Kriza mes kreut të shtetit dhe mazhorancës, tashmë e bërë publike, ka edhe ajo një emër: sërish atë të kreut të shërbimeve sekrete. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paralajmëruar se nuk do të shkarkojë Visho Ajazin, duke firmosur kështu paraprakisht aktin e luftës me të majtën, që nuk e voto si kryetar shteti.
Por si e sheh presidenti situatën? A po kryen ai funksionin mbi palët? A ishte i tillë akti i ftimit të Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë? A do t’i bëjë ai rezistencë reformës në drejtësi? Dhe si e sheh ai qeverisjen e vendit?
Për të gjitha këto pyetje, presidenti Nishani ka dhënë përgjigje mbrëmjen e kësaj të enjteje përballë gazetarit Sokol Balla, në emisionin “Top Story”.
Sokol Balla: Zoti president, mirëmbrëma. Faleminderit që pranuat ftesën tonë.
Presidenti Bujar Nishani: Mirëmbrëma, është kënaqësi.
Sokol Balla: Mirë. Do ta filloj me dekretin tuaj për amnistinë. Ç’mund të na thoni? Si i komentoni qëndrimet e mazhorancës?
Presidenti Bujar Nishani: Amnisitia është një dekret që miratohet nga Parlamenti dhe pastaj kalon tek presidenti. Presidenti e ka dekretuar dhe besoj se është një akt për t’u vlerësuar. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë një informacion më të detajuar për të informuar të interesuarit, por gjithësesi mund të them se amnistia përfshin një gamë të gjerë: ata që janë dënuar deri në 3 vjet, ata që kanë pasur moshën 18 vjecare në momentin e dënimi, për burrat e moshës 60-vjecare dhe gratë 50-vjecare, sipas kritereve të lejuara, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale. Me këtë rast, për shkak të interesit që kjo çështje ka, besoj se do të ishte me vend që Ministria e Drejtësisë të ishte më transparente.
Sokol Balla: E majta thotë se ka shkelje të ligjit pasi përfshihen persona për vepra penale të rënda. Pastaj ka edhe vepra penale të të rinjve që janë dënuar për vepra të rënda. Gjithashtu është edhe hashashi, mendoni që amnistia duhet të bëhet pas rishikimit të legjislacionit për këto vepra?
Presidenti Bujar Nishani: Pyetja është interesante. Vërtet që ka standarte jo të drejta të përcaktimit të masës së sigurisë, ndërkohë që edhe në gjetjen dhe mbledhjen e provave ka defekte. Por qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë. Është një çështje që meriton vëmendje.
Sokol Balla: A mund të ketë një zgjidhje për rastin e hashashit? Lazarati është fshati më i madh në Shqipëri dhe jetesa e banorëve bazohet tek hashashi. Por deri tani nuk është zgjidhur ky problem…
Presidenti Bujar Nishani: Në rastin e komunitetit të Lazaratit janë fakte që kultivohet hashashi. Kultivimi mbetet jo vetëm vepër kriminale por edhe prioritet, pasi edhe shteti nuk është treguar i fortë. Gjithmonë jemi munduar të mbajmë prioritet bashkëpunimin mes institucioneve, si një mënyrë e zbatimit të konceptit të filozofisë së sistemit ku jetojmë. Kjo, në kuptimin që policia të mos trajtohet vetëm si një mjet pune, por të funskionojë edhe bashkëpunimi me komunitetin dhe të bëhet kontrolli i individëve që kanë reputacion. Nëse shfaqet dobësi nga shteti, kjo inkurajon direkt të gjithë ata të përfshirë në këtë veprimtari. Autoriteti i shtetit asnjëherë nuk duhet të shkelet. Komuniteti i Lazaratit është një komunitet që duhet të jetojë me ekonomi legale dhe investime.
Sokol Balla: Si e vlerësoni situatën e rendit publik?
Presidenti Bujar Nishani: Është evidente që situata e rendit vazhdon të mbetet problematike. E rëndësishme është mënyra se si sillet shteti ndaj individëve apo grupeve kriminale. Sa serioz është shteti ndaj tyre, sa seriozisht e kanë institucionet e zbatimit të ligjit përballjen me grupet kriminale, sa mirë e koordinuar është puna e institucioneve. Kjo karakterizohet nga dinjiteti i njerëzve që drejtojnë këto institutcione.
Sokol Balla: A ka një angazhim serioz të institucioneve?
Presidenti Bujar Nishani: Besoj se isha i qartë, por për mendimin tim ka mungesë vullneti. Nuk është sa duhet.
Sokol Balla: A u diskutua kjo në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Presidenti Bujar Nishani: Mbledhja kishte të bënte me miratimin e procesit për rishikimin e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe atij të Strategjisë së Mbrojtjes. Nuk kishte të bënte me çështje të tjera.
Sokol Balla: Prania e zotit Basha ishte e nevojshme apo provokuese?
