Qeverisja e hapur/ P/ligji pritet të depozitohet në Kuvend

28 Mars 2014, 12:33Politika TEMA

Qeveria pritet të paraqesë në Kuvend për miratim p/ligjin për një qeverisje të hapur. Nisma u bë e ditur nga ministrja e Inovacionit Milena Harito, sipas të cilës drafti ligjor do të konsultohet duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

“Nga dy monitorimet e pavarura në planveprimin për periudhën 2012 e 2013, një nga pikat tona të dobëta ishte mungesa e përfshirjes dhe konsultimi me shoqërisë civile dhe me aktoret e tjerë privatë”, tha Harito, duke shtuar se “Qeveria do të bashkepunojë me palët e interesuara, kemi një ligj për konsultimin publik, ndaj dhe procesi ka marrë disa muaj”.

“Eshtë një ligj i nevojshëm sepse kërkon që grupet e interesit të jenë në dijeni më parë. Në Shqipëri kemi shumë ligje, por ne calojmë në zbatimin e tyre. Kemi arritur në kompromis me palët e interesuara dhe do ta kalojmë në parlamet për t’u aporovuar shumë shpejt. Sot grupet e punës që janë të përbërë nga përfaqesues të instuticioneve publike do të kenë mundësi të punojnë mbi të gjithë anagazhimet e përcjella nga ministri te ndryshme për planveprimin 2014-2016, disa dokumenta janë shumë të detajuara disa të tjera në fazën e përpunimit”, theksoi Harito.

Ministrja e Inovacionit tha se “jemi në fazën e përpunimit, jemi të hapur ndaj cdo sugjerim i juaji. Jam e bindur që ky planveprim do të përmiresohet nga kontributi juaj, jemi duke punuar që të marrin angazhim të përbashkët me disa nga vendet e rajonit”.

2 komente në “Qeverisja e hapur/ P/ligji pritet të depozitohet në Kuvend”

  1. nik djali says:

    bravo, inovacioni do beje te eci ky vend perpara

  2. ela says:

    Dicka e mire po vjen… bravo ministres per kete nisme, suksese ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje