Tahiri i shkruan Nishanit për gjyqtarin Osman Aliu: Vendime antiligjore, merr masa! Naço nis inspektimin

28 Mars 2014, 15:51Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku i shpreh shqetësimin mbi vendimet e gjyqtarit Osman Aliu.

Sipas Tahirit, gjyqtari i Kavajës ka marrë një sërë vendimesh absurde dhe shpesh të kundërligjshme, ndaj i kërkon Presidentit të vërë në lëvizje KLD për të marrë masa.

Në letrën drejtuar Nishanit, ministri rendit edhe rastet më flagrante të shkeljeve të gjykatësit në fjalë.

“Vendimet absurde dhe shpeshherë haptazi të kundraligjshme të këtij gjyqtari, përbëjnë shqetësim serioz për Policinë e Shtetit, e cila gjendet e detyruar të luftojë kriminalitetin ndaj të njëjtëve njerëz që riciklohen të lirë në shoqëri nga vendime të tilla, tërësisht skandaloze. Me besimin që ndani të njëjtin mendim për pandëshkueshmërinë, mungesën e drejtësisë në disa segmente të gjyqësorit, ju lutem shqyrtoni materialin mbi këtë gjyqtar dhe vini në lëvizje të menjëhershme Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, shkruan Tahiri.

Përmes një raporti të detajuar prej 4 faqesh, ministri Tahiri veçon vendimet e gjyqtarit të shkallës së parë në Kavajë, Osman Aliu, që brenda 2 muajsh ka liruar nga akuzat të pandehurit, deri për trafik armësh.

Në 9 rastet e marra për analizë, gjyqtarit Aliu i janë rrëzuar 2 vendime nga Gjykata e Apelit, duke i rikthyer të akuzuarit në qeli.

Ndërsa për një çështje tjetër, gjyqtari as nuk e ka zbardhur ende vendimin duke mos i dhënë mundësi prokurorisë ta ankimojë.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar që të nisin inspektimet kundrejt gjyqtarit Osman Aliu.

Inspektimi është ngritur pas shqetësimeve të shprehura nga ana e Ministrisë së Brendshme.

“Nuk do të ndalemi përballë abuzimeve me detyrën. Ndaj do inkurajojmë pavarësinë e gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit”, tha Naço.

 

RASTET

• 5 SHKURT– arrestohet shtetasi Aleksandër Tafa, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar “Arrest me burg”, është liruar në sallën e gjyqit. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli.

• 6 SHKURT– arrestohet shtetasi Astrit Shala, akuzuar për kanosje të punonjësve të CEZ dhe Policisë, për shkak të detyrës, prokurori kërkoi “Detyrim paraqitje”, gjyqtari Aliu e liroi në sallë pa masë.

 

• 7 SHKURT– arrestohet shtetasi Fatjon Metushi, akuzuar për vjedhje, prokurori kërkon “Arrest me burg”, gjyqtari Aliu e liron pa asnjë masë dhe Gjykata e Apelit e rikthen të akuzuarin në burg nën masën e arrestit.

• 25 SHKURT – arrestohet shtetasi Ermir Gjuzi, punonjës i Task Forcës së CEZ, i dyshuar se ka përvetësuar 1 mln lekë nga persona të ndryshëm në shpërdorim të detyrës. Gjyqtari nuk ka vendosur asnjë masë sigurie për të dhe nuk ka zbardhur ende vendimin, megjithëse ka detyrim që t’a kryejë brenda 5 ditësh, duke penguar prokurorin t’a apelojë vendimin.

• 16 MARS– arrestohet shtetasi Marsel Prifti, prokurori ka kërkuar “Detyrim paraqitje” për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, gjyqtari Aliu e ka liruar menjëherë nga salla e gjyqit pa asnjë masë sigurie.

• 17 MARS– arrestohet shtetasi Nebi Hoxha, prokurori kërkon “Detyrim paraqitje” për dhunë në familje, gjyqtari Aliu e vlerëson ndalimin të paligjshëm, e liron në sallën e gjyqit, çështja është apeluar.

• 17 MARS– arrestohet shtetasi Saimir Tatani, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt prokurori kërkon “Arrest me burg”, gjyqtari Aliu e liron në sallën e gjyqit pa asnjë masë sigurie.

• 20 MARS– arrestohet shtetasi Ardjan Elmadhi, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, prokurori kërkon “Detyrim paraqitje”, gjyqtari Aliu e liron në sallë pa asnjë masë.

• 23 MARS– arrestohet shtetasi Kujtim Proshka. Prokurori ka kërkuar “Arrest me burg”, pasi u kap me armë luftarake dhe armë gjahu e municione pa leje, si dhe kundërshtoi forcat e policisë. Gjyqtari Aliu nuk vendosi asnjë masë për të, e liroi në sallën e gjyqit.

17 komente në “Tahiri i shkruan Nishanit për gjyqtarin Osman Aliu: Vendime antiligjore, merr masa! Naço nis inspektimin”

  1. nik djali says:

    eh mo sajmir ca ti besh ketij ushtarit te mutit..njeri i paafte..drejtesi cyryke

  2. tigri says:

    Keshtu diskreditoni kete president pa dinjitet .

  3. ennno me 3 n says:

    po tani c’do na thuash mor karafili saliut?