Presidenti Bujar Nishani: Prezenca e kreut të opozitës në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk kishte të bënte me qasjen ndaj qeverisë, por me përfaqësimin e një pjese të shtetit. Pa harruar këtu që presidentit i lejohet të thërrasë personazhe të tjera. Besoj se kam bërë shumë mirë që e kam ftuar zotin Basha. Kreu i opozitës përfaqëson një alternativë se si qeveriset vendi.
Sokol Balla: Pse nuk e keni ndërmarrë këtë iniciativë kur qeveria aktuale ishte opozitë?
Presidenti Bujar Nishani: Do ta kisha marrë po të kishte qenë e nevojshme.
Sokol Balla: Pati një komunikim Rama-Basha, por pastaj një tërheqje të këtij të fundit. A duhet të mbahej ky takim?
Presidenti Bujar Nishani: Takimet sjellin gjithmonë çtensionim të situatave. Por gjithësesi bëhen për çështje që në këtë rast kanë të bëjnë me zotin Rama dhe zotin Basha. Unë nuk mund t’i gjykoj, por në kontekstin e situatës ata mund të takoheshin qoftë edhe për një kafe.
Sokol Balla: Në media u komentua për ndërhyrje radikale për të sabotuar takimin…
Presidenti Bujar Nishani: Është në të drejtën e medias që të bëjë komente. Unë e respektoj tërësisht. Sa i takon rolit të secilit, ato janë çështje të sovranitetit të forcave politike dhe unë besoj se vendimmarrja, ecuria e lidershipi nuk janë çështje të momenteve, prandaj ata janë të lirë të vendosin brenda skenës politike ku bëjnë pjesë.
Sokol Balla: Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare erdhi edhe një reagim nga ministrja Kodheli, që mund të quhet sulmi i parë direkt…
Presidenti Bujar Nishani: Unë jam ndjerë i befasuar por jo i lënduar nga përgjigjia e zonjës Kodheli, me akuza ndaj presidentit. Dëshiroj të sqaroj se bëhet fjalë për një dokument (dokumenti i Strategjisë së Mbrojtjes) që nuk është firmosur nga presidenti më parë. Ç’kuptim do të kishte që presidenti të ftonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë dokument? Kjo është ofenduese. Së dyti, ka pasur një praktikë të qartë nga presidenti për Ministrinë e Mbrojtjes, në rastin kur kërkohet që vetëm presidenti të bëjë disa lëvizje. E para kishte të bënte me sqarimin e bazës ligjore dhe e dyta, duke qenë se numri i Forcave të Armatosura reduktohej në masë jo të papërfillshme dhe numri i tyre përcaktohet nga Parlamenti, kisha kërkuar që ajo të mos kthehej në çështje teknike, siç e donte ministrja. Kërkoja që të përfshihej Parlamenti në një vendim të rëndësishëm. E treta, duke qenë se një numër i konsiderueshëm ushtarakësh do të largoheshin nga FA, kemi edhe një problem social dhe është detyrim për presidentin që të kërkojë sqarim se cili do të jetë trajtimi social i këtyre njerëzve, pasi i kanë shërbyer vendit për vite të tëra. Këto kanë qenë kërkesat që janë adresuar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Madje, para se të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare, këto janë diskutuar edhe me ministren. Ka qenë edhe e papritur dhe e pajustifikuar shfaqja e saj ditën që u mblodh KSK dhe nuk ka pasur një reflektim pozitiv prej saj.
Sokol Balla: Ndoshta nuk ka pasur një reflektim as për rastin e gjeneralit Gërveni. Ai u njoftua në Bruksel se i kishte mbaruar mandati dhe duhet të kthehej në Atdhe. A kemi të bëjmë me një përplasje?
Presidenti Bujar Nishani: Nuk do ketë përplasje mes presidentit dhe asnjë institucioni. Kam konstatuar në mënyrë të seleksionuar opinione që mundohen të paraqesin një lloj përplasjeje. Asnjëherë nuk ka pasur përplasje, ka qenë gjithmonë një atak ndaj presidentit. Si president kam përgjegjësinë të reagoj institucionalisht dhe të informoj qytetarët për çështje për të cilat vepron presidenti.
Sokol Balla: Pra, ju thoni se ka një sulm ndaj presidentit?
Presidenti Bujar Nishani: Kjo është evidente me fakte. Zanafilla daton që nga dekretimi i qeverisë së re. Unë besoj se kam mbajtur një sjellje dinjitoze dhe korrekte lidhur me këtë çështje, duke shmangur proçedurat burokratike të dekretimit. Duke pasur parasysh periudhën që nga rezultati i ditës së zgjedhjeve e deri tek dekretimi i qeverisë, kam vepruar siaps Kushtetutës. Duke gjykuar të gjitha rrethanat në serioze, ofrova gjithë kontributin tim që shqiptarët të kishin menjëherë një qeveri, sepse ata për këtë kishin votuar, për të zgjidhur çështjet emergjente. Por gjesti i parë i qeverisë ishte heqja e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit, a thua se kjo ishte emergjenca e qytetarëve shqiptarë.
Sokol Balla: Së fundmi keni pasur një takim me kryeministrin. A e pyetët përse e mori një vendim të tillë?
Presidenti Bujar Nishani: Jo, sepse unë nuk e konsideroj çështje personale. Çështja e fotos është institucionale dhe shtetërore. Presidenti është kryetar shtetit dhe protokolli që përcakton figurën e përfaqësimit njeh kryetarin e shtetit. Kjo çështje lidhet me prezantimin dhe përfaqësimin e shtetit shqiptar. Kemi një sulm politik ndaj presidentit. E nisa me çështjen e fotos, ndërkohë që ka pasur deklarata politike të deputetëve jo pa eksperiencë të PS, në Parlament dhe jashtë tij, kundër dinjitetit dhe figurës së presidentit. Për shembull, dekretet për Gjykatën e Lartë rrëzohen dhe nga mazhoranca argumentohet se: s’kemi asnjë ankesë ndaj kandidaturave, të cilat plotësojnë kriteret, por presidenti nuk është konsultuar me ne. Duhet të citojmë drejtë vendimet e gjykatës. Kushtetuesja thotë se presidenti duhet të konsultohet me grupet parlamentare për kriteret shtesë. Pra, rrëzimi i tyre është një mesazh i qartë politik kundër presidentit. Në rastin tjetër, ministri i Brendshëm kërkon takim me presidentin, bëhet takimi dhe papritur ai organizon një konferencë shtypi pranë Presidencës duke akuzuar presidentin. Po ashtu bën edhe ministrja e Mbrojtjes, që sulmon pa argument presidentin.
Sokol Balla: Po për rastin e gjeneralit Gërveni?
Presidenti Bujar Nishani: Ligji thotë se në momentin e krijimit të një vakance, presidenti vendos mes kandidaturave. Akti i fundit i ministres së Mbrojtjes (vendosi shkarkimin e gjeneralit Kristaq Gërveni kur kjo i takonte presidentit), që kundërshton pushtetin e presidentit, është një marrje kompetence. Është mesazh i qartë politik.
Sokol Balla: Pse ju mendoni se ishte ministria e Mbrojtjes që shkeli kompetencat dhe jo ju që bllokuat rastin e Gërvenit?
Presidenti Bujar Nishani: Sepse bëhej fjalë për një ushtarak me gradë gjeneral, që ka kryer detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura. Nuk mund të shkosh direkt në masa ekstreme. Edhe një gjeneral tjetër u propozua të shkarkohej sepse supozohet se është përfshirë në afera korrupsioni dhe abuzim të detyrës. Janë organet e drejtësisë që e vendosin, s’mund të merren masa ekstreme. Prokuroria nuk ka gjetur as provat minimale për këtë rast. Ç’përgjigje mund t’i jepja unë këtij gjenerali? Në këtë kontekst unë vazhdoj të qëndroj me bindjen e thellë se sjellja e institucioneve është garanci.
Sokol Balla: Në rastin Gërveni jeni përplasur edhe me Shtabin e Përgjithshëm, me shefin e tij që e keni patur ish-këshilltar dhe e keni dekretuar në krye të ushtrisë…
Presidenti Bujar Nishani: Po, dhe nuk kam bërë gabim që e kam dekretuar. Sot doli gjykata që konfirmoi se asnjë urdhër nuk mund të jepet për shkarkimin e gjeneral Gërvenit. Pavarësisht se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka qenë i deleguar nga unë, gjë për të cilën nuk jam penduar, ai duhet të sillet në rrugë institucionale e kushtetuese.
Sokol Balla: Po thoni që ai ka shkelur Kushtetutën?
Presidenti Bujar Nishani: Gjithçka është e qartë.
Sokol Balla: Ju do ta adresoni çështjen e Gërvenit? Do ta cilësoni të mbaruar punën e tij në NATO dhe a ka ardhur tek ju propozimi i ministres?
Presidenti Bujar Nishani: Do të veproj sipas ligjit dhe Kushtetutës. Sa për kërkesën, ajo ka ardhur.
Sokol Balla: Përse nuk firmosët disa kandidatura për ambasadorë, p.sh zotin Gjinishi në Arabinë Saudite, pse nuk e dekretuat?
Presidenti Nishani: Unë kam shprehur një shqetësim Ministrit të Jashtëm për procedurën e emërimit të ambasadorëve të rinj më pas edhe kryetares së Komisionit dhe më pas edhe Kryeministrit për mungesën e një procesi, diskutimi paraprak të kandidaturave me Presidentin. Kam besuar dhe besoj që një proces paraprak mes Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit pse jo lidhur me kandidaturat potenciale për ambasador pasi në morinë e emrave mund të ketë arsye që Presidenti të ketë rezervat e tij në raport me standardet që kërkon Presidenti për një person që do të përfaqësojë shtetin, jo qeverinë.
Sokol Balla: Për Gjinishin ishin parimore apo rezerva konkrete?
Presidenti Nishani: Në të gjithë rastet kur Presidenti do të refuzojë apo të miratojë propozimet e një qeverie ka dhe do të ketë një arsye konkrete me standardet që duhet të kenë personat për të marrë besimin e plotë të Presidentit për të shërbyer si përfaqësues i shtetit shqiptar në një vend tjetër.
Sokol Balla: A ka patur një arsye konkrete, pse e refuzuat?
Presidenti Nishani: Natyrisht ka patur, për të dy ambasadorët e propozuar, në të dy rastet ka patur arsye konkrete.
Sokol Balla: Po zoti Ndreca pse të mos ishte ambasador në Vatikan?
Presidenti Nishani: Në respekt të transparencës dhe po ju them që në rastin e zotit Ndreca nuk mund të kisha besim që një person i cili ka konkluduar se Presidenti i vendit, është njeri i paaftë në kapacitetin intelektual në kapacitetin fizik dhe mendor, që ky person me këtë konkludim, me këtë perceptim, me këtë të folur të përfaqësonte si ambasador i plotfuqishëm vendin tim atje ku ishte.
Sokol Balla: Ai ka shprehur mendimin e tij për karrigen e presidentit, por jo individin?
Presidenti Nishani: Unë nuk kam asgjë në raportin personal. Është në të drejtën e tij për të shprehur të gjitha konsideratat. Unë kam përgjigjen e qartë që si President nuk mund t’i besoja personalitetit të një individi me këto standarde.
Sokol Balla: A është e vërtetë që po i rezistoni ndryshimit të ambasadorit në Londër?
Presidenti Nishani: Nuk ka asnjë propozim të tillë nga qeveria.
Sokol Balla: Prej 6 muajsh jeni me një qeveri tjetër. A keni operuar me të njëjtin standard, apo me Berishën thjesht keni firmosur? Më tregoni një rast kur keni refuzuar Berishën?
Presidenti Nishani: Përpara se qeveria e re të dekretohej, para se të bëheshin zgjedhjet parlamentare, ka patur një proces që duhet të ishte futur në kontekstin për një numër ambasadorësh. Ishte e gjithë e drejta e ish-kryeministrit të bënte propozimet e tij. Zoti Berisha mendoi që duke qenë se ishim përpara zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve, të mos i sillte këto propozime por t’ia linte qeverisë së re.
Sokol Balla: A jeni i bindur që jeni mbi palët dhe bashkëpunues?
Presidenti Nishani: Kam një bindje që kam qëndruar mbi palët…
Sokol Balla: Nga Rama duket se nuk jeni bashkëpunues…. A mund të funksionojë një model francez edhe në Shqipëri, sepse kjo është përvoja e parë që një President i zgjedhur nga një krah tjetër është në detyrë dhe qeveria është nga krahu tjetër…
Presidenti Nishani: Është hera e parë që ndodh në Shqipëri dhe unë e kam konsideruar si një shans dhe mundësi për të treguar maturinë si klasë politike, institucione dhe si shoqëri. E kam konsideruar si një provë duke besuar që nuk u mungon asgjë shqiptarëve për objektivat dhe ambiciet politike dhe shoqërore që kanë. I kemi këto kapacitete të të kuptuarit të mekanizmit të shtetit, të ndërtimit të një imazhi real dhe serioz të shtetit dhe gjykoj që mbetet ende një provë për të treguar para të gjithë të interesuarve që vërtet ne e kemi këtë rast që ndodh për herë të parë, por pjekuria jonë politike është në atë shkallë që edhe rastin e parë e kapërcen në mënyrë dinjitoze.
Sokol Balla: Ju jeni President i Republikës, por ama jeni një politikan në karrierën tuaj. Në politikë nuk vlejnë faktet se sa vlen perceptimi. Po ju sjell një rast, menjëherë pas zgjedhje thirrët një tryezë me krerët e institucioneve të pavarura…fakti që mungoi i vetmi i zgjedhur i majtë, Avokati i Popullit krijoi një perceptim
Presidenti Nishani: Ka mbetur një vlerësim, dashamirësi jo për individin, por për krerët e institucioneve, në momentin që një person arrin në mënyrë kushtetuese zgjidhet në këtë detyrë. Unë e kam shprehur që cdo njeri ka reputacionin e tij politik, por kjo nuk më komplekson dhe mbi të gjitha nuk më pengon që ta drejtoj me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe për ligjin dhe Kushtetutën, me sjelljet që duhet të ketë një institucion në raport me qytetarin. Cështja që u thërrit tryeza ishte për institucionet që kanë natyrë ekzekutive.
Sokol Balla: Rama u shpreh hapur kritik, nëse sonte do ta kishe përballë si do ishit përgjigjur?
Presidenti Nishani: Qeverisja në vende të tilla si Shqipëria që nuk kanë një përvojë të gjatë në cështjet e autonomisë, lirisë, demokracisë, ka mjaft sfida dhe sfida të shumta kemi edhe për procesin që kemi përpara. Unë do të dëshiroja të shihja një dinamikë më të madhe të punës së qeverisë, më shumë punë konkrete për cështjet që shqetësojnë qytetarët. Duhet të diskutojmë, ne duhet të diskutojmë më shumë për cështje që kanë të bëjnë me punësimin, ekonominë, shërbimin shëndetësor, me arsimimin e brezit të ri, me infrastrukturën, me zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm sic është bujqësia. Nuk besoj që jam prioriteti i cështjes që shqetëson shqiptarët.
Sokol Balla: Keni patur një takim prej 2 orësh me Ramën. Kryeministri foli me superlativa për takimin me ju. Unë e pyeta nëse në këtë takim është folur për debatin për kreun e shërbimit të SHISH dhe përgjigjja e tij ishte pohuese…
Presidenti Nishani: Ka qenë një takim shumë korrekt, takim i gjatë i pari që ndodhte mes meje dhe kryeministrit në zyrë në kontekstin e diskutimit të shtetit dhe punës. Kemi diskutuar për mjaft cështje për të cilat kryeministri paraqiti këndvështrimet e tij dhe për asnjë sekondë për kreun e SHISH.
Sokol Balla: Thoni që gënjeu Kryeministri Rama?
Presidenti Nishani: Unë në raport me ju dhe teleshikuesit tuaj, dhashë përgjigjen time mbi këtë pyetje, kemi diskutuar për shumë cështje dhe jo për SHISH.
Sokol Balla: Në intervistën e një jave më parë, Kryeministri Rama deklaroi se shërbimet tona kanë krijuar situata shqetësuese për partnerët tanë, është e vërtetë kjo?
Presidenti Nishani: Në të gjitha situatat e konfirmuara vlerësimet për shërbimet tona inteligjente nga partnerët tanë, janë pozitive.
Sokol Balla: Ka patur informacion ku akuzohet për veprimtari të paligjshëm të SHISH. Ju duket normale që SHISH të përqendrohet tek përgjimi i drejtuesve të rinj të policisë?
Presidenti Nishani: Mbledhja e informacioneve është një nga objektivat kryesorë. Duhet të kemi parasysh faktin që partnerët tanë dhe strukturat kanë konstatuar rritje të trafiqeve të lëndëve narkotike. Unë kam qenë Ministër i Brendshëm dhe në kohën kur drejtoja i kam kërkuar SHISH informacione mbi oficerë të lartë të policisë që mund të ishin të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Është detyrë e SHISH të mbledhë informacione për veprimtarinë e mundshme kriminale.
Sokol Balla: Por dëgjuam kryeministrin e vendit i cili tha se sa i përket valës së fundit të tritolit shërbimi i SHISH ka qenë zero informacion…
Presidenti Nishani: Unë besoj që kryeministri duhet të ketë marrë të njëjtin informacion që kam marrë edhe unë. Deklarata e Ministrit të Brendshëm që kishtre marrë zero informacion nga SHISH ishte shqetësuese. Menjëherë pas kësaj kam thërritur kreun e SHISH që më ka dorëzuar të gjitha informacionet të cilat u janë dërguar Ministrit e Brendshëm, Kontrollit të Brendshëm….
Sokol Balla: Megjithatë ka një raport të Ministrit Tahiri të dorëzuar në Komisionin e Sigurisë ku thuhet se informacionet e marra prej SHISH kanë qenë vetëm dy, njëri rezultoi i pavërtetë dhe tjetri i dorëzuar vetëm katër ditë pas arrestimit të grupit të tritolit….
Presidenti Nishani: Ka një proces dhe unë pres dhe duhet të realizohet ky proces dhe Komisioni duhet të dëgjojë kreun e SHISH.
Sokol Balla: Me certifikatë sigurie të skaduar?
Presidenti Nishani: Kjo është një alibi e kotë sepse një drejtor i SHISH nuk ka nevojë për certifikatë sigurie, asnjë drejtor i SHISH nuk ka nevojë për certifikatën e sigurisë. Duhet të sqarojmë një gjë, vetëm nëse deputetët nuk e kanë përcaktuar mirë këtë gjë, por ligji duhet të lexohet mirë. Në ligjin për sekretin bëhet fjalë për autoritetin e klasifikimit origjinal, që është Presidenti, Kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve që autorizohen nga kryeministri. Autoriteti origjinal është ai që prodhon vetë dhe klasifikon vetë një informacion. Në momentin që kreu i SHISH dekretohet nga Presidenti, klasifikohet si autoritet i klasifikimit sepse ai prodhon informacion të klasifikuar dhe merr autorizimin nga kryeministri për të qenë autoritet i klasifikimit origjinal. Zoti Visho Ajazi Lika ka autorizim nga kryeministri për shkak të postit. Ajo që është për të ardhur keq dhe që ngrë dyshime të mëdha është informacioni nga Kanadaja për kreun e SHISH ka ardhur prej disa kohësh dhe vazhdon të mbahet.
Sokol Balla: Ka një tendecë të vecantë të qeverisë kundër?
Presidenti Nishani: Nuk është cështje dashurie, është cështje e respektit institucional.
Sokol Balla: 1 vit e gjysmë më parë, për ju ka qenë një argument i majftueshëm fakti që kreu i atëherëshëm kishte raporte të këqia me kryeministrin e vendit. Pse keni deklaruar që nuk do ta bëni këtë në rastin e zotit Visho Ajazi?
Presidenti Nishani: Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje deklaratës që kam bërë. SHISH është pjesë e politikës ekzekutive, si prokuroria, nuk jam dakort me kryetarin e Kuvendit që thotë që është pjesë e ekzekutivit. Ka një dallim, por për vetë natyrën që ka, qoftë SHISH qoftë prokuroria, kushtetua ka paraparë një barrë garancie duke futur Presidentin e Republikës përballë qeverisë, ndaj në kushtetutë i është lënë e drejta e miratimit të Presidentit që është jashtë interesave të qeverisë. Në rastin e shkarkimit të zotit Shaqiri, do ta them arsyen sepse nuk përbën sekret. Unë besoj që bashkëjetesa e ish-kryeministrit Berisha prej 7 vitesh me zotin Shaqiri nuk u komentua. Propozimi i Berishës ka ardhur pas ngjarjeve shumë të rënda të 21 janarit, ku selia e qeverisë u sulmua me zjarr dhe mbetën të vrarë.Një ngjarje që prodhoi një dhunë shumë të rëndë për sigurinë e vendit, megjithë kontektsin e saj dhe në një kohë kur mjaft nga agjencitë ligjzbatuese kishin mbledhur informacione për protesta të dhunshme dhe i vetmi institucion që deklaronte që nuk ka informacion ishte SHISH. Kjo ishte e rëndë, sepse me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar rëndë sigurinë dhe jetën. Ndaj unë besoj që kam qenë mjaft i qartë dhe nuk heq asnjë presje, nuk ndryshoj asnjë standard.
Sokol Balla: Burime njoftojnë se nga takimi i sigurisë një eksponent i lartë i qeverisë ju ka shprehur shqetësimin se SHISH nuk ka dhënë asnjë informacion….
Presidenti Nishani: Unë e quaj të pabazë përderisa ndodhet në tryezën time, shpresoj të jetë edhe në tryezën e Ministrit. Në tryezën time qëndron një dosje që tregon për një punë serioze të SHISH.
Sokol Balla: As Rama dhe as Meta nuk folën për shkarkimin e kreut të SHISH, por kërkuan bashkëpunim dhe funksonim të institucionit. Megjithatë ju ishi i pari që deklaruat se nuk do të firmosni shkarkimin e tij. I qëndroni deklaratës?
Presidenti Nishani:Nuk kam bërë një deklaratë të tillë absolute.
Sokol Balla: Pra sot nuk mund të thoni që ju nuk do të firmosni shkarkimin e tij?
Presidenti Nishani: Nëse presidenti do të ketë informacione që kreu i SHISH ka cënuar sigurinë e vendit, sigurinë kombëtare atëherë sigurisht që presidenti do të firmosë, por nëse ka për synim vënien nën kontroll politik të institucionit, patjetër që do ta refuzoj.
Sokol Balla: A jeni optimist për marrjen e statusit kandidat?
Presidenti Nishani: Prisja që të merrej në muajin dhjetor. Nuk jam dakort që na u mohua për shkak të disa grupeve ekstremiste. Sic është e vërtetë që ka skeptikë në vendet e BE, por këta njerëz nuk kanë ndikuar në institucionet e BE-së, ka patur skeptikë edhe për anëtarësimin në NATO, ka patur skeptikë edhe për liberalizimin e vizave. Unë jam optimist që do ta marrim statusin në qershor.
Do jete mire te takohen ne Mukje.
Mua me vjen keq per Bujar Nishanin, me vjen keq per Shqiperine qe ska president, me vjen keq per kushtetuten ku hidhen valle shtrigash, me vjen keq qe bejme nje sy qorr kur shohim te tille njerez qe skane lene gje pa bere mbi kete vend e hiqen si engjej.
Me vjen keq qe s’kam takat ti thyj ne mes .
Rama me gjithe deshiren e tij smun dte kete konsensus me keta te paudhe
Penguesi i madh i drejtesise dhe bashkefajtor me kreun e SHISH ne mosdhenien e informacionit policise se shtetit.
O ty të hëngërt mortja,president mavria.
Mire eshte te te heqin ty o kapter se i perket nje bote arkaike qe iku bashke me Bosin tuaj sali.
Prtesidenti nuk ka haber nga punet. Kreut te SHISH i a kerkon liogji certifikate e sigurise. ky miku thoet nuk ka nevoje. Ketu o President nuk flitet per nevoje por per detyrim ligjor .Ne se nuk ka pas nevoje pse e kish certifikaten ? SXHerfui i DShishit dueht te detyrtohet te marrte certifikate te re por ai nuk do ti hyje kesaj pune sepse certifikata e re eshte e dyfishte me qe ka dyshtetesi. Hilja del asrte se kur ka pas marre certifikaten e pare nuk ka pas merre deshmi nga Kanadaja , gje qe i shmanget sot cka ve ne pikpyetje mos ka qene agjent kanades Viktor Hoti
Jarit duan tia varin! Vari Jarin vajti kjo pune..
Ish kreu i Shish-it u shkarkua sepse ne 21 Janar Kryeminstria u sulmua me zjarr thote ky Jari yne. C’te presesh me.. Nuk dekretoi Ndrecen ambasador sepse ky i fundit e quajti Jarin te pa-afte fizikisht, por ky president na ka premtuar 2 vjet me pare qe brenda 1 viti do te kete sherim te plote..
Mire e ka thene Ngjela, zgjedhja e ketij personi si president eshte perqeshja me e madhe qe i eshte bere kombit shqipetar dhe kete e ka bere vetem nje anti-shqipetar skizofren qe u ka mpire trurin atyre kukullave te PD dhe po merr ne qafe nje popull te tere.
Ja kush eshte Kryetar i Shtetit Shqiptar ose e thene ndryshe Presidenti i Shtetit te Shqiperise z Bujar Nishani.
Kryetar Shteti korrekt i sakte qe nuk i interesojne allish verishet e qe kurre nuk ia ha qeni shkopin.
Ai ne postin e Kryetarit te Keshillit te Larte te drejtesise e nje sere levash te tjera ben dhe kontrollin kushtetues nga lart te ekzekutivit e parlamentit e kontrollin nga poshte e ben opozita me popullin.
1-Kryetar i shtetit-Presidenti
2-Kryetar i keshillit Ministrave-Kryeministri
3-Kryetar i Parlamentit-Kryeparlamentari
Krijohen e hapen 100 xhidavira kush e kush me shume per te ”miren ”e ketij mileti Shqiptar- e sa do vazhdojme keshtu – kemi rene keq …
Pergjigja e kukulles Nishani: “… pas ngjarjeve shume te renda te 21 Janarit, ku selia e qeverise u sulmua me zjarr dhe mbeten te vrare…”. Ky nuk eshte president i shqiptareve, ky eshte thjesht i deleguari i shokut Sali. Dihet nga te gjithe shqiptare apo jo) se askush nga protestuesit nuk sulmoi me zjarr seline e qeverise!!! Ky eshte PRESIDENTI ME KOT, ME PARTIAK I SHQIPERISE
Ska faj dhe i pa afti presiden Shenja ai po ngre kemben si breshka tek nallmani per ti npmberthere nje potkua dhe Rama me te tijet po ben sehir .Tani ai ka te drejte qe te behet trim edhe pse eshte me te meta mendore e fizike sic e deklaroi dhe vete ne interviste.Ne mos gaboj edhe pse populli thote se shkurti shkurton kembet e marsi mbledh lekuret besoj keti sakatit ja kane lene mbas qershorit qe ta qelbin dhe mizat dhe lekura i thahet me kollaj.
Me pak fjale, me vjen per te vjelle kur kur permendet Bujar Nishani si President. Te bejme sikur i harruam te kaluarat. A percillen pergjigjet e Presidentit para gazetarit Sokol Balla? Turp per vendin dhe shqiptaret qe i perfaqson nje cope mish me dy sy.
President Ky mjeran ?!
O ne nuk kemi president, por nje kukull ne duart e Berishes dhe klanit te tij.
Veten ne Shqiperi ndodh qe te kemi president nje njeri qe nuk perfaqeson as 20% te votuesve (20 % eshte i Saliut se vete ky nuk merr as 2%)
po perse mos protestojme perpara kryeministrise, per shkarkimin e ketij te mjeri, keshtu i lehtesojme pune qeverise por edhe zoterise se ai kot ri aty ku eshte.
Sokol Balla!!!!! Ky perfundimisht nuk duhet thirrur me emrin Gazetar. Gjejini nje emer tjeter,therriteni ” Blendi” apo “Ari”, por gazetar Jo.
Me vjen keq qe merrni me Bujar Nishanin. Nuk eshte ai presidenti i vertet Ai eshte ne rolin e presidentit,po edhe kete rol nuk e luan dot ,pasi do levizi ne skene si i thot regjizori(presidenti i i vertet Sali Berisha) . Si do jete dakort ai per shkarkimin e Vishos,kur eshte ne nje tave me te ? A mund ta kundershtoi dote regjizorin e PD-se? Shikoni ne parlament,nga i mbajne syte deputetet e pd-se nga PALOKA,apo Saliu? Shikoni BASHEN,kur flet ne grupin parlamentar,rri e rri e i heth syte nga regjizori per te pare reagimin ne se eshte ne rolin e caktuar apo jo? NDAJ LERENI REHAT BUJARIN E GJORE ,PASI E KA ZENE ,PO NUK DO TE LARGOHET SE I DHKET VETJA SIKUR ESHTE ME TE VERTET PRESIDENT. Po president me pa autoritet , as nuk ka patur e as nuk do te ket ky vend!
Jari po ta them troçe:
Do me beshe edhe pak dite kakerdhi,pastaj do ta shohim pak me holle punen tuaj,bravo Jaro.
Mirë e the zotërote, “Vari Jarin” vate kjo punë
Presidenti Nishani deklaroi se kishte larguar nga detyra ish kryetarin e SHISH,per ngjarjet e 21 janarit.
Pra ka larguar ate qe kishte informacionin e vrasjeve dhe plagosjeve,duke i “varosur” te gjithe informacionet.
Z.Shaqiri duhet te “hap gojen” per te treguar te verteten per krimin e 21 janarit dhe Gerdecit.
Intervista e Presidentit ishte e sakte per ata qe e shohin te bardhen te bardhe dhe te zezen te zeze. Ishte intervista e nje Presidenti qe e njeh mire ligjin dhe Kushtetuten e vendit, ishte intervista e nje Presidenti qe nuk eshte pergojuar kurre per afera korruptive, ishte intervista e nje Presidenti qe eshte qenie njerezore qe jeton, semuret, qesh, ha dhe pi si te gjitha qeniet normale njerezore, ishte intervista e Presidentit te urte, te hapur, jo konfliktual qe pret dhe degjon te gjitha palet e politikes megjithese ata hyjne e dalin pabesisht ne ambejentet e Presidences duke genjyer dhe mohuar gjithshka pozitive te folur me te. Eshte Presidenti i ketij vendi qe e do kete vend dhe kete e tregon fare mire thjeshtesia me te cilen ai jeton duke e krahasuar me lluksin dhe shpenzimet marramendese te paraadhesve te tij.
E me te lumte,burri qendron,tallet,tund mustaqet dhe se ruan fare per keta bythecer te PS qe quraviten kudo shkojne e ankohen kot,kur Europa i thote: O traper keni 1 milion vota,keni 89 vota ne parkament,ke degjoni ju nje te mare dhe keni frike;beni reforma,mos pyesni,as per president,as per shik,as pe LLallen e te tjere.
A thua te jete e vertete se edhe deputetet e PS nuk e pyesin Edvinin?
mishku po na shkruan nga siria ka vajt ke vllaznit e tij me i cliru
Ky GOMAR qe i kane hedhur ne kurriz samarin e nje shenjti eshte personi me skandaloz per postin e presidentit.
o JARI nuk te beson asnje shqiptar o GOMAR se te njohin shume mire ty dhe sAli kriminelin qe c’fare nuk bete per degradimin e plote te institucioneve te cilat i bete PARTIAKE.
Prandaj populli ju denoj me vote peblishitare. POR VETEM GOMARI NUK E KUPTON DOREHEQIEN. Ke kembengulje GOMARI dhe nuk ben tutje, po thyen gjithe ato kopace mbi kurriz dhe vetem kur te ngordhesh do te te hedhin te ngordhur ne karrocen e plehrave.
Ne fund karroca e plehrave te pret o GOMAR. Bej qef sa kohe ulesh ne karrigen e presidentit. E kini ‘METODE PUNE’ ju te PD-se karshillekun ndaj Kushtetutes dhe shtetit.
Kane bere president GOMARIN.
Vetem keto opinione te lexoj i nderuari president dhe te kuptoj se sa perqind mire eshte ne kete detyre.Le tebej sondazh per vehten e tij derime tani ka patur dy president te cilet jane Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe topi nuk e luan me vjen keq per Bujar Nisbanin qe kur te dorzoj detyren do te perfitoj ne menyre ta padrejte previlegjet sipas ligjit .Ai te grij sallat sa te doje se moti i mire shihet ne mengjes kete nuk e kemi pare tek ky njeri .Nuk ja vlen te zgjatesh me shume se eshte humbje kohe .
Ske faj ti o bujar mehmeti fajin e ka qoftelargu qe na e beri peshqesh e te mbajme ty me rroge per te na bere logje me detin plot me anie me arat plot me grure e rruget plot me makina e budalleqe te tjera te ketij lloji
plehre e shoqerise se dy shekujve ptuuu maskara!
Presidenti eshte hajdut i sali berishes.Ai do mbroje hajduterine dhe fashizmin e sali berishes.hajduteria e fashizmit te sali berishes dhe lulezim bashes te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit zog.Vetem keshtu shqipetaret shpetojne nga fashizmi 600 vjecar.
Sapo Jari ngrihet nga gjumi heret ne mengjes,gjeja e pare qe ai ben eshte pershendetja me pasqyren dhe ku i drejtohet asaj me fjalet:po une c’kerkoj ketu!une jam president i Shqiperise!cfare fati…