INTERVISTA/ Basha: Nuk ka takim, Rama refuzoi konsensusin

28 Mars 2014, 16:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se refuzoi konsensusin me opozitën. Basha thekson se letërkëmbimi që pati me kreun e Qeverisë, i jep fund demagogjisë se opozita refuzon konsensusin.

“Opozita nuk mund të refuzojë diçka që nuk i është dhënë dhe me sa duket diçka që shumica nuk ka ndërmend ta japë.  Pra është Rama që refuzon konsensusin për reformën territoriale-administrative. Opozita e kërkon konsensusin për reformën territoriale-administrative, sepse këtë e kërkon standardi 23 vjeçar i kësaj reforme dhe reformave të shoqëruara me të siç është reforma elektorale, sepse këtë e kërkon kushtetuta. Opozita e kërkon konsensusin me përgjegjësinë për ta përdorur atë, në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët, reformës territoriale-administrative. Me këtë rast, dua t’i kujtoj opinionit publik se Ramës në opozitë, Partia Demokratike i ka ofruar deri edhe të shkruante vetë ligjin dhe ta votonim së bashku, ndërsa Rama tani ofron ta shkruajmë së bashku por ta votojë siç do ai. Ky është ndryshimi”, theksoi Basha në një intervistë për Klan.

Nuk do të ketë një takim mes jush dhe z. Rama?

Mendoj se përgjigja e djeshme e z. Rama është vetëshpjeguese në këtë drejtim. Qëllimi i letërkëmbimit, gjykoj se ka qenë reforma territoriale-administrative. Kushti i konsensusit i vendosur nga praktika 23 vjeçare dhe nga kushtetuta e Shqipërisë është refuzuar nga kryeministri Rama. Mendoj se kjo flet vetë për qëndrimin që z. Rama ka për konsensusin, në veçanti për reformën dhe natyrisht edhe për dialogun.

Kryeministri tha se mazhoranca do ta miratojë e vetme reformën territoriale. Në rast se kjo gjë do të konkretizohet me votat në Parlament, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të hedhë opozita?

Reforma territoriale-administrative për nga vetë natyra që ka, nuk mund të kalojë pa konsensusin e palëve në Parlament. Nuk ka ndodhur kjo në 23 vite demokraci dhe nuk mund të ndodhë në vitin 2014, teksa vendi troket për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në BE, një ndër kushtet kryesore të së cilit është bashkëpunimi politik, konsensusi për çështje madhore, qëndrueshmëria e institucioneve dhe reformave. Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i standardit të konsensusit, tek respektimi i kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe ne do e presim me kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë.

Në fakt, janë disa vendime të gjykatave që nuk zbatohen nga mazhoranca. Çfarë do të bëjë opozita në një situatë të tillë?

Moszbatimi i vendimeve të gjykatave është vetëpaditja më e madhe që kjo qeveri i bën vetes në kuadër të praktikave të saj antidemokratike. Për çdo vend demokratik është absurde, kur qeveria e vendit refuzon të zbatojë e të respektojë vendimet e gjykatave, siç janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat zbatohen e nuk vihen në diskutim, siç janë vendimet e formës së prerë të gjykatave të tjera të vendit. Ky është një ndër aspektet shqetësuese të keqqeverisjes dhe cënimit të standardeve demokratike nga shumica Rama-Meta. PD e ka denoncuar dhe vazhdon të denoncojë moszbatimin e vendimeve të gjykatave, si një këmbanë alarmi për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend. Ne kemi përdorur dhe do të vazhdojmë të përdorim të gjithë hapësirën institucionale në Parlament dhe institucionet e tjera të vendit, për të insistuar që themelet e shtetit ligjor, duke nisur nga vendimet e gjykatave të zbatohen e të respektohen pikë së pari nga mazhoranca. Por ne do të vijojmë t’u drejtohemi qytetarëve, sovranit të vërtetë në këtë vend, sa herë që të zgjedhurit me votën e tij refuzojnë t’u binden rregullave të lojës që ai ka përcaktuar e që janë kushtetuta, shteti ligjor, vendimet e gjykatave.

31 komente në “INTERVISTA/ Basha: Nuk ka takim, Rama refuzoi konsensusin”

  1. eris says:

    Na plasi bytha se nuk takohet ky koqja. Sikur po I ben nder njeriu.

    1. nik djali says:

      O DEMBELI TIRANES!!!!

    2. ona says:

      e kujt po ja ndjen s enuk e takon ky ramen aman, keto ne 8 vite nuk bene gje, edhe po te takoheshin nuk do te bimim dakort se keta kelyshet e salit nuk duan shtet e ligj

    3. roni says:

      keta ose jane budallenj os ebejne vete se nuk ka mundesi, ne vend te ulin koken e te rrine urte se e lan kete vend si mos e me keq bejne edhe si te shqetesuar per popullin plehrat. vazhdo qeveria me punen se te jete per saliun e lulin pa buke mbetemi prap

    4. EMIGRANTI DEUTSCHLAND says:

      Ore po pse e nxirni ketu kete debil analfabet ky Lulzim mahmut Berisha edhe kur shkon ne WC i mer leje sulltanit te tij berishes, ky nuk merr vesh nga Jeta eshte cope dru i trashe.

  2. Korabi says:

    Nje cope bq-ri ke qene dhe i tille do mbetesh. Spurdhjak!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ju me te vertete I keni afruar ish opozites ligje per te shkruar dhe “miratuar”, sepse vinte me detyrat e shtepise e kryera ne klas..Po ju a keni ardhur ne klase me ndonje projektligj apo keni ardhur per te shukur tasierat e kompjuterave dhe hedhur letra ne parlament..?!?!

    Ate kushtetute qe do mbani ne dore me protesta per “te drejtat” qe kerkoni ju e kishit miratuar me konsesus ?!?!

    Sic u miratua kushtetuta, ashtu do shkoj dhe rreforma territoriale..Dhe ajo do jete aty per vite qe do vijne..Hiqeni mendjen dhe ulni koken per bashkpunim..

  4. nik djali says:

    idiot!!!!!!!! NJE PALL E GJYSEM JE! DO TE MARRI GRIDA PARTINE

  5. stivi says:

    Nuk ka takim sepse je nje dembelll

  6. Andi says:

    Ti Basha je nje ndyrsire qe nuk e ke shokun!! Ik more i pafytyre ci ke keto qe ben si more mire qe po na e shkaterron gjithe Tiranen po tani po na prish pune dhe me gjithe vendin po na bllokon zhvillimin!! Turp!!

  7. ela says:

    Basha nuk ka patur ndonje here vlera si lider, tja di per flm “babes” se madh qe e beri kryetar te PD… Basha eshte shembulli me i keq i nje lideri pa prespektive dhe qesharak…

  8. Sit__back_And__relaks says:

    Bo sa cun mamaje eshte ky dreq. Qulls edhe Palluqe. Pretendon te behet burre shteti ky. O pika shtetit qe do kete kete per burre.

  9. ela says:

    luli duket me bukur kur nuk flet… :p

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Te drejten e “konsensusit” ta dha populli me 23 qershor,kur per abuzimin qe treguat me pushtetin,te dergoi te qendrosh ne nje qoshe te Parlamentit,te qendrosh si m…!
    Tani kerkon “qorra”,kerkon te perfitosh nga momentet e integrimit,per perfitime partiake.

  11. A.J.Vlora says:

    Nuk e le babi Shurakun.

  12. dritani says:

    “pse m’shef n’sy” i tha nji tip nje kalimtari
    “nuk po te shoh” ia ktheu tjetri
    “Ooooouuu!” vazhdon tipi. “E ça t’keqe kom un’ qe s’mshef?!”

    Muhabete leshi.

    Rama ta shkruaje ligjin sipas propozimit te Bashes dhe po sipas ketij te fundit ta votoje ne parlament.
    S’e kuptoj veshtiresine per t’i bere qejfin Bashes (Saliut dmth).

  13. zoro says:

    ha haaaaaaaaaaaaaaaa dashnorja e berishes ska bythe te ulet me edi ramen , shko ne siri se dhe aty do jeshe njeri nderi si ne kosove . lulash islamiku, ik dhe mbaj topet e fishkura saliut . ja pse shqiperia eshte ne gjendjen qe eshte sot . lulashi do mbetet lulash

  14. edi says:

    Zoti basha nuk duhet te pengoj zhvillimin e vendit. Shqiperia meritoin te ece perpara

    1. ama says:

      Sala dhe zari i tij basha nuk mund tu heqi mundesin shume shqipetareve te kene nje jete me te mire. Turp

  15. gjini says:

    Itervistat ne tv klan dihet si behen pyejet te jepen te gateshme ,por dhe se si duhet te pergjigjesh. luli ka marre zakonin e saliut refuzon vete dhe akuzon po vete, prandaj zoti Rama mos u mer me ta po beje reformen se ato nuk kane ndermend te te japin konsensus per asgje.nuk kane deshire te marim statusin se pastaj saliu do te shkonte ne qmendine.

  16. ILIRET says:

    E para, askujt nuk i rruhet per pranimin ose jo ne Europe. Dhe e dyta askush nuk e qeth fare, se nuk mer pjese Basha ne reformen teritoriale.
    Ja shikoni. Fitorja me e madhe pranimi ne NATO. Sa te lumtur jane shqiptaret qe nga ajo dite? Me keq eshte bere Shqiperia nga dita e pranimint ne NATO. Cfare e gjen Zvicren qe nuk eshte ne BE…???

  17. kompasi says:

    Ti je rrot jari komplet.

  18. sh q i p says:

    dhe te mendosh se ky cope mishi me dy sy mendon vetem per votat e bathores e mamurrasit. te me falin banoret e ndershem te ketyre bashkive apo komunave. nuk kam asgje me ta. vetem se e sjell si shembull, qe kjo pardia e pedeve nuk ka ndermend te ndryshoje kete vend nga pikepamja funksionale. jetojne e mendojne akoma si tribu e klane qe duan te kene akses mbi zonat informale. me mire qe nuk pranojne te takohen e te japin kontribut edhe pedet e plakut me jelek antiplumbi. keshtu shqiptret do distancohen nje here e mire nga parti genjeshtra. dale ngadale po dalin ne siperfaqe si mbetje organike e po qelbin ujin. me ne fund gjejne rastin edhe nderkombetaret per tu distancuar nga kolera qe u ka sjelle jo pak shqetesime keto 23 vjet. debili i sh.q.u.p.it e ndoqa edhe te u.t.v. e cim katunarit, jo qe s’ka intelekt per tu afirmuar si lider po nuk çlirohet dot as nga kapistalli qe i ka vene ne qafe padroni i pedes. edi rama mos humbit kohen me keta, kur i kuptojme ne ketu poshte se ç’ mostra jane e ç’mendje kane, ju i njihni me mire. lutja behet nje here ne forme kortezie. behet dy here ne forme istitucionale. po mos e bej edhe nje here te trete se duket si dobsi nga ana e pedeve anadollake. vazhdo me reformat e vere ne binare kete vend, se zgjedhjet e ardhshme s’ do ti keshe me neper kembe. do shuhen brenda llojit.

  19. demokrat says:

    Sillu mor djale si politikan europian dhe jo si llafazan katundi,mund te thuash Jo edhe ne tavoline e cila eshte thelbesisht e ndryshme nga kjo Jo, e cila nenkupton lenien e iniciatives kundershtarit.

  20. Njoni says:

    Të tërhoqi Sala veshët

  21. Blendi says:

    Keta duan thjeshte te mos behet reforme territoriale keto 4 vjet. Se po u be, e kane te humbur davane. Po u shkrine komunat e vjetra nuk vjedhin me votat fshatrave dhe PD-ja kthehet ne OJQ. Deri tani kane vjedhur votat rurale dhe kane qeverrisur ne kryeqytet.

    Se ndryshe nuk shpjegohet ndryshe se pse PD-ja thote qe per reformen duhet konsensus por ne nuk vijme te bejme konsensus.

    Po qe se Rama nuk ben reformen territoriale ben gabimin e jetes se tij. PD-ja le te dale ne shesh. Kujt i plasi?

    Tung,
    Blendi

  22. lissus says:

    Nuk kuptoj ket kemgulje te qeverise per ti ber qefin lulush berishes pse more per kte ju dhame votat qe te humbni kohe me lulushin ju thoni e bardhe lulja thote e zeze e anasjelltas po ik ore mbushuni me ket kufome votat i keni pse pyetni lulken sikur te donte i bente vet ai 8 vjet rrjesht i kishin mundesite…

  23. shqiponja says:

    Ti Lulzim Basha je armiku i ketij vendi dhe gjithcka ben e ben me qellim te caktuar dhe me ndergjegje te plote. Ti i duhesh dhen drejtesise per gjithcka ke sabotuar ne vend. Ke dhe kurajo te dalesh e mbash fjalime. Po a ke turp ti apo jo per veprimet prej cilimiu qe ben. Po ke tre vjet ne detyre si bashkiak cfare ke bere per Tiranen qe kishe dhe gurin dhe arren vete. Po a i ke pare rruget me pllaka qe mungojne, po qendren e tiranes more faqezi e ke pare si e ke lene, po pallatin e kultures me shkalle cope e ke pare. Po njerezit tek ish shkolla e partise i ke pare si jetojne, dhe lista eshte shume e gjate. Po sigurisht jo nuk i ke pare zotrote se nuk ke kohe ti koke e madhe te punosh per popullin. Po ti ke kohe te sabotosh perparimin e popullit qe te dha voten me veprimet tuaja teper per tu desheruar. Politikan i dobet ,me dy fytyra dhe shume i pa afte.Te gjithe po te njohin cdo dite e me teper funderrine e shoqerise fatkeqesisht veshur me petkun pushtetar.

  24. realiteti says:

    Duke pare harten e ndarjes se re territoriale vura re edhe nje zone qe perfshin gjirokastren,vloren,saranden,permetin,delvinen dhe tepelenen,te cilen e kane emeruar “Kaonia”.A e dine keta burrat e zgjuar qe Greket e konsiderojne kaonine e lashte si fis grek?Do te fillojne pretendimet per emrin dhe pastaj per gjera te tjera sic po ndodh me maqedonine.Kaq sharlatane jane xhanem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje