ekstremiste islamike dhe hoxhallare te Kosoves e Maqedonise, si ky qe shikoni ne video.Vllazrim-bashkimin me ish-jugosllavine nuk e donin,por ju doli me i embel bashkim-vllazrimi me arabet.I kam vllezer,- thote hoxha,te gjitha ata qe thojne “allah-hyzber”,pavarsisht se ku jetojne.Kurse per katolik
    et,edhe pse kane linde e jane rritur me to,jane “qafira”.
    http://www.youtube.com/watch?v=BTJOwVWEo0w

  16. doni says:

    ISLAMI RADIKAL E ME SHUME TERRORISTET ISLAMIK I LUFTON GJITH BOTA EDHE VET VENDET MYSLIMANE SEPSE VRASIN NJERI TJETRIN EDHE BRENDA KOMUNITETIT TE TYRE SEPSE E MENDOJNE VDEKJEN E INDIVITIT SI MREKULLI DHE USHQIM PER DIKE NE BOTEN TJETER QE ATA I ZOT E DI SI E QUAJNE PRA VRISNI SA ME SHUME NJEREZ KJO ESHTE MOTIVI I TERRISTEVE ISLAMIK SHPERTHIME NE METRO NE TREN NE TREG NE XHAMI MES BESIMTARVE MYSLIMAN AVION E KUDO PRA VRASJE VRASJE MOTIVI KRYESOR I KETYRE NJERZVE MBAR BOTA I LUFTON KETE LLOJ RACE
    SDO SHQIPERINE POR DO SHETIN QE DO KRIJOHET ATJE MES IRANIK DHE SIRISE ATE SHTET DO DHE JEP DHE JETEN KURSE PER SHQIPERINE JO AS JA NDJEN FARE AKOMA S KAN VDEKUR TE GJITHE
    PRA KETA MOSTRA JEPU PASHAPORTE URGJEWNT PA TE DREJTE KTHIMI I THERET GJAKU ESHTE E LEHTE TA KUPTOSH PRA JANE TE ARDH NGA PUSHTIMI TURK KETU DHE SOT ERDHI DITA TA TREGOJNE VETEN E TYRE QE S JAN SHQIPTAR POR JEVGJ GABEL

  17. bullshit says:

    “demokracia” eshte nje sistem i shpikur nga njeriu dhe ka standarte te dyfishta dhe ligjet e saje nderrohen sipas interesit te vete te disa njerezve.

    Kurse “Sheriati” eshte demokracia e vertet, eshte ligji i Zotit dhe nuk nderron sipas deshirave te askujt qofte edhe te vete Zotit vete, sepse Ai nuk eshte me dy menje apo me hamenje, Zoti nje her e thote dhe ne perjetesi mbetet ashtu e pa nderruar Fjala e Tij.


    Te tere muslimanet ne bote e duan sheriatin, ligjin e Zotit dhe jo ligjin e njeriut.
    Nuk ka musliman ne bote qe te mos e kerkoje sheriatin.
    Por per arsye se jan te pafuqishem ta implementojne nuk munden te bejne gje per momentin.

    Heret apo vone sheriate do vendoset duan apo nuk duan islamo fobet.
    Sheriat do vendoset jo se duan muslimanet, sepse duket qarte qe muslimanet jan te dobet dhe nuk e arrijne dot,
    Sheriati vendoset se don ZOTI.

  18. kurro says:

    Genjeshtra genjeshtra.

  19. komunist pervers says:

    Nuk e kuptoj se kush eshte ektremist ne kete mes, ky qe thote jam besimtar dhe kam pikpamjet e mia por edhe nuk kam thyer asnje ligj ne Shqiperi dhe as jam me probleme mendore apo keto te tjeret bashke me shtetin Shqiptar qe ne emer te Demokracise i mohojne tjetrit binjet fetare, e akuzojne dhe e perlyejne neper media, shperderojne forcen e shtetit apo mundesite neper gazeta qe tregon qarte padrejtesine qe del nga disporpocioni i madh kundrejt mundesive te ketij per vetembrojtje. Kuptohet qarte se mbrojtja e vetme e ketij myslimani eshte fjala dhe korani.

    1. -------- says:

      Ore si ka mundesi qe ne emer te demokracise shume njerez sot po perpiqen t’i bejne Shqiperise me te zeza sesa ci kane bere armiqte?

      Ka per t’ju dale demokracia nga hunda prej demokrateve te vertete.

  20. Reynald de Chatillon says:

    Kush ja ka pa hajrin sher(r)jatit?? Veç sherr e shtypje, dhune e robni bjen ai sistem satanik “Made in Mecca”.

  21. Plaku Mere says:

    KETA TI RRJEPESH,JANE FUNDERRINA ISLAMIKE.NUK BEHEN NJEREZ BASTARDET QE ECIN ME FENE ME MENTALITETINE 700-800 VJETEVE ME PARE DHE NUK SHOHIN QE JETA DHE FEJA DUHET TE ECI ME KOHEN.KETA NUK JANE BESIMTARE KETA JANE TERRORISTE DHE FATKEQESIA E BOTES,KAFSHE ME MJEKRRA.

  22. prapambetje says:

    Islamizmi eshte nje e keqe per c’do shoqeri,edhe shqiptaret qe vrasin dhe grabisin e kane nga mentaliteti islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje