Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të enjten me 100 vota pro një rezolutë, që e cilëson të paligjshëm referendumin e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë.
Rezoluta mori 58 vota abstenim dhe 11 kundër.
Rezoluta titullohej “Integriteti territorial i Ukrainës” dhe u bashkësponsorizua nga Ukraina, SHBA, Kanadaja, Kosta Rika, Gjermania, Lituania dhe Poloni.
Më pas emrin e tyre si bashkësponsorizues të rezolutës e vendosën edhe Shqipëria, Sllovenia dhe Estonia.
Kosta Rika, vendi i vogël në Amerikën Qendrore, shprehu shqetësimin se vendet që nuk janë të forta ushtarakisht, janë të pambrojtura.
Ambasadori i këtij vendi tha se ata nuk kanë ushtri dhe nuk mund të mbrohen.
Shtetet që votuan kundër ishin Rusia, Armenia, Bjellorusia, Bolivia, Kuba, Koreja e Veriut, Nikaragua, Sudani, Siria, Zimbabve dhe Venezuela.
Megjithatë rezoluta ka rëndësi thjesht simbolike, pasi nuk ka fuqi zbatuese.
Fuqinë për këtë e ka Këshilli i Sigurimit, që do mblidhet të premten.
Hajde rrumpallë, hajde…! Në vënd që të shikojmë “hallet tona” që i kemi me okë…shikojmë hallin e kalorësit që i “varen këmbët”…
Ky eshte nje veprim shume i mire dhe pergezime solidarizimit tw Shqiperise edhe me vendet e tjera qe perkrahin pavaresine territoriale te Ukrahines!
Si e shpjegon faktin qe PRO votuan vetem 30 shtete (Nga nja 100 qe ishin ne votim, se te tjeret as nuk e moren mundimin te votonin…)…
Nuk eshte ky nje deshtim flagrant…
Sa per Shqiperine, ne gjithmone si tellalli mbetem… Ulurasim c’na thone te themi, vetem zerin kemi tonin, fjalet na i thone te tjeret…
Per keta ukrainasit nuk me vjen keq fare,e para nuk kane pranuar kure pavarsine e Kosoves , dhe e dyta sepse ne konfliktin e maqedonise derguan trupa paramilitare te shoqeruar me tanke . PSE DUHET TI HAROJME NE KETO GJERA ????
O derr, nqs kan derguar kunder kosoves, kan qen filoruset…o popull i trash
Qeveria e Ukraines asokohe drejtohej prej nje presidenti kukull qe ja komandonit telat nga Kremlini. Ne 2001 Leonid Kuchma (president) ka qene anetar i Partise Komuniste se Bashkimit Sovjetik (1960-1991).
Prandaj u be edhe “Maiden” ne Ukraine qe te vihej nje perfaqesues pro-europian.
__________________________________________________________________–
Kjo eshte rruga e duhur qe duhet ndjekur per tu bere faktor ne ndryshimit e rrjedhes se ngjarejeve qe kane karakter nderkombetar dhe jo ajo e marrjes se armeve kimike dhe helmeve te tjera prej orientit.
Me sakte eshte te thuhet se “firmosi” sepse sponsorizmi njihet si nje mbeshteje finaciare ndaj nje evenimenti
keshtu eshte termi teknik qe perdoret ne OKB per rezolutat or mik. Ska lidhje me sponsorizimin financiar qe mendon ti