Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të përmbushur të gjitha sfidat para qytetarëve, përfshi këtu edhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që në Maj, pritet të përmbyllet plotësimi i pjesës më të madhe të 5 prioriteteve kyçe për integrimin, në mënyrë që vendet anëtare të Bashkimit Europian të kenë mundësi të vlerësojnë progresin apo jo të Shqipërisë për përgjigjen në qershor. Kjo u deklarua në tryezën e radhës mbi “Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE”, nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe zv.Kryeministri Niko Peleshi.
“Angazhim për 5 prioritetet kyçe, pjesa më e madhe e të cilave do plotësohen brenda muajit maj. Në morinë e sfidave që kemi është zbatimi i reformave të nisura. Anëtarësimi është proçes i bazuar në merita, ne do angazhohemi plotësisht për të përmbushur sfidat tonë para qytetarëve që na kanë besuar.Të marrim eksperiencën më të mirë nga ekspertët ndërkombëtarë, për ta çuar Shqipërinë përpara në procesin e integrimit në BE”, deklaroi ministrja e Integrimit Gjosha.
Ndërsa për zv.kryeministrin, Niko Peleshi, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten ndër sfidat më të mëdha të qeverisë.
“Integrimi nuk është vetëm objektiv i qeverisë, por i çdo qytetari shqiptar. Mbështetja për integrimin është shumë e lartë. Qeveria është përpjekur të mësojë nga gabimet e së shkuarës. Kemi mësuar që integrimi nuk është një set detyrash që duhen përmbushur për të marrë not kaluese në BE, por është një proces zhvillimi evropianizimi në tërësi. Integrimi është mënyra më e re për të sjellë inovacion dhe modernizim.Ligjet nuk duhet të mbeten në letër por me rëndësi është zbatimi në praktikë i tyre, gjithpërfshirja, dialogu jo vetëm me opozitën por edhe më qytetarët e grupet e interesit. Këto janë disa nga gjërat e mësuara prej BE.Afrimi i qershorit shton ndjenjën e përgjegjësisë tek ne, nëse merret statusi vlerësohet puna e shqiptarëve. Sfida nuk mbaron këtu, nuk mbaron as me anëtarësimin në BE”, nënvizoi ai.
Peleshi e konsideroi si një moment kritik dhe deciziv për marrjen me shumë gjasa të statusit të vendit kandidat.
“Konsensusi duhet të ishte përkthyer në përpjekje maksimale për të integruar vendin. Historia e integrimit është bërë dy hapa para dhe një hap pas. Interesi publik nuk ka dominuar mbi interesat e partive. Nuk jemi të pagabueshëm, por po përpiqemi të mësojmë nga gabimet e kaluara. Integrimi Europian është proces zhvillimi dhe modernizimi, europianizimi për shtetin shqiptar. Integrimi është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e qytetarëve, për tëshënuar progres. Reforma në drejtësi, përpara se të jetë kërkesë e BE-së, është domosdoshmëri për funksionimin e vetë shtetit dhe një nga sfidat më të mëdha për shtetin”, theksoi Peleshi.
Bravo Ju qofte
Zoti Peleshi është i zgjuar dhe përpiqet për të mirën e mëmëdheut, gjithsesi atij i duhet ndihmë nga njerëz të përgatitur..!
Ai duhet menjëherë të punësojë Florenc Tabakun si këshilltarin e tij sepse do të ngelet mes 4-ër rrugëve pas dorëheqies së tij nga drejtori i Zyrës së Punësimit…!
te flasesh per zotin Peleshi, LAJ GOJEN. je i jashtezakonshem zoti Peleshi, respekte nga e gjithe Shqiperia per punen tende ne Korce.
kemi perfaqesues te denje per ne BE, ata qe qeverise se meparshme i kane munguar