  4. ela says:

    Presidenti duhet te veproje sipas ligjit dhe drejtesise, jo sipas mendjes se tij…

  5. ela says:

    KLD duhet te mare masa te rrepta ne raste te tilla, jo te rri ne heshtje///

    1. haha KLD HAHHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

  6. ari says:

    oj pela komuniste te palare-tahiri se pari para drejtesise duhet te qoj babain e vet hajne,pastaj vet te dorezohet se bashku me ramen e met hajnin me ze dhe figure qe bene 21 janarin. per nje karrige me kunje qe ti ngulet pederit rama qe i iken 5 gra.5 drejtore hajna ju zune,nje Police trafikante droge nje kusheri bashkpunim me vrases me pages.ju jeni te rilindur nga flliqesira negjmije dhe kalbesira Enver,ruci,dokle e gjinushi.ama nje nene keni negjmijen. baba nuk dihet stalini,enveri,ramizi,gjinushi,dokle APO ruci.

    1. @ari says:

      U gdhive prape ti ariu I Vicidolit. Ti ke harru qe Saliu yt bridhte me shurren e Enverit ne Europe per ti bere analizat. Ai e bente kete pune me vetmohim te pashoq.
      Nishani qeni tjeter I Saliut eshte ai qe organizoj shkollen e bashkuar per te mbrojtur bustin e Enverit.
      Si dobic I Saliut qe je ty te bjen qe ta kesh gjysh Ebverin.
      Tung

  7. Selim says:

    Presidenti i Republikes me cilesine e kryetarit te KLD ashtu si edhe KLD nuk ka kompetence per te filluar procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit. Kete te drejte ligji ja ka rezervuar vetem Ministrit te Drejtesise. Mbas promovimit te procedimit disiplinor prej Ministrit ndaj gjyqtarit, KLD gjykon kete kerkese duke vendosur lidhur me ligjshmerine e permbajtjes se saj. Dikush duhet ti tregoje Ministrit Tahiri se reformimi pastrimi i gjyqesorit nga “mbeturinat” nuk behet duke ju qaravitur te parit qe kalon por duke perdorur mjetin me efikas qe maxhioranca formale e tij disponon; nderhyrjen urgjente ligjore per te reformuar sistemin e kalbur.

    1. ndryshe says:

      Shume e drejte. Po Saimiri, qe vetem jurist nuk mund te jete, do show per ushqyer kokpalaret e tij dhe grand master Rama

  8. puna says:

    O Laura na thuaj ndonje llaf se “po i bien drejtesise se pavarme”.Ministri Naço nuk duhet te prese te prononcohet publikisht Ministri i Brendeshem por duhet te monitoroje cdo vendim te gjyqtareve.

  9. tarrasi says:

    tedy nje soj shikojeni sajmir mut tahirin se si ishkelqejn syt si dhelpres hhhhhhhhhhh minister rendi hajde

  10. lisi says:

    Sa turp kur shikon se cfare ministri drejton policine. Keto letra u lejohet vetem atyre pleqve qe pretendojne per nje te drejte dhe nisin letra pa fund rekomande,presidentit,kryeministrit, zv/kryeministrit, kryetarit komunes, kryetarit bashkise, ministrit drejtesise, prokurorit te pergjithshme,kryetarit gjykates kushtetuese, kryetarit gjykates apelit, prefektit, kryetarit keshillit te qarkut,….
    Si te kesh ish sigurimsat keshilltare dhe drejtues, keto lloqe do te kemi cdo dite……. Pjesa me e madhe qenka “detyrim per paraqitje” dhe gjyqtari e ka lene pa “mase” , kush mer vesh pak nga drejtesia e din sa e rendesishme eshte “detyrimi per paraqitje”.

  11. çimi says:

    Kur votuam socialistet nuk me duket se e beme qe keta te na servirin nje penkeputur gjyqtari Kavaje qe na lironka ca pijanece. Ku jane ata gjyqtare qe kane falur, vrases, hajdute me kollare, politikane miliardere etj. Keto jane shfaqje, teater per popullin, nxirrni piselliqet e peshkaqenve te te dy kraheve, te majte e te djathte, jo nje peshk te vogel province. Nxirrni miliardat e vjedhura ketij vendi, ketij populli, nxirrni vrasesit dhe porositesit. Mediokriteti dhe kriminaliteti nuk jane monopol vetem te Sales por i te gjithe Shqipetarve e i gjithe sistemit politik tonit.

  12. toni says:

    epo per disa mire e ka bere qe i ka liruar se sajmiri do ti fuse te gjithe brenda

  13. Goni says:

    Z. TAHIRI, A TE ERDHI MIRE KUR GJYKATA LIROI BABEN TEND,KUR U ARRESTUA NE MENYRE TE PALIGJSHME?
    PO NE KAVAJE PSE DON TE FUTESH NE BURG NJEREZ TE PAFAJSHEM?
    GJYQTARI ALIU KA ZBATUAR LIGJIN NDERSA TI SI FLET E GJITHE KAVAJA PO I PERSEKUTON NJEREZIT.
    NJE GJE KIJ PARASYSH..TI JE POLIC DHE KURRE SDO TE JESH MAGJISTRAT..ARIXHIU SBEHET KURRE MBRET.
    NE KAVAJE VETEM GJ.LUAN LUSHA KA PROBLEME ME LIRIMET.
    DO TE PERFUNDOSH SI ISH KRYEPOLICI AGRON TAFA PARA 24 VITESH,TE CILIT KAVAJA JA DHA PERGJIGJEN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje