Komisioni hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit përcakton listën me emrat e drejtuesve dhe ish-drejtuesve që do të thërriten në seancat dëgjimore në datat 7 -8 prill. Komisioni ka përcaktuar thirrjen e 21 drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit, mes të cilëveedhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Po kështu Komisioni vendosi të thërrasë në seancë dëgjimore ish- Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ish-zv. Drejtorin e Përgjithshëm Agron Kuliçaj, Drejtorie Përgjithshëm Artan Didi, zv. Drejtorët Sokol Bizhga dhe Altin Qato, si dhe 6 Drejtorët e Policisë në Qarqe dhe disa prej shefave të komisariateve.
Ndërkohë u vendos që në datën 5 prill të jetë mbledhur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Seanca e komisionit u shoqërua me debate mes kryetarit të komisionit Arben Ristani dhe deputetit socialist Paulin Sterkaj përsa i takon mënyrës sesi do të punohet nga ekspertët dhe bashkëveprimi i tyre me anëtarët e komisionit.
Ekspertët e PD-së deklarojnë se ka mangësi në dosjet e largimeve dhe të emërimeve që janë bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Sipas tyre, ka dosje ku mungon madje edhe dëshmia e penalitetit. Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga eksperti i PS-së, Eridian Salianji i cili argumentoi se komisioni ka kërkuar 4 dokumente dhe jo dosjen e plotë.
“Mungojnë aktet e njoftimit në rastet e lirimit. Për një pjesë të dosjeve mungojnë vlerësimet e punës, sipas ecurisë në karrierë nga dita e nisjes punës deri me lirim. Për 187 të liruar nga policia,kemi marrë 33 dosje dhe këo kanë mangësi.Për masa disiplinore, në 30 raste mungojnë akte, dokumenti i vërtetimit të personalitetit. Janë vërejtur se në disa dosje mundgojnë dëshmitë e penalitet. Për personat e transferuar mungon akti i njoftimit . Do të propozoja listë pagesat pasi ka raste që është shkarkuar dikush ne dhjetor ndersa ne shtator është emëruar tjetri, pra dy veta në një vend,” u shpreh eksperti i PD-së.
“Ajo që parashtroi kolegu ka të bëjë me dosjen e plotë . Këto janë dokumentet bazë. Në qoftë se doni ta thelloni është çështje tjetër “, u shpreh eksperti i PS-së, Eridian Salianji.
Ka disa qe figurojne akoma person me precedent kriminal ne kartoteke dhe jane bere shefa.
qesharak..te kerkoj drejtesi nje paloburr si ristani e nje idiot e gjysem si noka..turp.
——————————————————————————————————
Z.Rama,
Populli votoi per “ndryshime”.
Mos gabo te kthesh policet e kriminelit
Ali Bisha, se do vazhdojne t’i vene tritolin Shqiperise.
————————————————————————————————-
Kur te vij rradha e Kulicajt, amani, I beni nje favor dhe shkoni tek zyra anash plakut mere dhe merrini ate kolltukun e tij te prefereuar..I ka qejf zyrat ai ti personalizoj me komoditetin e tij si sulltan.
Eridian, duan ti shkojne deri ne “nofull” muhabetit ata mos u cudit..